(Pashtriku.org, 28. 05. 2012) – Sot, më 28 maj 2012, Studentët e Universiteteve të Tiranës shprehin mbështetje maksimale dhe të pakushtëzuar për studentët e Lëvizjes Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim (LSB – SKV) dhe aktet e tyre për një universitet të studentëve. Në një deklaratë mbështetëse për Lëvizjen studentore për BARAZI – STUDIM KRITIKË VEPRIM, Qendra e Studentëve të Universiteteve të Tiranës, shkruan:”Bllokimi i sotëm i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës është në vazhdën e përpjekjeve studentore për rikthimin e rektoratit dhe universitetit në vete pas tjetërsimeve që ka pësuar ndër vite nga të shërbyerit e një pushteti shtypës. Një pushtet i cili është i gatshëm të na dërgojë Policinë e Njësitë Speciale sa herë ne dalim në shesh kundër tij.
Pamje nga protesta e sotme e Studentëve të Universitetit të Prishtinës.
______________________________
SHIKONI VIDEON:
______________________________________
Një pushtet i cili na i ka futur policët në katedra dhe po bën të pamundurën për të na futur në kokë se lartësia maksimale e kërkimit shkencor shqiptar është Kamishi me shokët e tij në Tiranë e Tetovë. Pushteti i cili po riprodhon pengesa nga më të ndryshmet për të pamundësuar studimin tonë, kritikën dhe veprimin.” Ndërkaq “Akti i sotëm i Studentëve të LSB – SKV shpall vullnetin për bërje të Universitetit. Ai është një akt emancipues që frymëzon studentët e të gjitha Universiteteve dhe veçanërisht studentët shqiptarë që vuajnë të njëjtën gjendje pamundësimi në Universitetet e RSh-së e IJRM-së. ” Andaj, “Studentë e Tiranës shprehim dhe një herë mbështetje dhe mirënjohje të thellë për studentët e Lëvizjes Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim në Prishtinë. Thirrjet tona i shkojnë studentëve të tjerë të Prishtinës që duhet t’i bashkohen aktit dhe organizimit të lirë studentor! ” – thuhet në fund të deklaratës. ( Kryeredaktori i pashtriku.org, SH.B)
__________________________________
SI I TRAJTON POLICIA – STUDENTET, NE AMBIENTET E REKTORATIT TE UP-es!!!
………………………….
NJË AKTIVITET I LS SKV: NE DUAM UP, JO UPDK!
___________________________