SHERADIN BERISHA: POLITIKA SI MIQËSI APO INTERES (?) ‘ANTIAMERIKANIZMI’ DHE ‘DJALLI’ GRENELL!

Pashtriku, 12 shkurt 2020: Shpesh herë ata që kritikojnë ambasadorin apo ndonjë zëvendës të departamentit amerikanë të shtetit për ndonjë deklaratë të tyre, cilësohen si “anti’amerikanë”!
Si ‘antimerikanë’ po cilësohen edhe ata që shprehin mendimin e tyre kundër deklaratave të emisarit special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadorit Richard Grenell, lidhur me heqjen e taksës dhe mosvënjen e masës së reciprocitetit me Serbinë, nga kryeministri Albin Kurti!
Madje si ‘antimerikanë’ u etiketuan edhe ata që e kundërshtuan ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, nga Kuvendi i Kosovës (shkurt 2018), duke thënë se kjo punë u bë me mbështetjen e Amerikës!
Kur Amerika thotë Po ne duhet të pajtohemi!
Të tillët thonë se Amerika na ka ndihmuar, dhe prandaj nuk duhet ta kritikojmë dhe t’ia prishim ‘tymin e duhanit’!
Për mendimin tim nuk është “anti’amerikanizëm” kur e shprehë mendimin e lirë dhe konstruktiv për një çështje të caktuar!
Pajtohem me pohimin se: “në qoftëse SHBA-të nuk e mbështesin Kosovën gjërat do të ndryshojnë për të keq!”.
Por, ka diçka këtu që dua ta qartësoj!
SHBA’të e kanë mbështetur dhe do ta mbështesin Kosovën, sepse po të mos ishin SHBA’të nuk do ta kishim edhe këtë “pavarësi” të Ahtisarit, përkundër sakrificave dhe gjakut të derdhur ndër vite në Kosovë.
Por duhet ta themi qartë se kjo përkrahje nuk bëhet në saje të miqësisë që ka populli amerikanë me popullin shqiptarë, por për shkak të interesave gjeostrategjike që ka shtëpia e bardhë në rajonin e Ballkanit.
Kjo është e vërteta!
Prandaj, rrjedhimisht mendoj që politika nuk ndërtohet mbi bazën e miqësisë, por mbi bazën e interesave! Pra politika në substancë është interes! Nëse interpretohet ndryshe kalohet në mashtrim!
NATO në krye me SHBA’të edhe pse e bombarduan Serbinë në mars – qershor 1999, me këtë të fundit (Serbinë) kanë marrëdhënie të shkëlqyer, sepse bombardimet nuk ndodhën pse NATO’ja e kishte armik Serbinë dhe donte ta zhdukte nga faqja e dheut! Jo!
Pra kemi të bëjmë me interesa shumë më të mëdha gjeopolitike e gjeostrategjike, se sa “miqësia” e proklamuar me SHBA’të etj!
Që të moskeqkuptohem, po e qartësoj mendimin tim edhe më shumë.
Të gjitha argumentet mua me çojnë në konstatimin se SHBA’të bashkë me fuqitë tjera aleate të BE-s dhe Rusinë, kanë patur dhe kanë një bashkëpunim të koordinuar e të planifikuar shumë mirë për të gjitha zhvillimet politike, diplomatike e ushtarake në botë, e veçanërisht në rajonet e krizave që i kemi sot në Lindjen e Mesme, në Ukrainë, në Korenë e Veriut, në Venezulë etj.
Presidenti i SHBA’ve Franklin D.Roosvelt (1882 – 1945), ka një thënie epokale. Ai në një fjalim ka nënvizuar: “Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”.
Ta përmbrendësojë këtë thënie!
Jam bindur tashmë se: të gjitha agjendat politike, në Kosovë, që nga shpartallimi i ish’jugosllavisë e këndej, të cilat janë zhvilluar nga aktorët e politikës sonë si: Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga, etj.etj, në kohë të caktuar e për ngjarje të caktuara (1989 – 2019), kanë luajtur atë rol (me dije apo pa dijen e tyre) që kanë planifikuar, “regjisorët” e diplomacisë së fuqive të mëdha në krye me SHBA’të, dhe që me fillimin e luftës në ish’jugosllavi u emërtua si “GRUPI I KONTAKTIT”, në të cilin grup bënte pjesë edhe Rusia, ndërsa pas luftës të ne /në Kosovë/ po quhet “SHTETET E QUINT’it”!
Pra, çdo ecuri politike, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë ka ndodhur (siç ka thënë Franklin D.Roosvelt) në atë mënyrë siç kishte planifikuar amalgami “GRUPI I KONTAKTIT”, e jo këta aktorët tanë politikë, të cilët i zura në gojë më sipër!
Për mendimin tim, kjo është e vërteta (fuqia po e bëka të vetën), sepse po shihet tashmë qartazi se kush është faktori kryesorë në të gjitha këto zhvillimet që kanë ndodhur e po ndodhin në Kosovë!

A ËSHTË R.GRENELL “DJALLI ME BRIRË”?!
Në foto emisari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, shihet duke bërë shenjën e ‘Djallit me brirë’! Kjo shenjë shpesh ngatërrohet me shprehjen e mirënjohjes e të adhurimit ndaj të shurdhërve “TË DUA”.
Në fakt këtë shenjë e ka shpikur shkrimtarja e njohur amerikane, Helen Adams Keller (1880 – 1968), e cila ishte një okultiste dhe teozofiste e njohur! Pra ‘djalli me brirë’ është një shenjë klasike okultiste e djallit me brirë, të cilën e promovojnë publikisht shumë politikanë të botës, të sistemeve të ndryshëm, por që janë të lidhur e frymëzuar me sektet e shoqërive okulte. Kjo shenjë prezentohet edhe në fushën e muzikës, nga këngëtarët, artistë e regjisorë të filmit, të kulturës etj.
ÇKA ËSHTË DJALLI?!
Djalli në latinisht quhet “Diábolus”, ndërsa në greqisht “Διάβολος” – dhiavolos! Dhe nga kjo rrjedh fjala djall që do të thotë “shpifës – gënjeshtar” etj!
Në aspektin fetar djalli konsiderohet si ‘qënie’ që mishëron të keqen. Kjo ‘qënie’ njihet edhe me emrat: Satan, Lucifer etj.!
Në politik ekzistojnë shoqëri të fshehta, të cilat e adhurojnë Luciferin. Ky adhurim shtrihet, siç thash edhe te komuniteti i këngëtarëve, gazetarëve, të filmit, kulturës etj. Ndërkaq publikisht ky adhurim prezentohet me shenjën e “Djallit me brirë”, kështu siç po prezentohet dhe ambasadori Grenell!
Rrjedhimisht Luciferi është vetë “djalli me brirë”, i cili i fsheh qëllimet e tij të vërteta, pas një shqetësimi të rremë!
Pra thënë më troç e shqip: Luciferi, Satani – është Ai që fut grindje, është shpifës, denoncues, akuzues; koftëlargu, naleti, dreqi, theqafi, lugati, i ligu, demoni, ai i prro(n)it, i kodrave, i malit, brinoç; sundimtar i errësirës, babai i rrenave, rrenacaku më i madh, mishërim i së keqes, qenie me thundra, me brirë, etj.etj.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura