SHERADIN BERISHA: SONTE NË RTK TRANSMETOHET DOKUMENTARI

Pashtriku.org, 01. 09. 2015: Me rastin e 17 vjetorit të Betejës së Lavdishme të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës në Vërri të Prizrenit (1 – 4 shtator 1998) Radi Televizioni i Kosovës (RTK) transmeton – Dokumentarin “PISHTARI I LIRISË”, kushtuar DËSHMORIT TË KOMBIT XHEVAT BERISHA.
Dokumentari transmetohet në:

– RTK4 në ora 20:00 dhe në
– RTK1 në ora 23:30 (në rrjetin tokësor dhe atë satelitor)
***

PËRMBAJTJA E DOKUMENTARIT:
Kush ishte Xhevat Berisha;
– Veprimtaria shumëdimensionale e Xhevat Berishës, në arsim, në organizimin e demonstratave të viteve 1989 – 90 në Prizren, aktiviteti i tij në Pajtimin e Gjaqeve, në Frontin e Rezistencës Kombëtare, etj,
– Si u themelua Njësiti i parë i UҪK’së në Prizren?
– Kush ishin anëtarët e Njësitit të UҪK’se në Prizren që mbanin lidhje me bashkëveprimtarët e tyre në Mërgim?
– Si u vunë kontaktet e para të Njësitit te UҪK’së në Prizren me anëtarët e Sektorit të Veçantë për Armatim (anëtarë të SHP të UҪK’së) që vepronin në Shqipëri?
– Në çfarë rrethanash u burgos drejtuesi i Njësitit të UҪK’së , Xhevat Berisha dhe shokët e tij (shkurt 1998)
– Si u fuqizua UҪK’ja pas daljes se Xhevat Berishës (maj 1998) nga burgu dhe kthimit të bashkëveprimtarëve të tij nga Shqipëria dhe shtetet perëndimore?
– Si u themelua Shtabi Lokal i UҪK’së në Prizren me seli në Jeshkovë të Vërrinit dhe kush ishin anëtarët e këtij Shtabi?
– Ҫfarë pozite komanduese kishte Xhevat Berisha në këtë Shtab, (i cili me vonë u shndërrua në Shtab të Brigadës 125 të ZO të Pashtrikut)?
– Cila ishte Zona e Lirë vepruese e UҪK’së në Prizren?
– Si u furnizua me armatim UҪK’ja në Prizren, nga pikat logjistike në Koretnik/Pikëllim dhe Pashtrik – gjatë verës 1998?
– Kush i mbante kontaktet me Shtabin Lokal të UҪK’së në Jeshkovë gjatë kohës së furnizimit me armatim?
– Si i mbante kontaktet Xhevat Berisha me SHP të UҪK’s – në Likoc të Drenicës?
– Si u përballuan ofenzivat e forcave ushtrake – policore serbe në korrik – gusht 1998 nga UҪK’ja në Prizren?
– Si udhetuan Xhevat Berisha me Komandant Remzi Ademajn – Petritin,… për në SHP të UҪK’së dhe në çfarë rrethanash u zhvillua beteja e përgjakshme më 15 gusht 1998 te udhëkryqi i Nashecit (afër Prizrenit), gjatë kthimit të tyre nga Drenica, (ku në këtë betejë vritet Komandant Petriti)?
– Si u zhvillua Beteja e Lezit me 1 shtator 1998, deri në rënien dëshmorit të Kombit Xhevat Berisha me 13 bashkëluftëtarët e tij?
(…)

Dokumentarin e përgatitën:
– Autor: Sheradin Berisha
– Tekstin e lexoi: Festim Kabashi
– Montazhi: Lendi Susuri
– Muzika: Mendim Elezkurtaj
– TV’OPINION, Prizren.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura