SKËNDER SADRI KAPITI: MEMORIA PËR LUFTËN UÇK-së

Durrës, 12 prill 2019: UÇK është frymëzimi, madhështia dhe krenaria më e madhe kombëtare shqiptare.  Askush mos ta mendojë dhe as të mos e mashtrojë veten se do të mund të manipulojë dhe as ta korruptojë memorien historike për Luftën e Lavdishme dhe Heroike të UÇK-së.
Asnjë armik i jashtëm dhe as i brëndshëm, asnjë “gjykatë”, asnjë dashakeqës e shpifës, asnjë pushtet dhe asnjë politikë e korruptuar nuk do të munden që as me censurë, as me intriga dhe as me shpifje, as me pazar politik dhe as me para nuk do të munden që të spekulojne dhe as ta korruptojnë e mashtrojnë memorien kolektive dhe historinë e lavdishme të UÇK-së.
Nuk do të munden që ta njollosin aspak luftën e drejtë dhe patriotike e çlirimtare të UÇK-së, as frikacakët, as dështakët, as hipokritët dhe as tradhëtarët, e as shpifësit e ulët dhe të paturp.
Luftën heroike të UÇK-së e ka shënuar dhe e ka shënjtëruar gjaku i qindra e mijra heronjve dhe dëshmorëve të saj, e ka shënjtëruar tashmë edhe memoria e gjallë e brezit i cili e lindi dhe e frymëzoi këtë luftë dhe luftëtarët e saj.

Luftën e UÇK-së e ka shënuar dhe shënjtëruar vepra dhe sakrifica e dëshmoreve, e heronjve dhe e bashkëluftëtarëve të tyre, e invalidëve dhe e veteranëve të vërtetë të saj.
Luftën dhe historinë e ushtrisë më të re të Europës, të UÇK-së e ka shënuar edhe historia e Aleancës ushtarake më të fuqishme të Botës, NATO, e cila në luftën për çlirimin e Kosovës ishte aleatja e UÇK-së në luftë kundër makinerisë dhe shtetit kriminal e genocidist serb.
Lufta e UÇK-së është shkruar dhe shënjtëruar tashmë edhe prej mendimtarëve, historianëve dhe shkrimtarëve dëshmitarë të gjallë të asaj vepre të jashtëzakonshme e të papërsëritshme të UÇK-së.
Dhe askush nuk do të mundet që as të spekulojë, as të përvetësojë dhe as ta shfrytëzojë luftën dhe sakrificën e UÇK-së për të marrë merita dhe shkëlqim të pamerituar prej saj.
Askush nuk do të mundet ta shfrytëzojë luftën për interesa personale, politike e pushteti, as për interesa personale, klanore e partiake.
Spekulantët dhe përfituesit mundohen që të marrin merita personale lavdie e krenarie për interesa politike duke përdoruar lloj-lloj marifetesh dhe hipokrizish, deri duke përdorur edhe anashkalimin, “indiferencën” dhe “harresën” djallëzore e tinëzare për ngjarjet, betejat, luftrat, për heronjtë e mëdhenj dhe të vërtetë.
Por këtë nuk e lejon as memoria e shkruar, as kujtesa dhe as historia.
Nga Skënder Sadri KAPITI Durrës, Veteran i UÇK-së
______________
Durrës, prill 1999: Zbarkimi i vullnetarëve të UÒªK-së, në portin e Durrësit, dhe vendosja e tyre në restorantin “DRENICA”, pronë e vëllezërve KAPITI!
https://www.facebook.com/sheradin.berisha/videos/10213853471707371/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura