SHERADIN BERISHA: A DO TA PËRBALLOJ ALBIN KURTI PLANIN E ‘ELITËS BOTËRORE’ E CILA E DËMTON INTERESIN E SHUMICËS NË KOSOVË?!

Pashtriku, 10 nëntor 2019: Studiuesi R.E.McMaster, në librin e tij “The Power of Total Perspective” (në shqip: Fuqia e perspektivës totale”, shkruan (citoi): “Ka dy këndvështrime ndaj historise (ngjarjeve historike):
1. historia ndodh rastësisht, dhe
2. ajo planifikohet.”
Publikut të gjerë i mësohet se historia ndodh rastësisht, ndërsa shkallët e sipërme (elita) e dinë se historia planifikohet.”-përfundon citati.
Në kuadër, presidenti i 32’të i SHBA’ve Franklin D.Roosvelt (1882-1945) ka një thënie epokale. “Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht (rastësisht). Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë” – thotë ai.
Atëherë shtrohet pyetja, pse elitat politike e bëjnë këtë gjë fshehur, që ne të mos e kuptojmë se historia planifikohet paraprakisht?!
z.McMaster përgjigjet shumë qartë: “Meqë planifikimi i së ardhmes nuk bëhet për interes të shumicës dërmuese të popullit, ajo mbahet e fshehur. Përndryshe, publiku mund ta shohe se plani i hartuar nuk është në dobi të tij.”

***
Kur shpërfaqim këtë përkufizim në kontekst të negociatave (të hapura apo të fshehta):
– Kosovë – Sërbi…, rezulton se “plani i Ahtisarit” i hartuar nga elitat e fuqive të mëdha: SHBA, BE, RUSI etj), gjatë bisedimeve në Vjenë (fundi i viti 2005 – gjysma e dytë e vitit 2007)
– për komunat etnike serbe,
– për zonat e mbrojtura të veçanta dhe eksterritorialitetin e “kishave dhe manastireve serbe”,
– për vendet e rezervuara dhe 2/3 e minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, dhe gjatë negociatave të reja në Bruksel (2011 – 2019) marrëveshjet:
– për Asociacionin e komunave me shumicë serbe (Zajednica),
– për menaxhimin e integruar të kufirit, të energjisë, telefonisë etj.,
– për idenë e korigjimit të kufirit apo shkëmbimit të territoreve, (edhe me negociata sekrete),
– për Liqenin e Ujmanit,
– për Trepçën, etj., në kohë reale janë mbajtur të fshehur për popullin në Kosovë, për faktin sepse plani i hartuar nuk ishte në dobi të tij!
Në këtë projekt të “Elitës botërore” kanë marrë pjesë dhe janë pajtuar edhe “elita” politike e Kosovës: Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa, Nexhat Daci, Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Enver Hoxhaj, Lutfi Haziri e shumë të tjerë.
***
Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LVV doli parti e parë dhe Albin Kurti pritet të bëhet kryeministër i Qeverisë së Kosovës!
Tani shtrohet pyetja:
Meqë Albin Kurti ishte me të drejtë kundër këtij formati të dialogut e të negociatave me Serbinë (që po i zhvillon Hashim Thaçi hapur e fshehur me Aleksandër Vuçiqin), a do ta përballoj e sfidojë këtë plan gjeostrategjik të fuqive të mëdha, (të “elitës botërore”), i cili si i tillë i dëmton interesat e shumicës në Kosovë?!
Personalisht mendoj se, Albini do ta ketë shumë të vështirë për t’i rinegociuar marrëveshjet e nënshkruar në Bruksel nga paraardhësit e tij (Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa), dhe për ta kthyer dialogun në rrafshin e ideuar nga vetë ai, sepse ky proces i planifikuar e monitoruar nga “Elita botërore” gjegjësisht SHBA-të, BE, RUSI etj., tashmë ka hyrë në fazën e fundit! Edhe pse në shikim të parë duket se negociatat Thaçi-Vuçiq, janë ndalur, (pas vënjes së tarifës 100% në nëntor 2018), megjithatë unë dyshojë se takimet dhe negociatat e kësaj dysheje (Thaçi-Vuçiq) me ndërmjetësimin e diplomtatëve amerikanë dhe europianë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare “Kosovë – Serbi” janë ndalur! Ato kanë vazhduar largë syrit tonë!
Dhe krej në fund!
Urojmë që Albin Kurti si kryeministër të bëjë kthesën e duhur nëse mund ta bëjë atë, (sepse jetëgjatesia e tij në postin e kryeministrit do të jetë në peshojë) duke mos i thelluar gabimet e paraardhësve të tij!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura