Skënder Sadri Kapiti: Jo vetëm Kadare, por ka edhe shqiptarë të tjerë kandidatë për NOBEL

Durrës, 10 tetor 2020: Të thuash se nuk është vetëm Kadereja por ka edhe shqiptarë të tjerë dijetarë, shkrimtarë, artistë, filozofë e intelektualë të tjerë të aftë dhe meritorë për kandidat për Çmim NOBEL, kjo nuk është herezi, por pëkundrazi është realitet dhe krenari e madhe kombëtare, pasi kombi ynë shpirtmadh ka të tillë dhe nuk është vetën një apo vetëm disa.
Kur Kadare e shikon se prej shumë e shumë vitesh atij nuk i jepet NOBEL-i, ai vetë nëse ka lexuar ndonjë shkrimtar shqiptar, ai për modesti intelektuale duhet që të iniciojë e t’i thotë Akademisë së Shkencave që të propozojnë edhe ndonjë tjetër shkrimtar, bashkëkombas të tij si kandidat për NOBEL.
Sikur të kandidojnë edhe shkrimtarë të tjerë shqiptarë kjo do të ishte edhe shumë më mirë edhe për vetë Kadarenë.
Kjo sepse neqoftëse do të ketë edhe kandidatë të tjerë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e diaspora, Komiteti që akordon Çmimin NOBEL do të ishyte nën presion dhe i detyruar që Kadaresë apo ndonjë shkrimtari tjetër shqiptar t’i akordonte NOBEL-in, ashtu si është shumë më mirë që sa më shumë edhe sportistë shqiptarë të marrin pjesë në kampinate e olimpiada sportive europiane e botërore, ashtu sikurse që po na krenojnë jo vetëm një por edhe shumë xhudiste, artiste e këngëtare të mrekullueshme shqiptare me famë botërore.
Mos të rrimë e vetëm të presim e shpresojmë se vetëm me Kadarenë të konkurojmë, të mos kufizohemi e të mos izolohemi, sepse shqiptarët dhe letërsia shqipe nuk ka vetëm Kadarenë kandidat për NOBEL, pasi ka edhe shqiptarë të tjerë që meritojnë të kandidojnë. Duhet të hulumtojmë e të kërkojmë për poetë e shkrimtarë shqiptarë që fatmirësisht ka me bollëk Shqipëria, Kosova dhe diapora, por që duhet të zgjohemi dhe t’i bëjmë të dëgjuar e të njohur botërisht kundër egoizmit dhe xhelozisë së atyre që vetëm veten e vlerësojnë duke injoruar e neglizhuar dhe mos lejuar që meritorë të tjerë të dëgjohen e të konkurojnë.
Mos të mendojë askush se Bota, shtetet dhe institucionet e shteteve dhe ato globale janë krejtësisht të pakorruptuara dhe të pandikuara nga intersat. Edhe nëse vlerësohesh nga institucionet ndërkombëtare apo edhe prej atyre të shteteve specifike për merita e kontribute ato kalojnë në një filtër të rreptë ku nuk mungojnë as paragjykimet, ndikimet dhe preferncat e interesat e tyre dhe të atyre të më të “fortëve”.
Çdo shqiptar do të ndjehej krenar në fund të fundit për cilindo shkrimtar shqiptar që do të vlerësohej e nderohej edhe me Çmimin NOBEL në letërsi apo edhe në çdo fushë tjetër.
Kadare, ka vite e vite që kandidon për Çmimin NOBEL, ku pothuajse ai për këtë ka gjithe mbështetjen dhe dëshirimin e të gjithë elites intelektuale dhe të të gjithë kombit shqiptar.
Mirëpo nisur nga ato, dhe duke gjykuar se Çmim NOBEL u është akorduar edhe serbit shovinist dhe antishqiptarit Ivo Andriq, si dhe himnizuesit të genocidit dhe të vrastarit e kriminelit Millosheviq, austriakut Handke, vjen edhe logjikshëm se vlerësimi dhe mosdhënia e NOBEL-it për Kadarenë bëhet për shkak të qënies shqiptar të shkrimtarit, ku atij nuk po i bën fajde dhe as efekt madje as paraqitja e tij si islamofob deri në fanatizëm.
Duke e krahasur Kadarenë të paktën më shëmbujt e mësipëm si Andriq dhe Handke, Kadareja e meritonte shumë ma parë dhe më me meritë se ata NOBEL-in.
Kjo është arësyja e parë.
Ndërsa arsyeja e dytë pse Kadaresë nuk i jipet Çmimi NOBEL është fakti se për Kadarenë “fatkeqësisht” si shkrimtar “i madh” ai u bë si shkrimtar i Realizmit Socialist, duke lavdëruar e himnizuar antiimperializmin perendimor, Stalinizmin dhe Stalinin deri në Baba, ideologjinë e “vlerave” komuniste, revolucionin antihuman kulturor maoist kinez, ateizmin, diktatorin shqiptar Enver Hoxha dhe luftën e klasave në Shqipëri.
Për Demokracinë dhe për Perendimin,pra edhe për NOBEL është paksa e vështirë që të nderohen shkrimtarë të tillë sado profesinistë që të jenë, por të cilët i kanë shërbyer ideologjive, kulturave dhe politikave kërcënuese antihumane dhe antiperendimore, pra atyre shkrimtarëve, artistëve e të tjerëve të cilët edhe pse bëhen mohues dhe konvertohen edhe kundër vetëvetes së tyre, pra atyre të cilët “pishmanohen” sa herë që ndryshojnë rrethanat e që përshtaten dhe përpiqen që të duken ndryshe duke menduar se tashmë do të nderohen dhe respektohen edhe nga ata të cilët më parë janë kritikuar, akuzuar dhe urryer dikur dhe në rrethanat e dikurshme prej tyre. Jo se nuk është kandidat i denjë për të marrë NOBEL-in, por edhe nuk ka pse të monopizohet propozimi për kandidat vetëm te nje individ, pasi ka edh të tjerë shkrimtasrë e poetë shqiptarë që meritojnë të kandidojnë. Dhe një gjë e tillë nuk është se do ta “dëmtonte” Kadarenë, por përkundrazi në Botë do të rritej imazhi intelektual, artistiko-letrar e kombëtar shqiptar
Pavarësisht se bota , edhe ajo e qytetëruar madje, duket sikur është moderne, e vërtetë,e paanshme dhe e lirë e demokratike kurrë ajo nuk mund të shkëputet tërësisht nga politika, ideologjia,paragjykimet dhe vlerësimet mbi baza etnie, fetare, racore dhe prej interesave të tyre.
Komiteti i dhënies së NOBEL-it përveç vlerave artistike të letërsisë ata çmojnë edhe ato të paraqitjes së shpirtit të popullit nga vjen ai shkrimtar që pretendon për NOBEL-in. Për këtë, Kadera ka deficite.
Dhe këtu mund të pëmendim se më i merituar për Çmimin NOBEL është shkrimtari i madh Gjergj Fishta, vepra e të cilit ka vlera të larta artistike dhe thellësisht shpirtërore shqiptare.
”Lahuta e Malcis” ka vlera të gjithanshme artistike, letrare, patriotike dhe estetike. Vepra e tij është vepër realiste e cila e përshkruan shqiptarin e vërtetë si është, virtytet e tij të larta, burrërinë por edhe gabimet duke e porositur orientimin e tij kah qytetërimi europian si dhe edukimin për unitetitin dhe me krenarinë e përkatësinë kombëtare. Fishta është shkrimtari i parë shqiptar i nominuar për Çmimin NOBEL. Po kështu një tjetër shkrimtar i cili për mendimin tim meriton të nominohej për NOBEL-in është edhe Jakov Xoxe me veprën e madhe të tij “Lumi i vdekur”, shkrimtar i cili është më i madhi prej të gjithë shkrimtarëve realistë, pasi asnjë tjetër si Xoxe nuk ka depërtuar aq thellë në shpirtin e karakterin e njeriut dhe që e përshkruan aq madhërishëm vuajtjen por edhe nderin ,krenarinë dhe burrërinë e shqiptarit.
Për këto shprehet edhe opinini publik dhe ai intelektual por të cilëve nuk i jipet mundësia për t’u deklaruar në media, pasi ato janë të zëna e të cilat promovojnë atë se çfarë mediat e politika e ditës dhe interesat e tyre dëshirojnë. Kudo ka kritikë, ndaj kujdo sado profesionistë dhe i aftë që të jetë letrari apo artisti, por akoma në Shqipëri ka fanatizëm dhe idhujtari.
Prandaj është detyrë kombëtare që të zbulojmë,të hulumtojmë dhe të gjejmë e të mbështesim edhe kandidatë të tjerë që meritojnë të kandidojnë për NOBEL.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura