XHEVAHIR CIRONGU: SHTËPIA E MUHARREM ABDULLAHUT – BAZË E RËNDËSISHME E LUFTRAVE PËR LIRI

Durrës, 02. 03. 2016: (“Librat janë ushqim i djalërisë, zbavitje e pleqërisë, stoli e përparimit, mbroje dhe prehje në mundime, dritë në shtëpinë e errët, shokë dite, natën, në ndjenja dhe në udhëtim” – Ciceroni) – Shtëpia e të atit të Halimit, i cili e kishte emrin Muharrem, u bë një nga bazat më të rëndësishme të luftës së rezistencës të popullit shqiptar, kryesisht në zonën e Llapit kundër pushtuesit sllavoserb. Duke qënë në ballë të kësaj rezistence kundër sllavit, ata përgjoheshin e ndiqeshin në çdo hap e aktivitet të jetës së përditshme. Në këto kushte e rrethana, jo pak të lehta për fisin ‘’Abdullahu’’ kërkohej edhe sakrificë e madhe organizative, edhe një këmbëngulje që amanetin e babës së Muharremit, të Shabanit, e të gjyshit të Halimit, ta çonin në vendin e duhur deri në çlirimin e Kosovës nga pushtuesi sllav. Muharrem Abdullahu ka marrë pjesë aktive me armë në dorë kundër serbosllavëve, në luftën e Dytë Botërore nga viti 1941- 1945.
Ai u inkuadrua në batalionin e Shaban Palluzhës të zonës së Llapit e të Drenicës. Si rezultat të kësaj rezistence e pjesëmarrje aktive me gjithë familje, mbas vitit 1945 internohen po në Dumnicë, duke u plaçkitur edhe pasurinë që kishin. Regjimi pushtues sllav e ushtria militare u plaçkitën edhe gjënë e gjallë si dele e lopë. Kësaj barbarizme nuk iu shpëtuan dot edhe xhaxhallarët e gjyshit. Edhe ata u plaçkitën e u masakruan. Halimi në këtë kohë sapo kishte mbushur 7 vjeç.
-Më kujtohet, – thotë ai, se si qëllonin mbi të afrmit tanë ushtarët serbë, ndërsa unë qaja me të madhe duke më shtërnguar pas gjirit të vetë nëna jonë s’bashku me vëllezërit e motrat. Nuk dua t’i kujtoj ata vite të egra me barbarizma nga më ç’njerëzore, – na thotë plaku i Dumnicës.
Në frontin e luftimeve që u zhvilluan në vitin 1945 kundër hordhive të ushtrisë militare serbe, ranë në fushën e betejës për të mos vdekur kurrë shumë atdhetarë të Shalës e të Bajgorës. Ata ishin: Ukshim Kovaçica me gjithë djalin e vetë. Po kështu, mbetën të vrarë edhe shokët atdhetarë: Haki Selaci, Muzli Pavdorica, Haki Rimanishta, Idriz Sahit Zejnullai, Sef Zhjeçi – Dumnicë.
Halimi në gjurmët e të atit

Vitet kalonin si një përrua i keq. Edhe Halimi rritej si një filiz lisi, që me vete në venat e gjakut kishte mbjellë me rrënjë patriotizmin e atdhetarizmin të trashëguar nga gjushi Shaban e i ati Muharrem. Në gjithë kuvendimetqë bëheshin në shtëpinë e tyre dhe në fshat, apo drei në gjithë fshatrat e zonës së Llapit; e në qytetin e Besianës (ish Podujeva), flitej vetëm pë trojet shqiptare dhe çlirimin e Kosovës nga okupatori serbosllav. Shqiptarëve në Kosovë u ishte mohuar çdo e drejtë më elimentare për ta ushtruar brenda federatës. Atyre u mohua për gati 100 vjet gjuha e arsimi në shqip. Edhe ato pak gjoja të ‘’drejta e liri’’ në kuadër të federatës ishin sa për sy e faqe. Kush mundëte të fliste apo të mësonte shqip, ai ndiqësh nga sigurimi sllav, deri me internin e burgosje. Kjo ishte një vetëvrasje për shqiptarët e Kosovës.
Në vitin 1968, Halimi merr pjesë në demostratat e që u organizuan për këtë qëllim në Besianë. Ai mori pjesë me shumë shokë e shoqe dhe u dallua në këto demostrata si një njeri aktiv për të drejtat më themelore të njeriut. Si ishte e mundur që në shtëpinë tënde, në vatrën ku hahet buka, në tokën ku ke lindur, në tokën stërgjyshore të mos flisje e shkruaje shqip, e deri sa dhe këngën e trimit të mos e këndoje po në shqip!? Po këngën e ninullës kur lindte fëmija, këngën kur bëheshin dasmat e të këndoje me sharki e çifteli?! Të gjitha këto e të tjera,shqiptarëve në Kosovë u mohoheshin nga regjimi serb.
Halimi kujton shokët e shoqet pjesëmarrës në këtë demostratë të vitit 1968, të cilët me sa i kujtohen, na thotë të shkruajë këta emra pas kaq vitesh të largëta.
Dhe ata ishin: Bajram Selman Haliti, Refat Gashi, Hamit Abdullahu, nga Bradashi,që printe në ballë të demostratës me flamurin Kuq e Zi, s’bashku me Hasan Shala nga fshati Letanci. Si rezultat i kësaj revolte kundër regjimit sllavoserb, më pas u bën edhe arrestime, persekutime e deri në pushkatime nga forcat sekrete serbe ndaj atyre shqiptarëve aktiv që ishin pjesëmarrës në demostrata.
Në vitin 1962 – 1963, forcat militare serbe pushkatuan dy djem Shaban Shalën dhe Fazli Graiçevcin nga Drenica. Ata u ekzekutuanë për flamurin Kuq e Zi, simbol i kombit tonë.
Ndërsa në demostratat e vitit 1981, kanë marrë pjesë: Gjyle Krasniqi, Nexhmije Jashari, Bajazit Jashari, Bejtush Jashari, Xhaferr Jashari, Isa Jashari, dhe duke qënë si pjesëmarrës aktiv në këto lëvizje të rezistencës, regjimi serb i dënoi edhe me burg duke përdorur tortura nga më të rëndat ndaj tyre.
Bajazit Jashari u dënua me 11 vite burg në Gollni Otok të Kroacisë së bashku me të motrën Nexhmije Jashari. Ajo u dënua me dy muaj burg , dhe e vuajti atë duke e bërë në burgun e Mitrovicës. Ndërsa, Isa Jashari u dënua nga gjykatat sebe me 7 vite burg. Ai i bëri vitet e burgut në Lepogllovë të Kroacisë. Po kështu u dënuan me burg edhe Bejtush Jashari e Shaban Jashari. Bejtushin gjykata e dënoi me 3 vjet burg, kurse Shabanin me 8 vjet. Ata u burgosën në burgun e Gollni Otok të Kroacisë. Megjithëatë, ata kurrë si humbën shpresat e tyre se një ditë Kosova do të ishte e lirë dhe e pavarur nge regjimi sllavoserb.
Shtëpia e Ismet Abdullahut – qëndër propogandimi të ideve të lirisë
Shpresat për një Kosovë të lirë e të pa varur, me gjthë reprezialet e masakrat që ushtronte në mënyrë të vazhdueshme regjimi serb ndaj shqiptarëve të Kosovë, ata kurrë nuk pushuan së reshturi, por luftuan me gjithë mënyrat për të arritur qëllimin e tyre final: Lirinë e Pavarsinë e shumëkërkuar në shekuj.
Në këto kushte, kur pjekuria politike,kulturore dhe arsimor, ndërgjegjësimi i një brzi të ri, që kjo plejadë masive e të rinjëve e të rejave kosovare, që të cilët rritën përgjegjësinë e tyre për t’i vënë shpatullat fatit të atdheut deri në egzistencën po ose jo e të qënurit Kosovë. Ishte koha dhe jekuria e saj, që në vitin 1989 u çuan në kryengritje shumë atdhetarë drei me armë duke formuar edhe çetën dhe dolën malit për liri.
Shtëpia e Ismet Abdullahut (vëllai i Halimit), u mbajt mbledhja e parë në qytetin e Besianës, për organizimin e demostratave dhe të lëvizjes çlirimtare.Po japim disa emra pjesëmarrës në atë demostratë, sepse aty ishin shumë, e kaq njihnim me emra të cilët po i shkruajmë në këto copëza kujtimesh.
… Dhe ata ishin:
Ali Ajet, Mehdi Abdullahu, Melikata Hamiti, Bajram Ajeti, Avni Ajeti, Safet Ajeti, Afërdita Ajeti, Ganimete Abdullahu, Fetie Abdullahu, Gani Hoxha, etj. Këta dolën edhe në mal e formuan çetën e Llapit. Komandant i çetës u zgjodh Ali Ajeti dhe zv. i saj Ismet Abdullahu. Në këtë kohë u vra në përpjekje me milicinë e ushtrisë sllavoserbe në shtëpinë e vet, Hasan Ramadani nga fshati Shaikovc.
Por masakrat e ushtrisë serbe nuk reshtën, por vazhduan si hakmarrje drei duke vrarë në shtëpitë e tyre shqiptarët e pafajshëm. Kështu, në shtëpinë e vet ata vranë Skënder Latif Monolli e Besim Latif Monolli nga fshati Pollat të zonës së Llapit. Kjo ngjarje ndodhi në vitin 1989- 1999.
Kurse Ali Ajeti u vra në ditën e demostratës, kur edhe dolën malit që formuan çetën më 1989.
Shënim: Në shtëpinë e Halim Abdullahu,viti 1981 u mbajt Kuvendi mbledhor për Demostratat. Aty u shkruan parrullat ’’Kosova Republikë’’, dhe baza kryesore e propogandimit të ideve atdhetare për lirinë e Kosovës për gjithë zonën e Llapit. Mbledhjet i drejtonte Bedri Halim Abdullahu. Ndërsa parrullat i propogandonte Nezir e Enver Abdullahu në fshatrat e zonës së Besianës,(Ish Podujeva). Më von, pas kësaj, edhe në shtëpinë e Sabit Latif Monollit, u mbajt një tjetër mbledhje strategjike për mbarëvajtjen e demostratës e vitit 1981.Aty morën pjesë këta shokë e shoqe: Bajazit Jashari, Gjyle Krasniqi, Nezir Abdullahu, Bedri Abdullahu, Gani Koci, Naser Jashari, Bejtë Jashari, Isa Jashari, etj.
Djali i vëllait, Afrimi, ka qënë pjesëmarrës më UÇK në zonën e Llapit,Maqedoni, Preshevë e Bujanovc, nga viti 1998 deri më 1999, në çlirimin e plotë të Kosovës nga okupatori serb. Ai ka marrë pjesë edhe në demostratën e vitit 1981 në Besianë(Ish Podujeva).
Një kontributë të veçantë në ndihmë të propogandimit dhe edukimit atdhetar të brezit të ri për çlirimin e Kosovës, ka dhënë mësuesi Shaban Sfishta në qytetin e Besianës. Ai ka punuar pa pagë duke dhënë mësim fëmijëve nëpër shtëpitë e tyre në gjuhën shqipe gati për 15 vjetë. Për 10 vite ka dhënë mësim nën sundimin e Serbisë. Dhe më von, mbas çlirimit, pagën ja ka lënë arsimit të Kosovës.
Mësues Shaban Sfishta është i martuar me Aishen dhe kanë një vajzë që e quajnë Flora.
Burgosja e Halim Abdullahut
Fisniku dhe plaku 76 vjeçar, burri i qëndresës për çështjen e trojeve shqiptare, njeriut që s’u tremb syri asnjëherë edhe në burgjet serbe, Halim Abdullahu i qëndroi besnik deri në fund kauzës së lirisë të Kosovës për të qënë e lirë dhe e pavarur nga regjimi shekullor serb.
Për këtë qëndrim atdhetar ndaj çështjes shqiptare, dhe si pjesëmarrës nëpër demostrata antisllavëve të vitit 1968, dhe të vitit 1981, ku ai mori pjesë në këtë të fundit, edhe me dy djemtë Nezirin e Bedriun.
Për këto arsye, Halimi u dënua me 4 vjetë heqje lirie nga regjimi sllav. Në fillim e burgosë në burgun e Prishtinës, pastaj në Gjilan e Pejë, e më von në Sarajevë. Në burgun e Prishtinës, së bashku me Halimin kanë qënë të burgosur edhe Hysni Thaçi, Abdulla Rama, Naim Bujupin, etj. Ndërsa në Gjilan ka qënë me shokët Enver Dugolli, Rexhë Gllaniku, Shaban Muliqi, etj.
Në Pejë me shokët : Nexhmi Bala, Shaqir Qerimi, ky ishte nga fshati Glloxhan; por edhe me Hoxha Çestaj nga Juniku.
Në Sarajevë ka qënë i burgosur me shokët: Feti Hasani nga fshati Opojë të Prizrenit, një djalë rreth të 20 vjetëve. Me Nexhat Arapoviç nga Sarajeva. Por në këtë kohë dënohen me burg edhe dy djemtë e Halimit nga regjimi serbosllav. Nezir Abdullahu u dënua me dy muaj burg, dhe Bedriu me 15 ditë burg të cilët e bënë në burgun e Prishtinës. Të gjitha këto persekutime nuk i trembën burrat atdhetarë e trima të fisit Abdullahu, por vazhduan rrugën e luftën e tyre drejtë lirisë të mohuar nga pushtuesi sllav. Ndaj sot krenohet Halimi, sepse përmbushi ëndrrën shekullore të gjyshit e të babait, kur shikon Kosovën e lirë e të pavarur, Zonjë kryelartë në ballkanin e trazuar të shekujve të kaluar.

Shënim: Shkrimi është shkëputur nga libri ‘’Bisqet e gjakut’’

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura