VËSHTIRË TË MBAHEN ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË VITIN 2024

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Të gjithë për zgjedhje , askush nuk i do zgjedhjet

Qeveria  Kurti 2 është qeveria që ka pasur më së shumti përkrahje të votuesve , që nga përfundimi i luftës sikur që nuk ka pasur fare kundërshtim opozitar. Opozita ka qenë e gatshme ta përkrahë qeverinë sidomos në bisedimet me Serbinë që është përcaktuese edhe për mbijetesën e Kosovës si shtet. Numri i madh i votave ua ka rritur nivelin e adrenalinës VV-së dhe patericës S’GUXO duke ua dhënë sigurinë se mund të bëjnë ç’të duan dhe se askush nuk do t’i ndalë në rrugën e trye të hakmarrjes dhe eliminimit të armiqve që në vendet e qytetëruara konsiderogen si kundërshtarë politik. Në takimin e parë KM i Kosovës ka kërkuar që asgjë që ishte bërë para tyre nuk vlejnë dhe duhet të shpallen të pavlefshme. Pavarësia e Kosovës u shpallë me 21 shkurt 2021 kurse flamuri i Kosovapetrollit po në këtë datë u shpallë si flamur i Republikës së Kosovës, në komunikim e cilësonin si Republikë . Pa kaluar procesin e lustrimit të figurave publike u amnistuan duke u shndërruar në qytetarë të nderuar të Republikës të gjithë bashkëpunëtorët e Serbisë dhe Jugosllavisë, agjentë të UDB-së, hetues, prokurorë dhe gjykatës si edhe politikanë që e shkatërruan autonominë e Kosovës të viti 1974. U shpallën hajdutë, kriminelë, zhvatës dhe vrasës pjesa dërrmuese e komandantëve të UÇK-së të cilët u pushkatuan publikisht përmes mediave, tash të reformuara dhe demokratike.

Nga Shoqata e të Burgosurve Politikë rekrutuan persona që, përveç kohës sa kanë qëndruar në burg për shkak të aktiviteteve, dikur kombëtare, nuk kanë bërë asgjë përveç se janë shquar si oportunistë të skajshëm duke u shndërruan në korba për t’ua nxjerrur sytë ish bashkëvuajtësve dhe bashkëluftëtarëve të tyre. E shitën prapanicën për një grusht parash dhe për t’ua rahatuar anëtarët e familjes në poste që me asgjë nuk i meritojnë. SHBP–kë, një organizatë shumë të fuqishme që kontribuoi drejtpërdrejtë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës që, në rrethana normale do të ishte përcaktuese për të gjitha proceset politike në Kosovë e shndërruan në një kolos të tredhur. Veteranët e luftës u ndanë sipas zonave dhe forcës politike duke u përdorur çdo herë kur kishin nevojë shefat e tyre. Qeveria Kurti 2 kishte dha ka një përbërje që nuk i plotëson as kushtet minimale të profesionalizmit  mirëpo, të gjithë ministrat dhe ministreshat janë në gjendje të “vdesin“ për Kurtin për aq kohë sa e kanë prapanicën në karrike. E kanë të qartë se me Kurtin janë dikushi , pa Kurtin janë zero autoritet . Ministreshat i kanë bërë burrat e tyre me 4 vende pune, zotërues dhe ndarës të tenderëve , eliminues të armiqve të brendshëm dhe kërcënues ndaj atyre që marrin guxim që të mos pajtohen me ta. Rrugaçë! Merreni sot përbërjen e qeverisë Kurti 2 dhe aty nuk do ta gjeni asnjë pjesëmarrës të luftës së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në postin e ministrave keni dezertorë të ikur nga lufta pas një jave dhe të maskuar si refugjatë ! Paturpësisht sot ata e kanë statusin e veteranit të luftës së UÇK-së. Apo, keni z.ministra , hajdutë ordinerë që, pasi kanë dezertuar nga lufta dhe janë zënë nga Policia serbe, me aq saktësi e kanë përshkruar lokacionin ku ka qenë, nga pozicioni ku kanë qëndruar  e deri te “burgu“ i UÇK-së. Madje , e kanë dhënë fjalëkalimin edhe të kompjuterit të babait. Këta sot ta udhëheqin Kosovën dhe presim të na mbrojnë nga Serbia !!! Ka ministra që kanë bërë miliona duke mbrojtur oligarkët në fushën e shëndetësisë sikur që e kaluara e tyre politike dhe kombëtare është 100 përqind bashkëpunimi me Serbinë !  Ka ministra dhe ministresha që sikur shoku Zulo dhe shoqja Zylfije , karrierën e kanë bërë duke hëngër kredinë kombëtare , politike dhe vuajtjet e paraardhësve të tyre që ishin patriotë të bindur. KM i Kosovës ndaj opozitës ka pasur sjellje sadiste falë numrit të votave , vendimmarrjes absolute  , urrejtjes patologjike që e ka ndaj krahut të luftës duke shkelur parimet se; i forti nuk tregon fuqi ndaj të pafuqishmit, i pasuri nuk e tregon mirëqenien para të varfërit, i pushtetshmi nuk tregon arrogancë ndaj të papushtetshmëve etj. Me fuqinë absolute vendimmarrëse dhe me mungesën gjithashtu absolute të të bërit opozitë, KM Kurti është dashur t’i thërrasë çdo mëngjes për kafe dhe konsultime partitë opozitare . Por, as që e ka bërë e as që do ta bëjë, shkaku i egos patologjike dhe nuk do ta lëshojë rastin t’i hakmerret opozitës, sidomos krahut të luftës. Nuk vjen gjithmonë vera kah dera! LDK-në nuk e konsideron opozitë për faktin se me mercenaren presidente e ka ndarë në dysh , më lehtë e kontrollon dhe më lehtë e shantazhon. E ka si “xhoker“ rezervë për marrëveshje të mëdha që Kosovën do e dërgojnë në theqafje  në kohën kur Kosova thuaja është bërë vend i pajetueshëm ku të rinjtë të vetmën shpresë e shohin duke ikur në ndonjë vend tjetër. Albin Kurti rrugëtimin e nisi si idealist, përmes transicionit materialist karrierën do ta përfundojë si diktator. Në këto rrethana është gabim të priten zgjedhje të parakohshme sepse për to nuk është e gatshme as VV–ë e as partitë opozitare përkundër faktit që i bien të njëjtës daulle . Zeusi i VV–së, KM Kurti e vendosë nëse do të ketë zgjedhje dhe , po të ishte i sigurt se do ta përsërisë rezultatin e zgjedhjeve të fundit , vet do t’i provokonte zgjedhjet e parakohshme. E ka shumë të qartë se domosdoshmërisht do të detyrohet të bëjë koalicion  me njërën nga partitë e mëdha, me LDK-në ose me PDK-në, koalicioni me AAK –në nuk i kryen punë. Gjithashtu e ka të qartë se , nëse nuk luan 100 përqind sipas muzikës së atyre që vrajnë dhe kthjellin , kurrë më nuk do të bëhet kryeministër , as në ëndërr. Në BE–e janë zgjedhjet, askush nuk merret më me Kosovën , Serbinë e kanë partner. Në SHBA–ës në zgjedhje sigurisht do të fitojë Donald Tramp e që nuk i shkonë në favor garniturës aktuale qeverisëse . Po ta kishte rritur numrin e të punësuarve , ta kishte përmirësuar standardin e jetës , t’i kishte rritur rrogat , t’i kishte rritur pensionet dhe ndihmat sociale etj. KM Kurti do të kishte siguri brenda Kosovës edhe nëse perëndimi ia kishte shtrënguar fytin dhe zënë frymën.  Me një situatë kur 50 përqind e buxhetit të shumicës së familjeve kosovare në muajt e dimrit shkonë për faturat kriminale të rrymës KESCO e përkrahur nga organizata kriminale ZRrE, kur çmimet e artikujve të domosdoshëm ushqimorë janë më të shtrenjta se në çdo vend të BE–së , me një shëndetësi publike të udhëhequr nga një i dështuar që personalisht dhe familjarisht ka qenë në shërbim të oligarkëve dhe robëruesve të Kosovës dhe shqiptarëve , me një arsim që udhëhiqet nga një analfabete që as alfabetin e gjuhës shqipe nuk është në gjendje ta thotë nëse nuk i jepni disa muaj të mësojë atë , me një ministre të Penxhabit që rezervat shtetërore ia ka besuar një furraxhiu autodidakt , me një ministre për punë të jashtme që vërtet është krajt out sa i përket Kosovës . I vetmi sukses i saj është heqja e vizave për eskorta që do ta vizitojnë Dubain , ua ka lehtësuar kushtet e punës duke i bërë më të lëvizshme.  Me një kontabilist të Wagnerit që i lufton veteranët e UÇK-së më shumë se vet Serbia etj.etj. vështirë të ndërtohet një e ardhme për Kosovën , përkundrazi Kosova vetëm do të zbrazet. Pushtetarët aktualë edhe e duan zbrazjen e Kosovës sepse pakësohet mundësia e kundërshtimit sikur që më lehtë do të udhëheqin me ata që do të mbesin e që kryesisht do t’i shihni duke pritur radhën e pensionimit, para shtëpive të shëndetit, para dyeve të Halil Kastratit, para kontenjerëve duke mbledhur kanaçe apo ushqim të mbetur, duke luajtur shah në sheshet e “Prishtinës Metropolitane“ të shoqëruar nga “ qunat  e Përparimit “ qejt e shumtë të regjistruar por edhe të ardhur nga lagjet periferike në kërkim të një jete më të mirë dhe trajtimi më të mirë . Përafërsisht kjo do të jetë pasqyra e një të ardhme të afërt , disa sekuenca janë edhe sot të dukshme.

Bisedimet me Serbinë dhe siguria

Të mashtruarit dhe ata që vullnetarisht për shkak të posteve duan të mashtrohen nuk shohin asgjë të keqe gjatë sundimit trevjeçar të qeverisë Kurti 2 . Situatën e përshkruajnë sikur të jetonim në Kaliforni , Norvegji , Butan , Dubai , Islandë , Finlandë e gjetiu. Disa edhe jetojnë në këto vende . Kjo qeveri  krenohet sidomos me rezultatet e bisedimeve me Serbinë dhe me integrimin e veriut të Kosovës , me protagonistë kryesorë KM Kurtin, Besnik Bislimin dhe Xheluan. Këtu pikërisht mendoj se janë dështimet më të mëdha të kësaj qeverie. Kur KM Kurti, si njeriun kryesor për bisedime me Serbinë e caktoi një person pa të kaluar kombëtare , politike , profesionale dhe morale tregon se është i dorëzuar mirëpo këtë person do ta shndërrojë në fund të tregimit në kurban shfajësimi për veten dhe adresë fajësimi për lëshimet kolosale. Besnik Bislimi as edhe një pordhë të vetme nuk guxon ta lëshojë pa lejen e Kurtit e lëre më të marrë vendime të rëndësishme për të tashmën dhe të ardhmën e Kosovës. Si shpërblim i ka njohir të drejtën ta punësojë kend të dojë dhe ku të dojë , të ndajë rezerva shtetërore sipas parimit të njohur shiptar , bukë e zemër , të përçajë shqiptarët e Luginës përmes projekteve korruptuese duke favorizuar marionetën që po e luan rolin e deputetit dhe duke penalizuar të gjithë të tjerët. Të dështuarit e Luginës i ka futur nëpër kabinete si këshilltarë dhe poste të tjera shpërblyese për mercenarizmin e tyre. Për tre vite nuk kishte asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Vizat u hoqën në saj të angazhimit të qeverive paraprake në kohën kur qeveria aktuale kur ishte opozitë e pamundësoi liberalizimin e vizave për , së paku shtatë vite. I vetmi rezultat i prekshëm, i dukshëm dhe i pakundërshtueshëm i kësaj qeveria  në planin ndërkombëtar është futja e sanksioneve nga BE dhe SHBA në muajin qershor të vitit 2023 e që duket që do ta shoqërojnë qeverinë deri në përfundim të mandatit. Nëse kjo qeveri do të kishte një kapacitet normal profesional, rasti i Banjskës do të ishte pikë kthese që do t’i hapte Kosovës të gjitha rrugët. Ndodhi e kundërta, edhe pas këtij rasti Serbia po konsiderohet faktor stabiliteti në krye me Aleksandar Vuçiqin kurse Kosova me KM Kurti dhe Xhelal Sfeqlën po konsiderohen faktorë destabilizimi prandaj edhe i kemi sanksionet të cilat nuk i ka Serbia. Nga ne vazhdimisht po kërkohen prova se po e bëjmë deeskalimin e situatës prandaj po na mbajnë ende nën sanksione, jo edhe Serbinë. Përpjekja për integrim të veriut është pasqyrë mashtruese, ka krijuar kushte për përshkallëzim edhe më të madh të situatës. Veriu është pa policë serbë, pa gjykatës serbë, pa prokurorë serbë , pa hetues serbë, pa administratë shtetërore të qytetarëve serbë të Kosovës në kohën kur 95 përqind të popullatës janë serbë që nënkupton se 2 përqind i vullnetit përfaqësues duan të imponojnë vullnetin 98 përqind të qytetarëve , kush beson dhe kush e pranon se keni qëllim të mirë. Nga këndëvështrimi ynë ështe në rregull, është e drejtë, nga këndëvështrimi i atyre që marrin vendime është e padrejtë dhe e papranueshme. Komedia e katër kryetarëve të zgjedhur në Veri , tre shqiptarë dhe një boshnjak me një të kaluar aspak të lavdishme politike  e krijoi një situatë , sa qesharake aq edhe të turpshme, në emër të luftimit të Lista Serpskas dhe Radojçiqit (uroj që mercenarja politike Kulari të mos e lexoj këtë shkrim) e sollën një situatë që Lista Serbe do të rikthehet në pushtet, tash më e fortë dhe me legjitimitet të plotë. Praktikanta. Zajebnica nuk ishte e mirë prandaj Kurti i fitoi zgjedhjet me aq rezultat bindës duke deklaruar se nuk ka Zajebnicë dhe se nuk do të ketë. Nëse merret parasysh gropa që ka rënë Kurti me Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit , Zajebnica e “Isa – Hashës, Esat Pashës …” del të jetë kopsht me lule . Qarku po mbyllet dhe laku po shtrëngohet duke lejuar një frymëmarrje sa për ta realizuar Brukselin dhe Ohrin , jo për të mirë të Kosovës. Një grup tupellash të pushtetit duke llogarituar edhe Mexhlisin e Glokut po thonë se Brukseli dhe Ohri garanton njohje formale të Kosovës nga Serbia . Kështu e thotë edhe Tezja e VV–së, von Cramon që aspak nuk është e vërtetë. Zyra e presidencës shfaqë rezerva kozmetike por jo edhe përmbajtësore. Këtu përfundon Kosova si shtet i pavarur dhe sovran dhe fillon regjionalizimi i Kosovës, me synim të qartë detyrimin e saj të krijojë një lidhje më të ngushtë me Serbinë pas 10 a më shumë vjetëve. Prandaj, në bisedime me Serbinë jemi ndarë shumë të humbur.

Zgjedhjet e mundshme

VV–ë mund të dalë fituese me rezultat 30-35 %. Rruga e Re e Lumir Abdixhikut fillon nga Zyra e Vojsa Osmanit që e ndau LDK-në në dy pjesë dhe tash thirret në trashëgimin e Rugovës, pasi ia shkatërroi partinë, me destinim të përfundojë në Zyren e Albin Kurtit me një plan të qartë për një koalicion ku Lumlumi do të bëhet prime minister kurse Albin Kurti do të bëhej Vjosë Osmani – president. Vojsa Osmani është përcaktuar të luaj rolin kryesor në serialin për Barbie, edhe ashtu është deklaruar se është presidente Barbi. PDK nëse përcaktohet për një opozitarizëm më agresiv dhe më këmbëngulës, plus me sforcimin e opozitarizmit kushtetues mund të presë rezultate më të mira. Nëse vazhdon me të njëjtën mënyrë si deri sot, do të mbetet në moçalin elektoral të zgjedhjeve të fundit. PDK duhet të bartë kompetecat te gjeneratat më të reja që duhet të kenë rol vendimmarrës më të madh por të cilat nuk e mohojnë të kaluarën e partisë e dalë nga UÇK-ë , që kanë një linjë të qartë dhe të pastër kombëtare dhe që nuk bëjnë kompromis më çështje kombëtare, të UÇK-së apo me fatin e liderëve të tyre që po mbahen peng nga Gjykata Speciale Raciste . PDK –ë do të gabojë rëndë nëse hynë në koalicion parazgjedhor me ndonjë parti, publikisht apo heshtur. AAK e kalon pragun zgjedhor pa asnjë problem.

Krejt kjo nëse në ndërkohë nuk ndodhë ndonjë e papritur. E pritshme është të ketë probleme të mëdha brenda vet shqiptarëve në Kosovë.

24 janar 2024 Prishtinë    Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura