SHERADIN BERISHA: OPERACIONI ‘SHIGJETA’ I TEJKALON PËRMASAT E ‘BRIGADËS 128’!

Pashtriku.org, 1 qershor 2017: Dje, më 31 maj 2017 në Gorozhup të Hasit (rrëzë maleve të Pashtrikut), në 18 vjetorin e Operacionit “Shigjeta” u mbajt një manifestim përkujtimor dhe me këtë rast u zbulua ‘Memoriali i Dëshmorëve të Kombit”, i financuar nga Komuna e Prizrenit. Organizatori i këtij manifestimi Ruzhdi Saramati, në emër të ‘brigadës 128’, përkujtimin e operacionit “Shigjeta”, tashmë e ka shndërruar në një ritual të përvitshëm, i cili me imagjinatën e tij historinë e kësaj lufte të lavdishme me përmasa të gjera operacionale të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, e ka konstruktuar dhe reduktuar në historinë e “brigadës 128”, me moton “Epopeja e Gorozhupit”!!!

RUZHDI SARAMATI “GJENERALI” PA USHTRI I “BRIGADËS 128”!

Komandanti i kësaj “brigade”, Ruzhdi Saramati (të cilin në këtë përvjetor mediat e prezentuan si “gjeneral”) në rrëfimin e tij për luftën e UҪK-së në Pashtrik, duket se ka përdorur një imagjinatë të theksuar!
Ҫka është imagjinata?
Në librin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë: ‘Fjalori i gjuhës shqipe”, Botimet Toena, Tiranë 2002, në faqet 501 / 502 lidhur me imagjinatën thuhet:
IMAGJINAR, ~E mb. Që nuk është i vërtetë e real, që vetëm merret me mend; që përfytyrohet a që mendohet si i vërtetë; që duket ose që bëhet sikur të ishte i vërtetë. (faqe 501)
IMAGJINAT/Ë,~A f. psikologji, libr. Aftësia e njeriut për të krijuar e për të ndërtuar në vetëdijen e vet figura ose ide të reja, duke lidhur, duke ndryshuar ose duke shndërruar përfytyrimet e sendeve, të dukurive, (ngjarjeve e situatave) etj., dhe njohuritë e fituara më parë; zotësi për të krijuar, për të zbuluar ose për të shpikur diçka të re në bazë të përvojës dhe të njohurive të grumbulluara gjatë jetës; krijim me mend, pjellë e mendjes, trillim, fantazi. (faqe 502)
***
Çka thonë dijetarët për Imagjinatën?
Filozofi i shquar i rilindjes franceze, Michel de Montaigne (1533 – 1592) për imnagjinatën ka thënë: “Ai qё nuk ёshtё i sigurt nё imagjinatën (kujtesёn) e tij, nuk duhet tё lёshohet tepёr nё gёnjeshtra.” Matematicienti dhe filozofi tjetër francez, Rene Dekart (René Descartes 1596-1650) për imagjinatën ka thënë: “Imagjinata është shkaku i gabimeve”. Ndërkaq matematicienti, fizicienti dhe Filozofi tjetër francez, Blaise Pascal (1623 -1662) ka thënë se: “Imagjinata është mbretëresha e gabimeve”.

Komandanti i “brigadës 128”, “gjeneral” Ruzhdi Saramati, duke e përdorur imagjinatën (kujtesën) e tij, në historikun e “brigadës 128”, shkruan si vijon: “Më 24 Maj të vitit 1999, Brigada jonë, nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mori urdhërin për sulm në hapsirën kufitare të Gorozhupit e Pashtrikut. Komanda e brigadës me në krye komandantin Ruzhdi Saramatin hartoi planin strategjiko luftarak, dhe si vijë frontale ishte caku: Drini i Bardhë; Gryka e Lumës; Gorozhup; Maja e Pashtrikut; Kurora; Shpella e pëllumbave; Qafa e Prushit. Detyra kryesore ishte: Kapja e vijës përgjatë Drinit të Bardhë; Ura e Nashecit; Ura e Fshejtë; ishin detyrat e afërta të brigadës për mësymje, të cilat i realizuam me sukses, ndërsa në planin e detyrave të largëta ishte bashkangjitja me formacionet luftarake të UÇK-së në pikat: Kleçkë; Nishor; Zatriq. Kurse në Qafë Prush brigada 128 lidhej me brigadën 138 të Z.O.D.-it. Formacioni i brigades sonë ishte si më poshtë: Batalioni i II-të i komanduar nga oficeri i U.Sh.të fshatit Bicaj të Kukësit Adem Shehu, tashmë i ndjerë, në drejtimin nga Drini i Bardhë, Grykë Lumë deri në Gorozhup. Nga Gorozhupi ishte i vendosur shtabi i brigades dhe Bataljoni i I-rë vazhdonte në vijën frontale Gorozhup, Rrasa e Kuqe, i komanduar nga Komanda e Brigadës, respektivisht nga komandanti i Brigadës Ruzhdi Saramati. Nga Rrasa e Kuqe, Maja e Pashtrikut (vorri i mirë), shtrihej batalioni i III-të, i komanduar nga komandanti Xhelal Limani. Në vijën frontale nga Maja e Pashtrikut, Lugu i Zi; Qafë Mullar; Kurorë; Shpella e pëllumbave, shtrihej batalioni i IV-ër i komanduar nga Abdurrahman Nazifi (Bugari). Në krahun e majtë të batalionit të IV-ër, operonte në mbështetje të Brigadës 128 Batalioni “Atlantiku”.
Sipas kësaj historie të ndërtuar nga imagjinata e R.Saramatit, “planin strategjiko luftarak” në gjithë “vijën frontale” të Pashtrikut gjatë operacionit “Shigjeta”, e paska hartuar “Komanda e brigadës me në krye komandantin Ruzhdi Saramatin”!!!
Për më tepër ai duke përdorur imagjinatën e tij, edhe zonën frontale të luftës në pashtrik e zgjeron deri në Qafë Prush, ku “brigada 128 lidhej me brigadën 138 të Z.O.D.-it.”!!!
***
Kur të shkruhet historia e vërtetë e Operacionit “Shigjeta”, nga 31 marsi 1999 kur SHP i UҪK-së, shpallë mobilizimin e përgjithshëm, dhe pastaj bashkë me ministrinë e mbrojtjes së QPK-së, të ndihmuar pakursyeshëm nga Divizioni i Kukësit, në krye me gjeneral Kudusi Lamen:
– ngrisin infrastrukturën logjistike – ushtarake,
– hapjen e qendrës së rekrutimit (regjistrimit) të vullnetarëve në Kukës,
– ngritjen e qendrave stërvitore në Helshan, Kolsh, Kalimash, Feken, Burrel, Vlahnë, Cahan etj., për aftësimin psikofizik dhe ushtarak të vullnetarëve, nga eprorët e ushtrisë shqiptare dhe të UҪK-së,
– menaxhimin e ngjarjeve të shumta sfiduese që ndodhën në këto qendra stërvitore, në Burrel etj…
Dhe për më tepër kur ta mësojmë të vërtetën për:
– ideimin dhe hartimin e planit të Operacionit “Shigjeta”,
– formimin e shtabit të operacionit “Shigjeta” në Kukës dhe strukturat komanduese në të gjitha qendrat stërvitore,
– ngritjen e strukturës për bashkëpunim me ekspertët dhe ushtarakët e NATO-s për bombardimin e pozicioneve serbe,
– përgatitjen finale për fillimin e operacionit “Shigjeta”,
– bartjen e njësive ushtarake nga qendrat stërvitore në frontin e Pashtrikut,
– ngritjen e komandës së operacionit “Shigjeta” në Cahan,
– strukturën komanduese të tri Drejtimeve Taktike (DT1, DT2, DT3)
– strukturën komanduese dhe numrin e njësive ushtarake të emërtuar si (Task Force): TF0, TF1, TF2, TF3 etj., të cilat morën pjesë në frontin e Pashtrikut, gjatë operacionit “Shigjeta”etj.etj., atëherë do ta mësojmë të vërtetën për të gjitha sajimet e Ruzhdi Saramatit (dhe jo vetëm të tij), për 18 vjet rresht pas luftës!

URIME KOL.RUZHDI SARAMATI EMRIMIN “GJENERAL”!

Dje, pas mbajtjes së manifestimit në Gorozhup, ka patur reagime të shumta në adresë të organizatorëve të këtij eventi përkujtimor, për shkak të minimizimit të Operacionit “Shigjeta” si tërësi, në përmasat e një beteje të quajtur “Epopeja e Gorozhupit”!
Në këtë drejtim fillimisht ka reaguar në rrjetin social facebook, z.Bilall Syla, njëri nga eprorët më të shquar të Operacionit “Shigjeta”, i cili nga muaji mars 1999 ka dhënë kontribut të veçantë në përgatitjen psiko-fizike dhe luftarake të vullnetarëve të UҪK-së në Helshan, pastaj në qendrën më të madhe stërvitore në “Feken”, ku edhe emrohet Komadant i Brigadës së qujatur “Feken”, ndërsa gjatë operacionit “Shigjeta”, në Pashtrik ishte Komandant i DT2 (që përbëhej nga dy batalione dhe TF0).
Lexoni të plotë reagimin e z.Bilall Syla:
“Te nderuar bashkluftare te Operacionit SHIGJETA,
posa e shikova një publikim te zbulimit te Lapidarit te deshmorëve ne Gorozhup, i postuar nga bashkluftari Fahri Nazifi pjestar i DT3 – TF2 i komandantit Fazli Berisha! Lapidar ky i financuar nga komuna e Prizrenit por iu kushtua vetem “brig. 128 te Ruzhdi Saramatit”!
I uroj kol. Ruzhdi Saramatit emrimin “Gjeneral” nga TV Besa!
Te nderuar bashkluftare,
eshte tejet e pakuptimt perse sot ne kete ceremoni nuk marrin pjese eproret e larte te ketij Operacioni sic jane, Bislim Zyrapi, Spiro Butka, gjeneral Kudusi Lame, Fatmir Limaj, Komandati i Operacionit Nexhmedin Kastrati, gjeneral Musa Jashari, kol. Rifat Sylejmani e sidomos edhe eproret e drejtimeve taktike dhe ushtaret e njesive tjera te ketij Operacioni!
Ne kete harte luftarake te Operacionit shihen kjarte tri drejtime taktike ashtu sic ishte edhe realiteti i luftimeve!
Bjen ne sy edhe mospjesmarrja e personaliteteve politike te shtetit te Kosoves!
Kete reagim e beje si obligim timin moral ne emer te gjithe ushtarve te Operacionit Shigjeta!
Lexoni faksimilin:

Një dëshmi nga gjenerali i vetshpallur, Ruzhdi Saramati!

RUZHDI SARAMATI, KOMANDANTI I DEZERTORËVE TË LUFTËS!

Pas publikimit të këtij reagimi, shumë luftëtarë që kishin marrë pjesë në operacionin “Shigjeta”, mbështetën komandant Bilall Sylën, dhe secili prej tyre shprehën indinjatë të thellë për veprimet e papranueshme të Ruzhdi Saramatit, si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës. Shumica prej tyre, Ruzhdi Saramatin e cilësuan si komandant të rrejshëm që i kishte 20 ushtarë në luftë, se i ka mbledhur rreth vetes të gjithë dezertorët e luftës, se është gjeneral i vetshpallur, gjeneral pa ushtri, se ka manipuluar me lapidarin e dëshmorëve në Gorozhup, njeri që po stoliset me tituj e grada e që ma së paku i ka shërbyer operacionit ‘Shigjeta’, se nuk ka pasur brigad 128 gjatë operacionit “Shigjeta”, pastaj kërkohet hetimi i vrasjes së një bashkëluftëtari në Burrel nga Prokuroria e Kosovës, kërkohet ndërhyrja e SHP të UҪK për ta ndalur degradimin e vlerave të UҪK-së etj.
***
Në vijim lexoni të gjitha reagimet:
Sabit Berisha A thu Kinezt e Japant Amerikant, sa miljona gjenerala munden mi pas. Respekt per 1 miljon gjeneralat e Kosoves, edhe 1 miljon komandata. Respekt edhe per 5 ushtare, Respekt edhe per 3 civile. Me Respekt nga Atashehu Sabit berisha. Gefällt mir • Antworten • 8 • 10 Std.
***
Nexhmedin Kastrati eh more Bilall Syla qeshtu rrehet historia dhe populli, mos u deshpero miku im i luftes, falju se gjithecka eshte politizu … edhe lufta, eshte fushat miku im. Gefällt mir • Antworten • 7• 11 Std.
***
Vesel Berisha O Nexhmedin Kastrati Po dihet si nga Cahani i vetmi Bilall Syla me brigad ja ka msy DT. nr. 2 me “Leprin” o burr. Kur me kane pru ushtaret ne Cahan te plagosur – Rifat Sylejmani me pincgauer me ka dergu deri ne Krum – me 6 qeshor ne oren 02h. Do ta shofim pas 11 qeshorit historine. Kur te japin pergjegjsi ata te vetquajturit historijan. Te pershendes me tere shtabin tuaj te Cahanit ne vecanti, e flm Rifatin. Gefällt mir • Antworten • 4• 11 Std.
***
Esad Ibishi Te lumt kom. Bilall Syla se edhe une e pash e thash me veti a vec ruzhdi saramati me 20 ushtaret e tij paska luftu ne gorozhub e ne te tjeret paskem qen vetem shikus. Gefällt mir • Antworten • 6• 11 Std.
***
Esad Ibishi O more lul krejt dezerterat i ka mledh e ka ba brigaden e dezerterav haha. Gefällt mir • Antworten • 3 • 11 Std.
***
Isuf Kuçi të lumt Bilall Syla edhe njësiti jonë, jemi përkrah ides tuj do të jemi deri në zbulimin e të vërtetës. Gefällt mir • Antworten • 3• 11 Std.
***
Shyqiri Zeqiri Kom. Bilall Syla kur mungojne Luanet majmunet behen mbreter! Ku ka qene para 18 viteve kjo brig 128, se une i kisha 6 topa 75 mm por i kisha vetem 4 ushtar! Po ta kisha kete brigade, ti dhe kom. Fazli Berisha ishte dashur vetem me heroizmin tone te merreshit. Gefällt mir • Antworten • 1• 11 Std.
***
Berisha Ismet Ruzhdia ka mundesi mi pas mrapa nja 300 veterane te rrejshem ne listen e tyre qe me nga 3000 e 5000 euro kane marre statusin e veteranit, e po ti kerkojne listat e verteta normale qe nuk mund te krenohen shum njerez. Kjo pjelle e marrezi ka fillu te praktikohet nga disa Komandante te rrejshem te luftes qe gjithmone kane qene faqezinje qe per interesa personale kane njollose, e ende po e njollosin ushtrine clirimtare te kosoves, keta faqezi, keta profitera te luftes heret a vone do ti mallkoje historia, do ti mallkoje gjaku i deshmorve qe shkelen mbi gjakun e tyre, mallku qofte cdo njeri qe luan me dinjitetin e ketij kombi. Gefällt mir • Antworten • 3• 10 Std.
***
Enver Glloboderi Respekt kom Bilall Syla por ju duhet te dilni publikisht dhe te tregoni te verteten e op Shigjeta, Bilall Syla, Fazli Berisha, Binak Gashi, Fadil Zejnullahu dhe anetaret e SHP. Ne jemi mbrapa juve dhe le te perfundojne pik se pari keto maltretime ndaj familjeve te deshmorve, ndaj ish te gjithe atyre trimave qe e ben luften me zemer. Te tregohet vetem e verteta asgje me shume, jemi lodh me gjenerala te vetshpallur. / Gefällt mir • Antworten • 5• 11 Std.
***
Bilall Syla Ju e dini se ne disa here e kemi ngrit kete ceshtje para eprorve me te larte sic jane, Bislim Zyrapi, Nexhmedin Kastrati, Rifat Sylejmani e Musa Jashari, por per fat te keq nuk ka rezultate. Gefällt mir • Antworten • 6• 11 Std.
***
Zijadin Hoxha Pershendetje shoku jem, e lexova me vemendeje kete postim tandin, por vetem nja po ta them se ti je ushtarak edhe e din shume mire se a mundet dikush mu ba Gjeneral pa ushtri, e ky asht fenomeni te Ruzhedi Saramatit. Shiqoj inqizimet qe i kam postue une edhe mese 90 perqind te ushtareve te tina i kane dezertue edhe sot jane afer tina kinse ushetaret ma te mire, edhe per qat arsye asnja nga Ushtaraket e cekun nga ti nuk don me hi ne nji thes me gjeneralin pa ushtri. Gefällt mir • Antworten • 5• 11 Std.
***
Agim Haziri Bilall Syla, të kuptoi miku im, e sikur të shkruhet historia nga akteret e saj?! Gefällt mir • Antworten • 2 • 11 Std.
***
Vesel Berisha Komandanti i vertet oficeri ushtarak Bilall Syla nuk pati incidente vrasje as ngatrresa ne brigaden e vet sic pati ky gjenerali ne fjal. S’po hyjme ma fell se s’ka kuptim. Me 10 Qershor do te vazhdojme me marshin tradicional nga Kushnini drejt Pashtrikut. Kush deshiron lete urdheron jeni te mirseardhur. Gefällt mir • Antworten • 6 • 11 Std.
***
Ibrahim Hoti Bani thirrje publike te gjithe bashkluftetarve i nderum, se thojne kemi harru e keshtu qe te paralajmrohen. Rrespekt per ju dhe te gjithe bashkluftetaret. Gefällt mir• Antworten • 2• 10 Std.
***
Hajrim Arifi Per mua vetem ti je Gjeneral. Respekt pa fund, jemi krenar me ty, i vetmi ti je qe te kam pa neper Fronte te luftes, e keta te vetshpallur “Gjenerala” turp te ju vije, zaten keshtu duke manipulu me lapidare me deshmore, me ushtare na morren fytyren edhe para popullit, sepse njerzit me meritor nuk i krenohen kesaj lufte por manipulatoret dezerterat, profiterat. Respekte edhe per keta emra te pa ftuar qe i permende, te pershendes Kom… Bilall Syla. Gefällt mir • Antworten • 5 • 10 Std.
***
Vesel Berisha O Bilall Syla kete hart topografike qe e ki postuar te OP “SHIGJETA” te betohem qe vetem ata qe e kan kry shkollen ushtarake e din qka eshte. Kurse per te tjeret gjenerala te vetquajtur jane filma te vizatuar. Gefällt mir • Antworten • 3 • 10 Std.
***
Vesel Berisha Hej o shokt e mi te dashur dhe shume te respektuar. Grate thojne shyqyr qe ra kjo dek e u pame. Nish shyqyr qe K-dant Bilall Syla i veqanti njeri dhe i dalluar me dituri, trimerin dhe burrerin e ti. Ra e na beni ushtar te ndershem. Per ndryshe … mos vet? Gefällt mir • Antworten • 3 • 10 Std.
***
Abdullah Prapashtica LETËR SHTABIT TË KOMANDËS SË BRIGADËS SË FEKENIT ME RASTIN E SHËNIMIT TË PËRVEJTORIT TË THYRJES SË KUFIRIT!
Ndjejë keqardhje për shqetësimin tuaj Komandant Bilall Syla!
Historia e një lufte nuk përbehet as nga një individ as nga nje Brigade apo njësi tjetër kushdo qoftë ai apo ajo!
Lufta e UÇK-ës është Akti i fundit i një Drame Historike kolektive e cila fillon me Epopenë e Pranverës 1981 dhe rrumbullakimi i kësaj Etape Historike përmbyllet me Epopenë e UÇK-ës, konkretisht me Operacionin çlirimtar “SHIGJETA”!
Në Operacionin “SHIGJETA” kontribut të barabartë dhanë tëra njësite përbërëse të UÇK-ës!
Brigada e Fekenit “SYRI I SHQIPONJËS” është një nga faqet me të ndritura të UÇK-ës, dhe për kontributin tuaj si Komandant flasin me së miri njerëzit e Shtabit te kësaj Brigade dhe të gjithë Eprorët e Ushtaret e tera njësive të saj. Kjo është mirënjohja me lartë që mundet ti epet nje Oficeri të karrierës ushtarake pjesëmarrës në luftë!
Mbi Rezultatet e kësaj Brigade flasin vlerësimet nga Eprorët e Akademisë Ushtarake Skënderbeu në Tirane dhe vlerësimet nga Eproret e SHP i UÇK-ës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të ex-QPK-ës në Prishtinë.
Si përcjellës i zhvillimeve të tera Njësive pjesëmarrëse të Operacionit Shigjeta, në segmentin e sigurisë, jamë mirënjohës për veprimtarin e juaj dhe të Eprorëve e Ushtareve të kësaj Brigade legjendare!
Prandaj ju lusë edhe juve edhe Komandantet e Brigadave tjera pjesëmarrëse në Operacionin Shigjeta që të jenë sa më të kujdesshëm dhe korrekt ndaj Dëshmorëve të Kombit dhe ndaj Amanetit të tyre! Ne të gjithë bashke e dimi se Lufta e UÇK-ës në fushën e betejës së armëve, nga qershori 1999 ka kalua në fushën e luftës politike dhe ajo do të mbaron vetëm kur të realizohet Betimi i UÇK-ës! Prandaj në ketë fryme duhet të sillemi edhe me tutje të gjithë ne pjesëmarrësit e UÇK-ës!
Nuk ka hapësire teorike as praktike që të mbivlerësohet as të nënçmohet as një pjesëmarrës i UÇK-ës kur do dhe ku do ku ka veprua, sepse UÇK-ja është një ndërmarrje kolektive e suksesshme dhe pjese e këtij suksesi janë të gjithë pjesëmarrësit e UÇK-ës!
Gefällt mir • Antworten • 2 • 9 Std.
***
Vesel Berisha Bilall Syla ka qen K-dant brigade me vendimin e shtabit te pergjithshem. Ashtu ka vepruar edhe ne teren ne OP. “Shigjeta” DT-nr 2. Si e mohon Ruzhdi Saramati kete fakt. Ju kisha lut nje spjegim konkret zoti Abdullah Prapashtica. Gefällt mir• Antworten • 3• 8 Std.
***
Astrit Huskaj Je i vecant dhe shume i drejt per drejt, te pergezoj, po stolisen me tituj e grada njerez qe ma se paku i kane sherby operacionit Shigjeta. Tmerri s’paska fund. Gefällt mir • Antworten • 2 • 6 Std.
***
Bajram Hoti Me ra ne sy edhe mua! Gefällt mir • Antworten • 4 Std.
***
Binak Gashi
Duhet vetem edhe pak durim, nuk kemi nevoj te perqahemi mes veti. Per te gjitha keto pakjartsi dhe vete gradime duhet te reagoj zotri Bislim Zyrapi. Gefällt mir • Antworten • 1 • 4 Std.
***
Vesel Berisha Pershendetje do te behet mir.
Gefällt mir • Antworten • 39 Min
***
Rrahim Bekteshi Qe në fillim të verifikimit qasja e eprorve madhor nga hierarkia e lartë e Operacionit “Shigjeta” ka munguar, me qellim të definimit të gjërave pa shkaktuar përqarje në mes eproreve të njësive dhe bashkëluftëtarve. Në anën tjetër ka qene dashur një unifikm i vendosjes së një Lapidari të përbashkët pasi në kohërat më të vështira ishim bashk por edhe tani pse të mos jemi bashk, por kjo arrihet vetëm me ndërhyrjen e Komandës së Operacionit “Shigjeta”, për të mos lejuar përqarje në mes nesh, pasi edhe ashtu jemi mjaft të përqare. Lavdi e përjetshme për dëshmorët e kombit! Gefällt mir • Antworten • 1 • 50 Min
***
Bilall Syla Kom.Rrahimi, ne ju ofruam Ruzhdis me propozimin tone per unitet te plote, ato dite kur u aprovue ligji per kategorizim ne parlament, por hasem ne kundershtim si cdo here! Gefällt mir • Antworten • 1• 1 Std
***
Ibush Guri Rrespekt Kom Bilall Syla. Une shpesh i bej pyetje vetes time a thua a do te del ne shesh, kush e beri luften me te vertet ne Gorozhup, apo keshtu do te percjellim lloj lloj storie, vetem genjeshtra e montazha te kesaj beteje. Shpresojme se ni dite do te dal e verteta ne shesh. Te prsh. nga zemra i nderuar. Kismet me 10 qershor do te jem me juve patjeter. Gefällt mir • Antworten • 1• 55 Min.
***
Avni Halilaj i nderuar dhe shum i respektuar kom.Bilall Syla vertet asht per te ardhur keq me u ngrit nji pllak per deshmoret te cilet nuk i perkasin kesaj te aqtuqujtur brigada 128 une jam deshmitar i shume ngjarjeve si ne burrel ashtu edhe ne pashtrik kam pas nderin te jem ne majen e pashtrikut qysh me 15 maj 1999 ne vezhgim dhe ne planin e operacjonit Shigjeta me keqardhje e them se vetem nga njesia TF-0 kane dezertu afer 15 ushtare sot ata ushtare e gezojne veteranin si ushtar te brigades 128. Mos harrojm ne ushtaret qa jemi kane ne stervitje ne Burrel kemi edhe nji fat te hidhur nga aty pasi e vran NJI bashkluftetar tonin, nga ketu krekoj nga PROKORIA E KOSOVES se te hetoj rastin me fjal edhe ti hetoj keta 15 ushtar te TF-0 nga e muren statusin e vetereanit, e ju komandat vetem te bashkuar mudeni qe ta mundi te keqen respekt. Gefällt mir • Antworten • 1 • 3 Std.
***
Agim Mehani Shtrëmberimi i nje së vertete është nje akt i paparnushem dhe për kete mbart përgjegjesi Shtabit i Përgjithshem i UCK-së dhe Shtabi i operacionit Shigjeta duke lejuar individ që të bejn lojra duke e përfshi gjithe operacionin Shigjeta nen nje të ashtequajtur brigad 128 që nuk ka ezistuar kurre dhe nuk do ekzistoj për mua. Lapidari i deshmorve të KOMBIT është dashur që të ngritet ne menyre instuticionale por për fat të keq kjo ka munguar sic ka munguar. Unifikimin nuk mundesh ta arish me njerz të luhatshem dhe që mendojn vetem per egon e vet. Me heret kishit arrit nje marveshje qe ishte edhe ne mjete te informimit po pikerisht ky njeri e demtoj kete marveshje. Historia e shtremberuar nuk i kontribon të vertetes dhe luftes se UCK-së. Lavdi për jete e mote Deshmorve të Kombit. Rrespekt pa fund për ju Kombandant Bilall Syla. Gefällt mir • Antworten • 30 Min

***
Agim Islami Te Pershendes i nderuar Komandant Bilall Syla keto gjera po i shihni tash por ky ka punu shume per kete qellim se ka dhene statusin e veteranit gjithe dezerterave duke ju premtuar edhe grada lufte e ne mbetem pa e tregu te verteten e tash ne kosove e verteta nuk ka ven dhe nuk besohet nga rrenat dhe shpifjet qe i ben keta neper kafiteri e hotele luksoze, se me kujtohet mir se ne ishim shpetimi dhe krenaria e gorozhupit me kompanin e Nexhatit. Gefällt mir • Antworten • 5 Min

Lexoni faksimilet:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura