GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH – SHPRONËSIMET, SHPËRNGULJET DHE KOLONIZIMI!

Durrës, 9 qershor 2020:
PJESË NGA LIBRI “GENOCIDI SËRBOMADH DHE QËNDRESA E SHQIPTARËVET” I AUTORIT SHABAN BRAHA. Nr.13.
Shpronësimet, shpërnguljet (dëbimet), kolonizimi.
“Qysh më 1914-n mbretëria sërbe kishte nxjerrë rregulloren ‘Mbi shpërnguljen në viset jugorë’ (f.314) (Gj.D: Një përkthim më i saktë ndoshta do të ishte, ‘Mbi shtegtimet (e sërbëvet) drejt visevet jugorë’ .)
Qëllimi ishte: Pakica sërbe të kthehej në shumicë dhe shumica shqiptare të kthehej në pakicë.” (314)
“Një nga hallkat bazë për arritjen e këtij qëllimi, ishte e quajtura REFORMË AGRARE, e cila do të realizonte shpronësimin e shqiptarëvet dhe pronësimin e sërbëvet, që do të vërshonin nga thellësitë e mbretërisë jugosllave.” (f.314)
“Ligji i së quajturës REFORMË AGRARE nuk kishte për objekt pronat e kolonëvet sërbo-malazezë të ardhur nga Sërbia e Mali i Zi në periudhën 1876-1878, as kolonët e ardhur në periudhën 1912-1915, por kish për objekt pronat e shqiptarëvet.” (f.314)

“Genocidi me zhdukje fizike u kishte hapur udhën shpronësimevet të pronavet nga më të mirat. Shtëpi të rrënuara, familje të zhdukura, elementë ‘të arratisur’, ‘të larguar në drejtim të paditur’, të zhdukur misteriozisht, të shpallur kaçakë etj., përbënin shkaqet (alibitë, sebepet) e vënies dorë mbi pronat e shqiptarëvet.” (f.315)
“Kështu, REFORMA AGRARE ishte kthyer në një lloj arme specifike për t’ua vrarë pronat shqiptarëvet.” (f.315)
“Organ i shpronësimit nga ana zyrtare ishte Drejtorati i Reformës Agrare me qendër në Shkup dhe drejtori i saj M. Kërstiq, njëri nga antishqiptarët më të njohur.” (f.315)
“Përfituesit e tokavet ishin:
1.Çetnikët dhe vullnetarët, të njohur si terroristë profesionistë. Këta, deri më 1925-n, kishin rrëmbyer 43861 hektarë.
2.Kolonët e mëhershëm sërbë. Këta kishin marrë 18173 hektarë tokë.
3.Të 107 familjet sërbe, që i kishin ndërruar pronat, përfituan 1149 hektarë.
4.Elementi sërbo-malazez përfitoi nga pronat shqiptare kufi pronavet të veta edhe 24566 hektarë të tjerë.
5.Në tokat e lëna për kullota, sërbët përfituan 17839 hektarë.
6.Për rrugë, ndërtime e lumenj, u lanë 4420 hektarë.
7.Repartevet ushtarakë (jugosllavë), institucionevet shkollorë (jugosllavë) dhe “humanitarë”, iu dhanë 1604 hektarë.” (f.315)
“Një rëndësi e veçantë i kushtohej shpronësimit të shqiptarëvet në rrethet kufitarë me shtetin shqiptar. Kjo, me synimin që të pronësoheshin të ardhurit sllavë, në atë përmasë që të ndërpritej vazhdimësia territoriale, demografike e gjuhësore shqiptare.” (f.315)
“Shpronësimet në tokat shqiptare vazhduan gjatë gjithë periudhës 1928 e këndej dhe arritën në 381000 hektarë, duke ua dhuruar të ardhurvet (ardhacakëvet) nga thellësitë e Sërbisë, Malit të Zi dhe banovinavet të tjera të Mbretërisë Sërbo-kroato-sllovene.” (f.315)
“Më 23 gusht 1923, gazeta ‘Politika’ e Beogradit ritheksonte: Interesi ynë nacional është në sërbizimin dhe sllavizimin e Kosovës. “ (f.316)
“Ndërsa G.Kostiq, në vitin 1928, shkruan: Elementi sërb në mesin e shqiptarëvet e konsideron veten ‘rob në detin shqiptar’, prandaj parulla e Beogradit është: Sa më shumë kolonë të rinj, aq më shumë forcohet ndjenja sërbe te sërbët e vendit.” (Gj.D: Sërbë vendi quheshin ata që kishin shkuar atje qoftë edhe 5 vjet më parë. Sërbi rri 5 vjet dhe quhet sërb vendi, shqiptari rri 5 shekuj dhe quhet i ardhur!)
“Plani sërb ishte që të zbrazeshin Kosova dhe trevat e tjera shqiptare nga 300000 shqiptarë dhe të mbusheshin ato me 470000 kolonistë sërbë.” (f.316)
“Thelbi, qëllimi, domethënia e sërbizimit të trojevet shqiptarë ishte që Kosova t’ia hapte Beogradit gjirin, plot me flori, argjend, drithëra e qymyr, me të cilët Sërbia jo vetëm të plotësonte orekset e vet, por me ta të dilte edhe në tregjet botërorë.” (f.316)
“Në fshatin Pobreg të Gjevgjelisë, qysh në vitin1913, genocidit i kishin shpëtuar vetëm 3 familje nga 200 familje që kish pasur. Në fshatin Pepelisht, nga 500 familje kishin mbetur vetëm 300 dhe pronat e tyre prej 4000 hektarësh i kishin marrë 43 pronarë banatas.” (f.316)
“Në Kosovë e në trevën shqiptare të Vardarit, deri më 1925-n, ishin krijuar 431 koloni dhe këto sipas rrethevet të mëposhtëm: Në Graçanicë 46 koloni. Në Llap 55 koloni. Në Vushtrri 82 koloni. Në Gjilan 32 koloni. Në Nerodimë 32 koloni. Në Shkup 22 koloni. Në Zhegligovë 29 koloni. Në Pejë 45 koloni. Në Gjakovë 27 koloni. Në Drenicë 32 koloni. Në Fushë-buell 7 koloni. Në Manastir 19 koloni. Në Ohër 3 koloni. “ (f.317)
“Kryetari i Reformës Agrare njoftonte nga Shkupi se deri më 1 janar 1928, nga 225397 hektarë të paracaktuar për 1923 komplekse (bujqësorë) u ishin ndarë kolonistëvet 111602 hektarë tokë.” (f.317)
“Në vitin 1930 qeveria jugosllave porotte të gjithë popullsinë e katundevet rreth kufirit, prej Qafës së Morinit deri në Pashtrik, me u largue sa ma parë prej shtëpivet e tokavet të veta dhe, nëse dëshirojnë, mund të vendosen në brendësi të Sërbisë. Katundet që janë porositë me u largue, janë këta: Gjocaj, Jasiq, Junik, Batushë, Mulliq, Brovinë, Ponashec, Popoc, Babaj, Bokës, Devë, Vorgevë, Demjan, Krajk, Gjanaj, Gorozhup dhe katundet Ndrelaj, Malaj, Stupec i Madh, Stupec i Vogël, të rrethit të Pejës. Qëllimi asht që në vendin e tyne të sillen malazias dhe ashtu të pakësohet e çrranjoset raca shqiptare në Kosovë.” (f.318)
“Prefektura e Kosovës (e Kukësit brenda shtetit shqiptar, Gj.D.) në vitin 1934 njoftonte se qeveria jugosllave, me qëllim vendosjen në prefekturën e Prizrenit, ka sjellë një numër emigrantësh malazezë, rreth 200-300 vetë, të cilëvet asht tuj u dhanë toka në komunën e Piranit simbas sistemit të Reformë Agrare.” (f.318)
“Në të vërtetë, qysh në vitin 1921 kish njoftime se po silleshin, në vise të Pejës, Gjakovës dhe në krahinën e Drenicës, 7000 familje kozakësh të gjeneralit Vrangel të ushtrisë cariste ruse.” (f.318)
“Më 31 dhjetor 1935 paraqitet sasia e kolonistëvet të ardhur (ardhacakë) dhe shtëpivet të ndërtuara për ta dhe e tokavet të dhuruara:
Në banovinën e Vardarit, që shtrihej nga Mali i Sharrit dhe Gora deri në Gjevgjeli, 5076 familje kolonistësh me 16006 kolonistë, tokë e dhuruar 72287 hektarë, shtëpi të ndërtuara për ta 5557.
Në banovinën e Zetës, që përfshinte edhe Pejën, Istogun, Mitrovicën, Gjakovën e Përdrinin (Rahovecin), 4738 familje me 7230 kolonistë, tokë e dhuruar 46045 hektarë, shtëpi të ndërtuara për ta 3562.
Në banovinën e Moravës, ku përfshiheshin Llapi, Vushtrria, Drenica, 1459 familje kolonistës me 25559 kolonistë, tokë e dhuruar 16470 hektarë, shtëpi të ndërtuara për ta 1640.“ (Krs f.319 dhe 333)
“Në tërësi, gjatë periudhës 1919-1941, rezultati i kolonizimit sërb ishte, sipas Dr.Millorad Obradoviqit, 53884 vetë. Nga këta, sërbë ishin 49244 vetë. Po sipas Dr. M. Obradociqit, nga viti 1919 deri më 1941, për kolonistë ishin ndërtuar 11389 shtëpi.” (f.319)
“Nga mbarimi i vitit 1918 dhe fillimi i vitit 1919, nis largimi masiv i shqiptarëvet nga trojet e pushtuar të Shqipërisë në trojet e shtetit shqiptar.” (f.324)

“Numri i të ardhurvet nga pjesët e pushtuara të Shqipërisë, mbetur në Jugosllavi, në shtetin shqiptar, në vitet 1924-1934, llogaritet: Në Durrës 694 familje, në Lushnjë 639 familje, në Fier 466 familje, në Krujë 639 familje, në Shkodër 366 familje.” (f.324)
Emigrimi për në Turqi
“Emigrimi për në Turqi paraqitet më masivi dhe përbën largimin e përhershëm nga trevat shqiptare në Mbretërinë Jugosllave.” (f.328)
“Ato që i jepnin shtytjen kryesore shpërnguljes për në Turqi, ishin: dhuna shfarosëse sërbe, shpata (bajoneta), arma e zjarrit, zjarri, që u përpinin egërsisht jetën mijëra shqiptarëvet.” (f.328)
“Shtytja tjetër ishte përputhja e interesavet sërbo-turke. Sërbia synonte sërbizimin e pjesëvet të Shqipërisë që i kishte pushtuar, Turqia kish toka të zbrazëta në vilajetin e Edrenesë e gjetkë (deri thellë në Azi të Vogël), dhe, në pikëpamje fetare. I lakmonte shqiptarët, duke menduar se, meqë ishin të së njëjtës fe, ata do të turqizoheshin lehtë.” (f.328)
“Një përfaqësi e Londrës shprehej kështu: Pohimi zyrtar i Beogradit është se banorët e zonës që shtrihet nga kufiri greko-jugosllav deri në Mitrovicë, nuk janë shqiptarë, por janë turq. Ndërsa shqiptarët, konstaton përfaqësia e Londrës, thonë se në viset e tyre jetojnë 740000 shqiptarë myslimanë dhe 80000 shqiptarë katolikë.” (f.328)
“Shpërngulja për në Turqi stimulohej edhe me të holla, veshje, sende me vlerë, me të cilat i shpërnguluri do të mund të niste jetën atje ku do të shkonte.” (f.328)
“Bisedimet jugosllavo-turke, për interesin e drejtpërdrejtë sërbomadh, kishin filluar në vitin 1919 e përsëritur deri në vitin 1936, ku Turqisë i ishte propozuar një emigrim i madh. Thuhej (në bisedimet dypalësh) se 200000 myslimanë do të shkuleshin nga vendi dhe pronat e tyre, në të quajturën Maqedoni, dhe do të çoheshin në Turqi.” (f.329)
“Një studim i mëvonshëm (Krs. H. Hoxha, Përparimi nr.5, Prishtinë 1970, f.432), konkludon se, në fakt, deri në fundin e Jugosllavisë borgjeze (Mbretërisë Sërbo-kroato-sllovene, Gj.D.), janë zhvendosur për në Turqi 500000 shqiptarë.” (f.329)
“Më 1939-n, u materializua marrëveshja (konventa) jugosllavo-turke mbi shpërnguljen për në Turqi të popullsisë shqiptare, e cila cinikisht cilësohej si turke.” (f.332)
“Në nenin 2 të asaj marrëveshjeje përcaktohen regjionet (banovinat) nga do të shpërngulej kjo popullsi dhe në nenin 3 janë detajuar etapat e kësaj shpërnguljeje, e cila, prapë cinikisht, quhej RIATDHESIM.” (f.333)
“Etapat do të ishin këto: Në vitin 1939 do të shkonin në Turqi 4000 familje. Në vitin 1940, do të shkonin në Turqi 6000 familje. Në vitin 1941 do të shkonin në Turqi 7000 familje. Në vitin 1942 do të shkonin në Turqi prapë 7000 familje. Në vitin 1943 do të shkonin në Turqi 8000 familje. Në vitin 1944 do të shkonin në Turqi prapë 8000 familje.” (f.333)
“Sipas nenit 7 Jugosllavia do t’i paguante qeverisë turke shumën prej 500 lirash turke për çdo familje. Në tërësi 20 milionë lira turke për 40000 familje. Ndërsa të gjitha pasuritë e patundshme të shqiptarëvet që shpërnguleshin, në pajtim me nenin 6, kalonin në pronësi të qeverisë jugosllave.” (f.333)
***
Njeriu normal s’ka si të mos e bëjë pyetjen: A ishin normalë, a ishin mirë nga mendtë, ata qeveritarë të asaj kohe?! Dhe më tutje: A ishin njerëz apo gjallesa jonjerëzore me pamje njerëzish qeveritarët sërbë etj., por edhe qeveritarët turq?! Si mund të luhet ashtu me cilëndo popullatë, pa marrë parasysh ç’gjuhë flet, ç’nivel kulture ka dhe në ç’formë i lutet Zotit?! Ose, duke e akuzuar: Pse ti i lutesh Zotit kështu, s’ke vend këtu ku unë i lutem Zotit ndryshe. Të njëjtit Zot, të huazuar prej të njëjtit vend, prej Izraelit?!
Përgjigjja është kjo: Ata sundimtarë të asaj kohe, sërbë, grekë, turq a kushdo tjetër, nuk kishin fije morali në formimin e tyre! Në personalitetin e tyre dhe në mendjet e tyre, vlonin gjithfarë fantazishë, antinjerëzore, jo vetëm ndaj kombevet të tjerë, por edhe ndaj kombevet të vet.
Ndërkaq, ne s’e kishim as më të paktën aftësi për t’u mbrojtur institucionalisht dhe kjo prej të vetmit shkak se ndër ne nuk ekzistonte kurrfarë organizimi gjithkombëtar. (S’e kam fjalën për organizim shtetëror, sepse shteti edhe mund të rrëzohet. E kam fjalën për organizim institucional kulturor, ndaç thuaj religjioz, jo në gjuhë të huaja dhe jo me qendra jashtë kombit.) Ndër ne kish dofarë organizimesh rajonalë, tepër arkaikë, por kjo nuk ish as përafërsisht e mjaftueshme, sado që në prehrin e këtij kombi lindnin e rriteshin përditë heronj vetmohues të pashembullt në kombet e tjerë. Kombet rrerth nesh i kishin organizmat e tyre për të na bërë keq ne, kurse ne s’i kishim dhe s’i kemi organizmat tanë për t’u vetëmbrojtur si komb.
A do të mund të organizohemi KOMBËTARISHT ndonjëherë, me qëllim që kombi ynë të mos përjetojë humbje pas humbjesh shekull pas shekulli?!
Gjokë Dabaj, Durrës 8 qershor 2020.
________________
GJOKË DABAJ: NGA SËRBIA DUHET TË RUHEMI! E VËRTETA MBI GJENOCIDIN SERB NË SHQIPËRI, 1912 – 1915
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9978
***
GJOKË DABAJ: SËRBIA E KA VRARË EDHE EKONOMINË E SHQIPËRISË!
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9991
***
GOKË DABAJ: SËRBËT E SOTËM, A E DINË Ç‘I KA BËRË SËRBIA SHQIPËRISË?
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10000
***
GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH NË SANXHAKUN E NISHIT, 1878 – 1879
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10002
***
GJOKË DABAJ: ‘GENOCIDI SËRBOMADH…’, 1878 – 1886
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10003
***
GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, TETOR -NËNTOR 1912!
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10009
***
GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1913
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10017
***
GJOKË DABAJ: GERNOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1914
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10021
***
GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1918!
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10026
***
GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1919
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10039
***
GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1920
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10042
***
GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1921
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10061
***
GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1922!
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10085
***
GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1923…!
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10107

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura