Pashtriku.org, 20 prill 2017: Sot në orën 5 të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë u shua nga jeta, veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Remzi Lushi. Me Remziun i kemi kaluar vitet më të vështira të rinisë sonë, në Kampin famëkeq të Goli Otokut (shtator 1982 – tetor 1984). Ishte shok i dashur, i guximshëm dhe shumë i vendosur për kauzën tonë kombëtare!
Me këtë rast i shprehi ngushëllime familjes së tij, shokëve të burgut dhe gjithë dashamirëve të Remziut!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Remzi Lushin!
***
Të gjithë miqtë i njoftoj se, mbledhja përkujtimore kushtuar Remziut organizohet të shtunën, më 22 prill 2017, në orën 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan, ndërsa varrimi i tij bëhet në orën 13:00, në varrezat e fshatit Babush i Muhaxherëve të Lipjanit.
Postime të Lidhura
REXHEP KASUMAJ: INTERANTI POLITIK
Berlin, 9 maj 2018: (Mbi pedagogjinë e zezë) – Nëse dielli terron, hëna zhduket e zjarri nuk flakëron…
TIRANIA DHE NËNSHTRIMI
TIRANIA DHE NËNSHTRIMI Nga Sheradin Berisha, Facebook 27 mars 2022 E kam thënë një vit më parë (më…
SULEJMAN MEHAZI: INTELEKTUALËT E ALISË
Tetovë, 20. 09. 2016: Keni vënë re, sot, kush e ngre zërin për patriotizëm e çështje kombëtare, të…
BEHXHET SH.SHALA – BAJGORA: ASNJËHERË MË TË PËRÇARË, ANJËHERË MË TË NDARË E ASNJËHERË MË TË SHARË!
Prishtinë, 16. 07. 2015 – (Mallkim i perëndisë apo rezultat i grykësisë) – Historikisht duket se shqiptarët nuk…