XHEVAT BISLIMI: ME MBËSHTETJEN E LDK’së DHE TË AAK’së, QEVERIA E HASHIMIT E KEQ – QEVERISTE VENDIN DHE BËNTE PAZARE NË BRUKSEL…, NDËRSA SOT BLLOKON KRIJIMIN E INSTITUCIONEVE!

Viti, 04. 10. 2014: Bllokimi i krijimit të institucioneve në pajtim me rezultatin e zgjedhjeve dhe me numrin e votave (deputetëve…) në Kuvend, si dhe tendenca e PDK-së për të qëndruar dhunshëm (në kundërshtim me Kushtetutën dhe sisitemin tonë demokratik parlamentar…) në pushtet, është rezultat edhe i një gabimi, në dukje i vogël, që patën bërë LDK-ja dhe AAK-ja kur pranuan vetëshpërndarjen e Kuvendit të Republikës…! LDK-ja dhe AAK-ja, në vend se ta mbështesnin Vetevendosjen, e cila kërkonte shkarkimin e Qeverisë, ato pranuan vetëshpërndarjen…!
E paparë dhe e padëgjuar!! Qeveria e Hashimit kishte më shumë se një vit që e kishte humbur mbështetjen në Kuvend dhe, në një vend normal, do të jepte dorëheqjen… Mirëpo, falë mbështetjes që i jepnin LDK-ja dhe AAK-ja, ajo vazhdonte ta (keq) qeveriste vendin dhe të bënte pazare në Bruksel në kurriz të Republikës së Kosovës…! Prandaj, sot, prania ndërkombëtare dhe qendrat e vendosjes po mbajnë qëndrim “asnjanës” (“neutral…” në krizën e shpikur dhe të krijuar artificialisht edhe me bekimin e disa qendrave të vendosjes…! E rëndësishme, për disa vende dhe qendra ndërkombëtare ose europiane të vendosjes, është që popullit shqiptar të mos i bie në mend (të merret me “politikë”…) për një të katërtën e Kosovës, për Luginën e Preshevës, për korrupcionin, krimin e organizuar, papunësinë dhe varfërinë e skajshme, për arsimin dhe shëndetësinë e degraduar e të degjeneruar skajshëm…

Isa dhe Rambo – Ish’argatët e Hashimit…!

Po të ishte shkarkuar Qeveria e Hashimit do të shkohej në zgjedhje me një qeveri teknike, e cila do të kishte mandat vetëm për përgatitjen e zgjedhjeve… Kështu do të ishin të barabarta partitë politike me PDK-në dhe rezultati i zgjedhjeve do të ishte edhe më i keq për koalicionin e pesë partive (PDK-së…). Duke qenë Hashimi në Qeveri, qoftë ajo edhe në ikje, partitë tjera nuk ishin në garë zgjedhore me PDK-në dhe koalicionin e saj, por me shtetin e Kosovës… Dhe, më e rëndësishmja, pas zgjedhjeve Hashimi dhe Partia e tij nuk do të kishin mundësi ta bllokonin krijimin e institucioneve me një PLAKË-PENSIONISTE, si Flora Brovinën…!!
Po të respektoheshin rregullat e lojës, Kushtetuta, rregullorja dhe demokracia parlamentare as tash nuk do të mund ta bllokonin, por këtu sundohet me muskuj e jo me kushtetutë e rregullore… Pra, një gabim i “vogël” i LDK-së dhe i AAK-së po i kushton Republikës sonë, stabilitetit të saj politik dhe institucional…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura