SHERADIN BERISHA: POLITIKANËT TANË GRABITQARË DHE OLIGARKËT E HUAJ – IA KANË MBYTUR EDHE SHPRESËN SHQIPTARËVE TË KOSOVËS!

Pashtriku.org, 09. 03. 2015 – Ditë më parë poetja Have Haliti – Elezaj, në murin e saj në Facebook ka shkruar: “Gurakuqi ka pas thanë: “ndër kundërshtime s’vyen kurrë me u ligshtue, mjerë ai që nuk qindron”. Natyra e problemeve (te ne) gjithmonë e njejtë, megjithatë me u mundu e me shpresu (na) duhet gjithmonë…”
***
Luigj Gurakuqi (Shkodër, 20 shkurt 1879 – Bari, 2 mars 1925) atëkohë kishte shumë të drejtë, ama e keqja sot në Kosovë (dhe gjetiu ndër ne), e ka përtejkërcyer rubikonin, dhe kjo ka ndodhur me fajin e politikbërësve (lexo: bosave) të vendit (pozitë+opozitë) dhe oligarkëve të huaj, të cilët për 16 vjet rresht vazhdojnë t’i monopolizojnë të gjitha asetet (pasuritë) tona kombëtare…, ndërsa 80-90% e popullit të papunë dhe atyre me punë (me 150-350 euro pagë) jetojnë keq e më keq!

E pamë se si, mijëra familje shqiptare po iknin (përmes Serbisë) nga Kosova (!!!) në kohën kur po protestohej në të gjitha qytetet e Kosovës, për dorëheqjen e Jabllanoviqit dhe mbrojtjen e Trepçës, e të cilat në fund kulmuan me protestat në Prishtinë – më 24 e 27 janar 2015!
Pse shqiptarët që po largoheshin nga Kosova, revoltën e tyre të akumuluar prej vitesh nuk e derdhën në sheshin “Skënderbeu”, për ta mundur të keqen?!
A e dini Pse ?!
Sepse ky popull nuk i beson më as kësaj opozite, në mesin e të cilëve ka manipulues, abuzues dhe hajna të parasë e pasurisë publike!
Shpresa thonë vdes e fundit, dhe me duket se kjo klasë politike e papërgjegjshme dhe mizore (në kuptimin e hajnisë dhe të pasurimit të tyre) ia kanë mbytur edhe shpresën këtij populli të përvuajtur…
***

Sa per ilustrim shikoni këto video:
– Veterani i UÇK së nxjerr Shtëpinë në Pazar, Synon Emigrimin-

SI TË SHPËTOJMË NGA GRABITQARËT TANË DHE MAKROVJEDHËSIT E HUAJ?!

– Atdhetari kroat Bruno Bushiq (6 tetor 1939 – 16 tetor 1978) –

Publicisti dhe disidenti kroat Bruno Bushiq (6 tetor 1939 – 16 tetor 1978) para se të vritej nga shërbimi sekret jugosllav (më 16 tetor 1978, në Paris), ka shkruar:
“Kur të çlirohemi nga robëria serbe dhe të krijojmë shtetin, do ta shihni se si do të vjedhin këta tanët. Secili gjatë shekujve na ka vjedhur dhe plaçkitur, por më e tmerrshme do të jetë kur të na vjedhin këta tanët dhe kur t’ia shesin pasurinë rrotave të s’amës nga gjithë bota dhe makro-vjedhësve. Do të vërsulen kundër nesh sikur shpendë grabitqarë. Atëherë pyetja më e madhe dhe më e pazgjidhshme do të jetë – si të shpëtojmë nga njerëzit tanë?”

***
Dhe sot ka ardhur koha të mendojmë se, si të shpëtojmë nga këta grabitqarët tanë dhe makrovjedhësit e huaj?!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura