SKËNDER SADRI KAPITI: PËR PUBLIKUN: LETËR NR 1 – LEXONI PËR TË MËSUAR

Durrës, 27 Nëntor 2018: Kam shkruar shumë herë duke menduar se dikush edhe mund të më lexojë ndonjë rrjesht prej mendimeve të mia; kam shkruar duke menduar ashtu si dhe shumë krijues, botues e shkrues të tjerë se po kontribuojmë diçka për mirë. Falenderoj të gjithë ata intelektualë, studiues dhe shkrues të tjerë të shquar bashkëkombas të mi që falë teknologjisë, internetit dhe të mediave të lira e të pavarura, i falenderoj ata dhe këto media të cilat kanë botuar shkrimet, krijimet dhe mendimtarinë shumë të vyer të tyre prej të cilëve kemi mësuar ato të cilat nuk i dinim dhe që duke i lexuar ata dhe shumë të tjerë kritikë, analistë, opinionistë, historianë, studiues, krijues e profesorë të merituar, moralistë e patriotë: shqiptarët mësojmë shumë nga ato që nuk i dimë por që duhet të ushqehemi e të edukohemi intelektualisht dhe kombëtarisht prej atyre të cilët fatmirësisht na ofrojnë këtë mundësi, nevojshmëri dhe duhuri domosdoshmërie kombëtare. Kjo mirënjohje për të gjithë këta intelektualë e shkrues meritorë le të shërbejë nga ana ime për ta edhe si një Kartolinë urimi e suksesi me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe për Vitin e Ri 2019?
Dhe u bëj thirrje shqiptarëve që lexoni dhe studioni letrarët e guximshëm të cilët kontribuojnë intelektualisht për diturinë dhe dijet, pa të cilat kombi mbetet prapa dhe i vonuar.

Duhen falenderuar edhe ata përkthyes të mrekullueshëm të cilët na i kanë përkthyer në shqip veprat e mëdha letrare, filozofike, historike, politike, demokratike , akademike e shkencore të shkrimtarëve, filozofëve dhe shkruesve e dijetarëve të mëdhenj botërorë.
Po i drejtohem publikut me një seri letrash të shkruajtura shkurt.
Kur individi, shoqëria, shteti dhe Kombi përfaqësohen dhe qeverisen nga individë shpirtlig dhe me vizion të errët; kur Kombi dhe shteti sundohen nga individë të cilët janë egoistë, injorantë, të pa kulturë e të pa edukatë morale, pa trashëgimi të fisme dhe të pa trashëgimi e pa kontribute kombëtare; dhe kur madje edhe demokracia e cila pretendon se është qeverisja më e mirë, dhe nëse edhe demokracia instalon në sistem një elitë të tillë politike, shoqërore, shtetërore, juridike, akademike dhe mediatike dhe sidomos në drejtësi, në shtet dhe në institucionet e tij; dhe kur edhe demokracia zgjedh keq dhe të këqinjtë , dhe kur ajo i zgjedh të tillët vazhdimisht, atëhere Kombit, as në demokraci nuk i ndahen të këqijat shoqërore, moszhvillimi, prapambetja, padrejtësitë, pakënaqësitë , tradhëtitë, konfliktet dhe vuajtjet e pasojave të tjera të rënda si krimi, korrupsioni, mjerimi, papunësia, stresi dhe depresioni të cilat Kombit i vijnë prej ligësive të përsëritshme të atyre të cilët e sundojnë; ligësi të cilat vetëm sa rriten, shtohen e përkeqësojnë nëse shoqëria nuk përpiqet, nuk reziston, nuk vepron dhe nuk kundërshton për të ndryshuar realitetin e përvuajtshëm. Vazhdon…
Durrës 24 Nëntor 2018

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura