UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (9)

UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (9)

Nga Nafi Çegrani, Pashtriku 6 Maj 2022

KUSH ISHTE  PJETËR  IVEZAJ?

Kisha marrë njoftimin nga një grup gazetaresh në Tiranë, të cilët do të diskutonin rreth krijimit të Lidhjës së Gazetarëve të Shqipërisë, në kushtet e vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri, pas rënjës së komunizmit.

Ai nuk u tremb nga prangat komuniste dhe udbashiane !

Një ditë të diele pas meshes në kishen e Shenpalit në Detroitpranveren e vitit 2003, takohem me Pjetër Ivezajt që të them të drejten nuk e mbaja mend, por ai pa vonuar me zgjati dy fotografi që kishim berë në Lezhë. Mbetëm miq të mirë me njeri-tjetrin me këtë njeri që i dha një grusht të fortë mitit serb për Kosovën.

 UDB-a dhe spiunazhi jugosllav diplomatic kishin informacion të detajuar se Bashkësia shqiptare e Miçiganit ka organizuar një takim mbar kombëtar informativ mbi çështjen Çame, me parrullën: Të njohim historinë e vërtetë të Shqipërisë – Çështja Çame – Çështje e ditës. Për të na informuar më gjërësishtë reth këtij takimi, zoti Sali Bollati, veprimtar i dalluar i çështjes çame dhe njëri prej drejtuesve kryesor të bashkësisë Çamë në SHBA-s, pjesmarrës në këtë takim i tha gazëtës Bota Sot, se: Ne, shqiptarët nga Krahina e Çamërisë, mblidhemi rregullisht në Nju Jork, Filadelfia e Boston për të përkujtuar genocidin grek, që u ushtrua nga autoritetet greke ndaj shqiptarëve etnikë më 1944-1945 e më vonë. Kjo gjë I interesonte mjaft Shërbimeve inteligjente jugosllave dhe Beogradit, prandaj në mënyrë të përfeksionuar kishin organixuar një rrjet të gjërë informatorësh, agjentash, atashe diplomatic dhe specialist të tjerë që e njihnin çështjen e emigracionit shqiptarë në Amerikë, madje rrethanat e zhvillimeve rreth çështjes së Çamërisë.

Në listen e survejimit ishte edhe emri i Gjok Martint, i cili  po pregatiste një Takim Kulturor-Informativ në Miçigan, për Krahinën Shqiptare të Çamerisë, përça edhe ishin angazhuar informatorë të veçantë nga UDB-a e Malit të Zi, të cilët me vite evëzhgonin veprimitarinë e patriotit nga Malësia, dhe disi ndjeheshin të befasuar. …Në zyrat e z. Gjok Martini, Kryetar i Komitetit Organizues dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, u mahnitëm nga materialet e grumbulluara si foto, libra, shkrime gazetash e materiale të tjera referuese për Çamërinë Martire. Aty u njohëm edhe me z. Gjeto Ivezaj, Kryetar i Shoqatës MALËSIA si edhe me anëtarë të tjerë të Komitetit organizues. Njoftime të veçanta ishin bërë edhe në gazetat amerikane, si në gazetën: Detroit News, etj. Për këtë takim të rëndësishëm, në një sallë të madhe të ndërtesës Troy Community Center në Miçigan, të zbukuruar me flamujt shqiptar e të SHBA, janë ekspozuar shumë materiale e foto mbi Çamërinë. Nën tingujt e melodive shqiptare të ekzekutuara nga Grupi Muzikor ADRIATIKU, ishin grumbulluar shumë shqiptarë nga të dy anët e Malësisë së Madhe, nga Plava e Gucia, nga Kosova, nga Tropoja e Shkodra, nga Gjirokastra e nga Dibra, nga Saranda, Paramithia, Filati, Arpica, Picari , Filati e Mazreku. Me një fjalë nga gjithë Shqipëria e Vërtetë nga Tivari në Prevezë. Në një parrullë ishte shkruar me gërma të mëdha: TË NJOHIM HISTORINË E VËRTETË TË SHQIPËRISË – ÇËSHTJA ÇAME – ÇËSHTJE E DITËS.

Bollati tha se z. Gergj Xhaçka, drejtues i programit, në fjalën e hapjes thotë se Komitet Organizues e ka nisur këtë takim për ta bere me te ndjeshem opinionin shqiptaro-amerikan, dhe sidomos atë zyrtar Amerikan për këtë problem shqiptar, që kërkon zgjidhje në përputhje me të gjitha legjislacionet ndërkombëtare në fuqi.

NUK ËSHTË VETËM KTHIMI I MBI 200.000 VËLLEZËRVE TANË QË BANOJNË SI REFUGJATË NË SHQIPËRI PREJ AFRO 60 VJETËSH………..!

Më pasë tij e mori fjalën, z. Gjok Martini, Kryetar i Komitetit Organizues, i cili në fjalën e tij theksoi se Komuniteti Shqiptar i Miçiganit, vazhdimisht ka organizuar takime, për Probleme të Çështjes Kombëtare Shqiptare. Ka ndihmuar në zgjidhjen e Problemit të Kosovës, të Shqiptarëve të Maqedhonisë, e të shqiptarëve të Malit të Zi. Sot ka ardhur rradha që edhe vëllezërit tanë të Krahinës Shqiptare të Çamërisë të gëzojnë të drejtat që u mohohen padrejtesisht nga e ashtuquajtura administrata ‘demokratike’ greke. Problemi Çam, nuk është vetëm kthimi i mbi 200.000 vëllezërve tanë që banojnë si refugjatë në Shqipëri prej afro 60 vjetësh, në vatrat e tyre amtare prej nga janë shpërngulur me dhunë, e të gëzojnë shtëpitë e pronat e tyre të çfrytëzuara padrejtësisht nga pronarë të paligjëshëm. Por, njëkohësisht për shqiptarët e tjerë të Çamërisë, që megjithese jetojnë në tokat e tyre, u mohohet gjuha amtare shqipe dhe të gjitha të drejtat e tjera si minoritet shqiptar, në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtarë në fuqi që edhe vetë qeveria greke i ka nënshkrua. E që me paturpësin më të madhe, kërkon të zbatohen për atë pakicë endacakesh greke që banojnë në Shqipëri. Prandaj sot jemi mbledhur këtu për të thënë fjalën tonë për zgjidhjen sa më parë të këtij problemi. Ky është vetëm takimi fillestar, por jo i vetem për këtë Problem, aqë të ndjeshëm kombëtar. Neve, si vëllezër të vërtetë shqiptarë, duhet të mobilizohemi mirë, t’a ngrejmë këtë problem në Administratën Amerikane dhe në forumet ndërkombëtare, për të gjetur sa më parë rrugën e zgjidhjes, mendon zoti Gjok Martini. 

Ndërsa, z. Gjeto Ivezaj, në emër të Shoqatës Malësia, përshëndeti dhe shprehu gadishmërinë për të dhënë gjithë kontributin, e nevojshëm për zgjidhjen sa më parë të këtij problemi mbarëkombëtar. Prof. Teodor Kareco, foli se padrejtësisht qeveritarët dhe disa deputet grekë, ngrejnë zërin edhe në forumet ndërkombetare, se në Shqipëri, minoritarët grekë, nuk gëzojnë të drejtat e tyre. Kujdesi për minoritarët dhe respektimi i te drejtave të tyre është në shkallën më të lartë, gjë e vërtetojnë edhe emisarët BE, në vizitat e tyre në Shqipëri.. Por mohimi i plotë i minoritetit shqiptar në Greqi, që përpiqet të paraqesi qeveria greke, është në kundërshtim të hapur me të gjitha legjislacionet ndërkombëtare. Pra zgjidhja e Problemit të shqiptarëve të Çamërisë, duhet të bëhet si nga qeveria greke ashtu edhe nga ngritja e këtij problemi shumë të drejtë pranë Administratës Amerikane.

PROBLEMI KOMBËTAR ËSHTË ÇËSHTJE E TË GJITHË SHQIPTARËVE TË VËRTETË, PAVARËSISHT SE NGA CILA KRAHINË SHQIPTARE JANË.

Zoti Sali Bollati tha se në këtë takim diskutoi dhe z. Skënder Doçi, i cili tha se ky problem jo i thjesht mbarëkombëtar, kërkon njohje dhe mobilizim të gjitha forcave shqiptare këtu në diasporë për të dhënë kontributin e nevojshem që ky problem të marri rrugën e zgjidhjes. Unë, në fjalën time, thotë zoti Sali Bollati në fillim, falenderova në mënyrë të veçantë gjithë Komunitetin Shqiptar të Michiganit, e në mënyrë të veçantë nismëtarin e këtij Takimi Atdhetar, z. Gjok Martini. I cili me aqë pasion e devotshmëri i kushtohen Çështjes Kombëtarë Shqiptarë dhe Çështjes Çame në veçanti. Kjo tregon edhe një herë qartë se Problemi Kombëtar është Çështje e të gjithë shqiptarëve të vërtetë, pavarësisht se nga cila krahinë shqiptare janë. Fakti që sot, jetojmë në këtë vend të madh, e të fuqishëm, vend i respektimit të plotë të të drejtave të njeriut; vendit që shpëtoi vëllezërit tonë kosovarë nga i njejti genocid antinjerezor që ushtroi Millosheviçi, vëlla i ortodoksizmës së Zerves dhe bashkëpuntorëve të tij grekë.

Bollati thotë se: “asakrat dhe shpërngulja me dhunë e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike në Çamëri, nuk është e rastësishme. Ai genocid i egër antinjërezor është vazhdim i politikës bizantine, të Megalides, për të ashtuquajtur ‘vorioepir’ që me aq bujë e trumbetojnë sot shovinistat grekë, si edhe ndonjë grek i pa-amerikanizuar, si N. Gaxojani (Nikola Gejxh). Sot, në mes të Tiranës, në prani të qeveritarëve të Tiranës, uzurpatori i Kishës Ortodokse Shqiptare Janullatos predikon në gjuhën greke, kur 133 vjet me parë, më 1870 dhespoti i Çamërisë detyrohet të përkthejë në gjuhën shqipe pjesë të dhjatës, sepse besimtarët ortodokse çamë nuk kuptonin asnjë fjalë greqisht!?

Mos pranimi i asnjë emri shqip si Skënder, Arben, Gjok ose Ndre, për emigrantët shqiptarë në Greqi, është një aresye e ‘vërtetë’ për pretendimin absurd të ‘vorioepirit’, për shifra abstrakte që paraqet z. Gaxojanis (Gejxh) dhe ndonjë i ashtuquajtur eurodeputet grek në Parlamentin Europian. Shqiptarët nga Çamëria që sot ndodhen në USA krenohen me origjinën e tyre dhe duke ndjerë dorën e ngrohtë të mbështetjes nga vëllezërit e tjere shqiptarë do t’i shumë fishojnë përpjekjet që të organizohen denjesisht, për t’a bërë sa më të njohur të drejtën e tyre të pamohueshme në forumet ndërkombëtare, e veçanërisht nga administrata Amerikane, ka përfunduar zoti Bollati.

PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË

Lidhur me takimin ai tha se kështu, ky Takim informativo-Kulturor i organizuar në Miçigan, është jo vetëm kuptimplotë duke na dhënë forca neve që kemi lindur në Çamëri, se në përpjekjet për të fituar të drejtat tona, të mohuara nga qeveria greke, me heshtje përulese nga qeveritarët e sotëm të Shqipërisë, nuk jemi vetëm. Me ne janë të gjithë atdhetarët e vërtetë shqiptarë, me ne është e drejta ndërkombëtarë, me ne është e drejta e Zotit, që është një për të gjithë njërëzit.

Në takim ka folur edhe shkrimtari Lulash Paluskaj, gazetari Zef Përgega, të cilët sollën në fjalën e tyre, përngjasime dhe ndihmë reciproke që kanë dhënë trimat e Malëcisë në luftën e Pesë Puseve kundër pushtimit grek të Çamërisë më 1913. Në fund të këtij takimi duke recituar vjersha si Balladë Çame e B. Xhaferit nga Ded Shkurti, e të tjerë, me valle e këngë Çame e nga Krahina të tjera shqiptare, përfundoi ky Takim Madhështor në Miçigan me parrullën PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË.

(  Marrë nga libri ” Shqiptarët në Detroit” )

Mbrritja e Pjetrit ne Detroit… !

Kur them historia, kam parasysh nga vinim e si vinim deri ketu, pse humbem e pse luftuam kaq shume, pse vuajtem e pse na ndane keshtu, kur do te cliroheshim nga kjo zgjedhe poshteruese, kur do te mund ti perdomim lirshem simbolet tona kombetare, pa permend ketu gjuhen dhe zakonet tona te mrekullueshme, te cilat na i lakmojne edhe popuj me qytetrim te kahershem. Te gjitha keto psehe, qe nuk merrnin pergjigje, lypnin vullnet e kembenguije, qe nje dite prej ditesh ta fitonim lirine, ti fitonim ato cka kishim humb, ato cka ishin tonat, urine dhe barazine para ligjit e shtetit, jo njani i nanes e tjetri i krushkes. Ju nuk mund ta mirrni me mend se sa force merr njeriu i fyer nga drejtesia, i fyer nga pabarazite. Te gjitha keto une i degjova qe ne vogeli. Poashtu, levizjet kombetare te vitit 1968, kur studentet e Kosoves u ngriten ne kembe dhe kerkuan disa te drejta kombetare, ketu kuptohet se edhe flamurin. Vetedija per keto ngjarje mi ka krijua ndjenjat nacionale kombetare. Ishin edhe tregimet e gjyshit Pashk Keqit Ivezaj dhe axhes se babes Rroko Keqit Ivezaj per vuajtjet, skamjet, padrejtesite dhe luftrat qe i kane perjetue ne jeten e tyne, qe mua mi nxitnin ma shume ndjenjat ndaj atdheut e kombit, per flamurin e gjakun e atyne qe e dhane jeten per keto. Nga te gjitha anet rrethohesha me dallime, qe te nxitnin per tu rrit para kohe. Gjergj Elez Alia dhe topuzi i tij, qe ishte ngulur dymbedhjete pashe ne dhe ne luften kunder Bajlozit, ishin tashma fiksimet e mija. Fantazia prej te riu, sikur i perjetonte ato luftime, Kastrioti zmadhohej ma shume, sa here une ndeshesha me tregimet popullore per trimerite e te pareve tane. Luftrat, per aq sa mund te dija une, kishin qene perhere kunder nesh, si e site na copetonin, te na tretnin nga syte kembet. E, une i beja pyetjen vetes:
Pse gjithe keto te keqia vetem per ne?! Asnjehere nuk mund gjeta nje pergjigje bindese, qe une te mos luftoja me veten time, per t’u hakmarre nje dite prej ditesh kunder ketyre padrejtesive. Edukimin atdhetar nuk e ben vetem shkolla, ai realizohet nga feja per kush beson, nga familja dhe nga gjithe bashkesia, ku jeton e punon njeriu. Malesorit kurre nuk i kane munguar virtytet e mira te qytetarise, te civilizimit, ndonese prej shumekujt jane marre si anakroniste, si vjetersira, qe koha s’ka me mund me i mbajt. Kur them malsorit, ju duhet te kuptoni drejt: e kam fjalen per gjithe shqiptaret, pse malesore kane qene edhe te rriturit ne malet e Jugut. Heronjet e tyre jane po aq trima si tanet. Kurre ata s’kane veprua pa njani tjetrin. Ne, duhet te kujtojme ngjarje te historise tone, ku ata kane bashkepunuar e bashkeluftuar. Nuk ka pse une ti permend konkretisht te tere. Dihen principatat e Shqiperise dhe bashkepunimi ndermjet tyne, dihet Lidhja e Prizrenit dhe Abdyl Frasheri, dihet Shpallja e Pavaresise dhe Isa Boletini, dom Nikolle Kacorri etj, etj.. raste te tilla.

Si i perjetuat levizjet e 80-tes dhe me vone ne Kosove? 

Kosova ka ndikue shume ne ringjalljen e ndjenjave patriotike tek shqiptaret kudo qe jetojne, sidomos qysh me 1981. Kontributi ma i madhnueshem i Kosoves ndaj Malesise ishte, kur me qindra te rinj malesore vazhduen edukaten e tyne ne shkollat e larta dhe Universitetin e Kosoves. Kjo ishte dhe faktori kryesor per edukimin dhe ringjalljen e aspiratave atdhetare shqiptare. Por, me kujtohet si femije, kur daja im Gjergj Camaj, i shkolluar ne Kosove, me bisedonte per padrejtesite, kushtet e veshtira qe Jugosllavia i ushtronte ndaj shqiptareve. Me tregonte mbi ngjarjet e 68-tes ne Kosove, ku ai ne Prizren kishte lexue referatin prane shtepise historike te Lidhjes se Prizrenit, me ç’rast ai ashpersisht ka kritikuar diskriminimin ndaj popullsise shqiptare. Dhe, poashtu me kujtohet arrestimi i tij ne kete kohe nga autoritete serbopolicore, sidomos atehere kur isha ne burg. Populli shqiptar ka vuajtur gjithemone nga pansllavizmi, qysh ne at shekull qe erdhen ne Ballkan nga Rusia. Qe atehere e der me sot, kemi vuajtur dhe jemi munduar qe ti shperthejme zinxhiret e tyre. Metaforikisht, sikur uji qe valon nga nxemia e zjarrit, edhe vlimi i njeriut bahet aq i madh, sa nje dite do te shperthej. Ashtu edhe ne kemi durue mjaft ne ate temperature, ndaj erdhen vitet 68, 80, 81 e deri ne 99-ten. Levizjet e 80-tes nuk erdhen rastesisht. Ato kishin nje baze shume te gjane prej te gjithe shqiptareve. Per te ndodh ajo qe ndodhi ne Kosove ne vitet 80-te e me vone, u desh nje pergaditje e gjate ne kohe edhe nga ne qe jetonim larg zhvillimit te ngjarjeve. E them kete, pasi nuk eshte e mjaftueshme vetem te keshe mendjen te atdheu, por te luftosh e perpiqesh per te, me ato mjete e mundesi qe ke e te japin rrethanat. Me pas, ngjarjet e vitit 1981 ne Kosove ringjallen ndjenjat patriotike dhe patriotizoj shume malesore, ku ndjenja atdhetare u ba prone e tyne.

Mund te na thoni diçka mbi ardhjen tuaj ne Amerike?

Ne u vendosem ne Amerike, ketu ne Detroit, ne vitin 1970. Kisha mbaruar klasen e 7-te ne vendlindje dhe lashe pergjysem te 8-ten. Bashke me vellan tim Franin, sapo erdhem ketu u vendosem ne shkollen e ulte, per te mesuar gjuhen. Une isha nder ma te medhenjte ne ate shkolle. Me pas, vazhdova ne Institutin Teknologjik te Detroitit (D.1.T.) 4 vjet studime — Associate Degree in Elektrica Computer ENGO dhe, pas kesaj, ne vitin 1994, mbarova studimet ne Wayn State Univercity B. A. in Secondary MATH. I mbaja Iidhjet me vendlindjen, por kuptohet sa e si, per vete moshen time. Per te ardhe tek vitet 80-te na u desh qe, edhe ne ketu, te benim aq sa mundnim. M’u desh disa here te pyesja dajen Gjergj ( Gjergj Camajn) per cka po ndodite ne Malesi, si dhe te percillja, me sa mundja informacionet nga mediat ne shqip dhe anglisht. Jo per t’u mburre, por kam qene i pari nga gjeneratat e mia te ardhun nga Malesia e Madhe e Mbishkodres, qe kam referuar ne diten e flamurit me 28 nendor 1978, ne moshen 24 vjeçare. Atehere, keto lloj referatesh ishin te ndaluara, pasi 28 nandori ishte lane ne harrese, ose festohej me 29, diten e çlirimit te Jugosliavise. Edhe ky rast nuk kaloi pa indikacionet e veta, por mua aq me bante.. Qe nga viti 1978 kam qene aktiv per çeshtjen kombetare, me te gjitha format e protestimit dhe, gjithemone duke edukuar vetveten dhe, njekohesisht popullin malesor mbi ceshtjen tone kombetare , per te cilen jugosliavet i kane ndeshkuar rande te paret e mi. Me pas, ngjarjet e vitit 1981 ne Kosove ringjallen ndjenjat patriotike dhe patriotizoj shume malesore, ku ndjenja atdhetare u ba prone e tyre.

Mendimi per te shkuar ne Malesi  ishte nje kaprico apo malli  per vendlindjen?

Kisha 16 vjet pa e pare vendlindjen e, ju e merrni me mend se sa mall ka njeriu te shoh vendin ku ka lindur e eshte rritur, kur ate se ke pare per nje kohe aq te gjate. Te them te drejten, per te shkuar ne Malesi u nxita nga dy shkaqe; malli per vendlindjen dhe bindjet atdhetaro patriotike ne ligjin demokratik, njerezor dhe human te Amerikes. E kaluara ime e bante shume te veshtire shkuarjen ne Malesi dhe, pikerisht ashtu sic doja une, me gruan e vajzen tri vjeçare. Veprimtaria ime kishte ra ne sy te autoriteteve jugosllave, te cilet perpiqeshin me te gj itha menyrat ta percanin kete mergate te larget me lloj lloj spiunlleqesh. Nuk gabohem po te them se, qe ate’here Jugosllavia i kishte filluar plasaritjet. Kroatet e sllovenet ma afer Perendimit, nuk e duronin dot socializmin jugosllav, Kosova pothuajse ishte paralizuar, Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi ishin te pafuqishme, ndonese nen buze edhe ato ankoheshin. U paraqita ne konsullaten jugosilave te konsulli Preke Lulgjuraj, por me kot, ai me permendi aktivitetin tim, se une kisha qene pjesemarres i te gjitha demonstrimeve antijugosllave, ketu ne Amenike. Te njeten pritje dhe te njejten pergjigje gjeta edhe ne ambasaden jugosllave, shto ketu egersine dhe arrogancen e gjoja te pamposhturve. Megjithate, une vendosa te shkoj ne Malesi edhe pa vizen e tyre.. Kisha nenshtetesine amerikane dhe besoja shume te Amenika. Ajo do te kishte aq force sa, te mbronte qytetarin e saj.

Pritja e Pjetrit si Hero ne komunitetin shqiptar te Detroitit

Krejt kunder deshires se te afermve, shokeve dhe miqeve, mora avionin per Beograd. Te gjithe me thonin ç’po te duhet me shkue ne goje te ujkut, do te marrin ushtar, ose do te fusin ne burg e s’do te kthehesh ma gjalle ketu. Nuk i degjova, se me ishte mbushur mendja te shkoja ne vendlindje. Zbritja ne Beograd qe e lehte, me paisen me 45 dite vize e, keshtu u nisa per Malesi. Atje me priti daja Gjergj dhe te njohur te tjere. Disa dite mbasi u çlodha ne fshatin Lekaj dhe u çmalla me te afermit e mi, me kerkesen time daja me çoi ne Maje te Hotit, te Kodrina e Kishes ne Traboin, per te pare varrin e Dede Gjo Lulit. Per nja 2-3 dite me lane te qete por, sic mesohet ma vone, e pergjonin dhe ndiqnin çdo veprim timin. Pas kesaj kohe, me thirren ne organet e policise dhe me konfiskuan pasaporten amerikane, duke me detyruar te paraqitesha çdo dy dite te UDBA-ja (sigurimi) ne Podgorice. Disa te aferm me thane te ikja, por nuk desha t’ia dija. Si perhere, une isha i pabinduri, qe do te me kushtonte. E ndjeva se do te me burgosnin. Disa me thonin te iki, kurse disa me jepnin keshilla, kurajo dhe vullnet, qe te qendroj dhe si te qendroj, si p.sh., mesuesi im i pare, i ndjeri Mark Toma Gojcaj, Shtjefen Toma Ivezaj, Rrok Keçi Ivezaj, Tom Nika Ivezaj, Malot Shtjefni Ivezaj, Pretash Rroku Ivezaj,Zef  Marashi Ivezaj, Gjon Gjetja Ivezaj, Gjergj Camaj, Gjergj Berishaj, i ndjeri Kol Doka Lajçaj e Martin Vulaj. Brenda javes se pare, biles pa e mbushur javen, me therrasin nje nate ne polici. Me japin nje pyetsor ne gjuhen serbe, por jo ne shkrimin latin, qe une nuk mund ta lexoja. Debatet fillojne tek mbiemri, pasi disa polic qe rrinin ne nje salle me therrasin tu afrohem ne mbiemrin Iveziq. Nuk permbahem dhe u pergjigjem: “Me thone Ivezaj e jo Iveziq”. — Ku eshte ndryshimi?- me thone. — Mbaresat “iq” jane per mbiemrat tuaj,- u them. Qe ketu filloi historia e burgut. Me ke te komunikojshim? Telefonat tone i pergjonin. Dajes Gjergj i kujtohet nje komshi dhe moshatari yne, qe kishte qene portier i Jugosllavise, i quajtur Giliq me origjine shqiptare (Gilaj). Qe nga shtepia e tij telefonuan ambasaden amerikane ne Beograd, e cila premtoi se do ta verifikonte kete problem. Burgu im mori permasa te gjana, U ba problem ndershtetror, midis Amerikes dhe Jugosllavise. Une trajtohesha si qytetar amerikan i mbajtur peng ne Jugosllavi. Policia serbomalazeze me ndaloi per shkelje te ligjit 131 neni I dhe 2 si dhe te ligjit 136 po neni I dhe 2 si person i padeshirueshem per Jugosliavine, gje per te cilen mund te mos me pajiste me vize, si organizator i demostratave antijugosllave, drejtues i organizates studentore, trainer i ekipit te 14 vjeçareve me emrin ”Zinxhiret ilirian”, pjesemarres ne disa aktivitete amerikano shqiptare etj. Sipas ketyre ligjeve, une denohesha me 15 vjet burg. Ishte krejt e sigurte, se une nuk do te isha ne burg, po te kisha pranuar te punoja per UDB-ne, gje qe m’u kerkua sapo shkela ne Mal te Zi. Mbaj mend nje seance, kur me thirren ne polici, ne te cilen ishte i pranishem edhe Osman Gjokaj, nje punonjes i tyre. Osmani nxori nga syrtari i tavolines harten etnike dhe, duke m’u betuar ne krye te djalit dhe burrnine e malsorit si te grude qe ishim, se nuk do ti thonte kujt, me pyeti: “Per ke je ti?” — Nuk ka shqiptar qe nuk eshte per kete, dhe drejtova gishtin nga harta etnike. Pastaj me pyeti perseri: – Ti je per Kosoven Republike me Jugoslavine a me Shqiperine? — Si te duan kosovaret,- i thashe. Ma vone une mesoj se Osmani, po ate nate, kishte thane ne kafen e qytetit: “ Ka ardhe Pjeter Ivezaj nga Amerika per “Shqiperine e madhe” dhe, per me keq mesoj betimin e tij te rreme, pasi ai nuk kishte pasur djale. Pas kesaj, fillojne te me bindin: “Nuk eshte spiunllek,- me thane,- po te punojsh per shtetin tand, ti ia ke kaq borxh Jugosllavise, te na thuash se kush merret me organizimin e demostratave antijugosllave ne Amerike, se si jane te organizuar per te punuar kundra nesh, per te prishur shtetin tone etj, pallavra qe mua me revoltuan pa mase.” I pashe njehere, pasi pergjigjen e kisha ne maj te giuhes. Me dhimbej ai mjerani qe punonte per ta, si dhe te gjithe mjeranet e tjere te atij soji. Kisha nje cigare ne dore, e cila ishte djeg dhe ba pa u shkund. Iu drejtova Osman Gjokajt ne gjuhen shqipe, se nuk e dija serbokroatishten aq mire dhe kerkova nga ai, qe tua thonte atyre 4 kulshedrave te UDB-se jugosllave, qe ndodheshin me te ne zyre se, nese keta mendojne se vij prej nje familje te poshter, sikur te ma bajne trupin si keta “pilaf’ duhani, une nuk i spiunoj shqiptaret. Ata reaguan menjehere, duke i ra tavolines me grushta, per te me frikesuar dhe me sharje, duke me kujtuar se nuk e kisha kryer ushtrine. Pas kesaj iu drejtuan Osmanit: “ Keti vije me ia thye te tana brinjet, se asht nipi i Pjeter Zekut Camaj, qe s’ka pase te ngime me e pa krejt Jugosllavine ne flake”. Ky ishte takimi i fundit me UDB-ne (SUPIN), dhe me dorezuan ne Policine e Podgorices, ku qendrova nje nate ne burg. Te nesermen me kane derguar ne burgun famekeq per shqiptaret, ne Spuz. Per dy jave kam qendruar ne qeli , ku per nje jave nuk u ushqeva fare, mirepo, kur filluan te me ushqenin, filluan edhe torturat. Per te lare e ndrruar, as qe bahej fjale edhe ne javet e tjera. Ne njeren nga ditet e javes se pare, ne qeli gjeta nje kuti shkrepseje bosh dhe, ne te shkrova ne anglisht: “ Pse Amerika nuk i mbron te drejtat e qytetareve te vet?” dhe, poshte Pjeter Ivezaj, 1981 (KR), qe do te thonte Kosova Republike. Per fatin tim te keq, policia e burgut e pa kete, sapo u hap biga e deres dhe, keqtrajtimi qe i randshem. Dy dite me vone, nje i burgosur tjeter,fqinj me mua, pasi une isha vetem paditi, duke rrejt se Pjeter Ivezaj therret me sa ze ka ne koke“Rrofte Shqiperia e Madhe”! Per kete, polici i burgut, Gjurashkoviq me pyeti: “ Ti e don Shqiperine e madhe?”, duke filluar te me bjere papandehur. Me njehere leshohet, ne ndihme te tij edhe kulshedra tjeter, Knezeviq (Knez) dhe i ndihmoi tjetrit. Ai me goditi aq shume, sa i pari i thote, tuj e largu “ Ubio si ga, bog te ubio”, “E vrave, te vrafte Zoti!” Me pas me lejuan takimet me bashkeshorten time, Gjysten dhe me axhen Ndreke, por ato duheshin ba ne gjuhen serbe, as ne shqip e as ne angiisht. Ne nje nga keto takime, mora vesh nga gruaja se kishte vdekur mesuesi im i pare Mark Toma Gojcaj, per ç’ka u preka thelle. Ne kete moment, duke ngritur duart lart e vene ne koke, gruaja me pa nje plage nen sqetullen e supit te majte dhe u tmerrua. Nuk kam gja ,-i thashe, por me thuaj çka e gjet mesues Markun. Asgja,-mu pergjigj, vdiq veti, frigohesha se mos isha une shkaku i vdekjes se tij, pasi para burgimit kisha ndejt shume me te. Mbas vizites, bashkeshorjtja ime Gjystja, njoftoj vellan tim, Franin per viziten, i cili me njehere njoftoi organet kopetente amerikane per keqtrajtimin tim. Dy dite ma vone, me çojne te kryetari i burgut, per ti treguar se kush me ka keqtrajtuar. Ai me urdheroi te hicja kemishen, per te pare dangat e rrahjes. Po ate dite me transferojne ne nje dhome me 8 te burgosur, kriminele. Nga torturat fizike te policise, me dergojne ne tortura psiqike, ne nje dhome me keta krimineie (sidomos malazezet!), qe vazhdimisht me fyenin, poshteronin the kercenoni. Me 3 Tetor 1986 do te shkoja ne gjyq. Gjykata nga burgu ishte disa kilometra dhe ne do te udhetonim me makinen e burgut. Para se te niseshim, njeri nga policet shoqerues i thote kryetarit te burgut, se prangat qe me kishin vene ne duar nuk ishin te mira, ato mund te hapeshin fare lehte, sapo te rrotulloje duart anash. Nuk ka problem,-i pergjigjet kryetari, dhe i hedh disa fisheke qe i heq nga revolja e vet. Me shkoj mendja, se po pergatitej nje kurth per te me vrare. Nje dite me pare dhe gjate nates, kisha gjetur nje leter te brendshme te nje pakete duhani, e cila nga njera ane ishte e llakuar dhe, me nje shkrim shume te imet kisha ba nje leter, ku ia drejtosha nanes, babes, vellait Fran dhe gruas, ne te cilen u kerkoja ndjese per merzine qe iu solla. Letra ishte shume personale, e bana shume te vogel dhe,diten qe do te shkoja ne gjyq, do ta mbaja ne grushtin e dores se majte. Ne momentin qe do te zbrisja nga makina ,dikush nga malesoret, qe kishte ardhe per te pare gjyqin do te me shihte, kur une do ta hidhja ne toke e, keshtu do ta mirrte. U nisem me shoferin dhe dy polic qe me shoqeronin. Ne mes te rruges, rreze nje mali u ndaluan. Hapen deren anesore dhe zbriten, gjoja se kishte difekt makina. Diç po flisnin me njeri tjetrin, por te vendosur largas e pothuaj ne pozicion luftimi. Une i shihja ne xhamin e erret te deres gjysem te hapur, pothuaj si ne pasqyre. Nuk leviza fare, per te mos ra pre e ketij provokimi te lexueshem. Jo se nuk e deshiroja arratisjen, por nuk doja te bija pre e planeve te tyre djallezore, per te me zhdukur fizikisht e per tu lehtesuar para komunitetit nderkombetare. Desh te ikte ,-do te thonin, dhe ne e qelluam. Kishin dhe aparate filmimi me vete. Isha arrestuar me 01 tetor të vitit 1981 dhe po dilja para gjykates me 26 qershor të vitit 1983, sikur të dilja nga ferri, i parruar dhe gjysem i vdekur nga keqtrajtimi periodic me muaj të tërë në qelitë e hetuesisë prej betony ku kundërmonte erë gjaku nga njollat e thara të ngjeshura mureve. Hapesira para gjykates ishte plot me shqiptarë të cilët vini nga të gjitha anët e Jugosllavisë komuniste ku gjendeshin në gyrbet.

(Liga Shqiptaro-Amerrikane në krye me Xhozef Dio Gardin)

RAPORTI  ZYRTARË OPERATIV I UDBS!

… Dhe të gjitha këto materiale edhe sot gjenden në arkivat e dosjeve të mbyllura hermetikisht në kasafortat e çelikta dhe të blinduara të UDB, aty ka dosje personash të cilët kanë qenë të përndjekur,  personash të rrëmbyer dhe në sajë të materialeve kompromentuese janë kthyer një numër i madh në informatorë, kurse dosjet e spiunëve UDB-ja i mbante të  koduara…  

Ja një raport zyrtar, psh. nga një informator i regjistruar me shifër  të veçantë, ose si burim i një sektori të SDB-së:

Sekretariati Republikan për punë të brendshme

Drejtoria e Shërbimit të Sigurimit shtetëror

Sektori  I dhe  II, Kërçovë

Punëtori operativ  Jovan Gjorgjievski

Burimi: “Profesori”,

Dt. më 12.06.1976

Kërçovë  

Raport / Izveshtaj /

nga biseda informative me bashkëpunëtorin ,,Profesori,,

I. Të dhënat merrren nga bashkëpunëtori ynë i regjistruar me shifër, si burim është i sigurt dhe i saktë, e të cilat të dhëna kanë të bëjnë mbi veprimtarinë armiqësore në baza nacionaliste dhe irredentiste shqiptare të një grupi profesorësh dhe të NN. në Akademinë Pedagogjike në Shkup, të cilët në bisedën e tyre të zhvilluar më datë 09.06.1976, në prezencën e bashkëpunëtorit , akcent të veçantë i kanë dhënë asaj se si Kosova duhet të bëhet pjesë e pandarë dhe e bashkuar me Shqipërinë, edhe sikur të jetë nën sistemin e Enver Hoxhës.

II. Në raport nga biseda informative me bashkëpunëtorin tonë  si me ,,Folkloristi,,  ,,Historiani,, “Profesori,,   etj. Madje  do të shtjellojmë  disa aspekte edhe të kontakteve  dhe angazhimeve   të informatorëve  nga  sfera e ,,irredentizmit dhe separatizmit,, shqiptar siç ishin “Gorilla”,”Sulltani”,”Zhiçara,,”Jupiterit”,“Raketa”,”Korabi”,”Tigri”, “Llastavica”, ”Lisica”, ”Sokratin”, ”Sheji” nga Struga i cili vepronte në sferat e spiunimit edhe në rradhët e emigracionit shqiptarë ,duke udhëtuar shpesh në disa vende të Europës Perëndimore dhe në Amerrikë!  Mandej informatory “Sheji”  në Francë, njëherit mbante kontakte bashkëpunimi sipas metodës së ashtuquajtur ,,preko treto lice,,  (përmes personit të tretë), me individin R. M. të angazhuar në rrjetin operativ i cili mbante nën vëzhgim objektin ,,Lasta,, ( I.K.) dhe rrjetin i cili gjendet aktiv rreth të ashtuquajturit ,,Klubi,, ku zhvillohej një veprimtari irredentiste. Udba  njëkohësisht  kishte zgjëruar rrjetin e informatorëve edhe gjer në Belgjikë rreth  veprimtarit Enver Hadrit dhe disa të tjerë. Kurse rasti i informatorit në relacionin Prishtinë-Beograd, Bahtir Hamzës, është rrëfim më vete dhe i komplikuar në saje të kombinimeve operative të spiunimit dhe të burimeve paralele,  i cili  sot vepron në Toronto…

 VIJON …

______________  

UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (8)

Nga Nafi Çegrani, Pashtriku 5 Maj 2022

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura