SHERADIN BERISHA: SI TA LARGOJMË KËTË KLASË TË KRIMINALIZUAR POLITIKE?!

Pashtriku, 23 mars 2019: Punësimet në “Sektorët Publik” tashmë shoqërinë tonë e kanë ndarë në dy kategori:
1. në kategorinë e të privilegjuarëve, ku bëjnë pjesë familjarët e liderëve partiakë, të deputetëve dhe zyrtarëve të tjere të të gjitha niveleve të spektrit politik (PDK, LDK, AAK, NISMA…); dhe
2. në kategorinë e të duskriminuarëve, ku përfshihen të gjitha nivelet e shoqërisë, pavarësisht bindjeve politike dhe përkatësive partiake!
Dhe ky diferencim i thelluar ka prodhuar:
– një klasë të pasur e të paprekshme politike (që sundon për 20 vjet rresht) dhe
– një “Mentalitet të Robit” i cili voton si “robot” dhe e riciklon në pushtet këtë klasë politike pa përfituar asgjë!
Si mund ta ndryshojmë këtë gjendje të rëndë?!
Pa ndryshuar ‘mentaliteti i robit’ në raport me liderin dhe partinë, s’mund të lirohemi nga kjo klasë e kriminalizuar politike!
Prandaj, kategoria e të ‘diskriminuarëve’ që përbëhet nga shumica e shoqërisë sonë (anëtarë të thjeshtë të të gjitha partive, atyre të pa parti, nxënës, studentë etj.etj), duhet të organizojnë protesta paqësore deri ne largimin e kësaj Klase të papërgjegjshme – nga skena politike, në mënyrë që të hapet rruga për ndryshimin substancial në sistemin politik!

***
Ilustrimet: lexoni në foto punësimet e familjarëve të sunduesve të Kosovës!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura