SHERADIN BERISHA: ‘ZAJEDNICA’ E SHKATËRRON TËRËSINË TERRITORIALE TË KOSOVËS DHE E BËN TË PAMUNDUR BASHKIMIN E REPUBLIKAVE SHQIPTARE NË DY NJËSI FEDERALE!

Pashtriku.org, 4 korrik 2017: Në dhjetor 2007, nëpër zyrat e BE’së në Bruksel ka qarkulluar një dokument i papublikuar, të cilin e kishin përpiluar ekspertët juridik të BE-së. Në këtë dokument konstatohej se “Rezoluta 1244 e KS të OKB’së e publikuar më 10 qershor 1999 do të mbetet në fuqi edhe pas shpalljes së pavarësisë (me pakon e Ahtisaarit) nga Kuvendi i Kosovës”, sepse sipas tyre “1244’shi nuk e parandalon shpalljen e pavarësisë së Kosovës”!
Rezoluta 1244 vërtetë nuk e parandaloj shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008, por ama mbi bazën e kësaj rezolute dhe të dokumenteve tjera ndërkombëtare, siç janë:
– Raporti i Kai Aides për Kosovën (Nju Jork, OKB – 13 qershor 2005) që rrodhi si rezultat i ngjarjeve të marsit 2004;
– Pakoja e Ahtisaarit (Nju Jork, Vjenë, 2 shkurt 2007) dhe
Gjashtë pikëshi i Ban Ki Moon’it! (OKB – Nju Jork, 13 qershor 2008), kanë bërë që Kosova, si “shtet i pavarur i Ahtisaarit” të futet në një cikël të ri bisedimesh politike me Serbinë, (nga viti 2011 e deri më sot), e që ky “dialog” kulmoj me marrëveshjen Thaçi-Daçiq-Eshton në Bruksel, më 19 prill 2013 – për themelimin e minishtetit serb “ZAJEDNICA”!
***
Lidhur me dokumentin e ekspertëve ligjorë të BE-së, më 16 dhjetor 2007 (dy muaj para shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë, në të cilën theksohet disa herë rezoluta 1244) kam bërë një reagim me titull: “PAVARËSIA E KOSOVËS AS QË MUND TË IMAGJINOHET ME REZOLUTËN 1244!”
Më gjerësisht lexoni këtu:
http://pashtriku.beepworld.de/files/Kosovaneudhkryq/dhjetor07/sheradinberisha_pavaresiaasqeimagjinohetme1244_16.12.07.htm

APELI QË HASI NË VESH TË SHURDHËRT!
Duke pasur parasysh këtë situatë të rëndë nëpër të cilën po kalonte kjo republikë, më 22 shkurt 2012 kam bërë një APEL, drejtuar Kuvendit të Kosovës (kur ishte kryetar Jakup Krasniqi) dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (kur ishte kryetare Jozefina Topalli) me mesazhin domethënës:
“SOT I KA ARDHUR KOHA BASHKIMIT KOMBËTAR!”
Në këtë apel kam shkruar si më poshtë:
“Për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë degradimit të mëtutjeshëm të Republikës së Kosovës, dhe tjetërsimit të qenjes sonë Kombëtare, në këto momente duket se është i domosdoshëm, që Kuvendi i Kosovës, të thërras një seancë të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar rrugën e realizimit të Bashkimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, dhe pas konsultimeve në mes të institucioneve shtetërore dhe akademike, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 2012, kuvendet respektive të shpallin Bashkimin e dy shteteve në një SHTET të përbashkët. Dikush mund të thotë, se kjo është e pamundur, sepse pengohet nga faktori ndërkombëtarë. JO! Kjo është plotësisht e mundur dhe legjitime! Me këtë rast dua të rikujtoj një fakt historik. 100 vjet më parë, edhe pse mbi 80% e territorit shqiptar ishte i pushtuar nga ushtritë: Serbo – malazeze, greke e bullgare, Kuvendi i Vlorës e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj ETNIK. Ndërkaq sot, cila është ajo forcë ushtarake që mund ta ndalë Bashkimin e Shqiptarëve në një SHTET? S’ka! Prandaj ta bëjmë sot, në mënyrë që nesër të mos bëhet vonë!”

***
Ky apel atëkohë edhepse u mbështet fuqishëm nga opinioni publik, përmes rrjeteve sociale dhe forumeve të ndryshme shqiptare, nuk ka hasur në mirëkuptim nga institucionet respektive të Republikës së Ahtisarit dhe të Republikës së Shqipërisë!
‘ZAJEDNICA’ E SHKATËRRON TËRËSINË TERRITORIALE TË KOSOVËS DHE E BËN TË PAMUNDUR BASHKIMIN E REPUBLIKAVE SHQIPTARE NË DY NJËSI FEDERALE!
Dhe tani 5 vjet më vonë nga ky APEL imi, (pra në prag 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë), Republika e Ahisarit, ka pësuar një goditje të rëndë në sovranitetin e saj të brendshëm, si pasoj e dialogut politik dhe marrëveshjeve të arritura në Bruksel, siç janë :
– Marrëveshja e 19 prillit 2013, midis Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit, me ndërmjetësimin e znj. Catherine Ashton – për themelimin “Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë”, dhe
– Marrëveshjes e 25/26 gushtit 2015, midis Isa Mustafës dhe Aleksandër Vuçiqit – për “ZAJEDNICËN”, dhe Hashim Thaçit e Skënder Hysenit me palën malazeze – për “DEMARKACIONIN ME MALIN E ZI”!
Ky proces i negociatave që po zhvillohet midis Kosovës dhe Serbisë, për statusin etnik të serbëve në Kosovë , për njësinë autonome serbe me emërtimin ZAJEDNICA, (e jo si dialog për ‘normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë” siç përpiqet ta shes në opinion Hashim Thaçi), duket qartazi se do ta shkatërrojë UNITETIN TERRITORIAL TË KOSOVËS, dhe në këtë mënyrë në të ardhmen do ta bëjë të pamundur realizimin e vullnetit të 95% të shqiptarëve të Republikës së Ahisaarit, për t’u bashkuar me Republikën e Shqipërisë në një SHTET, si dy njësi FEDERALE!
PËRGJEGJËSIA!
Pashmangshëm përgjegjësia kombëtare, politike dhe ligjore për këtë degradim humnerës të Kombit tonë, natyrshëm bie fillimisht mbi Hashim Thaçin, Isa Mustafën, pastaj mbi partitë politike, institucionet shtetërore dhe ato akademike-shkencore të Kosovës dhe të Shqipërisë, që nga paslufta e deri më sot!!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura