XHEVAT BISLIMI: NE E DIMË Ҫ’ËSHTË KUVENDI, DEMOKRACIA, DEBATI, POR QEVERIA E KA TEPRUAR!

Prishtinë, 07. 12. 2105: Nuk do të thoja na lodhën duke na shpjeguar dhe ligjëruar orë e çast së ç’është Kuvendi, përse shërben ai, ç’është dëmokracia, ç’është debati, etj., por që e kanë tepruar e kanë tepruar!! Kjo i bie si puna e atyre që vinin në Tiranë pas vitit 1990, në kohën e demoanarkovandalizmit berishian, dhe i “mësonin” shqiptarët që hardhia mbillet në tokë, që prej saj bëhet vera, e broçkulla të ngjashme!
Jo vetëm Opozita e Bashkuar, jo vetëm politikanët, intelektualët, gazetarët…, por edhe qytetari analfabet e di moti se ç’është Kuvendi dhe pse duhet ai. Kuvendi te shqiptarët ka ekzistuar si institucion i kuvendimit-debatit, marrëveshjes dhe vendimeve para kuvendeve-parlamenteve të Evropës dhë të shumë shteteve tjera. Pellazgët e Athinës, të Spartës dhe të qytet-shteteve tjera qysh në lashtësi kishin “shpikur” Kuvendin dhe demokracinë si formë të qeverisjes-sundimit. Jo vetëm Opozita, por secili shqiptar ka lindur dhe është rritur me Kuvendin dhe demokracinë.
Në fund të fundit djepi i demokracisë parlamentare janë shqiptarët dhe paraardhësit e tyre… Çështja është se shqiptarët dhe vendin e tyre, Shqipërinë, i copëtuan, i shkatërruan dhe i sollën buzë ekzistencës!! Edhe sot, çështja është se shqiptarët dhe Shqipërinë nuk po i lënë të bashkohen në një shtet dhe të qeverisen me Kuvendin dhe demokracinë e tyre tradicionale dhe moderne! Këtë do të duhej t’ua thonin politikanët, gazetarët, intelektualët dhe kalemxhinjtë tjerë diplomatëve dhe qeverive të huaja që po na shesin mend që nga mëngjesi e deri sa po mbyllim sytë për të fjetur me kopallat e tyre për Kuvendin dhe demokracinë, ndërsa sponzorizojnë dhe këmbëngulin që t’i mbajnë në pushtet jugokosovarët, jugokomunistët, të korruptuarit, kriminelët, trafikantët, kuislingët dhe bashkëpunëtorët e djeshëm e të sotëm të Serbisë vrastare e neofashiste!!

Po harrojnë këta miqtë e armiqtë tanë se ne e dimë që Kuvëndi i një populli apo i një shteti nuk mund të shërbejë dhe nuk shërben në asnjë shtet normal e të pavarur për t’i ratifikuar, legalizuar dhe legjitimuar marrëveshjet dhe pazarllëqet e një qeverie që falë pjesë të territorit, krijon një minishtet të huaj (serb) në shtetin e saj dhe rrezikon sigurinë kombëtare dhe rajonale me marrëveshje kapitulluese dhe vetëposhtëruese!! Qeveri të tilla bota i kualifikon (s’e kemi shpikur ne…) si kuislinge. Edhe Kuvendi që do të ratifikonte, legalizonte apo legjitimonte marrëveshjet e tilla do të ishte një kuvend kuisling. Prandaj, Opozita dhe populli i Republikës së Kosovës janë ngritur në këmbë dhe me mjetet që kanë në dispozicion po mbrojnë Republikën dhe vendin e tyre pa i bërë dëm askujt dhe pa rrezikuar askend. Për cenim të territorit, madje edhe për cenim të hapsirës ajrore ose të ujrave territorialë shtetet e pavarura hyjnë edhe në luftë. Rasti i fundit është Turqia që rrëzoi aeroplanin luftarak të Rusisë dhe po rrezikon veten dhe botën me një luftë shkatërrimtare. Bota demokratike (NATO) i dha mbështetje të plotë Turqisë dhe i dha plotësisht të drejtë që rrëzoi aeroplanin rus që guxoi të cënonte hapësirën e saj.
Por, kur është puna për marrëveshjen që i jep në kontroll Serbisë (jo pakicës serbe!) mbi 30% të territorit, bota nuk i jep të drejtë Opozitës dhe popullit të Kosovës! Edhe kur është puna për marrëveshjen me Malin e Zi, e cila i jep këtij shteti mbi 8 000 hektarë tokë të Republikës sonë, bota demokratike nuk i jep të drejtë Opozitës dhe popullit shqiptar të Kosovës që kundërshton këtë tradhti ndaj interesave të shtetit dhe të popullit!! Diplomatë dhe qeveri të vendeve të ndryshme perëndimore na bëjnë thirrje të mos pengojmë Kuvendin që do të ratifikojë, legalizojë dhe legjitimojë këto marrëveshje kriminale dhe me potencial shpërthyes e kërcënues për lirinë, tokën, pavarësinë dhe sovranitetin e vendit-Republikës së Kosovës! As gazi lotësjellës i krejt Evropës nuk do të mund ta dëmtonte Republikën Shqiptare të Kosovës dhe kombin shqiptar në Iliri (Ballkan) më shumë se marrëveshjet e qeverisë së Isahashimit. Prandaj, ju qyqarë dhe ju qyqare hiqni dorë nga “argumenti gaz lotësjellës» e merruni me dëmin afatgjatë dhe destabilizues të marrëveshjeve kriminale të qeverisë së Isahashimit…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura