XHEVAT BISLIMI: MËKATI MË I MADH I NJERIUT – MOHIMI I VETËVETES!

Viti, 15. 07. 2015 – Qysh se është krijuar njeriu, në të gjitha qytetërimet, në të gjitha besimet (fetë, religjionet), mekati më i madh i njeriut ka qenë, është dhe do të jetë mohimi i gjuhës, mohimi i popullit (kombit), mohimi i atdheut, mohimi i kulturës dhe mohimi i flamurit tëndë (mohimi i vetëvetes). Mëkatarë të këtillë ka ende në gjirin e popullit (kombit) tonë në Shqipëri (Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës dhe krahinat ende të pushtuara të Shqipërisë) dhe jashtë saj (mërgata, diaspora)!
Këta mëkatarë, që nuk do të falen kurrë nga zoti, vazhdojnë të mohojnë atdheun, kombin, gjuhën, flamurin dhe kulturën e tyre në emër të fesë e në emër të zotit, të cilit i luten dhe i falen në gjuhë të huaj…!!! Nëse ka një gjuhë të zotit, ajo është gjuha jonë, gjuha shqipe, e cila ishte gjuhë e të gjithe zotave dhe qytetërimeve. Po ta shikosh hollë e hollë, ata që mohojnë gjuhën, atdheun, popullin, kulturën, qytetërimin dhe flamurin e tyre, mohojnë edhe zotin, sepse të qenit shqiptar ishte dhe është dëshirë, ishte dhe është vullnet i zotit. Ndërsa mohimi i gjuhës, i atdheut, i popullit, i flamurit, i kulturës sonë shqiptare ishte dhe është dëshirë, vullnet dhe investim i Sërbisë, i pushtuesve të tokave të Shqipërisë dhe i të gjithë atyre që nuk e duan Shqipërinë, që nuk e duan popullin shqiptar, që nuk e duan gjuhën, kulurën, traditën dhe flamurin e tij kuq e zi. Vetëm ata që vlerësojnë dhe nderojnë gjuhën, popullin, atdheun, kulturën, traditen dhe flamurin e tyre dinë dhe vlerësojnë e nderojnë edhe gjuhët, popujt, kulturat dhe qytetërimet e të tjerëve.

(Ilustrimin e përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura