VALBONA BAJRAMI: MARGJINALIZIMI I DISA MINORITETEVE NË VISET SHQIPTARE /FOTO+VIDEO/

Pashtriku.org, 09. 04. 2015 – (Me rastin e 8 prillit, ditës ndërkombëtare të romëve…) – Komuniteti rom, ashkali, dhe egjiptian, vuajnë diskriminim masiv në të gjithë Ballkanin, me theks të veçantë në territoret shqiptare ku këto minoritete ende jetojnë geto nëpër kampe me kushte minimale për jetë. Jo vetëm për kushte ekonomike, por historikisht i kemi konsideruar si inferior. Në ideologjitë e politikave shqiptare, gjithmonë duhet të ndodhë ndonjë tragjedi për të sjellur në aktualitet kujdesin ndaj minoritarëve. Politika nuk është e fokusuar në norma njerëzore, sa është e fokusuar për të përmbushur standardet e BE-së. Madje edhe sipas informatave zyrëtare të ‘Amnesty International’, këto komunitete përballen me diskriminime të llojeve të ndryshme: si në punëkërkim, edukim, apo resurse minimale që janë të domosdoshme për jetë. Tragjedia që ndodhi në kontinierët e mbeturinave ku një fëmijë u sulmua nga qenët endacak, dhe imazhet e dhimbshme të një fëmiu që fle rrugëve të Pejës në temeperatura të ulta, tregojnë pasqyrën gjenerale se si këto komunitete tretmohen në viset shqiptare. Në vendet urbane nuk është e çuditshme të hasësh në fëmijë që kërkojnë lëmoshë, e as diçka jo e zakonshme nga zërat në prapavi, duke i ironizuar me tone diskriminuese si “magjup”, “gabel”, deri te sulmet fizike. Njerëzit si krijesa – kinse të barabarta – në vende të caktuara obligohen ta urrejnë etninë e tyre për shkak se shoqëria nuk i pranon pa kushte. Shqiptarët si komb ishim dëshmitarë që e jetuam në lëkurën tonë etnocentrizmin nga pushtuesit, por kurrë nuk morëm mësim mos t’i urrejmë të tjerët.

Antiziganizmin ua ndjellim edhe fëmijëve, deri në atë masë sa që termi ‘magjup’ është një ndër fjalët e para që fëmijët tanë e mësojnë me tone diskriminuese. Ne vetë ishim dëshmitarë të diskriminimit, kur serbët na quanin ‘shiftari’: na diskriminonin në shkolla, në rrugë, e në çdo sferë të jetës. Sikur vetëm për disa çaste t’i rikujtonim se si ne ndjeheshim që na konsideronin si inferior, besoj se shkalla e diskriminimit do ishte shumë më e ulët ndaj këtyre komuniteteve. Ne jetojmë në shekullin 21, ku sjellja jonë karshi këtyre komuniteteve nuk duhet të ngjasojë me urrejtjen Otomane që kishin ndaj romëve, ngjajshëm me Aktin e vitit 1554 në Angli kundër egjiptianëve, deri te gjenocidi ‘Porajmos’ nga Nazistët. Viteve të fundit që të dy shtetet shqipate janë të apostrofuara në raportet e ‘International Amnesty’ si vende ku qeveritë kanë dështuar ti përmbushin obligimet e veta për këto komunitete. Madje, Kosova dhe Italia janë marrë si modele për hulumtim për shkallën e lartë të diskriminimit ndaj romëve. Një ndër sociologët me renome botërore dhe ligjerues pranë Universitetit të Birmingham-it, Dr.Nando Sigona, i cili ka hulumtuar diskriminimin ndaj etnive minorene, e thekson Kosovën si vend ku komuniteti shumicë ishin të diskriminuar për vite e dakada, por po i njejti komunitet (pra shqiptarët) bashkë me italianët kanë urrejtje më të theksuar krahasuar me vendet e tjera të Evropës ndaj komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian.
Është vërtetë për tu brengosur që Kosova të apostrofohet si shembull i urrejtjes ndaj etnive nëpër hulumtime universitare, kur ende po luftojmë që të zëmë vend në Bashkimin Evropian. Për shkak të bindjeve që janë krijuar gradualisht për këto komunitete, diskriminimi ndaj tyre nuk vie në shprehje sepse e kemi përvetsuar si normë shoqërore.
Dy qeveritë shqiptare kanë shprehur gadishmëri për t’i integruar komunitetet serbe dhe greke, madje deri në masë sa komuniteti shumicë të shpreh revoltë për shkak të raporteve me këto dy vende, ndërsa komuniteti rom mbetet në mëshirë të fatit, duke u detyruar të bëjnë jetë nomadike sepse aq kanë hapsirë. Se si një individ formohet dhe zhvillohet varet nga kushtet që ia ofron shoqëria, jo nga përkatsia fetare, apo përkatësia e etnisë. Edhe pse raportet shqiptaro-greko-serbe nuk premtojne përmirësime në një të ardhme të afërt, prap këto komunitete kanë interaksione njerëzore deri në një masë me shqiptarët, por me komunitetet rome, ashkali, dhe egjiptiane, urrejtja vazhdon të apostrofohet si diçka pothuajse ‘patologjike’, ndërsa në fakt është fenomen që mësohet dhe përcillet gjeneratë pas gjenerate. Njeriu nuk lind urrejtës – ate e mëson nga prindi, mësuesi, dhe nga shoqëria në përgjithsi.
Përgjegjësia më e madhe bie mbi dy qeveritë, gjegjsisht asaj të Tiranës dhë Prishtinës, të cilat vazhdojnë t’i integrojnë komunitetet sllave me benefite që mrenda buxhetit që posedojnë mund të konsiderohen si luks. Ndersa komuniteti shqiptarë në Greqi dhe Serbi tretmohen mos më keç se romët në trojet shqiptare. Të dy qeveritë nuk janë të zonjat të kërkojnë integrim të shqiptarëve në viset sllave në të njejtën monedhë që integrohen sllavët në viset tona. Rotacioni i qeverisë së Tiranës duhet të kishte dhënë sinjal pozitiv për komunitetin rom, edhe për vetë faktin se thirret pas sistemit socialist. Por, për fat të keq situata qëndron e njejtë si në kohën e demokratëve, ku si dëshmi janë numri i fëmijëve në rrugët e Kosovës, që nga theksi në të folur dallohen se janë nga Shqipëria. Kjo tregon nivelin e diskriminimit ndaj minoritetit rom dhe shtytjen indirekte se përse ata të vazhdojnë të jenë nomadik në viset shqiptare. Ndërsa qeveria e Prishtinës, si duket të gjithë vëmendjen e ka përqëndruar te komuniteti serb, duke ju ofruar ndihma që nuk mund të konsiderohen si akte sociale kur komunitetet tjera nuk gëzojnë të drejta të barabarta. Ndihmë sociale mund të konsiderohet vetëm nëse barazpeshojnë benefitet që janë paraparë për njerëzit që jetojne nën vinë e varfërisë, bazuar në numrin e antarëve të families. Për inferioritetin e komuniteteve rome, ashkali, dhe egjiptas që jetojnë në viset shqiptare, janë fajtorë komuniteti shumicë që i paragjykojnë në bazë të ngjyrës së lëkurës. Sikur këto komunitete të hasnin në përkrahje institucionale dhe shoqërore, nuk do koment që ata do ishin kontribues njësoj si shumica, sepse janë njerëz prej gjaku e mishi si gjithë të tjerët.

…………………………………………………………………

Komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas në Kosovë:

Romët në varferi ekstreme:

Romet, plagë e hapur e shoqërisë!

Romët në varfëri ekstreme, mbledhin kanaçe për bukën e gojës!

…………………………………………………………….

(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura