XHEVAT BISLIMI: ZHVENDOSJA SPEKTAKOLARE E DALLIMEVE MIDIS POZITËS DHE OPOZITËS TE DALLIMET BRENDA OPOZITËS

Prishtinë, 31. 03. 2016: (Ky eshte suksesi spektakolar-saltomortal i opozites!!) – Dallimet-mosmarreveshjet midis opozites dhe pozites u thelluan si asnjehere me pare ne kete vend pas marreveshjeve te Brukselit dhe pas marreveshjes per vijen kufitare me Malin e Zi… E gjithe Kosova shqiptare, i gjithe kombi shqiptar dhe, ne mase te konsiderueshme edhe opinioni boteror, ishte bere sy e vesh per keto mosmarreveshje qe po thelloheshin ne Kosove… Kundershtimi i opozites se bashkuar (keshtu nisi te quhej edhe nga populli…) ne Kuvendin e Republikes dhe ne rruge e ne sheshe ishte i papare ne Kosove e rajon. E drejta ishte ne anen e opozites, ne anen e atyre qe kundershtonin marreveshjet qe kishte arritur qeveria antikushtetuese-kusilinge e Isa Mustafes (koalicionit te Rashkes). Kjo e drejte iu dha opozites edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila shpalli se marreveshjet e Brukselit ishin ne kundershtim me kushtetuten… Opozita e bashkuar fitoi edhe simpatine dhe mbeshtetjen e shumices absolute te qytetareve-shqiptareve te Republikes… Protesta e 9 janarit dhe ajo e 17 shkurtit ishin me masivet qe kishte pare ndonjehere Prishtina-Kosova. Kjo mbeshtetje dhe kjo perkrahje e popullit duket qe ndikoi ne rritjen e ambicjeve te ndonjeri nga kryetaret ose drejtuese te caktuar te subjekteve opozitare!! Ndoshta i zuri mesyshi ose i pa syri i keq, sic thuhet nga populli!!
Njezetekater ore ne Kosove (bukur shume edhe ne rajon) flitej e shkruheje vec per dallimet dhe mosmarreveshjet e opozites me poziten, per krizen politike qe po thelloheje dhe per zgjidhjen e mundshme te saj… Zbatimi i marreveshjeve antishqiptare u pezullua per kohe te pacaktuar… Ky ishte nje sukses spektakolar i opozites dhe i popullit shqiptar ne Kosove. Per t’u anuluar marreveshjet teper te demshme per Kosoven opozita do te duheje te rriste unifikimin brenda saj dhe me popullin qe e perkrahte. Madje, do te duheje t’i fitonte edhe zgjedhjet per t’i anuluar ato marreveshje… Mirepo, ne vend te kesaj ndodhi ajo qe nuk e deshironte askush ne Kosove, pervec koalicionit te Rashkes: nisen te shperfaqeshin dallimet dhe mospajtimet midis subjekteve opozitare edhe ne medie dhe ne publik!! Kryetaret e subjekteve opozitare nisen t’i nxirrnin ne medie zyrtaret e dores se dyte e te dores se trete per te treguar se nuk pajtoheshin me perdorimin e gasit ne Kuvend, se do te dilnin nga Kuvendi, se nuk pajtoheshin me disa forma dhe mjete te kundershtimit, etj, etj, “nuanca” e dallime, qe nuk vonoi te shnderroheshin ne mospajtime e mosmarreveshje!! Kapaku iu vu me “shtyrjen” e protestes se 26 marsit nje dite para se ajo te mbaheje!! Vemendja e opinionit publik dhe e medies (por edhe e qarqeve politike e diplomatike) ne menyre SPEKTAKOLARE-SALTOMORTALE u zhvendose te dallimet dhe mospajtimet (dikush po i thote edhe percarje!) midis subjekteve opozitare!! U “harruan” dallimet dhe mosmarreveshjet opozite-pozite!! Anetaresia, veprimtaret dhe drejtuesit e strukturave dhe niveleve te ndryshme nisen te ndjehen te zhgenjyer, te deshpruar dhe te tradhtuar nga kryetaret e tyre te papergjegjshem… Askush nuk mund ta kuptonte kete vrap dhe kete nxitim per te shkuar ne medie dhe per t’i reklamuar dallimet e mospajtimet, qe ishin krejtesisht te kapercyeshme! Ne medie dhe ne publik dilet per te treguar per cka u pajtuame ose per cka u pajtuan partneret e bashkuar e jo per cka nuk u pajtuame ose nuk u pajtuan! Mospajtimet, dallimet dhe mosmarreveshjet sheshohen-harmonizohen ne tavolinen e perbashket e jo ne medie dhe permes zyrtareve te degjueshem (servile) qe mbajne afer tyre zakonisht kryetaret joserioze!! Dallimet, mospajtimet dhe mosmarreveshjet “shpallen” ne medie pas takimit me kundershtaret ose me armiqte, qe deri dje ishe ne lufte e jo me ata qe ke hyre ne nje projekt te perbashket! Keshtu behet dhe keshtu sillen vetem ata qe jane “lodhur” nga bashkepunim e bashkimi dhe kerkojne dere per te dalur dhe, ata qe kerkojne dere per te dalur do te dalin, por, jam i sigurt qe do te dalin te lagur… Prandaj, mblidhni mendjen dhe (ri)bashkohuni nese vertet ishit bashkuar per Kosoven dhe interesate e saj e jo per qellime tjera neveritese-tugitese..

OPOZITA E (PA)BASHKUAR SI KOFINI PAS TE VJELAVE
(Kufiri me Malin e Zi, komisioni “nderkombetar” dhe opozita e “halleve” te medha…)

Komisioni “nderkombetar, me tre te huaj dhe pa asnje shqiptar te ketij vendi(!), mbaroi pune dhe doli me perfundimin se: “…procesi ishte legal dhe se nuk kishte shperputhje midis dy komisioneve shteterore qe kishin percaktuar vijen kufitare me Malin e Zi”… Shume e sakte dhe e perpikte! Cka i bie kjo? Kjo i bie qe “procesi ishte legal” ne kuptimin qe komisionet e te dyja vendeve ishin shteterore (te krijuara konform ligjeve dhe kompetencave ne fuqi…). Edhe konstatimi se “nuk kishte shperputhje midis dy komisioneve shteterore” (atij te Malit te Zi dhe ketij te Kosoves) eshte i sakte dhe topi s’e luan! Rezultati-produkti i ketyre dy komisioneve eshte i papranueshem per Opoziten e (pa)bashkuar dhe per qytetaret-shqiptaret e Kosoves… Edhe kjo eshte e sakte dhe e drejte legjitime e patjetersueshme, sepse edhe ekksperte te kesaj fushe jane deklaruar dhe e kane argumentuar se kufiri me Malin e Zi nuk eshte aty ku po thone komisioni shteteror i Kosoves dhe ai i Malit te Zi… Pastaj, c’faj na ka Mali i Zi? Asnje faj. Qeveria e Malit te Zi ishte e gatshme per ta rishikuar dhe ribiseduar vijen kufitare, por qeveria kuislinge e Ise Rrahmanmorines nuk pranoi, sepse ishte e bindur (sikur edhe zevendesi i Ises!!) se nuk eshte humbur asnje milimeter toke nga ajo qe kishte mbetur pas ricopetimit (pas LDB) te tokave te pushtuara te Shqiperise nga Jugoserbia!!
Krijimi i komisionit “nderkombetar” nga Atifetja e zarfes e gjeti opoziten te “papergatitur”!! Nuk pati nje qendrim unik per kete komision! Dikush e miratoi ne heshtje, dikush e kundershtoi, dikush i priti ne seli keta “eksperte nderkombetar” dhe bisedoi me ta!! Nuk u tha paraprakisht dhe me nje ze se “opozita nuk e njeh kete komision dhe nuk do ta njohe asnje “produkt” te ketij komisioni qe nuk e njeh kufirin aty ku ishte”! Jo, Opozita e (pa)bashkuar pikerisht ne kete kohe kishte “halle” me te medha se kjo “kauze”!!… Prandaj, reagimi i perbashket i opozites sot me nje kumtese: eshte si puna e kofinit pas te vjelave…
U MBARSE MALI DHE POLLI NJE MI
(Loja e qeverise kunderkushtetuese me “reciprocitetin” per ta mbuluar pafuqine e saj ne pengimin e fushates zgjedhore dhe te zgjedhjeve te Serbise ne Kosove!…)

Qevria kunderkushtetuese e Isa Rrahmanmorines keto dite, pas shume perpjekjesh, keshillimesh dhe terapish, ia doli ta mbarse malin qe polli nje mi te maaadh… U mblodhe qeveria dhe pas shume debatesh (“per” dhe “kunder”…) u mor vendim i prere qe miu qe polli mali te quhet RECIPROCITET,- emer shume simpatik per shqiptaret dhe marredhenie e kerkuar dhe e deshiruar motiii!! Malit qe polli miun-reciprocitetin po i bejne jehone dhe reklame edhe mediet e shkruara, ato elektronike dhe portalet e varura kryesisht nga qeveria dhe nga institucionet shteterore-publike, por edhe nga grupe te ndryshme interesi te lidhura me qeverine dhe politiken e parapolitiken!! Sa i dashur u be ky miu-reciprociteti qe polli mali per koalicionin e Rashkes dhe qeverine e tij te mbeshtetur per muri nga nderhyrjet e papermbajtura te Serbise ne Republiken e Kosoves tamam si te ishte (sic edhe e trumbeton me force!!!…) Kosova toke e saj!! Ky “mi”-reciprociteti u gjend si shpikje pikerisht ne kohen qe Serbia po organizon fushate zgjedhore dhe zgjedhje edhe ne Republiken e “pavarur dhe sovrane”!! Populli shqiptar po kerkon me kembengulje largimin e kesaj qeverie te demshme per Republiken dhe sovranitetin e saj… Prandaj, ministra, zyrtare e medie te varura nga koalicioni i Rashkes e “harruan” nderhyrjen e vazhdueshme dhe arbitrare te Serbise ne Kosove, e “harruan” Veriun e Republikes qe vazhdon ta kontrolloje Serbia, i “harruan” targat, librat, Trepcen, telekomin, FSK-ne, liqenin e Ujmanit, Brezovicen…, i “harruan” humbjet qe Serbia i ka shkaktuar Kosoves dhe kombit shqiptar keto 140 vjet (te pakten), humbje qe nuk mund te llogariten as nga kompjuteret me te fuqishem te kohes sone dhe nisen ta vajtojne Serbine qe po “humb shume” nga kjo mase politike dhe per qellime te konsumit te brendshem qe vendosi per disa dite qeveria kunderkushtetuese – kuislinge e Ises!! “Humbje te medha” dhe “reciprocitet” pse i jane ndaluar pese maune Serbise!! Hajde shtet, hajde!…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura