UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (3)

UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (3)

Nga Nafi Çegrani, Pashtriku 7 Prill 2022

NJË MAL ME DOSIE TRAGJIKE!

…  Nga dosjet që më ranë në dorë, mësova si ishin likuiduar edhe Arif Kapetani i Glloboçicës në Zhelinë, Mulla Idrizi i Gjilanit dhe Sulë Hotla i Kumanovës, lexova se ç’kishte ndodhur meBajram Mahmutin, i njohur te ne si Bajram Dobërdolli, gruan e të cilit, Pemben, (UDB-ja e kishte transferuar në Tetovë, duke e punësuar në fabrikën ,,Teteks,, si kuzhiniere) paraprakisht shefi i UDB-s i Qarrkut të Tetovës dhe Gostivarit Stojçe Gjeorgjievskin, e kishte vënë në ,,lidhje,, fshehurazi me një person (i cili kishte qënë spiun) dhe e kishin kurdisur ,,lojën,, duke i shpreh spiuni Pembes se ishte shqiptar nga këto anë,(që në fakt kishte qënë vetëm një shqipfolës) Pembja duke e ditur se si e kishte hallin e saj, kishte dyshuar, mos vallë, ishte ndonjë kurthë e UDB-së, e kishte rrefuzuar.  … Gruaja e shkretë, duke qënë edhe hallexhie dhe në luftë për të mbijetuar, kishte lëru pe, duke i sugjeruar që të shkonte asaj mbrëmje fshehurazi në shtëpinë e sa, një shtëpizë e vogël përdhese, e cla gjendej bri rrugës Tetovë – Gostivar, në skaj të qytetit. Spiuni shpejt e shpejt e kishte informuar shefin Stojçe.

Por, ai, duke vepruar sipas planit operativ, duke i dhënë direktivë që të mos shkonte në shtëpi të saj për shkaqe sigurie, dhe se takimin do ta bënin në një apartamant të fshehur, diku në qytet dhe ashtu kishin bërë, duke e bindur spiuni Pemben, se nuk bën të takoheshin në shtëpi të saj se mos vallë i vërente ndokush ,,Kam një dhomë të sigurtë ,aty nuk të njeh njeri!,, – i kishte thënë spiuni ajo ishte dakorduar një ditë ishin vendos në dhomën e preferuar, (e të cilën operativët e UDB e kishin parapregatitur me mikrofone ,,buba,, dhe aparaturë për ingjizime, fotoapart për fotografim etj.

Dhe, kështu kishte filluar edhe një lojë djalli…Spiuni kureshtar, me qëllim që të ,,zbulonte,, gjëra interesante dhe të kishte informacione relevante dhe të ,,dorës së parë,, aq të nevojshme për UDB-n, shpesh e kishte pyetur Pemben nëse vjente fshehurazi Bajram Dobërdolli në shtëpi, dhe a vjenka me shokë, ose vetëm, a vjen i armatosur dhe çfarë i rrëfen gruas së vet në besim ,,Ore ty, po këso farë pyetjesh edhe disa herë të tjera më ke bërë.

-Shumë interesohesh për Bajramin? A mos je i dërguar prej UDB-s ?- i thotë duke dyshuar .

-Jo, moj jo, vetëm se pyeta, ashtu pa lidhje, se e di që je gruaja e Bajramit, dhe kam frikë se, nëse vij ndonjëherë në shtëpinë tënde natën, kam frikë se mos, vallë, vjen tinza Bajrami e na gjenë aty bashkë në krevat! u arsyetua disi spiuni i trajnuar mirë.

 ,,Eh, sikur të na gjen kështu Bajrami !- tha ai si me gjysë zëri

“Po çka flet këtu ti, ore. A e di ty, ore, kush është Bajram Dobërdolli, që të dyve na e pret kokat si dashit dhe deles!,, thuhet më tej në raportin e shkruar zyrtar spiuni u mundua të zgërdhihet si nën dhëmbë dhe , kinse i inatosur vazhdoi duke provokuar: ,,Po,po por, ja që unë e kam në dorë gruan e tij, e ai le të shkon vërdallë andej këndej nëpër Shqipëri ka frikë dhe nuk ia mban që të vijë në Jugosllavi ashtu siç kanë frikë edhe të tjerët si Hashim Toplica e Azir Tenova, tha spiuni, duke përmend madje edhe emra si Qahil Fazli Çegrani etj. ajo reagoi ashpër: ,,Ore, po ty mos je spiun UDB-je, ku i din të gjithaë këto emra!?- i tha Pembja e hidhëruar dhe iku kah dera e nënçmuar dhe me plotë dyshime, e penduar dhe e vrarë në krenarinë e saj ajo vuajti gati tërë jetës në skamje me dinjitet të thyer, por UDB-a kurrë më nuk arriti ta fuste në dorë.

Megjithatë, të gjitha të bëmat, kurthe tinzore me dredhira e prapavijë të cilat UDB-ja i kurdisi, do t u kushton shumë shtrejt udbashëve të Gostivarit: Bajram Mahmuti –Dobërdolli erdhi disa herë ilegalisht maleve të Sharrit dhe një natë (pasi posedonte informacion të sakt),zbriti me hapa vigani nga një shpat mali dhe qëndroi bri rrugës e cila lidhte fshatin Negotinë me Gostivarin.

Në momentin kur disa oficer të UDB-s dhe të Komitetit Qendror të Gostivarit, duke u kthyer nga një mbledhje që kishin mbajtur me fshatarët e Negotinës me rrethinë dhe ata të ,,Narodna Odbranës,, (Mbrojtjes Popullore),

 Bajrami po sa kishte zbritur nga Sharri, i veshur me uniformë oficeri JNA me gradë koloneli, dhe nën shinel, fshehur automatikun, vërejti dritat e ,,xhipit,, që po afrohej, andej rrugës strukeshin fshati Dobërdoll dhe Toplica Burri shtatgjat dhe me mustaqe korb të zeza, në fytyrë disi i vrejtur, ua çon dorën që të ndaloninS hoferi i xhipit ka qënë Adil magjupi nga Forina, i cili thotë: ,, Qenka oficer i armatës sonë,sigurisht don të vjen me ne deri në Gostivar,,- dhe ndalojnë. Bajrami, u flet në gjuhën serbokroate: ,,Imate li jedno mesto za mene do grada?,, – (A keni një vend për mua deri në qytet),- u kishte thënë me një zë metaliku si një ushtarak i vërte ,,Kako ne, druzhe pukovniçe! (Si jo, shoku kolonel), dhe ia hapin derën, ai me të shpejt si rrufe, nxjerr nga shineli i gjatë automatikun dhe i vret që të tre me dy rrafale dhe, si një dragua ik malit përpjet dhe nga Porta e Korrabit kalon kufirin për në Shqipëri…Vetëm Adil magjupi i cili drejtonte timonin, i plagosur rëndë, mbeti gjallë…Këtë dramë UDB-a ende e mban fshehtësi shtetërore, sepse ende bën veprimtari spiunimi e agjenturor në atë drejtim andej kufirit me Shqipërinë, për çka është angazhuar edhe informatori ,,Majeri,, i  Zherovjanit !

( Në Tiranë Bajram Dobërdolli punoi disa vite si oficer i Sigurimit por përshkak se që në këhën e luftës, kur ishte me grupet guerile në mal, më së shumti qëndroi në anët e Lumës ishte mik i afërt me Muharrem Bajraktarin, i cili tanimë kishte vite që përmes Greqisë kishte emigruar nëBelgkikë! Një letër, të cilën ia dërgon Muharremi nga Brukseli, ishte fatale për Bajramin dhe i kushtoi 12 vjet burg. Pas daljes nga burgu, Enveri ia mundëson që të hapte një dyqan-rrojtore në Fushë Krujë ku kishte familje të krijuar…dhe aty vdes, diku kah vitet shtatëdhjeta, i përmalluar dhe pa e pa më kurrë Dobërdollin ku lindi ! Gjersa vëllai i tij, Idrizi ka një tjetër histori  ndryshe).

Si i survejonte UDBA emigrantët shqiptarë në Amerrikë!

…Historia jonë, e një populli të vogël, shumë e bujshme dhe tragjike, “mjaft fatkeq”, siç shkruan Abdyl Frashëri, është një histori e shkruar me gjak dhe me vuajtje, prandaj edhe merriton të shkruhet e të rishkruhet ashtu siç është e vërteta. Dhe, nuk ka asnjë dyshim se njëri nga kapitujt më të shkëlqyer të historisë tonë kombëtare është “Lidhja e dytë e Prizrenit”.

Por, në fakt, kush është Xhafer Deva për të cilin shqiptarët janë të informuar, ose të keq informuar, apo më mire të them se gjeneratat tona me vite e dekada janë dezinformuar me propagandën komuniste, kinse Xhafer Deva si njeri do të ketë qënë ,,një kuisling në shërbim të fashizmit,, ose si njeri ,, katil dhe tradhtar,, i interesave kombëtare.

Dhe për këtë njeri që për një kohë ka bërë emër në historinë tonë kombëtare, e vërteta mbi të gjithë këtë mbete e mbuluar me velon e një mjegulle si nata e bërë në mënyrë të qëllimshme nga konkluzionet e KQ të PKJ dhe të makinerive të spiunazhit dhe kunërspiunazhit jugosllav në Beograd, por edhe të propagandas së SIGURIMIT të Enverit në Tiranë.

Unë, personalisht e kam njohur dhe jam krenar që pata fatin të njoh dhe të bisedoj me Prof. Dr. Rexhep Krasniqin, ish-ministër i Arsimit, ish nënkryetar i Kuvendit Kombëtar të Shqipërisë në vitin 1943, Nënkryetar i Lidhjes së dytë të Prizrenit në vitet 1943 – 1944 dhe kryetar i Komitetit Shqipëria e lirë në Neë-York nga viti 1956 e këtej gjatë qëndrimit tim në SHBA gjatë viteve 1975- 1976 pasi isha arratis atje nga rradhët e UDB-së. Edhe këtë fakt duhet të njohin shqiptarët, se Komiteti “Shqipëria e Lirë” ka patur pothuajse atributet e një qeverie provizore në mërgim, me përkrahjen morale dhe materiale të qeverisë amerrikane. Qindra mijëra shqiptarë të ndjekur ato vite të rrënuara nga regjimi komunist të arratisur si nga Jugosllavia titiste njashtu edhe nga Shqiperia komuniste,dhe që strehoheshin në kampe, si në Greqi, Itali, Francë, Austri etj., me ndërhyrjen personale të Krasniqit pranë qeverisë amerrikane erdhën në Amerrikë. Komiteti Shqipëria e lirë,me këtë përkrahje ka punuar pa u lodhur në fushën diplomatike, politike dhe ushtarake për përmbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisë si në Shqipëri, njashtu edhe në Kosovë, veprimtari e cila i pengonte shumë krerët e UDB-së së Beogradit dhe Sigurimit të shtetit në Tiranë. Tani, kolosi i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar, Prof Rexhep Krasniqi nuk jeton më, por unë i jam shumë mirënjohës për besimin fisnik dhe rrëfimet e tija të cilat m’i jepte në mirëbesim për të shkruar. E rrëfimet e tija ishin të gjata dhe të thukëta rreth veprimtarive të organizatave të ndryshme shqiptare të vilat vepronin në Amerrikën andej Oqeanit. Kam të njuhura edhe shumë veprimtari rreth personaliteteve të krerëve të mërgatës shqiptare si për personalitetin e Xhafer Devës, Ago Agajt, Prof Luan Gashit, Hasan Dostit, Rexhep Krasniqit, Abaz Ermenit,  Vasil Andonit, hafiz Jusuf Azemit,Tajar Zavalanit, Qazim Prodanit, Ibrahim Biçakut, avokat Selim Domanit, Kalosh Hamdi Reçanit, Hysni Lepenicës, Athanas Gegajt, Abaz Kupit, Sami Repishtit, Anton Arapit, Zef Oroshit, Ernest Koliqit dhe shumë të tjerë të brezave shqiptaro-amerrikanë që vinin më pas gjer te veprimtari  dhe atdhetari i devotshëm Gjokë Martini dhe rradhë të tëra emrat e të cilëve figuronin në listat dhe arkivat e UDB-së jugosllave të cilët  rreptësisht i survejonte UDB-a, por njëkosisht edhe agjenturat e Sigurimit të shtetit  nga Tirana.

Në mesin e tyre vëzhgohej edhe artisti me nam Xhevat Lumani që ia  mbanin edhe dosjen personale me shifrën ,,Lavot,, (,,Luani,,). Ai ishte objektiv i SDB-së vetëm pse e adhuronte me shpirt artin, e fliste me pietet gjuhën letrare dhe të kulluar shqipe. E mbaj mend kur erdhi në Shkup si i ri, në Teatrin e ,,kombësive,, i shoqëruar nga redaktori i Radios të asaj kohe Shaban Prevalla, u prezantuam, kurse inotacioni, theksi dhe zëri metalik i artistit më la një përshtypje të thellë njerëzor. Dhe thash me vete:,, Çfarë artisti prej gjeniu do bëhet ky, vetëm nëse nuk i nxjerrin therra e barriera në rrugën kah do të hapëron Xhevat Lumani…( Dhe, mjerisht, pas vitesh, kuptova se udba edhe artistin e mrekullueshëm e mbante në ndjekje dhe e spiunonin  përmes veglave të shkreta në relacionin Shkup-Prishtinë-Strugë, që edhe sot mbeten fshehtësi në sirtaret e asaj makinerie tmerrri…)

FIGURA TË MËRGATËS SHQIPTARE NË DOSIET SEKRETE TË UDB-së

UDB-a e përshkruan nga shumë aspekte veprimtarinë politike të emigracionit shqiptarë të përmledhur në disa kategori dosjesh,të cilatnë kapakët e tyre është e vënë sigla ,,Strogo tajno,, ( Tepër secret), madjetë ndara në dosje të veçanta individuale dhe dosje kolektive për çdo grup apo organizatë të rradhëve të mërgatës shqiptare në Perëndim.

Por, më duhet të përmend edhe atë se UDB-a në arkivat e secret të cilat i mban të mbyllura hermetikisht në Bazën e saj në Batajnicë afër Beogradit…

UDB-ja, ka pasur shumë dosje secrete, ndër to edhe një Dosje të veçantë dhe të plotë të cilën ia kishte sajuar Kapedanit mirditor GJON MARKA GJONIT me pseudonimin ,,Princi,, kopien e të cilës njëkohësisht UDB-ja ia kishte dorëzuar edhe SIGURIMIT të Tiranës në bashkëpunim dhe për ,,nevoja interne,,!

GJON MARKA GJONIT, i lindur më 1889,nga fisi i Mirëditës.Kulla e tyre në Orosh ka qënë me nam! Gjon Marka Gjoni gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore dhe pas saj ka qënë me serbët, mirëpo më pas i dha besën Zogut, i cili e emëroi kolonel në rezervë.

Gjon Marka Gjoni jetoi në Romë si pjestar i Bllokut Kombëtar Indipendent. Udhëheqës ideore të Bllokut  ishin Ernest Koliqi, Ismail Verlaci, Kolë Bibë Mirakaj dhe Ndue Gjomarkaj. Bashke me Gjon Marka Gjonin keta vendosin per politiken dhe qëndrimet e Bllokut.

( Lindi në Krujë, 6 gusht 1892  dhe vdiq në New York, 9 janar 1976 ) i njohur si Bazi i Canës (Abazi i Hasanit, në të folmen e vendlindjes) ishte officer i lartë me grade koloneli, bashkë me Muharrem Bajraktarin e Lumës,  dhe aktivist i çështjes kombëtare, i cili krisi pushkën e pare kundër fashizmit italian. Por, me pushtimin e Shqipërisë nga Italia dhe pas konflikteve me Enver Hoxhën ai e la vendlindjen dhe u  vendos  në Stamboll. Më pas u largua edhe nga Turqia, për në Jugosllavi, ku ca kohë u vendos në  Beograd,  me ndihmën e një oficeri anglez, dhe u angazhua   për të formuar Frontin e Rezistencës në Jugosllavi, me përkrahjen e ambasadës angleze në Beograd, pas kësaj u formua Lëvizja e Legalitetit, kohë kur Enver Hoxha e hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes dhe u shpalli luftë Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Abaz Kupi në emigracion udhëhoqi Komitetin “Shqipëria e lire”. duke  emigruar në Amerrikë.

(  Në mes Mitat Frashëri dhe kolonel Abas Kupi  me krerë të tjerë të shquar të emigracionit shqiptarë)

…Në emigracion merrret me organizimin e mërgimtarëve për një bashkim politik, më pas u aktivizua në komitetin “Shqipëria e Lirë”me president Mit’hat bej Frashërin, që do zëvendësohej nga Hasan Dosti. Më 7 korrik 1949 u emërua president i Juntës ushtarake, nën projektin “Valuable” – organizëm kontrollues i operacioneve ushtarake sekrete për destabilizimin e regjimit komunist në Shqipëri. Më 1968 zhvendoset drejt Shteteve të Bashkuara. Vdiq më 9 janar 1976 në ShBA. New York, trupi i tij prehet në Kew Gardens Cimitery në Queens.

Përndjekja e tij në emigracion ishte e sihronizuar vazhdimish nga UDBA dhe SIGURIMI  i  Tiranës.

Abaz Kupi pra, siç cekëm edhe më lartë, njihen në popull me nofkën Bazi i Canës,  në Koplik luftoi kundër malazezëve. Abaz Kupi vdiq në Amerrikë në vitin 1976. (Bisedat që kam zhvilluar me të do t’i mbaj mend gjithë jetën time…. Ato janë kujtime, përmbledhjen e të cilave do ta botoj në një tjetër libër).

***

Mit’hat Frashëri, ndryshe Lumo Skënda, i biri i Abdyl Frashërit, lindi në vitin 1880, në Stamboll. Ai mori pjesë në Konferencën e Mukjes, dhe si lider i Ballit Kombëtar, në mbarim të Luftës se Dytë Botërore, emigroi si antikomunist dhe udhëhoqi Komitetin “Shqipëria e Lirë”. Në vitin 1949, në një hotel të Nju Jorkut, në Amerrikë u gjet i pajetë. Edhe sot e kësaj dite vdekja e tij mbetet misterioze.

Në Nëntor të vitit 1942 u krijua organizata Lëvizja Nacionaliste “Balli Kombëtar” me në krye Mit’hat Frashërin, të cilën ashtu si edhe Legalitetin e luftoi Partia e E. Hoxhës me strukturat e SIGURIMIT duke nisur kështu luftërat e “Dimrit të gjatë”.

Luftërat e formacioneve të Ushtrisë Çlirimtare Shqiptare, fillimisht nisën në Kosovë, Maqedoni e Jugosllavi, në krah të komunizmit sllav, kur këta botërisht bënin kërdi ndër vendbanime etnike shqiptare, gjithnjë shfarosëse, por me pretekste luftimi të forcave konservative dhe armiqësore e kolaboracioniste!!!

Kështu ndodhi, më herët ose më vonë, në Drenicë, Vushtri, Podujevë, Gjilan, Ferizaj, Preshevë, Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër e Strugë. Siç bënin terror të njëpasnjëshëm andej PK(P)SH-ja me Enver Hoxhën, këndej përgjigjej PKJ-ja me Titon dhe paramilitarët barbarë sllavë, kurse mbi të gjithë të njëjtën gjë realizonte KOMINTERNI pansllav me Stalinin në krye. Të gjithë bashkë e kishin gjetur gjuhën ta shkruanin historinë sipas qejfit të tyre dhe të survejonin gjithë krerët dhe veprimtarinë e mërgatës shqiptare, veçmas asaj në SHBA. Për këtë  historianët tanë të vërteti në Shqipëri si dhe ata nga Maqedonia ) duke marr si shembull  formatin e  Prof Vehbi Xhemailit të Bogovinës i cili edhe po shkruan të vërtetën historike shqiptare, Reshat Nexhipi i Manastirit, Nebih Dervishit nga Struga , Qerim Lita nga Karshiaka e Shkupit, ose edhe ,,historiani,, Ilmi Veliu nga Zajazi etj. duhet  ta shkruajnë  historian e drejtë shqiptare në të ardhmen e shpejtë dhe në  ndonjë ditë të vërtetë për intereset dhe kauzën e Kombit  tonë të vuajtur në shekuj.

***

Shërbimet e fshehta të spiunazhit dhe kundërspiunazhit, në veçanti  të Jugosllavisë, treguan interes të madh për emigracionin shqiptar në përgjithësi dhe ndaj këto shërbime formuan edhe sektor të posaçëm edhe në kanale diplomatike që do të ndiqnin hap pas hapi veprimtarinë dhe aktivitetet e zhvillua nga krerët, individët apo edhe nga organizatat emigrante shqiptare, të cilat tanimë ishin formuar sidomos në Itali e Gjermani, Turqi dhe Amerrikë etj., duke përmendur këtu edhe disa emra dominantë  ndaj të cilëve UDB-a jugosllave në zyrat e SDB-së në Prishtinë dhe asaj në Shkup dhe në nivel Federativ në  Beograd mbanin dosje  të ashtuquajtura ,,DL,, për persona të caktuar dhe të koduara siç ishin: Ali Këlcyra, Hysni Lepenica,  Ismail Vërlaci, Ibrahim Biçaku, Ernest Koliqi, Sadudin Haznedari, Mentor Çoku, Imerr Koçi, Dr. Anton Sededini, Luan Gashi, Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Sami Repishti, Namik Resuli, Arshi Pipa, Xhafer Deva, Hisen Terpeza, Zef Pali,  Zef Oroshi, Fuad Myftiu, Athanas Gegaj, Vasil Andoni, Hasan Dosti, Qazim Pordani, Sutki Koloveri, Kalosh Hamdi Reçani,  Muharrem Bajraktari, Beqir Maloku, Xhemal Bushati, hafiz Jusuf Azemi, Alinafi Hoxha, Vasil Germenji, Nexhat Peshkopia, Rexhep Krasniqi, Tahir Kolgjini, Eqerem Bardha, Hysen Selmoni, Gajur Dëralla, Rexhep Mitrovica, Murat Cerova, Adem Dushi, Xhelal Mitrovica, Sait Kryeziu, Tajar Zavalani, Tomor Zavalani, Adem Gllavica, Ajet Rushiti, Gjon Marka Gjoni, Vasil Alarupi, Ago Agaj, Kolë Bib Mirakaj,   Prof Luan Gashi,  Hyqmet Delvina, Halil Maçi, Eqerem Maçi, Asllan Zeneli, Dr. Selim Domani, Tahir Zajmi, Ahmet Brahimi, Ibrahim Kulla, Vebi Ismaili, Gjokë Martini, Ismet Berisha, Rexhep Glloboçishta,  Myrvet Muça, Ramadan Cena, Besim Sina etj.

Dhe, cilat ishin organizatat e emigracionit shqiptarë në Perëndim, sidomos ata andej Oqeanit:

-Organizatën panshqiptare “Vatra” me seli në Boston dhe me gazetën e saj “Dielli” e formoi dhe udhëhoqi gjatë Fan Noli dhe Athanas Gegaj e të tjerë. Qëllimi i saj ishte grumbullimi i shqiptarëve të cilët jetonin në SHB. Gazeta “Die1li”, si organ i saj, me dekada ka trajtuar dhe akoma trajton çështjen dhe jetën e emigracionit shqiptar përtej oqeanit….

-”Balli Kombëtar” ishte organizatë nacionaliste emigrante shqiptare, të cilën e themeloi në vitin 1939 Mehdi Frasheri. Me pas në radhët e saj u benë disa ndryshime dhe kthesa të reja, sidomos pas vdekjes së M. Frashërit në vitin 1950, kur nga radhët e të cilës dolën Partia Agrare dhe Partia e Katundarëve me në krye Hasan Dostin…

”Lidhja e tretë e Prizrenit në emigrim” me seli në Nju Jork me në krye Xhafer Devën, më vone kryetar i saj u emërua Ismet Berisha, nxjerr revistën me emër “Lidhja e Prizrenit”….

-Organizata Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”  me seli në Nju Jork dhe kryetar i saj ishte Abaz Kupi. Pas vdekjes së tij u bënë ndryshime rrënjësore.Degët e saj vepronin në disa shtete të Europës Perëndimore dhe në Kanada e Australi, ashtu siç ndodh edhe me degët e “Ballit Kombëtar” dhe Partisë Agrare, gazeta “Atdheu” është organ i Legalitetit…

-Partia Agrare “Balli Kombëtar” me seli në Romë, si organ të saj botonte revistën “Flamuri”, ndërsa Partia Katundare si organ të vetin botonte në Detroit revistën “Heroizma shqiptare”….

-”Lidhja kosovare”  me seli ne Aurora të Çikagos, themeluar dhe drejtuar nga hafiz Jusuf Azemi, Prof. Vasil Andoni dhe Prof. Luan Gashi, te cilet edhe botojne  gazetën “Përpjekja “! 

 -”Organizata Bashkimi Demokratik Shqiptar” me kryetar Këshilli Isa Elez Ndreu, si organ të vetin botonte gazetën “Koha Jonë” në Paris.Kryeredaktor i saj Lec Shllaku.

-“Partia agrare “  dhe disa të tjera në SHBA, Kanada  dhe Australi…

Por, që me rëndësi është  të ceki se nga viti 1966 e deri në vitin 1969, kur në Amerrikë dhe ca vende evropiane, sidomos në Romë, të Italisë, Paris të Francës, Brukse1 të Belgjikës etj., u bë një riorganizim i përgjithshëm i organizatave emigrante shqiptare. Pas shumë fërkimesh e debatesh, pas shumë antagonizmash e përplasjesh, u bë freskimi i radhëve të emigracionit mbarëshqiptar. U formua dhe u zgjodh një Komitet Qendror i ri i Organizatës Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit në Nju Jork, ku sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Dr. Fuad Myftiu, e kryetar Këshilli Hysen Prishtina. Kryetar i Komitetit “Shqipëria e lirë” me seli në Nju Jork edhe më tej vazhdonte të ishte Dr. Rexhep Krasniqi, i cili lindi në Gjakovë, kurse studimet universitare i kreu në Austri, ai në Nju Jork nxori për shumë vite gazetën “Shqiptari i lirë”  ( disa numra me rradhe i kam lexuar personalisht).

Delnin njashtu edhe disa revista të ndryshme krahas “Shejza” të Ernest Koliqit, botoheshin edhe “Koha jonë, “Flamiru”  “Shqiptari ilirë” etj.

( Dhe, të gjitha këto botime nga rradhët e emigracionit shqiptarë, përmes agjenturave të UDB-së dhe ambasadave jugosllave, arrinin në Beograd, Shkup dhe Prishtinë, ku edhe “përpunoheshin” për qëllime analizash dhe veprime operative…!)

 Agim Karagjozi, u bë sekretar i degës “Vatra” në Nju Jork. Pas ca kongreseve që u mbajtën, si ai i “Lidhjes Kosovare” në Çikago më 1969, si dhe të tilla në Detroid dhe Boston, urgjentisht u pa e nevojshme dhe u krijua një Komitet i Përbashkët për “Partinë Katundare”, “Heroizma shqiptare” dhe “Bashkimi shqiptar”, kryetar i këtij komiteti u zgjodh oratori Ndue Gjomarkaj.

Ndërsa Abaz Ermenji edhe me tej mbetet kryetar i Komitetit “Shqipëria etnike e lirë” me seli në Paris. Qazim Prodani udhëhiqte në Stamboll Organizatën “Besa” dhe boton gazetën me të njëjtin emër. Alinafi Hoxha udhëhiqte në Marsejë të Francës Organizatën “Lidhja e Vardarit”.

Profesor Ernest Koliqi në Romë të Italisë nxori revistën e quajtur “Shejzat” redaktor i së cilës për një farë kohe ishte edhe Martin Camaj. Kjo revistë bëri bujë të madhe në tërë emigracionin shqiptar.

 -”Besëlidhja Kombëtare Shqiptare” vepronte në Suedi dhe organi i saj ishte “Besa shqiptare”.

 -Komiteti Kombëtar “Shqipëria e lirë” në Paris të Francës si organ të vetin botonte revistën “Qëndresa shqiptare”.

-Organizata shqiptare “Balli Kombëtar” për Nju Jorkun dhe Nju Xhersi botonte revistën “Mbrojtja Kombëtare”.

 Antonio Bellushi, i njohur në Palermo të Italisë boton revistën“Vatra jonë” dhe tani “Lidhja” të cilat ishin të mirëpritura jo vetëm ndër arbëreshët, por edhe në mbarë emigracionin shqiptar në Evrope dhe në Amerrikë.

-”Zëri i Rinisë në Mërgim” ishte organ i Organizatës “Rinia Shqiptare” në Melburn të Australisë.

-“Lidhja e myslimanëve shqiptaro-amerrikanë”  në Nju Jork, u drejtua gjatë nga Rexhep Kumbarçe, por në Kongresin V, kjo shoqatë pësoi ca ndryshime pikërisht gjatë viteve 1972-74, kur u emërua si “Qendra islame shqiptaroamerrikane” për Nju Jorkun dhe Nju Xhersin, dhe kryetar i saj u zgjodh Abdullah Kaloshi.

Në kryesinë e nderit bënin pjese imami Isa Hoxha, Remzi Baolli, etj.

 Në Amerrikë ekzistonte edhe “Lidhja Katolike shqiptaro-amerrikane” me seli në Nju Jork, me në krye Zef Oroshin.

Këtu botohej edhe revista “Lajmëtari i të merrguemit” si organ i “Bllokut Indipendent”. Redaktor i revistës “Përpjekja jonë” në Nju Jork ishte Azem Gjidia. Është fakt se shqiptarët në përpjesëtime të mëdha kanë qenë bashkëpunëtorë të “denjë” në shërbimet kundër-zbuluese dhe zbuluese të sistemit komunist jugosllav, të shërbimit sekret të KOS-it dhe UDB-së. Sipas një studimi analitik që kam bërë gjatë viteve kur kam punuar si operativ në sektorët e SDB-së Republikane të Jugosllavisë në Shkup, në sajë të rrjetit të bashkëpunëtorëve të ndryshëm nga radhët e shqiptarëve dhe sipas kodeve të fshehura dhe kategorive të dosjeve, apo evidencave të kartotekës së regjistruar, afro 60 për qind, prej tyre 20 për qind ishin bashkëpunëtorë të evidentuar, me pseudonime të koduara, dhe që zotëronin dosje të sajuara për këtë qëllim. Nuk di pse ndodhte kështu, por një gjë e kisha të qartë: krerët e UDBsë, ideologjia komuniste dhe bolshevike e pansllavizmit, si në Beograd ashtu edhe në disa qendra të tjera të Jugosllavisë (edhe në kabinetet e Komiteteve Qendrorë të PKJ-së), hartoheshin projekte të fshehta për zhdukjen fizike, likuidimin dhe spastrimin e shqiptarëve pasivisht nga Maqedonia dhe Kosova, nga Mali i Zi dhe troje të tjera të banuara nga shqiptarë etnikë.

Kur jemi këtu, duhet të cek se i rrezikuar nga spiunazhi jugosllav ishte edhe veprimtari  i shquar në Detroit  Gjokë Martini. Ai ishte njeriu i cili ecte me krenari rrugës së drejtë të kauzës kombëtare, dhe si i tillë, i flaktë për bashkimin e trojeve etnike gjetiu , Gjokë Martini, me rrënjë nga Malësia. Burrë besnik dhe i traditës, kishte edukatën dhe kulturën e kombit që i takonte, mbetet shembull krenarie !.

VIJON …

___________________

UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (2)

Nga Nafi Çegrani, Pashtriku 5 Prill 2022

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura