SUNDIMTARI I PADUKSHËM, COVID-19, …

SUNDIMTARI I PADUKSHËM, COVID-19, NË FAKT ËSHTË INSTRUMENT NË DUART E SUNDIMTARIT TË DUKSHËM, POR TË FSHEHUR

Shkruan: Akademik dr. Ferid Muhiç

Tani  çdo gjë është e qartë!  Në pyetje është një lojë e madhe. Më e madhja në historinë e njerëzimit. Marrja e pushtetit total. Sundimtari i padukshëm, COVID-19, në fakt është instrument në duart e sundimtarit të dukshëm, por të fshehur.  Zoti i fshehur sot është pushteti politik. Në vend të konceptit të shoqërisë si bashkësi e individëve të lirë, në skenë po shfaqet koncepti i shteteve totalitare. 

Historia e përparimit të lirisë, ka përfunduar. Ideja e shoqërisë në të cilin sjellja e çdo individi do të jetë e kontrolluar nga një qendër dhe e harmonizuar me kërkesat e saj, ka fokusuar me mijëra vjet imagjinatën e shumë filozofëve dhe shkrimtarëve të shquar. Projekti i cili tani është në veprim, është konceptuar teorikisht gjatë viteve 1948 – 1974, ndërsa realizimi i tij ka hyrë tani në fazën kritike.

Ky projekt është paralajmëruar në librin e B.F.Skinerit: ”Walden dy, 1948”, ndërsa është detajuar në mënyrë eksplicite në librin me titull ogurzi: ”Beyond Freedom and Dignity – Përtej lirisë dhe dinjitetit, 1971” të autorit të njëjtë.

“Walden dy”-  paraqet kundërsulm polemik librit Walden të Henri Dejvid Toroas (1854) në të cilin autori preferon konceptin e ”Mosbindjes qytetare” si një e drejtë kyçe demokratike. Libri “Walden dy”, përjashton justifikimin e çfarëdo mosbindjeje dhe proklamon idenë totale të ”Bindjes qytetare”. 

Libri është mirëpritur me entuziazëm nga qarqet më të larta politike dhe prej asaj kohe është i njohur si: ”Bibla e politikës ndërkombëtare” në SHBA.

B. F. Skineri,” Stërvitësi Harvardian”, e drejtoi projektin e tij në teknologjinë e sjelljes së njeriut, duke u nisur nga premisa se: ”Pyetja e vërtetë nuk është, a mendojnë makinat, por a mendojnë njerëzit!?” Përgjigja e tij ishte: ”Nuk mendojnë!”

Inspirimin, pa dyshim e ka gjetur në bindjen se shtazët janë makina që nuk mendojnë, por vetëm reagojnë në rrethanat e jashtme. Prandaj shtazët stërviten. Përkundër kësaj, njerëzit mendojnë. Prandaj nuk stërviten.

Unë mendoj! – është monopol i vetëdijes njerëzore, si dhe vet vetëdija. B. F. Skineri ka konkluduar se Dekarti është mashtruar, pasi që edhe njerëzit nuk mendojnë, dhe për këtë plotësisht ekziston mundësia të drejtohet sjellja e tij me anë të kontrollit të nxitjes dhe zhvendosjes.

Njerëzit vetëm reagojnë, kurrë nuk veprojnë, sepse nuk ekziston autonomia e vendimmarrjes. Prandaj njerëzit duhet stërvitur me sistemin stimulues – përgjigje – stimulues i përforcuar. Dhe, ja, ndodhi. Na kanë vënë në makinën stërvitëse të Skinerit.

Në veprim është kontrolli total i qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, të gjitha ngjarjeve publike, të kohës së lirë me të drejtën e kufizimit të saj sipas dëshirës, duke përfshirë të gjitha format e shfrytëzimit kolektiv dhe individual, të artit, sportit, pushimit, turizmit, restorantit, takimit, grumbullimit, ceremonive familjare!

Projekti i F. B. Skinerit për të ashtuquajturën teknologji e sjelljes, po tregohet në dritën e duhur si stërvitje në aksion.

Ekonomistët dhe ekspertët e bursave në gjithë këtë veprim shohin humbje të mëdha. Dhe kanë të drejtë. Atë që ata nuk shohin, është se këtë e dinë oligarkët politik dhe financiar. Por humbja e tillë është e përfshirë në kuadër të realizimit të qëllimit të vërtetë të tyre, vendosjen e regjimit totalitar global, të cilën do ta zbatojnë në mënyrë rigoroze elitat lokale politike në të gjitha shtetet, sipas direktivave të Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH), dhe në përputhje me qendrat teozofike të inspirimit të fuqisë botërore financiare.

Implementimi i dëgjueshmërisë së verbër dhe të pakundërshtueshme, si virtyte dhe obligime më të larta qytetare, në vend të të drejtave dhe lirive qytetare të gjertanishme është prova gjenerale e diktaturës shtetërore globale drejt themelimit të Rendit të ri botëror, nga i cili kurrë nuk është hequr dorë.

Fragmentimi i qytetarëve gjer te niveli i izolimit dhe desocializimit (me imponim të distancës sociale, e cila drejtpërdrejtë është kundër natyrës së njeriut për nevojën e tij për shoqërim), ndalimi i tubimeve dhe protestave masive, gjer te aplikimi kundërligjor i gjendjes së jashtëzakonshme.

Qëllimi është i qartë: të larguarit nga koka të çdo rezistence të organizuar kundër pushtetit dhe futja e idealit të dëgjuesit të stërvitur, në vend të idealit të individit të lirë, dinjitetit dhe integritetit individual, njëherë e përgjithmonë.

Për arritjen e idealit të tillë çdo çmim është i pa rëndësishëm. Kur njëherë të themelohet, shumëfishë do të kompensohet humbja financiare. Inkriminimin e lirisë, e përcjell promovimi i dëgjueshmërisë dhe disiplinës si virtytet kyçe qytetare. Paradigma e lirisë dhe dinjitetit është stigmatizuar. Idealet janë zëvendësuar me frikën për jetën.

Të mbetesh gjallë u bë mjet i pushtetit! Pushteti po merr përsipër pa u vërejtur, gjatë natës, të gjitha autorizimet, në mënyrë të domosdoshme, pa u thirrur në mbështetjen e popullit, pa pengesa institucionale, dhe po bëhet Zot i jetës dhe vdekjes!

Instrument i kësaj frike është Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH-ja), qeveria e padukshme është në qendrën e kapitalit financiar, ndërsa qeveritë tjera veprojnë sipas udhëzimeve të tyre, për kënaqësinë personale dhe përfitim vetanak. Mediokritetet më në fund kanë fituar fuqinë të cilën as që kanë mund të ëndërrojnë!

Shfarosja e njerëzve të moshuar mund të ndërlidhet me planin që të ndërpritet transmisioni në mes gjeneratave të sistemit tradicional të vlefshëm, për të imponuar gjeneratave të reja, kornizat ideologjike të dëshiruara, me aksentin e dëgjueshmërisë kolektive dhe nënshtrim të pakushtëzuar ndaj ligjeve të imponuar pa rishikim kritik.

Nga qenie shoqërore, njeriu po bëhet qenie e vetmuar, nga qenie shpirtërisht e lirë, në qenie të robit shpirtëror. Po minohet vet themeli i shoqërisë, komponentja emocionale!

Besnikëria, lojaliteti, miqësia! Dhe dashuria! Dashuria si eros dhe si e pafundme! Nuk mundesh të fitosh miqësi në distancë, nuk mund të dashurosh onlajn! Askush më nuk do të dijë se çfarë do të thotë të vritesh për mikun, dhe as të dashurosh gjer në varr!

Burimi më i fuqishëm i rezistencës njerëzore ndaj pushtetit, është mendimi kritik, që fiton fuqi nga vlerat morale të shoqërisë dhe lidhshmërisë emocionale njerëzore, me këtë projekt është  varrosur. Statuja e lirisë, është rrënuar! Lojaliteti perfid  i çoroditur abstrakt i shtetit, bazuar në frikën për jetën e vet, ka zëvendësuar vetëdijen kritike të individit të pavarur me integritet moral.

Qytetarët janë shndërruar në asket të vetmuar, të mbyllur në shpellat e veta, Por jo të udhëhequr nga vullneti i tyre i lirë, e as me dëshirën dhe përvojën e kënaqësisë së pafundme, por me urdhër, dekret, kërcënim me burgim dhe në vend të Zotit të plotfuqishëm, tani lutjet e tyre i drejtojnë shtetit totalitar.

13.04.2020

Akademik dr. Ferid Muhić

SKRIVENI BOG Muhić: Nevidljivi vladar – COVID-19, zapravo je instrument u rukama vidljivog, ali skrivenog vladara

Burimi: thebosniatimes.ba

Përktheu: Av. Faik Miftari

Total
1
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura