SHERADIN BERISHA: SOLIDARIZIM ME LUFTËTARËT E LIRISË!

Pashtriku.org, 05. 02. 2015 – Edhe pas 15 vjetësh nga përfundimi i luftës, veteranët e UҪK’së kanë mbetur jashtë kujdesit shtetëror, dhe si të tillë jetojnë në kushte të rënda sociale dhe ekonomike. Këto ditë veprimtarët: Bilall Syla (Gjemani – Shtutgart), Ibrahim Shaqiri (Zvicër – Bazel) dhe Xhafer Qusaj (Austri – Linz), duke parë gjendjen e rëndë të bashkluftëtarëve të tyre në Kosovë, kanë nisur aksionin humanitar me moton “SOLIDARIZIM ME LUFTËTARËT E LIRISË”. Të gjithë vullnetmirët që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë aksion, mjetet e tyre mund t’i dorëzojnë tek organizatorët: Billall Syla, Ibrahim Shaqiri dhe Xhafer Qusaj, apo mund t’i adresojnë (derdhin) personalisht në xhirollogarinë:
***
SELAJDIN GASHI, Raiffeisen Bank – Prishtina – KOSOVO
Beneficiary´s Account: 1505030000204546
SWIFT Code: RBKOXKPR
***

Të gjithë ata/o që solidarizohen, do të njoftohen hollësisht për kryerjen e aksionit dhe destinimin e mjeteve për veteranët e UҪK’së.

Njëri nga veteranët që do të ndihmohet me këtë aksion është edhe veterani (invalid) i UҪK’së, Asllan Bahtiri, i cili aktualisht jeton në një Kontejner, në Lagjen “Fusha e Pajtimit” në Prishtinë!!!
***
VETERANI I HARRUAR QË JETON NË KONTEJNER!

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili la jetën e tij në Gjermani dhe iu bashkua luftës, sot jeton i vetëm në një kontejner në lagjen “Fusha e Pajtimit”, në Prishtinë. Përveç gjendjes së vështirë ekonomike-sociale, ai ka plot 15 vite që përballet edhe me probleme shëndetësore dhe pa përkrahje institucionale.
Është ky Asllan Bahtiri, i cili u bë ushtarë i UÇK-së, në operacionin “Shigjeta” të Pashtrikut, por pas përfundimit të luftës në vitin 1999, veteranit të UÇK-së, i mungojnë edhe gjërat elementare për jetesë. Ai ka treguar për KosovaPress, pothuajse çdo vështirësi të jetës së tij. Tregoi edhe për ndihmat që kërkoi nga komuna e Prishtinës dhe nga shoqatat e dala nga lufta, e që sipas tij, pothuajse asnjëherë nuk gjeti përkrahje nga ata. Bahtiri thotë se që nga lëndimi i unazave të shpinës, gjatë luftës, asnjëherë nuk arriti të shërohej. Ai ka shpjeguar, se si ka ndodhur lëndimi i tij. Ai thotë se gjithmonë dhimbjet janë duke iu rritur, e që në 2006 pati bërë një operacion dhe se doktorët i patën thënë se ka nevojë të shkoi në banjë të Pejës, që të paktën dhimbjet t`iu largohen. E, pasi që Bahtiri, nuk pati mundësi, që në banjë të shkojë duke u vetëfinancuar, në vitin 2011 për herë të parë kërkoi që një gjë e tillë t`i mundësohet, nga shoqatat e dala nga lufta, gjegjësisht, nga Bislim Syla, kryetarë i veteranëve të luftës në degën e Prishtinës.
Ndërsa, një gjë e tillë, Bahtirit iu mohua, pasi që sipas tij, arsyetimet e shoqatës ishin se ka të tjerë që janë me gjendje më të keqe shëndetësore. E tek në vitin 2013, shoqata arriti ta dërgojë atë për të parën dhe të fundit herë. Edhe pse gjithë veteranëve të luftës, iu premtua se u takon nga një banesë, në vendin ku janë të ndara për kategoritë e dala nga lufta, Asllani nuk e gëzoi atë. Sipas Bahtirit, pasi që ai jeton i vetëm dhe numri i mangët i pikëve, ishin arsyet se pse ai nuk ishte përfitues i kësaj banese. Ndërsa, pretendon se ai ka më shumë se 20 pikë e se këto banesa i përfituan edhe ata të cilët i kishin nga 18. Ai thotë se ka kushte më të vështira se Faton Klinaku, sekretarë i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, i cili sipas dokumentit që ai ofron është një nga përfituesit e banesave, të cilët janë të ndërtuara për veteranët të cilët përballen me kushte të vështira ekonomike-sociale. E kur Asllani kishte shkuar të ankohet, kryetari i shoqatës, Bislim Syla, i kishte thënë se atë nuk e anashkalojnë, madje, duke marrë parasysh vuajtjet e tij, ishin duke e privilegjuar. Ndërsa, tani, veterani Asllan Bahtiri, kërkon nga i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, vetëm disa minuta t`i ndaj, për të dëgjuar hallet dhe vështirësitë me të cilat ai po përballet. Bahtiri tregon se as disa metra dru që ishin të ndara nga komuna e Prishtinës për veteranët e as ndihma ushqimore, nuk morri asnjëherë. Ai thotë se ishte dëshmitarë në momentin kur pa shumë familje duke dal me qese nga zyra e veteranëve të degës së Prishtinës, të mbushura plot më ushqim, e që as ato nuk i kishte ftuar askush t`i marrë!!

Shikoni videon:

==================================

Shtutgart, 25. 01. 2015: Nismëtari i aksionit humanitar, Bilall Syla, ish komandant (i brigadës ‘Feken’) i drejtimit taktik Nr.II, në Operacionin e UҪK’së “Shigjeta” në Pashtrik (maj – qershor 1999) dhe Sh.Berisha, editor i pashtriku.org.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura