Skënder Sadri KAPITI: Elitë politike apo bërllok politik?!

Durrës, 29 gusht 2020: Pothuajse gjithçka sot më globale se çdo gjë tjetër është bërë politika.Politika është interes, ekonomi, zhvillim, progres, marrëveshje, aftësi, strategji, miqësi dhe armiqësi. Kur një shtet është i fortë politikisht ai ka ekonomi, zhvillim , ai shtet ka miq dhe aleatë.
Një shtet i dobët politikisht është i dobët edhe në të gjitha aspektet tjera të marrëdhënieve e të imazhit.
Dhe ku është sot politika shqiptare në këtë ballafaqim brënda kombëtar si dhe në atë botëror?
Po ta shikojmë atë se cfarë bëjnë e veprojnë si dhe kush janë sot “elitarët” politikë, kryetëparët apo “të mëdhenjtë” e politikës së sotme shqiptare vërehet se ata janë njerëz pa moral, të korruptuar, të papërgjegjshëm, matrapazë, injorantë, janë njerëz shpirtlig prej të cilëve shqiptarëve u kanë ardhur vetëm të këqija: zullume, tradhti, mjerim, strese, tragjedi, fatkeqësi dhe eksod.
Kur themi politikanët e sotëm “elitarë” kuptohet shumica e tyre që i fabrikoi e prodhoi tranzicioni paskomunist dhe që e dominojnë dhe e sundojnë politikën dhe shtetin; të ciët janë autorët pse Shqipëria gjëndet në këtë realitet zhgënjyes e të përvuajtshëm.
Elitat, ashtu sikurse p.sh. elita patriotike, elita intelektuale apo edhe ajo sportive janë dhe duhet të jenë ajka e tyre, ashtu si edhe elita politike duhet të jetë pjesa më e mirë e saj.
Në qoftëse demokracia zgjedh keq dhe të keqen politike, atëhere edhe vetë ajo shndërrohet në të keqen më të madhe.
Demokracia duhet të mirëzgjedhë elitën politike, ashtu sikurse edhe seleksionuesit që zgjedhin farërat më të mira të kulturave bujqësore, zgjedhin dhe seleksionjnë ato që japin fruta, bereqet dhe rendiment më të lartë e cilësorë.Edhe demokracia e vërtetë duhet të nxjerrë politikanë elitarë që të jenë të ndërgjegjshëm, përgjegjshëm dhe shërbëtorë të shtetit, të ligjit dhe të shoqërisë.
Mirëpo gabimisht mediat, opinionistët, analistët e kritikët e politikës, të politikave, të diplomacisë dhe të qeverisjes, “gabimisht” politikën dhe politikanët shqiptarë të këtij tranzicioni traumatik dhe këtë politike aktuale të deritanishëm i quajnë “elitë” politike.
Me elitë kuptohet si pjesa më e mirë, më cilësore dhe më e virtytshme, dhe duhet të zgjidhet e të seleksionohet si e tillë, ajo që është si më e mira e mundshme si politike e cila duhet të sitet e të seleksionohet me votë të lirë dhe që të jetë demokratikisht dhe cilësisht si më e mira.
Pra, me elitë politike duhet që si brënda partive politike ashtu edhe në votimin referendar popullor për parlamentin antarësia e partive dhe populli votues të votojë e të zgjedhë njerëzit më të mirë, më të ndershëm, më patriotë, të pakorruptuar, më të aftët, më meritorët, më moralistët dhe të painfektuarit me rekorde krimi e vjedhjeje.
Kur të jenë e të mirëzgjidhen si të tillë politika, politikanët e pushtetarët atëhere ata meritojnë që të quhen elita e mirëfilltë politike.
Por kur realiteti është krejtësisht i kundërt, pasi politika e politikanët shqiptarë, madje ata më kryesorët që janë në parlament e pastaj që prej tyre mbushet edhe qeveria, presidenca, gjyqesori dhe administrata me halabakë, individë injorantë, të pakulturë, të paaftë, të korruptruar, hajdutë, amoralë, mashtrues e gënjeshtarë, hipokritë dhe me rekorde krimi atëhere kësaj nuk mund t’i thuhet elitë politike por ndotje e bërllok politik.
Dhe kur parlamenti, qeveritë, gjykatat dhe administrata mbushet me bërllok politik atëhere edhe punët e qeverisë dhe të shtetit shkojnë e precipitojnë si bërllok e ndotje hajnish, korrupsioni, tradhtish, krimesh të cilat e infektojnë dhe e prishin edhe shoqërinë. Në Demokraci është Ligji Demokratik i zgjedhjeve të lira e të ndershme ai i cili mundëson pastrimin e politikës nga bërlloku politik, por që ky Ligj Demokratik në Shqipëri akoma nuk e ka bërë dhe as nuk e ka realizuar një gjë të tillë.Sot, tashme në Shqipëri pritet që dekriminalizimin, pastrimin e politikës nga bërlloku politik ta bëjë VETING-u.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura