XHEVAT BISLIMI: MIQTË KANË THËNË, MIQTË PO THONË, MIQTË PO NA THONË…!!

Viti, 28. 06. 2015 – Miqte kane thene, miqte po thone, miqte po na thone… Ky eshte refreni i klases politike-shteterore vazale, te kapur dhe te shantazhuar ne Kosove…!!! Miqte thane se Kosova eshte e Serbise dhe jo e Shqiperise dhe ju pranuat me perulje (Kete poshtertim dhe kete hata per kombin shqiptar e pranoi edhe Tirana zyrtare…!!!). Miqte thane qe Ushtria Clirimtare e Kosoves duhet te carmatoset (e jo Serbia neofashiste!) dhe ju pranuat pa me te voglen “rezistence”! Miqte thane angazhohuni ne bisedimet e Vjenes dhe ju u angazhuat…! Miqte thane pranoni dhe beni te gjitha leshimet qe kerkon Serbia dhe ju pranuat dhe i bete te gjitha leshimet Serbise! Miqte thane qe Veriu i Kosoves (nje e katerta e Kosoves) eshte rezervuar per Serbine dhe ju e pranuat me perulje…!
Miqte thane qe ne Kosove duhet te qendroje UNMIK-u, jo tri vjet, por dhjete vite e me shume dhe ju e pranuat!
Miqte thane qe Kosova shqiptare (93% shqiptare) duhet te jete shumetnike (multietnike), sipas projektit te Miloshevicit dhe Serbise qe kishte shpikur lloj-lloj etnish (vetem nga romet krijoi tri-kater etni, “turq”, “gorane”…!!!), dhe ju, per faqen tuaj te zeze, pranuat!
Miqte thane qe pakica serbe ne Kosove duhet te behet popull shtetformues (i barabarte me shqiptaret) per t’i garantuar interesat dhe pranine e Serbise ne Kosove dhe ju pranuat!
Miqte thane qe shqiptare duhet te behen “kosovare” dhe ju pranuat!!!
Miqte thane qe Serbia, permes pakices serbe, duhet t’i krijoje dhjete komuna serbe dhe dhjetra zona te mbrojtura serbe (perfshi edhe kishat e manastiret), qe i bie mbi 30% e tokes se Kosoves dhe ju pranuat si te ishte fjala per prona qe jua kishte lene i ati!
Miqte thane qe edhe qyteti i Mitrovices duhet te ndahet ne dy pjese (shqiptar-“kosovare” dhe serbe) dhe ju pranuat!

Miqte thane qe shqiptaret nuk mund te kthehen ne shtepite e tyre ne Veri te Mitrovices e te Kosoves, sepse ajo pjese eshte spastruar dhe kontrollohet nga Serbia neofashiste dhe ju pranuat pa u skuqur fare!
Miqte thane qe ushtaret, komandantet dhe “komesaret” e LPK-UCK-se duhet te ndiqen, te denohen dhe poshterohen dhe ju pranuat, duke thene vec ne mos na merrni…!
Miqte thane qe Lufta Antipushtuese-clirimtare e UCK-se dhe e kombit shqiptar per clirimin e Kosoves duhet zhvleresuar, denigruar, persekutuar, poshteruar, mohuar e harruar, sepse ajo ishte nje “ndermarrje kriminale” (!) dhe ju pranuat!
Miqte thane qe pavaresia e Kosoves (Republika e saj), edhe pas vendimit te drejte te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise (GJND-se) duhet te “shoqerohet”, per hatrin e Serbise, me nje FUSNOTE dhe ju pranuat!
Miqte thane qe pasurite dhe ekonomia e Kosoves duhet te behen rrush e kumbulla (te trafikohen, te vidhen e te stervidhen), te rrenohet me themel dhe ju, per t’u pasuruar dhe milionuar edhe vet, pranuat!
Miqte thane qe funksionaret e larte te kohes se pushtimit (kuislinget), ndjeksit, denoncuesit, bashkepunetoret e Serbise, torturuesit e dhjetra mijera shqiptarve, mediat dhe drejtuesit e tyre, i gjithe aparati i pushtuesit pa perjashtim dhe personeli i tij, duhet te trajtohen me dinjitet dhe te sistemohen ne pozita kyqe publike, ne politike, ekonomi, media… dhe ju pranuat!
Miqte thane te vazhdohen bisedimet politike me Serbine ne Bruksel (te hapet pakoja e Ahtisarit) dhe ju pranuat!
Miqte thane qe t’i pranoni te gjitha kerkesat e Serbise ne Bruksel, edhe “zajednicen” (shtetin serb brenda Kosoves), edhe ndarjen-ricopetimin e brendshem te Kosoves dhe ju, per faqen tuaj te zeze, pranuat!
Miqte po thone qe ta krijoni Gjykaten Speciale dhe t’i jepni “goditjen” perfundimtare Luftes se UCK-se dhe te kombit shqiptar per Kosoven dhe ju pranuat, por nuk pranoi Kuvendi dhe ju, per ta “permbushur detyrimin nderkombetar prej sherbetori dhe kuislingu dhe per shkak se po thone miqte, po tentoni ta riprocedoni ne Kuvend dhunshem…!!!
Miqte eshte mire ta perkrahin popullin shqiptar dhe vullnetin e tij per te jetuar i lire ne Kosove dhe ne gjithe hapesiren shqiptare… Kur do t’i thone miqte ketij populli qe nuk do t’i perkrahin me politikanet e korruptuar dhe te kapur?! Kur do te na thone miqte qe Republika e Kosoves eshte e pavarur dhe sovrane, prandaj edhe teresisht e pavarur nga Serbia?! Marredheniet “padron-rrogetar” duhet te marrin fund. Marredheniet tona me miqte tane duhet te ridefinohen si marredhenie midis dy miqsh, sespe Kosova dhe populli shqiptar ka shume nevoje per miq dhe per miqesi… Kjo eshte rruga e miqesise, e sigurise, e paqese, e bashkepunimit, e zhvillimit dhe e qendrueshmerise se perhershme ne Iliri (Ballkan)…

(Autori është magjistër i diplomacisë, gazetar, publicist, politikan…)
– Kontakti me autorin: xhbislimi@gmail.com.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura