XHEVAT BISLIMI: VËLLAU I MADH ERDOGAN – PASKA FOLUR NË TELEFON ME THAÇIN E VUÇIÇIN!

Prishtinë, 30 mars 2018: “E mira e paska të mirën”, thotë fjala jonë e urtë! Hashim Thaçi ia dërgoi gjashtë “gylenistë” dhuratë vëllaut të madh, Erdoganit! Nuk vonoi shumë, brenda ditës e flakë për flakë, vëllau i madh, Erdogani, ia ktheu të mirën Hashimit! Erdogani, siç njofton zyra e tij, e paska marrë në telefon Vuçiçin dhe i paska kërkuar të ulen tensionet dhe të ruhet paqja në këtë pjesë të botës! Madje, Erdogani paska ofruar ndihmesën e tij për t’u marrë vesh me Prishtinën!!! Pastaj, Erdogani e paska marrë në telefon edhe Hashimin për ta falenderuar për “peshqeshin” me gylenistët dhe për ta qetësuar e për t’i thënë se është në krah te tij!!! Ky zhvillim paraqet një kthesë shqetësuese për “dialogun” me Serbinë!! Përfshirja e Erdoganit në “dialogun” Kosovë-Serbi (jo nga dera, por nga dritarja!) do të ishte ogurzi për ne!…
Telefonatat e Erdoganit dashmojnë katërcipërisht se pas kidnapimit të shtetasëve turq qëndron i tëri Hashim Thaçi! Maxhuni i policisë dhe ai Thaçi i AKI-së janë zbatues tëe “urdhërit”, kuptohet gojor, të Hashimit!!! Prandaj, Ramushi është mirë të ndahet nga naiviteti i tij… Ramushi s’ka pse kërkon “llogari” nga urdhërzbatuesit, por nga urdhërdhënësi… Pastaj, secili të përgjigjet për tejkalim kompetencash, dhunim brutal të rendit juridik e kushtetues…

Shërbimet sekrete turke kidnapojnë gjashtë turqë në Kosovë me bekimin e Hashim Thaçit!
Sot, heret ne mengjes, jane kidnapuar pese turq qe ishin personel i shkolles “Mehmet Akif” dhe nje mjek! Te gjithe keta kishin qendrim te rregullte ne Republiken e Kosoves… Edhe shkolla eshte legale dhe funksionone konform ligjeve tona. I vetmi mekat i tyre eshte se jane ithtare te Fetulla Gylenit, kundershtar politik i Kryetarit te Turqise, Erdoganit, qe pretendon restaurimin e otomanizmit sulltanor, madje edhe restaurimin e perandorise otomane!!!
Deri sot asnje shtet evropian, as SHBA-ja, nuk ka ekstraduar ndonji turk pse eshte kerkuar nga shteti autokrat i Erdoganit… Ne kohen qe gati te gjitha shtetet evropiane, SHBA-te, Australia e shume shtete tjera po debojne diplomate e zyrtare ruse nga vendet e tyre, Hashim Thaçi, lejoi dhe i ndihmoi sherbimet sekrete te Erdoganit qe t’i kidnapojne gjashte shtetase turq ne Kosove dhe t’i dergojne ne Turqi!!! Ky veprim erdoganist i Hashim Thaçit perben shkelje brutale te Kushtetutes se Republikes, te procedurave dhe ligjeve tona, te standardeve, konventave dhe te drejtave nderkombetare dhe, shkelje brutale te lirive dhe te drejtave te njeriut!!!
Me veprimet dhe mosveprimet e tij, Kryetari(!) Hashim Thaçi, duke lejuar dhe ndihmuar sherbimet sekrete turke t’i kidnaponin keta gjashte turq, ka cenuar dhe dhunuar rende sovranitetin e Kosoves, demokracine, krenarine dhe nderin e popullit shqiptar ne Kosove e me gjere. Populli shqiptar, edhe me çmimin e kokes, nuk kishte dorezuar asnje hebre te nazistet gjermane. T’ia dorezosh sot, ne kohe paqeje, njerezit nje shteti ku nuk ekzistojne lirite dhe te drejtate e njeriut, ku ligjin e ben autokrati Erdogan e jo shteti i se drejtes dhe ku shteti drejtohet me represion masiv ndaj kundershtareve politike eshte krim e turp bashke…
Tashme u mor vesh se Kryeministri i vendit nuk ka qene fare i informuar per kete veprimtari ilegale e banditeske ne territorin qe thone se e kontrollon qeveria e tij! Edhe kryetari i Kuvendit te Republikes deklaroi se nuk kishte dijeni! Ministri i drejtesise kishte deklaruar edhe para dite se nuk ishte i informuar… Ç’po ngjet ne kete vend?! Ne krah te kujt po kerkon ta rreshtoje Hashimi Kosoven shqiptare?!
Ramush Haradinaj (sidomos!), pas ratifikimit te marreveshjes me Malin e Zi, pas megalojes spektakolare me arrestimin e Gjuricit dhe pas skandalit te turpshem te kidnapimit te shtetaseve turq eshte mire me kerku dere me dale…
Nese ia kane mbyllur te gjitha dyerte e daljes eshte mire te dale nga dritarja sa nuk eshte ber teper vone (nese nuk eshte ber!). Apo do ta ndihmoje Hashimin qe ta themeloje edhe “zajednicen” e rrezuar nga Gjykata Kushtetuese?!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura