SHVL-UÇK TIRANË: LUFTETARËT E TRUNGUT AMË QË LUFTUAN NË KRAH TË VËLLEZËRVE TË TYRE NË TROJET ETNIKE SHQIPTARE

(Tiranë, 08. 11. 2012) – Shqiptarët brënda kufijve historik, në 28 Nëntor 2012, ditën kur atdhetari e patrioti i njohur Ismail Qemali, ngriti në Vlorë Flamurin Kombëtar Kuq e Zi, kremtojnë 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe afirmimin e shtetit Shqiptar në arenën ndërkombëtare. Që nga ajo ditë e shënuar e deri tani, kanë kaluar 100 vite të ngarkuara politikisht, periudhë shekullore kjo, e cila mund të quhet me plot gojën, si koha kur popujt janë gjakosur më shumë se kurrë midis njëri tjetrit. Kjo se brënda këtij mileniumi, janë zhvilluar dy luftra botërore dhe disa luftra ballkanike, të cilat me veprimet e tyre barbare, kanë marrë miliona jetë njerzish të pafajshëm. Më tepër se çdo popull tjetër në kontinent e më gjërë, ishin e mbetën Shqiptarët, ata që u gjakosën më së shumti moralisht dhe politikisht.

Shekulli i njëzetë e mbylli kapitullin e vet, me luftën për çlirimin e trojeve etnike Shqiptare të Kosovës tërësisht Shqiptare. Ajo u mbars së tepërmi politikisht dhe për pasojë në 24 Mars 1999, në krah të Shqiptarve të shumëvuajtur e të gjakosur, erdhën e u rradhitën, Forcat Ajrore të NATO-s. Ato sulmuan e bombarduan nga ajri për 78 ditë rresht, duke mbështetur fuqimisht UÇK-ës dhe ashtu bashkërisht, duke zotëruar ajrin dhe tokën, e më 21 Qershor 1999 larguan përfundimisht dhe njëherë e përgjithmonë nga ato troje Shqiptare, ushtarin e fundit të Sërbo-Sllavisë nacionaliste. Pa u tharë mirë gjaku i 2000 e ca dëshmorve të Kosovës, në fillimet e shekullit të ri, lufta polli luftën dhe Kosova Lindore u përfshi në flakët e një lufte të re, asaj të Luginës së Preshevës. Pothuajse pas nje viti, mbarsja luftarake u zgjerua më tej dhe pushka plasi në trojet e tnike të Shqipërisë Lindore, në Tetovë, Shkup, Kumanovë e komunat e tjera tërësisht Shqiptare, të një shteti të vetëquajtur maqedon.

………………………………………………

………………………………………………………

Në tri luftrat e fundit të Shqiptarve, gjaku u derdh si lumë dhe ato luftra mizore të nacionalistëve të tërbuar Serbo- Sllav, morën me mijra jetë njerzish. Rreth 2200 dëshmor me në krye legjendën e Kombit Shqiptar Adem Jashari, u sakrifikuan duke dhuruar dhe pikën e fundit të gjakut, për çlirimin e bashkimin e atyre trojeve etnike me trungun amë. Me mijëra të tjerë u plagosën në ato luftra dhe sot janë invalid me pasoja të rënda. Mbi 30.000 mijë njerës u zhdukën dhe për pjesën më të madhe të tyre, sot e kësaj dite, nuk jepet asnjë shpjegim konkret. Nacionalistët e tërbuar të Beogradit e Sllavët e Shkupit vrastar, në zbatim të teorisë Çubrilloviçiane të tokës së shkrumbuar, dogjën dhe shkatërruan mbi 300.000 mijë shtëpi, duke përzënë mbi një milion banor nga vendbanimet e trojet e veta etnike. Kriminaliteti Serbo-Sllav, u shoqërua me një terror të paparë, pjesë e të cilit u bë dhe përdhunumi i mbi 20 mijë femrave Shqiptare, të moshave të ndryshme.
Luftrat u mbyllën me traktate e marrëveshje, por asnjëra prej tyre nuk plotësoi aspiratat e Shqiptarve. Kumanova i dha fund luftës në Kosovë, duke injoruar luftëtarët heroik të UÇK-ës, të cilët në atë luftë ishin sa nacional aq dhe internacional. Luftuan për çlirimin e Kosovës Shqiptare, por duke luajtur një rrol të madh, atë forcave tokësore të NATO-s, gjatë sulmeve e bombardimeve ajrore që kreu ajo aleancë, kundër bishës më të egër post hitleriane të Beogradit të tërbuar nacionalist. Konçuli dhe Ohri të dyja së bashku, nën trysninë e rreaksionit të njohur Europian, vulosën dinakërisht sanksionimin e mëtejshëm të pushtimit të atyre trojeve etnike Shqiptare, nga Serbo-Sllavët e pangour me gjak Shqiptari. Luftrat sollën paqe të kushtëzuar, por jo lirinë e dëshëruar. Në këto luftra, Shqiptarët u ndjenë më të sigurt, sepse në krah të tyre, më tepër se kurdoherë ishin dhe mbetën SHBA-ës dhe Britania e Madhe, të cilat udhëhoqën politikisht dhe drejtuan ushtarakisht Aleancën e Atlantikut Verior, në luftë për shporrjen përfundimtare të kolnizatorve Serb nga krejt Kosova, njëherë e përgjithmonë.
Në këto luftra mizore të imponuara nga Serbo-Sllavët e indoktrinuar nacionalist, morën pjesë 186 luftëtar, ushtar dhe oficer nga trumgu Amë, të cilët luftuan krah për krah vëllezërve Shqiptar të një gjinie e gjaku, të trojeve etnike të Shqipërisë Veriore e Lindore. Ata u rreshtuan brënda formacioneve të shumta të UÇK-ës, UÇPMB-cit dhe UÇK-re, në Shtabin e Përgjithshëm, Zona Operative, Brigata, batalione, kompani, togë e skuadër luftarake si drejtus, komandant ose luftëtar të vendosur për realizimin e misionit të ngarkuar historik kombëtar. Nga gjithë këta vullnetar, 71 luftëtar ranë heroikisht në fushat e betejave dhe sot janë dëshmorë të kombit Shqiptar, 21 luftëtar u plagosën në këto luftra dhe sot janë invalid, 7 vetë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës u burgosën në Burgun e Dubravës dhe 87 luftëtar e oficer të cilët lufta i kurseu, sot janë veteran të nderuar.

Luftrat që u zhvilluan nga UÇK-ës. UÇPMB-cit dhe UÇK-re, pëfunduan rrespektivisht në vitet 1999, 2000 dhe 2001 dhe pas tyre nisi gradualisht identifikimi dhe evidentimi i pjestarve dëshmor, invalid dhe luftëtarve veteran të këtyre luftrave, punë kjo e cila u krye nëpërmjet shoqatave përkatëse të dëshmorëve, invalidve dhe veteranve në Kosovë, Preshevë, Tetovë dhe për trungun Amë nga SHVL e UÇK-ës Tiranë. Realizimi i kësaj kërkese nuk ishte e lehtë, sepse në pas luftë, elementë turbullues, intrigant, mashtrues e të pamoralshëm, u hodhën në sulm, për tu bërë pjestar të këtyre luftrave, pa qënë të tillë. Këtë më së shumti e bënë disa dallkauk, të cilët të mbetur të pa punë rrugëve të Tiranës e ndonjë rrethi tjetër, me këtë rast synuan, që me një gur të vrisnin dy zogj, ku duke u bërë pjest
ar të ushtrive çlirimtare, të futeshin brënda historisë si luftëtar dhe nëpërmjet kësaj të fundit, të marrin pension lufte nga shteti i Kosovës.
SHVL e UÇk-ës Tiranë, e nisi punën për verifikimin e pjestarve të vetë, që në hapat para të krijimit të sajë, ku gjatë rregjistrimit, sejcilit antar ju kërkua vërtetimi i pjesmarrjes në luftë, i firmosur e vulosur nga titullari përkatës i kohës së luftës, për çdo njësi luftarake. Kësaj kërkese tepër të rëndësishme, ju përgjigjën me dhjetra pjestar, që në verifikim e sipër të dokumenteve që paraqitën, u rregjistruan gradualisht brënda kësaj shoqate si dëshmor, invalid, të burgosur të Dubravës dhe si veteran. Kjo punë vazhdoi për disa vite, jo vetëm për ata që pretendonin për tu bërë antar, por dhe për ata që paraqitën dokumentin e kërkuar, duke shkuar për verifikim deri në fund të origjinës, të firmës e vulës të lëshuar nga drejtuesit përkatës të luftës. Kjo për të çuar e zbatuar deri në fund, kërkesat e statusit të dëshmorit, invalidit dhe veteranit, të përpiluar nga shoqatat përkatëse të luftës, e të miratuar nga qeveria e Kosovës.
Prej asaj kohe e deri në ditët e sotme, nga ana e SHVL e UÇK-ës Tiranë, është kryer një punë voluminoze dhe mjaft e rëndësishme. Kështu në realizim të kësaj detyre, SHVL e UÇK-ës Tiranë, mblodhi Këshillin e përgjithshëm, të përbërë nga 9 vetë, kryesisht nga luftëtarët më të shquar të atyre luftrave, Besnik Sinani vëllai i dëshmorit Legjendar Tahir Sinani, Bardhyl Llagami baba i komandant “Shpendi” Skerdilajt Llagamit, Rabije Koxhaj bashkëshortja e Lefter Koxhaj emblemës të luftës kundër tanke në Maqedoninë Shqiptare, Kujtim Lleshi vëllai i dy dëshmorve të luftës së Kosovës Osman e Xhevit Lleshi dhe vetë pjestar i asajë lufte, Spiro Butka zv/komandant i operacionit “Shigjeta”, tre komandantët e bataljoneve të Operacioit “Shigjeta”, Agim Sallaku, invalidi Ermir Begaj i plagosur gjatë luftimeve në Pashtrik e Dritan Dyrmishi dhe Ymer Coka luftëtar i Brigadës 134 të ZO të Dukagjinit. Ky këshill, në studim të detyrave që dualën, mgarkoi antarët e tij dhe Kryesinë e kësaj shoqate të përbërë nga Spiro Butka Kryetar, Rabije Koxhaj Zv/Kryetare dhe Ymer Coka Sekretar i SHVL të UÇKës Tiranë, për të zbatuar e çuar deri në fund, kërkesat e statusit të dëshmorit, invalidit e veteranit, pa bërë as më të voglin lëshim, për seicilin pjestar të atyre luftrave, të verifikuar sipas dokumentave të paraqitur para këshillit e kryesisë të SHVL të UÇK-ës Tiranë.
Pas një pune të hollësishme e kontrolli të imët, të bërë nga Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia e SHVL të UÇKës Tiranë, u konkludua se në ato luftra morën pjesë 186 vullnetar, që u rreshtuan në rradhët e formacioneve të ndryshme të atyre ushtrive çlirimtare. Nisur nga statistikat e krijuara të kontrolleve rigorioze të deritanishme të Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë të SHVL të UÇK-ës Tiranë, deklarojmë me përgjegjësi të plotë, se nga 186 luftëtar vullnetar të inkuadruar në ato tri luftra, 71 prej tyre ranë heroikisht në fushat e betejave dhe sot janë dëshmor të Kombit Shqiptar, 21 nga këta u plagosën në luftë e sipër dhe sot janë invalid, 7 luftëtar u arrestuan gjatë veprimeve luftarake dhe u burgosën në burgun e Dubravës, ndërsa 87 luftëtar e oficer që lufta i kurseu, sot janë veteran të nderuar. Nisur nga veprimtaria e tyre luftarake nëpër njësi e reparte të ushtrive çlirimtare, stastika e krijuar në pasluftë tregon se, 72 prej tyre u rreshtuan në formacionet e operacionit “Shigjeta”, 46 vetë në ZOP, 36 vetë në logjistikën e UÇK-ës, 20 vetë në ZODuk., 5 vetë në sigurinë e UÇK-ës, 3 vetë në SHP të UÇK-ës, 2 vetë ZOLlap., një në MM të QPK-ës dhe një në ZOMetvegjës.

Nga 71 dëshmorët e rënë, 32 janë luftëtar të ZO të Pashtrikut, 19 luftëtar janë pjestar të logjistikës të UÇK-ës, 14 luftëtar të operacionit “Shigjeta”, 5 luftëtar të ZO të Dukagjinit dhe një luftëtar i Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-ës. Ata janë Adem Xhelal Shehu ZOP, Adem Uk Mazreku ZOP, Adem Bajram Selmani ZODuk., Agim Ismail Muja ZOP, Arben Rexh Kraja ZOP, Arben Selim Bardhoshi Op.Shigj., Arjan Qamil Brahimi ZOP, Arif Shpend Dautaj ZOP, Artan Xhem Kovaçi ZOP, Astrit Hekuran Suli Op.Shigj., Astrit Selman Rrushi ZOP, Bali Rustem Morina ZOP, Behar Adem Ademaj ZOP, Besmir Azem Brati ZOP, Besnik Sali Saliaj Logjist., Besim Hamt Bardhoshi Logjist., Bilbil Halil Muja Logjist., Bylbyl Hazir Breçani ZODuk., Din Alush Koleci ZOP, Etem Tot Syla Logjist., Fatmir Rexhep Hasandoçi ZODuk., Halim Zenun Bardhoshi ZOP, Halit Riza Coka ZODuk., Hazir Abdyl Malaj Logjist., Hamdi Muharrem Mulaj Op.Shigj., Hysni Adem Hajdarmataj Logjist., Lefter Lutfi Koxhaj Op.Shigj., Liri Ramadan Lusha Op.Shigj., Lulzim Hasan Muhametaj Logjist, Lulzim Sadik Morina ZOP, Man Arif Sallahi Logjist., Mehriman Uk Dauti ZOP, Mehmet Ram Dizdari ZOP, Mensur Skënder Syla Logjist., Merita Sadik Cahani Op.Shigj., Muharrem Halil Tafa Logjist., Mus Sadik Cahani Op.Shigj., Naim Hajdar Qema ZOP, Ndriçim Sherif Koxhaj Op.Shigj., Nesim Hysni Syla Logjist., Indrit Lulzim Cara Nj.Spec. SHP i UÇK-ës, Isa Peshk Malaj ZOP, Isa Dervish Thaçi ZOP, Isa Rexhep Hajdarmataj Logjist., Orion Adem Qelia ZOP, Osman Dem Selimaj Logjist., Osman Ibish Lleshi ZOP, Pajtim Ahmet Roci Op.Shigj., Qazim Hazir Dauta ZOP, Ram Mus Gecaj ZOP, Ram Rexhep Sallahi Logjist., Ramiz Ram Memia ZOP, Renti Ismail Geci Logjist., Sadri Besim Ahmati ZOP, Selim Tahir Kraja Op.Shigj., Skënder Rasim Morina ZOP, Skerdilajd Bardhyl Llagami Op.Shigj., Shkëlzen Hysni Morina Op. Shigj., Shpend Rexh Hajdarmataj Logjist,, Tahir Mal Sinani ZOP, Tahir Ram Memia ZOP, Tahir Shaban Hoxha Logjist., Xheladin Qazim Dauti ZOP, Xhem Ali Kovaçi ZOP, Xhem Sadri Bardhoshi Op.Shigj., Xhevat Ajet Lleshi ZOP, Xhevit Ibish Lleshi ZOP, Xhevair Bajram Selmani ZODuk.
Gjatë zhvillimit të atyre luftrave, në fushat e ndryshme të betejave, u plagosën 21 luftëtar, të cilët sot gëzojnë statusin e invalidit. Nisur nga evidetimi i kryer për këta invalid, del se 8 luftëtar janë të operacionit Shigjeta, 6 luftëtar janë të ZO të Pashtrikut, 4 luftëtar janë të logjistikës së UÇK-ës dhe 3 luftëtar të ZO të Dukagjinit. Ata janë: Agim Bajram Pera ZOP, Alban Myrto Selko Op.Shigj., Altin Ramazan Ymeri ZODuk., Abdyl Qerim Trezhenjeva Logjist., Bashkim Abdyl Daçi Op.Shigj., Beqir Reshit Kraja ZOP, Dashnor Rustem Onuzi ZODuk., Ermir Asqeri Begaj Op.Shigj., Genci Behar Sefa Op.Shigj., Gencion Gëzim Ademi ZODuk., Gëzim hysni Laçi ZOP, Farie Memet Derri ZOP, Fatmir Sulejman Mazreku ZOP, Hamit Sahit Kartoçi Logjist., Hysni Qazim Neziri Logjist., Meçan Isa Zorba Op.Shigj., Pëllumb Halim Daçi ZOP, Selman Abdyl Daçi Op.Shigj., Shaq Sherif DaçiOp.Shigj., Ilir Seit Himi Op.Shigj., Xaje Selim Çela Logjist. e UÇK-ës. Në luftë e sipër u arrestuan dhe u burgosën në burgun e Dubravës 7 luftëtar, të cilët sipas statistikave të grumbulluara deri tani, 5 luftëtar i përkasin logjistikës së UÇK-ës dhe 2 luftëtar ZOP. Ata janë: Avni Brahim Memia Logjist., Basri Sadik Myftari ZOP, Bujar Hasan Sylaj ZOP, Haki selim Xhepexhia Logjist., Ilir Abdyl Kartoçi Logjist., Osman Adem Kartoçi Logjist. dhe Trashëgim Rustem Kartoçi Logjist.

………………………………………….

Në ato luftra çlirimtare morën pjesë ish ushtar dhe oficer të Ushtrisë Shqiptare, të cilët u pozicionuan në detyra të ndryshme të formacioneve luftarake të UÇK-ës. Nga statistikat e grumbulluara për veteranët, rezulton se 50 prej tyre janë luftëtar të operacionit “Shigjeta”, 12 luftëtar të ZO të Dukagjinit, 8 luftëtar pjestar të logjistikës së UÇK-ës, 6 luftëtar të ZO të Pashtrikut, 5 luftëtar pjesë e sigurisë të UÇK-ës, 2 oficer operativ në SHP të UÇk-ës, 2 luftëtar ZOLL, një oficer operativ në MM të QPK-ës dhe një luftëtar i ZO të Metvegjës.
Të shpërndarë nëpër formacionet e UÇK-ës ata janë: Adem Sadik Bicaj Op.Shigjeta, Adem Behadin Dahri Br138ZOD., Adem Qerim Shehu Br.153ZOLl., Adem Rustem Gradica ZOP, Adriatik Murat SelkoBr138ZOD., Afrim Jashar Dragoshi Op.Shigjeta, Agim Slman Mehmeti ZODuk., Agim Ismil Sallaku Op.Shigj., Agim Taf Krasniqi Logjist., Agron Elez Cahani ZOP, Agron Femi Axhami Op.Shigj., Agron Hasan Hajdari ZODuk., Agron Memet Sadiku ZOP, Ajet Ali Kovaçi Logjist., Ali Samit Aliaj Op.Shigj., Ali Bajram Ceka Op.Shigj., Ali Nuri Spahia Op.Shigj., Alush Demir Shala Op.Shigj., Alush Xhem Gradica Op.Shigj., Arben Xhemal Lleshi ZOP, Arjan Rexh Zhubi Op.Shigj., Artan Sali Mani ZODuk., Arqile Sotir Mandro MMQPK-ës, Avdi Demir Sallahi Op.Shigj., Avdi Ymer Lleshi Op.Shigj., Bardhyl Liman Krasniqi Op.Shigj.,Bardhyl Sejat Fejzo Sigur.UÇK-ës, Bardhyl Tahir Tahiraj SHPUÇK-ës, Besnik Avdyl Daçi Op.Shigj., Bexhet Kujtim Qosja Logjist., Bledian Agim Zajmi Op.Shigj., Bilbil ahmet Veseli Br133ZODuk., Dashamir Aqif Aliu ZOLl, Dilaver Rezo Goxhaj SHPUÇK-ës, Dritan Sefedin Dyrmishaj Op.Shigj., Ervis Karafil Malasi Op.Shigj., Fatmir Isuf Kadriaj Op. Shigj., Fatos Bexhet Memeti ZOP, Fatos Hysni Aliaj Br138ZODuk., Fatos Jonuz Kanani Sig.UÇK-ës, Feriz Hysen Treshenjeva Op.Shigj., Fidai Ali Dida Logjist., Fiqiri Hysni Meta Op.Shigj., Gani Ibrahim Thaçi Op.Shigj., Gëzim Selman Berisha Op.Shigj., Jetmir Selman Elezi Op.Shigj., Halil Isuf Demaj Op.Shigj., Hamet Sherif Daçi Op.Shigj., Hazir Deli Lleshi Op.Shigj., Hysni Ram Dushi Op.Shigj., Kamber Sul Poga Logjist., Klodian Sotir Gjika Op.Shigj., Kujtim Ibish Lleshi Br138 ZOD, Kujtim Kamber Biçaku Op.Shigj., Lah Ajet Lleshi Op.Shigj., Miftar Qerim Spacaj Op.Shigj., Ibrahim Selim Xhepexhia Op.Shigj., Ilir Jani Dako Sig.UÇK-ës, Ilir Bajram Kulla Sig.UÇK-ës, Isa Sherif Breçani Op.Shigj., Petrit Feim Mënaj ZOMetv., Pëllumb Ibish Lleshi Br126ZOP, Ragip Kadri Sadikaj Op.Shigj., Ram Selim Kuca Sig.UÇK-ës, Rasim Ismet Rexha Op.Shigj., Rifai Hysni Tivari ZODuk., Safet Avdyl Daçi Op.Shigj., Safet Mal Kovaçi Op.Shigj., Sadik Rexh Bajrami Op.Shigj., Sadik Tahir Aliaj Op.Shigj., Sami Cen Coka ZODuk., Sami Lutfi Nerguti Logjist., Skënder Avdyl Daçi Op.Shigj., Skënder Musli Doçi Op.Shigj., Simon Themi Allkanjari Logjist., Spiro Zoi Butka Op.Shigj., Shaban Murat Tafçiu ZODuk., Shkëlqim Memet Sejdini Op.Shigj., Shkëlzen Avdyl Daçi Op.Shigj., Shkëlzen Memet Dollapi Logjist., Spend Selim Demaj Op.Shigj., Spëtim Shefit Aliaj Op. Shigj., Shyqyri Halim Daçi Op.Shigj., Vexhi Qerim Halili Op. Shigj., Ylli Sadik Dashaj Op.Shigj., Ylli Avdi Sokoli Op.Shigj. dhe Ymer Ali Coka Br134ZODuk.
Gjatë verifikimit, identifikimit dhe evidentimit të vullnetarve pjesmarrës të këtyre luftrave SHVL e UÇK-ës Tranë, u ballafaqua me individ të korruptuar e për më tepër me disa të pamoralshëm, që me sevilizma të pështira, paraqitën para Këshillit të Përgjithshëm e Kryesisë të SHVL të UÇK-ës Tiranë dokument fiktiv, mashtrues e të fallcifikuar, të cilët pasi u studjuan e verifikuan, u konkludua se ata persona, jo vetëm që nuk kanë marrë pjesë në ato luftra, por në të kundërtë, me veprimet që kanë kryer, kanë dëmtuar së tepërmi UÇK-ës, gjatë realizimit të misionit historik kombëtar. SHVL e UÇk-ës zotëron dokumente të arshivuar nga lufta, të cilët me vërtetësinë e kohës saktësojnë, veprimet e pamoralshme dhe antikombëtare të tyre. Ky grup përbëhet nga individ të njohur problematik, për veprimtari të pandershme morale dhe të dënuar nga shteti Shqiptar për vjedhje të pronës shtetërore, të cilët dirigjohen nga një ish sigurims i përjashtuar nga ato organe, sepse i jati i tij rezultoi sipas shtypit ditor të Beogradit, Prishtinës e Tiranës, agjent i afirmuar i UDB-ës, në rradhët e strukturave mbrojtëse të shtetit Shqipëtar. SHVl e UÇK-ës me vendim Nr.181/4 datë 18.102008, i përjashtoi nga rradhët e sajë këta individ problematik, duke i flakur në koshin e plehrave. Për vendimet e marrë nga organet drejtuese të SHVL e UÇK-ës Tiranë, me një informacion të veçantë, u njoftuan shoqatat homologe të SHFDUÇK-ës, SHILUÇK-ës OVLUÇK-ës Prishtinë, SHVLUÇK-re Tetovë dhe SHVLUÇPMB-cit Preshevë. Të gjitha shoqatat e dala nga lufta, u solidarizuan me vendimin e marrë nga SHVL e UÇK-ës Tiranë, kundër atyre individve negativ e të pamoralshëm, duke mbështetur fuqimisht luftëtarët vullnetar të ushtrive çlirimtare për vendimarrjen e drejtë të marrë kundër këttyre elementëve turbullues. Por, për çudinë e Shqiptarve të kudo ndodhur dhe habinë e luftëtarve të ushtrive çlirimtare, drejtues i veçantë të OVLUÇK-ës Prishtinë, në vënd që të sqaronin opinionin e asaj treve etnike Shqiptare, për sjelljet e pahijëshme e të turpëshme të këtyre individve kontrapedal, bënë veshin e shurdhër dhe për më keq të mbarëvajtjes kombëtare, me ndërhyrjen e “ish sigurimsit trashëgimtar të tradhëtisë”, i paisi të përjashtuarit e SHVLUÇK-ës Tiranë, me dokument veterani të OVLUÇK-ë Prishtinë, duke shkelur me këmbë gjakun e 71 dëshmorve të rënë në ato luftra, nderin, mundin dhe djersën e 21 invalidve, 7 të burgosurve të Dubravës dhe 87 luftëtarve veteran të SHVLUÇK-ës Tiranë.

………………………………………….

Kenge per deshmorin Astrit Suli……………………………………………….

……………………………………..

Është e drejta e tyre, për të paisur ish luftëtarët me kartë veterani, por kurrsesi nuk duhet lejuar, që me këto karta të paisen intrigantët, falcifikatorët dhe mashtruesit e pamoralshëm. E theksojmë këtë, sepse një person i përjashtuar për këto veprime, zbulon veten dhe OVLUÇK-ës Prishtinë, me dokumentet fallcifikative që paraqet në faqen e internetit të një UDB-shi nga Izniqi, për paisjen e vet me kartë veterani. Karta e lëshuar në vitin 2009 nga OVLUÇK-ës Prishtinë, e paraqet si pjestar të ZOP dhe ZOD, ndërsa karta e vitit 2012 e paraqet ndryshe, si luftëtare të Operacionit “Shigjeta”. Ky veprim kontraditor, u ballafaqua me drejtusin kryesor të atij operacioni Z.Bislim Zyrapi, i cili në revoltë e sipër, u shpreh se personi në fjalë, jo vetëm në oeracionin “Shigjeta”, por nuk figuron në asnjë njësi tjetër të UÇK-ës, si pjesmarrës i asaj lufte. Në operacionin “Shigjeta” rradhiten 14 dëshmor, 8 invalid dhe 50 luftëtar veteran, të cilët i bashkohen dhe mbështesin plotësisht mendimin e Z.Bislim Zyrapit, për deklaratën e bërë për personin që ka fallcifikuar dokumentet e veteranit. Ne u themi vëllezërve tanë të luftës e të paqes, të thellohen më tej në këto akte fallcifikimesh dhe të shohin po në atë faqe interneti të dobiçit të Beogradit, se si paraqiten dokumentet e atij personi në vazhdimësi. Komplet të kundërta me realitetin. Me firma e vula gjysmake, e për më tepër lëshuar nga TMK-ës në pas luftë dhe jo nga njësitë luftarake të UÇK-ës. Dhe për më keq të vetë personit që paraqet këto dokumente, në TMK-ës është rregjistruar si minoritet Serb e jo si pjestar i UÇK-ës. Sa për fotografitë e shkarravinat e tjera, që faqos hibriti Serb i Izniqit, ne luftëtarët vullnetar të ardhur në ato luftra, deklarojmë se me të tilla fabrikime, ne nuk vemë as atje ku shkon mbreti në këmbë. Gabimi i nisur nga drejtuesit e OVLUÇK-ës Prishtinë, u avancua më tej, me gabime të tjera, që u kryen në vazhdimësi për trajtimin e mbështetjen e të përjashtuarve nga SHVLUÇK-ës Tiranë. Kështu si gjithmonë, me imponim të “të sigurimisit populist” të flakur jashtë nga strukturat e shtetit Shqiptar, OVLUÇK-ës Prishtinë arrin deri atje, sa në emër të UÇK-ës që derdhi aqë gjak, tu sigurojë individve të pamoralshëm, vjedhsëve ordiner dhe intrigantëve mashtrues pushime falas në Durrës dhe jo vetëm atyre, por dhe sorollopit të tyre enigmatik, në një kohë kur lihen në harresë në mënyrë të qëllimëshe 71 dëshmorë, 21 invalid, 7 të burgosur dhe 87 luftëtar veteran. Zot na ruaj nga këto paradokse cinike e tepër poshtëruese, të dirigjuara qoftë largë kush e di se nga ku. 
SHVL e UÇK-ës Tiranë i kapërcjellë këto qëndrime me qetësi në heshtje, duke pritur se një ditë të mirë, e vërteta del në dukje ashtu si është, pavarësisht se atë mundohen ta transformojnë. Për të qënë transparentë me shokët e luftës dhe me krejt Shqiptarët e trevave etnike, SHVL e UÇK-ës Tiranë deklaron, se nuk janë vetëm ata persona të përmëndur më sipër, që u përjashtuan nga rradhët e kësaj shoqate si falcifikator të pandenjë, por dhe shumë të tjerë, të cilët nuk vazhduan deri në fund misionin luftarak dhe ndërprenë bashkëpunimin me UÇK-ës në Dhjetor 1998, duke mos e vazhduar luftën deri në 21 Qershor 1999, ditën kur kjo luftë përfundoi. I njëjti qëndrim u mbajt dhe kundër disa kolltukofagëve të kuvendit e karrikexhijve shtetëror, që e pretendojnë veten për veteran të UÇK-ës, në një kohë kur, jo vetëm që nuk janë rreshtuar brënda formacioneve të sajë, por në të kundërt, duke preferuar rehatllikun dhe rrogat e majme, pas ngjarjeve të vitit 1997, u inkuadruan brënda strukturës organizative shtetërore, në detyra të ndryshme profesionale e politike. Largimi i këtyre individëve u bë në përputhje me Nenin 3 paragrafi 1.9 të ligjit për vlerat e luftës, ku thuhet se “Veterani UÇK-ës është qytetari i Kosovës dhe shtetas i huaj, i cili është rradhitur në rradhët e UÇK-ës dhe është rregjistruar si luftëtar, nga komandat, (shtabet e Zonave Operative të UÇK-ës), përkatësisht nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës, gjatë periudhës 1977-1999”. Ky nen përjashton të gjithë ata, që nuk janë rreshtuar në rradhët e formacioneve të UÇK-ës dhe ata që e kanë ndërprerë lidhjet me UÇK-ës e janë larguar para 21 Qershorit 1999. Një fillim i mbarë, për tu prerë rrugën falcifikatorve të historisë, të cilët duke fabrikuar fakte e argumente të rremë, shtrëmbërojnë realitetin e atyre luftrave, në mënyrë të qëllimshme, për të përfituar padrejtësisht statusin e veteranit. Shteti i Kosovës udhëzoi e vuri detyra për identifikimin e verifikimin dhe njëherë të këtyre ish luftëtarve dhe SHVL e UÇK-ës Tiranë, e kreu këtë detyrë ashtu si dje në luftë, duke i qëndruar besnik idealit të atyre trimave që ranë fli për këto toka Shqiptare.
Atdheu dhe kombi Shqiptar po përjetojnë ndjenja të veçanta gëzimi e hareje, që po sjell festa e 28 Nëndorit 2012, ditën kur Shqipëria mbush njëqint vjetorin e vet, atë të afirmimit si si shtet në arenën ndërkombëtare. Në kuadër të këtij përvjetori, në të gjithë hapësirat Shqiptare, po përkujtohen përpjekjet luftarake të Shqiptarve për liri e pavarësi, në dekada e vite të ndryshme. Përkujtohen ngjarje, ndodhi, përballje dhe vepra heroike, të atyre që luftuan në këto njëqint vite për lirinë dhe pavarëinë e Shqiptarve. Dhe nuk janë pak, sepse Shqiptarët në këto njëqind vite, duke filluar që nga 28 Nëntori 1912, dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë e deri në ditët e sotme, kanë derdhur shumë gjak. Luftrat e njëpasnjëshme Balkanike dhe dy luftrat botërore, muarën shumë jetë njerzish të pafajshëm, e për më tepër të atyre që sakrifikuan për atdheun dhe kombin. Shqiptarët edhe pse në këto luftra, u rradhitën në krah të fituesve, ata mbetën në kufijt e 1913-ës, të ndarë në disa shtete e republika fantazëm. Lufta e ftohtë, zgjati pothuajse pesë dekada, por ajo edhe pse mbarti një mbiemër të acartë, kapitullin e vetë e mbylli me një bashkim paqësor, të dy sistemeve në një të vetëm. E veçanta në fundin e shekullit që shkoi, ishte dhe mbeti genocidi nacionalist i organizuar qëllimisht nga Beogradi për Sërbi të Madhe. Në Fillim Sllovenia e Kroacia dhe pas tyre Bosnje Hercegovina. Të trija këto republika, u shkëputën nga Serbia, sipas përkatësisë etnike. Por, Beogradi nuk hoqi dorë nga lufta për Serbi të madhe dhe me 45600 forca ushtarake e policore, u sulë kundër Kosovës në vitet 1998-1999, luftë kjo që u kurorëzua me sukses nga UÇK-ës dhe NATO, në 21 Qershor të vitit 1999, ditën kur u largua dhe ushtari fundit Serb nga krejt Kosova. Luftrat përcollën njëra tjetrën në vitet 2000-2001 dhe Serbo-Sllavët përgjakën luginën Shqiptare të Preshevës e trojet etnike të Shqipërisë Lindore.

Shekujt zëvëndësuan njëri tjetrin, duke u shoqëruar me gjakderdhje masive. Shqiptarët e Kosovës u ndanë përfundimisht nga Serbia dhe hap pas hapi shpallën pavarësinë e tyre. Lugina e Preshevës dhe trojet etnike të Shqipërisë Lindore, mbetën peng i Serbo-Sllavëve, si rezultat i marrëveshjeve versajane të Ohrit e Konçulit. Gjaku u derdh si lumë, jo vetëm nga banorët e atyre trojeve etnike Shqiptare të pushtuara nga Sebo-Sllavët, por dhe nga vëllezërit e tyre të një gjaku, të ardhur vullnetarisht nga trungu Amë, në ato luftra. Me këtë akt patriotik e atdhetar, ata nuk nderuan veten, por krejt Shqipërinë e Shqiptarët e kudo ndodhur. Rrespektuan popullin, kombin dhe shtetin, duke i treguar mbarë botës, se cilët janë Shqiptarët e si flijohen për atdheun. Ata janë gjithsejt 186 vullnetar nga rrethe të ndryshme të vendit dhe në luftra e sipër, 71 prej tyre ranë në fushat e betejave e sot janë dëshmor të Kombit Shqiptar. Gjatë atyre luftrave u plagosën 21 vetë dhe sot ata janë invalid, 7 vetë u burgosën në burgjet Serbe dhe 87 ish luftëtar që lufta i kurseu, sot janë veteran të nderuar të atyre luftrave. Janë dhe këta pjesë e 100 vjetorit të Pavarësisë, por për ata nuk po kujtohet politika e aq më tepër politikanët. Tetë prej tyre e kryesisht Tahir Sinani, Skerdilajd Llagami, Lefter Koxhaj, Pajtim Roci, Ndriçim Koxhaj, Spiro Butka, Ermir Begaj dhe Kujtim Lleshi, u dekoruan në 9 Maj nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, me medaljet përkatëse. Të tjerë presin nderimin nga Prishtina, Presheva e Tetova. Do të ishte mirë, që Tirana në bashkëpunim të ngushtë me Prishtinën, të përkujtonin të dyja së bashku, veprën madhore të këtyre trimave luftëtar, që sakrifikuan veten e familjet dhe luftuan krah për krah vëllezërve të tyre në trojet etnike Shqiptare. Këta janë ata që skrifikuan jetën e tyre dhe luftuan në trojet etnike, krah për krah vëllezërve Shqiptar. Këta janë ndërgjegja, nderi dhe krenaria e kombit Shqiptar dhe duhen nderuar si të tillë. Këta janë ata trima, që në jetë të jetëve do të quhen luftëtar të Ushtrive Çlirimtare dhe epopeve të lavdishme të këtyre ushtrive. Kjo është lufta e tyre, që duke qënë në rradhët e Ushtrive Çlirimtare, bashkë me luftëtarët e tjerë, i dhanë një emër të madh, jo vetëm vetes, por gjith Shqiptarve kudo që janë. – SHVL TË UÇK TIRANË –

 ……………………………………………..

(Ilustrimet i bëri editori i Pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura