XHEVAHIR CIRONGU&DAKE TUSHA: QEMAL KAZAFERI S’IU NDA ASNJËHERË POLIҪANIT, SEPSE AI U RRITË BASHKË ME ATË QYTET

Durrës, 23. 01. 2016: Ishte pragfillimi i vitit ’60-të shekulli XX , ku gjeopolitika që po zhvillohej në evropë e më gjerë, solli ngjarje të rëndësishme politike e ekonomike edhe për vendin tonë. Ndërprerja e marrdhënjeve diplomatike me B.S. por edhe ato ekonomike etj, e vunë vendin tonë para vështirësive të shumta, midis tyre edhe në sigurimin e mbrojtjen e vendit. Në kushtet e krijuara, drejtursit e shtetit të asaj kohe, siguruan një ndihmë të konsiderueshme nga Republika Popullore e Kinës. Ndërtimi i disa objekteve ushtarake, ishte edhe ndërtimi i një uzine për prodhimin e municioneve në Poliçan. Objekti u projektua edhe u ndërtua shumë shpejt. Kështu, objekti filloi punimet në fund të vitit 1961, dhe mbaroj në tre muajorin e parë të vitit 1965. Për këtë objekt të rëndësishëm në fuksion të mbrojtjes së vendit, u krijua një ndërmarrje e veçantë ndërtimi ( NSHN 2) me qendër në Berat. Më von ajo u zhvendos nga Berati e u vendos në Poliçan. Si rrjedhojë e kësaj, në këtë ndërmarrje të re u vendosën kuadro të rinj e të aftë duke i zgjedhur ata edhe nga rrethet e tjera. U grumbulluan specialistë të aftë e me përvojë pune si brenda rrethit Skrapar e Berat, por edhe nga rrethet e tjera, sidomos nga Dibra. Përveç këtyre, në këtë ndërmarrje erdhën për të punuar në Poliçan kuadro të rinj e specialistë si inxhinierë e teknikë ndërtimi për të dhënë frutet e tyre të dijes të marra në bangot e shkollës apo në universitet.
Në fillim të vitit 1962, një nga kuadrot e parë që erdhën nga bangot e shkollës për të punuar në këtë objekt të një rëndësie të veçantë; ishte caktuar edhe një djalë i ri e energjik që kishte vizione të qarta në fushën e ndërtimit. Qemal Kazaferi sapo kishte mbaruar Teknikumin e Ndërtimit në Tiranë. Ai ka lindur në fshatin Stërnec të Skraparit në vitin 1937, nga një familje të madhe e patriotike. Kur morën lajmin se djali i tyre ishte zgjedhur e emëruar në atë objekt për të punuar, u gëzuan shumë, sepse ai objekt kishte të veçantat e tij, mbi të gjitha karakter kombëtar.

Qemali u paraqit në degën e kuadrit të ndërmarrjes , i cili u pritë me kënaqësi, si dhe nxorrën urdhrin e emërimit dërguar nga Ministria e Ndërtimit, i kërkuan diplomën, çertifikatën e natave të cilat Qemali i kishte me vete; bënë vendimin e emërimit, e me këto dokumente u hap dosja personale e teknikut të ri që e kishte emrin Qemal Kazaferi. Në fillim të punës së re, Qemali u emërua si përgjegjës teknik i sektorit të ndërtimit të rrugëve. Në atë kohë bëhej rrugë Pronovik – Tërpan me një gjatësi prej 19 km. Filloi punën i bindur se do do realizonte qëllimet e tija, e diturinë e fituar në shkollë do jepnin rezultatet e para në shërbim të komunitetit. Projektet filluan të merrnin jetë…kjo e gëzonte Qemalin. Në sektorin ku ishte caktuar, nga puntorët u prit me kënaqësi. Dita e parë e punës mes puntorëve, njohja me projektin e zbatimin e tij në terenin e vështirë, i jepnin kurajo. Ishte dimri i vitit 1962. Kushtet e punumeve ishin të vështira sepse lagështia e ngricat bënin të vetat. Si puntorët, ashtu e Qemali dinin të përballonin kapriçot e motit dimërak. Përveç anës teorike që kishte marrë në shkollë, Qemali kishte kryer dhe praktikën teknike të objekteve ndërtimore, si rrjedhojë kishte përvojën e dokumentacionit e të njohërive mbi zbatimin e objektprojektit që po kryeshin punimet.Dokumentacioni i parë teknik që u paraqet në ndërmarrje nga Qemal Kazaferi, ra në sy për korrektësi e saktësi teknike. Por jo vetëm ana teknike, ai dallohej edhe për anën organizative të punëve në ndërmarrje, realizimin e detyrave, marrdhënjeve të mira me punëtorët e eprorët, kjo i rriti reputacionin dita – ditës dhe po i jepte vendin e caktuar e të ndderohej nga shoqëria e gjithë komuniteti i banorëve të qytetit të Poliçanit.
Muaj pas muaji ndërmarrja rritej në rezultate e në fuqi puntore. Po shtoheshin sektorë të tjerë, rritej kërkesa për specialistë e kuadro. Dega e planit së ndërmarrjes kishte vetëm një inxhinier. Rritja e vëllimit të punimeve, i projekteve etj, kërkonin domosdomërisht kuadro të tjerë. Në këto kushte të krijuara, Drejtoria e Ndërmarrjes gjeti si të përshtatshëm për të punuar në degën e planit teknikun e ri Qemal Kazaferi. Këtë vendim të drejtorisë, ai se priti mirë, por specialiteti e përvoja e thërriste atje në zyrën e planit për të dhënë kontributin e tij.
Kështu, Qemali lë sektorin e rrugëve e kthehet në zyrën e planit të ndërmarrjes së ndërtimit. Aty ai do zbërthente planet, do të planifikonte planet e punës nëpër sektorë, do bëhej evidenca e realizimeve të planit, e furnizimit të sektorëve me bazë materiale, e shumë të tjera që i kërkonte detyra e re në këtë ndërmarrje. Kur punon me përkushtim, edhe detyrat më të vështira përballohen. Qemali e kishte kulturën e punës, ndaj i dilte ballë çdo pune. Sjellja njerëzore ndaj puntorëve e eprorëve, ja bënin më të lehtë punën për të realizuar detyrat ndaj vetes e ndërmarrjes.
Si teknik në zyrën e planit, e ndihmoj në aftësimin e mëtejshëm në profesionin e tij, si kuadër e organizator të detyrave, në marrdhënjet me njerëzit, me njohjen e problematikave të ndërtimit etj. Ndërmarrja qe zgjeruar shumë në këtë kohë, e përbërja e saj kishte 5 sektorë dhe 2 kantjerë me rreth 1.800 puntorë. Me krijimin e sektorëve e të vendeve të reja të punës, ishte e nevojshme edhe lëvizja e kuadrove, por edhe kërkesa të reja kuadrosh e specialistë në varësi të rrethanave të krijuara. Në varësi të kësaj ndërmarrjeje, ishte edhe një repart xhenier me 480 ushtarë. Kështu, në këto rrethana të krijuara, intesiteti i punëve qe i madh e kërkonte organizim më të kualifikuar. Që të kapej afati i caktuar në punume, ku punohej me kohë të zgjatur, edhe administrata duhej t’i përgjigjej rrethanave të krijuara që të realizoheshin detyrat e caktuara në afatet e kërkuara. Në këto rrethana, drejtoria e ndërmarrjes zgjodhi si kanditaturë të përshtatshme për t’u përgjigjur kushteve afatshkurtër të detyrave, si kanditaturë të devotshme brenda gjirit të saj teknikun Qemal Kazaferi në cilësinë e Kryetarit të degës së Planit të kësaj ndërmarrje. Kjo i rriti më shumë përgjegjësin profesionale e si drejtues të teknikut Qemal Kazaferi, deri në përfundimin e ndërtimit të objektit në vitin 1965 e në montimin e makinerive. Me përfundimin e objektit, në këtë kohë edhe (NSHN2) e Poliçanit shkrihet si ndërmarrje. Në poliçan mbeti vetëm një kantier që vazhdonte përfundimin e disa objekteve e dorëzimin e tyre për shfrytëzim nga drejtoria e uzinës, që në atë kohë varej nga Ministria e Industrisë dhe ajo e Mbrojtjes. Kuadrot e kësaj ndërmarrje u sistemuan në sektorë të tjerë në Berat e dikastere të ndryshme. Po Qemali!? Atij nuk i ndahej shpirti novator nga themelet e reja të qytetit të ri të lindur aty nën malin tomorr. Në këto themele të qytetit pulson edhe zemra e këtij njeriu shpirtbardhë. Vetë Qemali ishte ‘’dashuruar’’ me këtë qytet mes malesh skraparase, sepse edhe qyteti me njerëzit e tij që mban në gji, e kishte rrokur pas vetes e s’donte ta largonte nga gjiri i tij, sa dhe sot kur shkel mbi gurët e rrugicave të qytetit ata e ‘’falnderojnë’’ për punën intelektuale dhe djersën e derdhur të qindrave puntorëve të cilët janë bërë gjyshër e gjyshe e u gëzohen niprave e mbesave….!! Flokët e bardha në kokë kanë shumë kujtime, por edhe zërat e ëmbla të vogëlushëve që lindin në këtë qytet i rinojnë këta njerëz, e rinojnë edhe xha Qemal Kazaferin.
Qemal Kazaferi, tekniku duarartë që s’u lodh kurrë nga puna.
…Dhe kujtimet rendin nëpër vite ..!
Poliçani po vazhdonte të rritej me shpejtësi. Ndërtohej gjithandej: Apartamente banimi, fjetore, menca, shkolla, spitali, etj. Por rritej edhe personaliteti i vetë Qemalit, të ciln e prisnin detyra të tjera në shërbim të njerëzve e të qytetit…! Kështu , në vitin 1971 Qemali emërohet shef i sektorit ekonomik në Komitetin Ekzekutiv të rrethit Skrapar. Më von , në vitin 1973 zgjidhet Kryetar i Këshillit Popullor të Qytetit Poliçan. Te banorët e Poliçanit, Qemali kishte fituar simpatinë e një njeriu që jepte progres, ndaj e mirëpritën me entuziazëm se ai dinte t’u shërbente me devotshmëri banorëve të atij qyteti.
Detyra e kryetarit të Këshillit Popullor të Qytetit kërkonte impinjime edhe më të mëdha, sepse duheshin ndjekur më nga afër gjithë sektorët e tjerë të çdo fushe në shërbim të qytetarëve. Një nga kërkesat e qytetarëve ishte ajo e strehimit. Vështirësitë ishin të shumta në atë kohë, sepse u krijuan familje të reja e kërjonin strehim si banorë të rinj sa vetë qytreti i ri. Në këtë kënvështrim, situata kërkonte zgjidhje. Qemal Kazaferi i hyri punës vetë sepse e ndihmonte profesioni si teknik ndërtimi, por edhe përvoja organizative e punës së tij. Kështu, me punë vullentare filloi puna për ndërtimin e banesave të strehimit. Në një sektor të uzinës u mor angazhim që me punë vullentare të ndërtohej një pallat me 5 kate e 20 apartamente. Menjëherë u dha sheshi i ndërtimit, projekti tektik që e mori vetë përsipër ndjekjen e punimeve Qemali, ngaqë vështirësitë ishin të shumta duke filluar që nga baza materiale etj. Me ndërhyrjen e përkrahjen e Qemalit objekti u ndërtua në një kohë rekord, për 11 muaj pune e sakrifice ku u strehuan 20 familje të reja. Në mesin e viteve ’70 –të u rritën invenstimet, si rrjedhojë e këtyre uzina u kthye në Kombinat. Koha diktoi nevojat e saj edhe për një drejtues të aftë në ndjekjen e realizimeve të investimeve që ishin gjithnjë në rritje në Kombinat. Edhe në këtë rast, si kanditaturë më e përshtatshme u zgjodh Qemal Kazaferi, i cili u dallua për ndjekje sistematike të këtyre investimeve. U rrit prodhimi, po kështu fuqia puntore e me specialist të kualifikuar, ku gjiganti indistrial plotësonte nevojat e mbrojtjes së vendit. Ndërsa sot ky gjigant industrial ka rënë në heshtje të plotë. Vitet kaloni njëri pas tjetërit, Qemali bëhej edhe më i pjekur jo vetëm si moshë, por edhe në profesionin e tij e një organizator i zoti të punëve. Kështu në vitin 1979, atë e gjen përgjegjës teknik të brigadave të ndërtimit në zhdukjen e pasojave të tërmetit në rrethin e Lezhës. Dhe aty ai nderohet me Urdhrin e Punës nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Në qytetin e Poliçanit krijoi edhe familjen e tij Qemali, me një vajzë nga fshati Krastë , Trëndelinën. Nga martesa lindën dy fëmijë të cilët kanë krijuar familjet e tyre , sot banojnë në Tiranë.
Kur po bëhej një shtesë te Pallati i Kulturës së qytetit, puntorët kishin ngritur armaturën e soletës. Mirpo, aty diçka nuk shkonte sepse nuk ishte në parametrat teknik, e Qemali ndalon e bën vrejtje duke hipur sipër në harmaturën e soletës. Por,…në këto momente kur po jepte këshilla puntorëve, armaturës i shembet një pijesë e si rrjedhojë aksidenton Qemalin. Menjëherë e nisin në spitalin e Beratit për ndihmë të shpejtë! I madh e i vogël u alarmuan e iu gjendën nga afër te spitali Qemal Kazaferit, si nga qyteti i Poliçanit ashtu edhe nga Berati. Të gjithë interesoheshin për mbarvajtjen e shëndetit të atij njeriu me zemër të madhe intelektuale. Gjendja u vështirësua shumë,aksidenti ishte fatal, saqë njërën këmbë doktorët ja prenë teknikut duarart të ndërtimit Qemal Kazaferit. Migjithatë, ai nuk u ligështua, gjente kurajo e prapë ishte aktiv në punët e ditës, në profesioni që i jepte guxim për të mos u ndalur para vështirësive të jetës. Qyteti të Poliçanit s’u nda asnjëherë, sepse ai u rrit bashkë me atë qytet.
Në vitin 1991 Qemali del në pension pleqërie. Edhe sot, së bashku me të shoqen Trëndelinën, jetojnë në Poliçan. Në Poliçan i shkojnë për ti parë, por edhe interesohen për shëndetin e tyre jo vetëm fëmijët e tij, por dhe nipërit e mbesat që nga Tirana, si Xheni e Ermali që i duan fort gjyshërit e tyre. Kur shkojnë për drekë familjare në Bogovë, bisedat merrin rrjedhën e tyre nëpër vite të shkuara.
-Ja , – u thotë fëmijëve e nipave Qemali, këtu kam projektuar e ndërtuar ujsjellësin e Bogovës nga ku merr ujë të pijshëm Poliçani e Berati…! Syt i lotojnë, por edhe ndihet krenar për kontributin e tij që i ka dhënë shoqërisë e njerëzve në nevojë. Për Qemalin flitet edhe sot kudo nëpër qytet veç fjalë të mira. Por, edhe Qemali i do njerëzit e bashkëqytetarët e këtij qyteti malor që shtrihet nën këmbët e malit tomorr…! Ndërsa oshëtima e lumit Osum, dëgjohet deri lart në qëndër të qytetit. Hesht uzina, heshtin edhe njerëzit, sepse gumzhitja e djeshme kur punonin në repartet e asaj uzine ‘’qajnë’’ e s’dihet kur do buzëqeshi ai qytet si dje! Sa paradoksale e djeshmja me të sotmen e trishtuar të këtij qyteti indistrial!
Çdo ditë Qemalin e gjen me shokët tek ecën krenar rrugicave të qytetit. Pi një kafe me ta, e sjellin kujtimet e tyre nga e kaluara. Në lokalin e Fatmir Krastës marrin udhë kujtimet teksa bisedojnë edhe me veteranin Xhemal Ismaili që po i afrohet shekullit. Në këto biseda gjendet edhe bashkëmoshatari Jashar Syla, banor i vjetër i qytetit. Qemali është një arkiv i gjallë i këtij qyteti. Në telefonin e Qemalit nuk mungojnë edhe sot përshëndetjet apo urimet nga qytetet e fshatrat e Shqipërisë, por edhe nga jashtë shtetit, sepse koha i shpërndau si zogjt e korbit shqiptarët nëpër botë. Qemali ka plot 53 vjet që ka punuar e jeton në Poliçan. Qemali kujton edhe shokët me të cilët ka punuar apo bashkëpunuar në mirqënjen e qytetarëve, siç ishte Mustafa Lavdari e të tjerë të cilët nuk jetojnë më sot, por lanë gjurmë me punën e tyre.
Sot janë të shumtë ata njerëz qofshin flokëbardhë apo të rinjë që flasin me respekt e dashuri për bashkëqytetarin e tyre Qemal Kazaferi që mban mbi supe 79 vite jete. Çdo mëngjes tek pijnë kafe, kujtojnë të djeshmen, flasin për të sotmen e të nesrmen….e kujtimet s’kanë të ndalur. Ato shpalosen si një mozaik para kohës së sotme, e bëjnë apel për të nesrmen e qytetit të tyre . Ata janë : Bardhi Xhamallati, Fatmir Lulaj, Ylli Lavdari,Abedin Zyla,Kristaq Mjeshtri,apo Arif Dehari nga Golloborda etj. Në këto rrëfenja zë vendin e vet edhe emri i Qemal Kazaferit.
Xhevrie Alizoti, ish specialiste në uzinë që më von u zgjodh Kryetare e Këshillit Ppopullor të Qytetit Poliçan, na thotë se Qemal Kazaferi e donte me shpirt profesionin e punën, por mbi të gjtha ai donte njerëzit e bashkëqytetarët ku punonte e jetonte. Ndaj ai nderohet edhe sot nga të gjithë grupmoshat e njerëzve në Poliçan. Në këtë moshë madhore që ka Qemali si inavlid i punës , ai meriton edhe diçka më shumë nga organet e pushtetit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura