GËZIM MEKULI: GAZETARIA E KEQE DHE EXPRESS PROPAGANDA PARTIAKE NË KOSOVË!

Oslo, 09. 05. 2014 – Kokëfortësisht “gazetaria jonë” politike, është e përqëndruar në pasojat e vendimmarrjeve politike, por ky përqëndrim në pasoja është duke u bërë në drejtim e në mënyrë të gabuar; Në vend se të thuhet diçka rreth asaj se çfarë pasojash do të kenë për Ty dhe për Mua vendimmarrjet e gabuara politke nga këta njerëz të parlamentit të Kosovës, gazetarët shkruajnë e përqëndrohen në atë se çfarë pasojash “fatale” do të kenë këto vendimmarrje për minstrat e për individët partiak; “Harrohet” populli i varfër, “harrohet”, shkelet e përbuzet femra shqiptare, “harrohet” e manipulohet me fshatin dhe fshatarët… pak flitet për 60% të popullsisë sonë…për fëmijët tanë.
Gazetaria e mirë politike duhet të jetë e orientuar në pasojat, por në pasojat që do përballohet lexuesi, pra populli, e jo gazetaria e cila është “e merakosur” për pasojat “fatale” të individëve partiak.
Retorika e tillë të përkujton diktaturën dhe mediat e Titos dhe Leninit dhe sistemin e tyre të etshëm për kultin e personalitetit.
Sot, propaganda e orkestruar kundër Lëvizjes VetëVendosje është në ofanzivë. Gazetarët e redaktorët e gazetarisë shqipe (lirisht mund ti quajmë edhe ativistë partiak) janë duke bërë çmos që kjo Lëvizje të paraqitet si parti humbëse.
Kjo gazetari dhe këta gazetarë, edhe njëherë, po dëshmojnë se janë të këqinjë, të pashkolluar dhe të shitur tek Partia dhe punojnë për interes material e jo për interes kombëtarë.
Mund të theksoj se gazetaria në Kosovë, në një masë të tejmadhe, ka të bëjë rreth personave/individëve, e jo për proceset politike që po kalon Kosova sot.
E këtë gazetari të keqe, të njëanshme, joprofesionale, gazetari biznesi e partiake me të madhe ështe duke e prodhuar dhe lansuar “Gazetaexpress”!

Expess propaganda e Thaçi&CO.

————————–
Gëzim Mekuli:
– M A in Media Science and Rhethoric, – University in Bergen
– Communication, – University in Agder
– Film, Media and Communication, – University in Oslo
– Political science, – University in Mainz, Germany
– English language and litteratur, – University in Prishtina
– German in communication, – Østfold University college (1)
– Education theory in a multicultural context, – Oslo University college (1)

__________________________________

(Ilusrimin e bëri pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura