Prishtinë, 02. 06. 2014 – Shou i Isa Mustafës në zemrën e Republikës që kaherë është shndërruar në peng i oligarkëve të tipit të Rusisë së Putinit, duartrokitet tutje nga një pjesë e somnabulosur e popullit të lodhur nga talljet e kryeministrit në ikje! Disi ngjashëm si agjenti i përjetshëm që u ngrit në krye të piramidës shtetërore në Kremlin, Vladimir Putin, që po tregohet mjeshtër për t’i dhënë kahjen e dëshirueshme opinionit në Europën perendimore në dobi të agjendës së tij, ashtu po dëshmohet edhe sivëllai i tij në Kosovë, Isa Mustafa.
Pro fitores së vëllamit të Putinit në fillim të fushatës u prononcua edhe grupi i partive popullore (të djathta) të Parlamentitu. Madje për t’i ardhur në ndihmë Isa Mustafës, ky grupim politik dërgoi në Prishtinë, që në hapjen zyrtare të fushatës së LDK, një personalitet të njohur për luftën e tij politike kundër pavarësisë së Kosovës. Ky fakt, natyrisht, nuk e pengoi LDK!
Ky grupim politik pro LDK, për fat të keq, gjatë fillimit të dramës në Ukrainë që i parapriu aneksimit të Krimesë nga Moska, disi si për t’I krijuar një alibi Putinit, u rreshtua pro lëvizjes naziste në Kiev!
Rikthimi i Isa Mustafës në krye të kësaj pjese të ILIRICUM-it, do të bënte që kronistët të mos shënojnë as më 9 qershor asgjë të re!
A guxojmë të lejojmë që kronistët e botës më 9 qershor të fillojnë raportimin duke potencuar rikthimin në histori të pinjollëve të Titos në Republikën tonë të lirë?!
Për perendimorët e ekstremit të djathtë, që ishin në një mënyrë krijuesit e LDK si pjesë e agjendës për ruajtjen e Jugosllavisë, sigurisht se ky fakt do të mund të ishte lajm i mirë, por jo për popullin shqiptar! Ndonjë nga pasuesit e Erih Maria Remarkut (Erich Maria Remarque), që kishte shkruar për epokën e Luftës së Parë Botërore, në librin e tij të famshëm: „Në Perendim – asgjë e re“, po, për të, do të krijoheshin rrethanat që të përsëriste Remarkun!
A mund ta lejojë këtë dhunim të historisë rinia e Kosovës, qytetarët e saj, tashti 15 vjet pasi kanë shijuar lirinë?!
Tek segmente të veçanta të shoqërisë sonë, asaj pjese që mund të konsiderohet se tutje bën jetën e somnabulit politik, çuditërisht, Isa Mustafa dhe LDK shihen si vet Mesia! Kjo makinë që shërbeu për shpërlarjen e trurit për një çerekshekulli, vazhdon të bëjë po të njejtën punë edhe sot e kësaj dite, duke intensifikuar metodat e veprimit në kulmin e fushatës zgjedhore edhe tashti në vitin 2014!
Rezultatet e mjekësisë moderne, posaçërisht ato të shkencës së neoropsikiatrisë, ngjashëm siç pritet t’i cilësoj të sëmurë pjesëtarët e ekstremit fetar, ka gjasa si të tillë, t’i trajtoj edhe një kategori qytetarësh të Kosovës që nuk shkëputen dot nga idiologjia titiste!
Kjo kategori ekstremistësh të lloit të vet, që në shikim të parë të lënë përshtypje e iluzionistëve, tutje nuk duan të shikojnë realitetin në sy! Për krejt gjendjen e krijuar në këtë Republikën tonë tashmë të kapur nga mafia dhe oligarkët, po pretendohet të krijohet përshtypja se Isa M. dhe LDK nuk kanë kurrfarë përgjegjësie!
LDK-në, edhe të dërguarit e grupimit të djathtë evropian, po pretendojnë ta paraqesin si engjullore! Kjo kategori pasuesish të këtyre “engjullorëve”, tek të cilët efekti i trushpërlarjes ka arritur shkallën maksimale, edhe nëse do ta dëgjonin nga goja e Isa M. dhe kalemxhinjëve të tij një deklaratë të tipit: “Se dielli perëndon në Lindje e lind në Perendim”, ata do të tumirin por njëkohësisht në rrjetet sociale do të propagonin edhe xhevahire të kësaj natyre!
Ai që dikur kishte në predispozicion gjithë aparatin propagandistik të LKJ, sot ka miliona euro të segmenteve të mafias dhe mbështetjen e strukturave të pushtetit në ikje, me të cilin duket se, nëse e lejojnë qytetarët më 8 qershor, është sekret publik, do të mblekset në një të ashtuquajtur koalicion të madhë.
Agjitpropi i Isa Mustafës nuk shfrytëzon sot vetëm rrugët klasike të veprimit, por përmes rrjetit social ai ka pushtuar një pjesë të mirë të botës shqiptare. Gjysmë të vërtetat që ai po shpërndan kanë një qëllim: të krijojnë parakushtin e domosdoshëm për riciklimin e tij në krye të qeverisë.
Në këtë plan atij mund t’ia kalojë vetëm agjitpropi i kryeministrit në ikje. Prandaj bombardimi i masës me këtë lloj propagande që po mbulon me burbujë fushatën, vazhdon të mbetetet në funksion të një qëllimi: shpërlarjes së trurit!
Kjo, fundja, është beteja e tyre për jetë a vdekje. Prandaj ata fushatën zgjedhore e kanë shndërruar në makinë për shpërlarjen e trurit!
Si për kreun e LDK edhe për atë të PDK, këto zgjedhje janë vendimtare për vazhdimin e karrierës politike, natyrisht në dëm të Kosovës, ose shkuarjen e tyre në pension politik..
Atë që amerikanët nuk kishin arritur ta bënin për vite të tëra në Vjetnam: „Winning Hearts and Minds“ (…) Isa M dhe LKJ e tij, pardon LDK-ja, po pretendojnë ta arrijnë për pak ditë: të fitojnë zemrën dhe mendjen e qytetarëve të luhatshëm, që sipas sondazheve të porositura nga ambasadat e huaja, arrijnë një kuotë të ndjeshme – diku 24% të zgjedhësve!
Isa M. me shoun e tij të pështirë, që jo rrallë i ngjet një kortezhi pa jetë, i del përballë kësaj mase të lodhur të të luhatshmëve. Kjo shpurë e tij, si në prag të luftës edhe sot, duket se nuk është në gjendje të mbrojë as vlerat e as idealet e veta – ato vlera që Njeriun modern e bëjnë të ecë vërtikalisht e që sinjifiokojnë vet Shtetin, Lirin dhe Demokracin. Ndërkaq, çfardo riciklimi i mundshëm i oligarkëve të tipit të Isa Mustafës me Co, përmes metodave të vjetra të KGB/UDB-së, do të ishte dëshmia më e mirë se makineria trushpërlarëse ka arritur të neutralizojë vlerat reale politike, mendimin kritik dhe shpirtin kryengritës të këtij populli.
Çka do të rezultojë nga këto zgjedhje, nuk do të jetë diçka në thelb e paparashikueshme: sigurisht se nuk do të arrihet që të imponohet farë definicioni i ri mbi demokracinë përfaqësuese, në rast se vrulli rinor, forca e brendshme e këtij populli, nuk do të arrinte të përmbyste skenën politike, siç bëri në dhjetorin e kaluar pikërisht në Prishtinë, këtu në kryeqendrën e Republikës.
Fitorja e parë e madhe e LVV në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kur u fitua Prishtina, është oguri i mirë për ndryshimin e madhë të mundshëm më 8 qershor.
Para disa ditësh, gazeta britanike prestigjioze, “Guardian” e shpalli Shpend Ahmetin “prefektin më të guximshëm të Europës, që po punon në pastrimin e kaosit urban në kryeqytet. Më 8 qershor të vitit 2014, qytetarët e Kosovës duke votuar LVV-së, kanë mundësi ta sjellin në krye të qeverisë së Republikës, Albin Kurtin. Njohësit e mirë të historisë politike shqiptare, e ndjejnë se Albin Kurti është vet mishërimi i idealizmës shiptare që përfaqësonte Hasan Prishtina në qastet vendimtare të Kombit. Për një kryeministër të këtyre përmasave ka nevojë Kosova dhe Kombi.
Vetëm me një përmbysje të këtyre përmasave, ky krah i Ilirikumit do të prodhonte lajm, lajm të mirë dhe do të nisë një faqe të re në histori.