XHEVAT BISLIMI: GJENDJA NË KOSOVË ËSHTË SHUMË MË SERIOZE SE Ç’PO KUPTOHET EDHE NGA OPOZITA!

Prishtinë, 10. 03. 2016: (Askush nuk ka te drejte t’i tradhtoje dhe zhgenjeje strukturat-veprimtaret-anetaret tane dhe ata mijera qytetare qe i besuan bashkimit te opozites) – Ne kushtet dhe rrethanat qe gjendet Republika e Kosoves, per fajin me shume te koalicionit qeverises, per fajin e nje projekti nderkombetar per deshqiptarizimin e Kosoves, por edhe per fajin e klases politike pa dallim, pra edhe te opozoites na duhet vemendje, mencuri, perkushtim dhe maturi secilit prej nesh… Konteksti rajonal dhe boteror nuk eshte i favorshem per Kosoven dhe ceshtjen shqiptare ne Iliri (Ballkan)… Nese ne vitet 1999-2000 (deri diku edhe ne vitet 2001-2002) Kosova ishte nder ceshtjet me te “nxehta” dhe me perpasresi per zgjidhje, sot nuk eshte. Krejt cka po i intereson botes (Fuqive te Medha) eshte “normalizimi i marredhenieve” me Serbine! Pak ka rendesi per ta nese ky “normalizim” behet ne kurriz te Republikes se Kosoves dhe te kombit shqiptar ne Iliri (Ballkan)! Bota sot ka ceshtje shumehere me te “nxehta” dhe me dramatike, qe rrezikojne paqen dhe qendrueshmerine pertej nje vendi, pertej nje rajoni dhe pertej nje kontinenti.
Trysnia dhe shantazhi zakonisht behet mbi me te dobetin. Keshtu ka qene prej se eshte “kurdis dyjeja”, si thone pleqte tane. E drejta eshte edhe sot, ne kohen tone, ne anen e me te fortit! Me e forte (jo si shtet e si popull…) eshte Serbia, sepse nene e babe e ka Rusine, e cila edhe e ka bere shtet, e ka mbajtur dhe e ka zgjeruar ne tokat e Shqiperise! Kjo dihet. Ne Republiken e Kosoves Fuqite e Medha kane ngritur dhe “strukturuar” nje klase politike te disiplinuar, te bindur dhe bashkepunuese per shkak te dosjeve mijera faqshe qe u kane bere, per shkak te kercenimit me arrestim, me burgim dhe me denim nga gjykatate e UNMIK-EULEX-it (te ndihmuara edhe nga “drejtesia vendore jugokosovare!) dhe nga Gjykata e Hages! Dhe kane arrestuar, persekutuar, burgosur e denuar qindra oficere, ushtare e komandante te Luftes Clirimtare me qellim qe ta degradonin dhe “komprimitonin” ne syte e shqiptareve dhe te botes UCK-ne dhe luften e kombit shqiptar per clirimin e Kosoves shqiptare!

 

Shumica e klases politike (asaj te vjetres-jugokosovare dhe kesaj te rese-atdhetare-shqiptare…) rane ne krthin e lakmise per pushtet, para e lavdi! Ky kurth ishte ngritur dhe po perdoret me mjeshteri nga “nderkombetaret” e vendoret, sidomos kunder klase politike atdhetare-shqiptare!! Ky kurth ka bere qe “kreret” e kesaj klase politike te thyhen, te lakohen e te dorezohen (klasa e vjeter vec ishte e dorezuar) deri te bisedimet kapitulluese me Serbine ne Vjene, qe perfunduan me “heqjen dore” nga bashkimi me shtetin AME!! Ky dorezim dhe kjo “heqje dore” nga bashkimi i Kosoves me shtetin AME hapi rrugen e “(ri)bisedimeve ne Bruksel dhe te marreveshjeve poshteruese te 25 gushtit 2015! Keto bisedime te reja me Serbine ne Bruksel u bene te mundshme nen kercenimin dhe me ndihmen e Gjykates Speciale!!
Keto marreveshje dhe marreveshja me Malin e Zi per vijen kufitare u kundershtuan (me shume te drejte…) nga tri subjektet politike opozitare: nga Levizja-VV, nga Aleanca-AAK dhe nga Iniciativa politike-NISMA per Kosoven. Perdorimi i gasit doli se ishte e vetmja “arme” per ta ndaluar qeverine e koalicionit te Rashkes: LDK-PDK-Lista Serbe qe t’i zbatonte marreveshjet me Serbine per bashkesine e komunave serbe (minishtetit serb ne Kosove) dhe zbatimin e marreveshjes me Malin e Zi! Per suksesin spektakolar te gasit jane pajtuar edhe subjektet opozitare deri tash pa asnje dallim. Madje, kjo “merite” i eshte njohur gasit edhe nga shumica e qytetareve. Qendresa dhe protesta e deputeteve ne Kuvendin e Republikes ishte e suksesshme. Keshtu u vleresua edhe nga subjektet opozitare pa dallim, po edhe nga qytetaret dhe shoqeria civile. Prandaj, opozita mori maksimumin e mbeshtetjes se qytetareve me peticion dhe me protestate e 9 janarit dhe te 17 shkurtit. Kjo mbeshtetje i trembi koalicionin qeverises dhe mbeshtetesit e saj “nderkombetare”. Mbeshtetjen per opoziten e rriti edhe aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese, i cili rrezoi marreveshjet e Brukselit me Serbine si kunderkushtetuese dhe qeverine e “shpalii” antikushtetuese-ilegjitimie prej momentit te publikimit te aktgjykimit…
Papritmas(!) gasi u be “problem”!! “Problem” u be edhe qendrimi i metejme i opozites ne Kuvendin e Republikes!! Ne fakt nuk ishte dhe nuk eshte “problem” diskutimi i perdorimit te metejshem te gasit dhe qendrimi i opozites ne Kuvend… Problem dhe papergjegjshmeri e skajshme eshte sjellja dhe paraqitja publike e subjekteve! Ramushi e “autorizon” nje anetar kryesie per ta bere publik dhe medial qendrimin e AAK-se pa u marre vesh me subjektet tjera! “AAK-ja po shqyrtone bojkotimin e Kuvendit”, “AAK-ja do ta bojkotoje Kuvendin (do te dale nga Kuvendi)”, thote per medie i “autorizuari” i Ramushit! Fatmiri e “autorizon” nje anetar kryesie qe ta shpalle qendrimin e NISMA-s pa u marre vesh me dy subjektet tjera!! “NISMA eshte kunder perdorimit te gasit ne Kuvend”, deklaron per medie ky fare i “autorizuari”!! Dhe (edhe me keq!), kur kritikohet ky anetar i kryesise pse e ka bere publik dhe medial nje “qendrim” jo definitiv te NISMA-s, ngrihet Jakupi dhe i vjen ne “ndihme” ketij anetari te kryesise me shkrime moralizuese e kunderthense!! Jo pak ia ka huq edhe VV-ja me te “autorizuarit” e saj ne debate ose ne fjalime publike! Kjo menyre e punes dhe e funksionimit nuk e ndihmon opoziten dhe projektin e saj… Ramushi, Fatmiri, Visari, Jakupi, Albini, Xhevati, etj., debatet qe kane brenda subjekteve te tyre dhe me subjektet e bashkuara te opozites nuk duhet t’i bejne publike-mediatizojne, sepse kane shume e shume ceshtje te tjera per te cilate do te duhej te mbanin qendrim dhe t’i mediatizonin ato qendrime… Eshte krejt normale te debatohet, sepse vetem permes debatit mund te mbrrihen qendrime te perbashketa dhe te ecet perpara deri ne largimin e kesaj qeverie antikushtetuese. Por, nuk eshte normale (eshte e pafalshme) qe dikush te vrapoje me marre flamurin e te parit qe publikon ose mediatizon nje mospajtim, nje dallim, nje mosmarreveshje, etj. brenda opozites!! “Oxhak pa tym e shtepi pa idhnim nuk ka”, thote fjala popullore. Prandaj, mbajeni veten! Mos bini “viktima” individeve, te grupeve, te ideve dhe te projekteve qe nuk i sherbejne unitetit opozitar e qytetar dhe Republikes Shqiptare te Kosoves! Ky popull do ta mund edhe pa opoziten qeverine e Ise Rrahmanmorines, sepse i ka mundur edhe kur kishin perkrahjen e nje Jugoserbie mbi 20 milioneshe… Por, percarja e opozites i bene dem “kauzave” dhe “kauzes” per te cilen jemi bashkuar! Largimi nga opozita e bashkuar do te jete shkaterrimtar per subjektin qe do ta bente kete gabim-faj te pafalshem! Gjendja eshte shume me serioze se perdorimi ose jo i gasit ne Kuvend…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura