TË PAVAKSINUARIT JANË SUPERHERONJ! (VIDEO)

Mesazhi i gjeneralit Christian Blanchon për nder të të pavaksinuarve

TË PAVAKSINUARIT JANË SUPERHERONJ!

10 shtator 2022

Ata janë aty, pranë jush, duken normalë, por ata janë superheronj.

Edhe nëse do të isha plotësisht i vaksinuar, do t’i admiroja të pavaksinuarit, për përballimin e presionit më të madh, që kam parë ndonjëherë, përfshirë nga bashkëshortët, prindët, fëmijët, miqtë, kolegët dhe mjekët.

Njerëzit që kanë qenë të aftë për një personalitet të tillë, një guxim të tillë dhe një aftësi të tillë kritike, padyshim mishërojnë më të mirën e njerëzimit.

Ata gjenden kudo, në të gjitha moshat, nivelet e arsimit, shtetet dhe opinionet.

Ata janë të një lloji të veçantë. Janë ushtarët, që çdo ushtri e dritës dëshiron të ketë në radhët e saj.

Ata janë prindët, që çdo fëmijë dëshiron të ketë dhe fëmijët që çdo prind ëndërron të ketë.

Janë qenie mbi mesataren e shoqërive të tyre. Janë thelbi i popujve, që kanë ndërtuar të gjitha kulturat dhe kanë pushtuar horizonte.

Ata janë aty, pranë jush. Duken normalë, por janë superheronj.

Ata bënë atë, që të tjerët nuk mundën. Ishin pema, që i rezistoi uraganit të fyerjeve, diskriminimit dhe përjashtimit social.

Dhe ata e bënë këtë, sepse mendonin se ishin vetëm dhe besonin se ishin vetëm.

Të përjashtuar nga tryezat e Krishtlindjeve të familjeve të tyre, ata nuk kanë parë kurrë diçka kaq mizore. Ata humbën punën, lanë karrierën e tyre të fundoset, nuk kishin më para… por nuk u interesonte.

Ata pësuan diskriminime të pamata, denoncime, tradhti dhe poshtërime… por vazhduan.

Asnjëherë më parë, njerëzimi nuk ka provuar një përzgjedhje të tillë personazhesh. Tani e dimë se cilët janë rezistentët në planetin Tokë.

Gra, burra, të moshuar, të rinj, të pasur, të varfër, të të gjitha racave dhe feve, të pavaksinuarit, të zgjedhurit e arkës së padukshme, të vetmit që arritën të rezistonin, kur gjithçka u shemb.

Je ti! Ke kaluar një provë të paimagjinueshme, që nuk mund ta kalonin shumë nga marinsët më të ashpër, komandot, beretat e gjelbra, astronautët dhe gjenitë.

Ju jeni bërë nga gjërat më të mëdha, që kanë jetuar ndonjëherë. Heronj të lindur mes njerëzve të zakonshëm që shkëlqejnë në errësirë.

Christian Blanchon , gjeneral i ushtrisë franceze

———–

Burimi:

Il messaggio del generale Christian Blanchon per omaggiare i no vax!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura