TRE KRIMINELË TË VRARË E NJË I ARRESTUAR!

Lajmi i fundit nga policia e Kosovës:

TRE KRIMINELË TË VRARË E NJË I ARRESTUAR!

Nga Sheradin Berisha, facebook 24 shator 2023

Policia e Kosovës, në orët e paradites nëpërmjet një komunikate për media, ka thënë se situata në pjesën veriore të vendit po vazhdon të jetë e tensionuar, derisa grupet kriminale atje kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore, në dhe përreth Manastirit të Banjskës.

“Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lajmi i fundit nga policia e Kosovës

Tre kriminelë janë të vrarë dhe një është arrestuar!

“Në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.Veprimet policore po realizohen sipas planifikimeve dhe zhvillimeve në terren, duke u përgjigjur në vetëmbrojtje ndaj sulmeve të adresuara ndaj zyrtarëve policorë, të cilëve po iu rrezikohet jeta e tyre e drejtpërdrejtë.

Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur.

Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta.Gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si arme dhe municion të kalibrave të ndryshëm.Po ashtu njësitet policore gjatë ushtrimit të pikë kontrollit rutinë të automjeteve, në zonën e fshatit Rudare ka ndaluar katër persona të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, të cilët dyshohet se ndërlidhen me grupet kriminale, ku të gjitha veprimet e mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit, në interes të qetësimit të situatës dhe sigurisë së përgjithshme.Hetimet dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës”, thuhet në komunikatën e fundit të policisë së Kosovës.

***

KISHAT DHE MANASTIRET SERBE ÇERDHE E BANDAVE KRIMINALE TË VUÇIQIT!

Nga Sheradin Berisha

***

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10223190572169047&id=1125324528

Ilustrimi: një serb i vrarë gjatë sulmit terrorist

Total
0
Shares
1 comments
  1. SULMI TERRORIST SERBË NË VERI TË KOSOVËS!”; A, KULMI THERORPIST VERBË
    VERI TË KOSOVËS!! RUSO SERBIA E PËRGDHELURA E EUROPËS, PUSO VËRBËRIA
    E PËRDREDHURA EU-RROPES! MOJ EUROPË TI, SHTRIGA MË LIGA; ËH NA RROPE
    SI SHLLIGA MË TLIGA; PËR HATËR TË RUSO SERBISË- PUSO VERBËRISË, SHEKUJ
    ORE TEMPUJ, TERË E GJERË TROJE ME HOJE ILIRO SHQIPTARISË, DUKE I FALUR
    KËLYSHËVE T’RUSISË ËH, MËLYSHËVE TË PUSISË! PARA OR GJATË LUFTËS PARË
    BOTËRORE, LUFTAT BALLKANIKE, LUFTA E DYTË BOTËRORE, LUFTA ÇLIRIMTARE
    UÇK+USA+NATO+TROJET MBARË SHQIPTARE+DIASPORA SHQIPTARE QË KISHE
    FITUAM NJËFARË LIRIE, PAVARËSIE, DEMOKRACIE TË BRISHTË O PRISHTË E, ME
    BISHT! PLANI AHTISARIT-KLANI ATIJ VARRIT 80% PRO PAKICES KOLONISTE AH,
    HORRORPISTE, BANDA TERRORISTE RUSO SERBË ARDHACAKË T’SERBEZO RUSE
    KERMEZO PUSE OH, 3% MBI SHUMICË APSOLUTE AUTOKTONE SHQIPTARE 95%,
    TË DOMINOJË DHE TERRORIZOJË, DUKE UA FALUR PA NDALUR KISHAT TONA TË
    12 KOMUNA, QË ME PËKRAHJE KFOR-IT FRANQEZ EDHE ALEATË TJERË EUROPE
    Q’ NA KOPE, DUKE NDRRUAR STUKTURËN NACIONALE NË KOMUNAT ME DHUNË
    E PËRDHUNË, VRARJE E MASKRIME; I PËRZUNË SHQIPTARËT AH, TANI THONË E
    KËRKOJNË ASOCIACION TË KOMUNAVE SERBË NË VERI DHE TERË KOSOVËN QË
    RIKTHEJNË TERORIZMIN RUSO SERBË NË VENDIN E KRIMIT, DUKE U FALUR DHE
    KISHAT E PISHAT SE PAK U DUKEN QË NA ZHDUKËN MBI 80% ENDE KËRKOJNË,
    TENTOJNË 100% TERË GJERË DHE KETË TROHË KOSOVE SI MOHE HORRPROVE
    HEEEJ, KOSOVA DHE MBARË TROJET TONA-NËN PLOJET MË ZEZONA E TRETUR
    DHE MBETUR SI JETIMA AH, SI VIKTIMA; ËH EUROPA DUKE FALUR PA NDALUR O
    PËR DHURATA-VRER KUNGATA PORSI PLAÇKA LUFTE ËH, PRAÇKA FUTE! HEEEJ,
    OU, ADEM KRYLEGJENDARI OH, BASHKË ME GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUN,
    NA THËRRET DHE NA BËRTET ZERI DHE NDERI ATDHEUT; RIZGJONU NGA VARRI
    SE PRAPË NË RREZIK NGA ZJARRI TERË ATDHEU; OUH, BAC, NUK U KRYE, POR U
    FYE DHE U THYE, A PRAPË TEPRAPË U RIKTHYE-RUSO SERBIA- PUSO VERBËRIA!
    REFUGJATË LUFTË TERRORIZUAR NGA FASHIZMI RUSO SERBO JUGOSLLAVE ËH
    ME DHUNË, PËRDHUNË NA PËRZUNË N’TËRBIM PËR MERGIM MARRSHIM O, PA
    KTHIM GJERË AMSHIM, NGA BOTËKOTA SHTIPFARE NA, GOLGOTA SHQIPTARE!.
    TË FALA MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura