Gjenevë, 25 prill 2014 – Kemi folur gjatë, tërë naten, para se të merrte rrugën për Shqipëri. Ishte nata e tij e fundit në Europë. Më ka folur se si ndiqej nga Tribunali i Hagës, për një numër prej XXX, gati të pabesueshëm të vrasjeve që ua ka shkaktuar kriminelëve shkije. Numrin s’do ta harroj kurrë, ndoshta do të interesohet ndokush, ndonjëherë edhe zyrtarisht për këta tre XXX-a, të cilët dëshmojnë një numër që kalon, shumë herë 100. E kam informacionin se Franjo Tugjman i ka këmbyer 192 robër – ushtar shkije të zënë nga Forcat Kroate për Komandant Karadakun. Më ka treguar mënyrën se si e ka vrarë një pop shka – që iu bënte gjellë djemëve të tij çetnik. Popin e kishte vrarë vetë të 32, pasi iu kishte thënë se edhe ky ishte shka, Komandant Karadaku kishte përdorë mënyra luftarake nga më të pabesueshmet.
U ndamë.
Ai shkoi në Shqipëri.
Kemi folur shpesh, shumë shpesh ndër vete.
Më 21 shtator 1998 më mori ai në telefon, duke qarë:
– Na e vranë Bacën!, shtoi Komandanti. Fjala ishte për Ministrin e Parë të Mbrojtjes së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqin.
Biseda nuk zgjati.
Edhe disa herë tjera biseduam.
Më nuk u dëgjuam.
Mora vesh se ka hyrë në Kosovë.
Pastaj më thanë se Komandant Karadakun e kanë vrarë X.
Mora vesh se nëna e tij s’dinte gjë për një kohë të gjatë për fatin e Heroit të Kosovës.
Me siguri se sot e pau biri i saj, nga Qielli, kështu nënë të fortë, duke ia inaguruar Pavdekësinë.
Pa dyshim se kështu e donë të gjithë të rënët për Liri.
Lavdi Komandant Karadakut!
– Kontakti: [email protected]