Pashtriku.org, 1. 12. 2016: Në vitet 1934 – 1936 në Korçë u botua revista e përdyjavshme shoqërore, kulturore dhe letrare “Rilindja”, dhe drejtor përgjegjës i saj ishte, Dr.Pandi M.Frashëri. “Rilindja” kryesisht botonte artikuj që përshkruanin gjendjen sociale të vendit, ndërsa në rubrikën letrare botoheshin shkrime nga autorët e rinj. Më 28 nëntor 1934 (në 22 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë) “Rilindja” (Viti 1, Nr.1), faqet e para ia kushtonte FLAMURIT tonë KOMBETAR. Në 104 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë shkëputa këtë pjesë, kushtuar FLAMURIT!