XHEVAT BISLIMI: 17 SHKURTI I THEMELIMIT TË ORGANIZATËS KOMBËTARE NACIONAL’ҪLIRIMTARE – LPRK

Viti, 17. 02. 2015 – Data e 17 Shkurtit shenon një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së re shqiptare. Më 17 Shkurt të vitit 1982, një muaj pas vrasjes mizore të atdhetarëve dhe ideologëve shqiptarë, Vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës, u themelua Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës – LPRK. Kjo organizatë atdhetare dhe nacionalçlirimtare u formua me bashkimin e disa organizatave të atëhershme atdhetare, të cilat kishin synime, ideale dhe dëshira të njejta për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë… Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës me vonë, pas shpalljes formale të Republikës së Kosovës, u quajt Lëvizja Popullore e Kosovës -LPK
Kjo organizatë kombëtare shqiptare kishte marrë përsipër çlirimin e Kosovës dhe të viseve të saj edhe me luftë të armatosur… LPK-ja mori edhe vendimin historik (konform programit të saj kombëtar e çlirimtar) për organizimin e luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të saj të pushtuara…

Numri i parë i “Zërit të Kosovës”, si organ i Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllai (LRSSHJ), i botuar në Shtutgart të Gjermanisë.
Organet e LPK-së nisën menjëherë përgatitjet për zbatimin e Vendimit Historik për luftë të armatosur çlirimtare. Fillimisht Këshillat e LPK-së krijuan krahun e tyre të armatosur dhe me vonë ky organizim i armatosur mori emrin e madh dhe të lavdishëm, Ushtria Ҫlirimtare e Kosovës, e cila u themelua dhe u pagëzua nga Lëvizja Popullore e Kosovës dhe organet e saj drejtuese…
Prandaj, sot, në 33 vjetorin e themelimit të LPRK-së (LPK-së) kujtojmë, nderojmë dhe përulemi me nderim të thellë para të gjithë veprimtarëve, anëtarëve, simpatizantëve dhe drejtuesve të LPRK-LPK-së, të cilët ranë me armë në dorë dhe në përpjekje me armikun për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të saj!
Nderim edhe për të gjithë anëtarët, simpatizantët, veprimtarët dhe drejtuesit e LPRK-LPK-së (pastaj edhe të UҪK-së) që nuk u lodhën kurrë duke u përpjekur, duke luftuar dhe duke u sakrifikuar për çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë!

Të nderuar dhe të dashur për popullin shqiptar kanë mbetur dhe do të mbesin anëtarët, simpatizantët dhe drejtuesit e LPRK-LPK-së (më vonë UҪK-së) që edhe sot, edhe nesër dhe deri në vdekje do të përpiqen për përmbushjen e AMANETIT (POROSISË) të dëshmorëve të të gjitha kohërave për ribashkimin e Shqipërisë në një shtet të vetëm…!
Ndërsa 17 shkurti i 2008 do të duhej të ishte shpallje e bashkimit të Shqipërisë Verilindore-Kosovës me Republikën e Shqipërisë e jo datë e shpalljes së pavaresisë së Kosoves, sepse Pavarësia e Kosovës dhe e çdo krahine dhe pëllëmbe të Shqipërisë është Shpallur me 28 Nëntor 1912… Mbetet vetëm çlirimi dhe bashkimi i këtyre krahinave me Republikën e Shqipërisë… Pra mbetet çlirimi i Shqipërisë së Jugut, i asaj të Veriut (në Mal të Zi), çlirimi dhe bashkimi i Shqipërisë Lindore (Maqedoni) dhe i Luginës së Preshevës… Me çlirimin e këtyre krahinave të Shqipërisë do të “çliroheshin” edhe popujt dhe shtetet që po i mbajnë ato të pushtuara dhe do të fillonte një epokë e re për lirinë, paqen, sigurinë, zhvillimin dhe përparimin e popujve të Ilirisë (Ballkanit)…

– Kontakti me autorin: [email protected]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura