ZBULIMI I MADH SERBIAN…

ZBULIMI I MADH SERBIAN…

(Çfarë sfide turpëruese për njerëzinë!)

Nga Rexhep Kasumaj, Berlin 04 nëntor 2021

Sa shumë energji, muzgje zhgënjimi e shpresë është investuar për një ilaç kundër Coronës së mallkuar.

E si t’mos jetë kështu?

Një pandemi që, si me thënë, jo veç me vdekjen, i vuri kufirin botës: para e pas saj!

Institute, virologë, laboratorë, dijetarë ekonomie e specialistë traumash, vuajnë pagjumësinë për t’i prerë udhën e ligë..

Mirëpo, me gjasë, janë munduar kot.

Ka një popull, serb i thonë, që shpesh ngjitet në Qiell, qëndron një kohë dhe, kur e merr uria e bukës, zbret sërish në tokë.

Dhe zbret mesianisht: në çaste prove dramatike të rruzullimit, do të gjejë përherë formulën e lumnuar shpëtimtare.

Kështu, pak me vonesë, do të ndodhte dhe këtë herë.

Kishte pritur një grimë për të sfiduar pafuqinë e botës. E që, më pas, t’i dëshmonte sërish e për satën herë, se, e gjora, jeton varshmërinë mijëvjeçare prej tij.

Ndaj, fshehur deri tani për taktika famoziteti, shpallën zbulimin e madh.

Rikujtuan një bar të thjeshtë që bota trullane nuk e kish gjetur dot.

E pra, kumti gjenial dhe fundi i lumtur, thjeshtë, tepër thjeshtë, ka emrin magjik: Ivermectin!

Ky është ilaçi, mrekullia e përkryer e fisit të tyre!

Porse, në industrinë farmaceutike, nuk doli të ishte i panjohur. Tash e shumë vite që këtej aplikohet për të eliminuar njëlloj parazitësh te kafshët…

Dhe a nuk është, si shumëçka tjetër, gjeniale?

Në fakt, serbët mund të kenë gjetur krejt lehtësisht kurën e llojit për veten…

Pikërisht kjo anë e errtë, është arsyeja madhore që duhet pritur një kohë.

Sepse, ndoshta, ajo përkon vetëm me specien e tyre…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura