Prishtinë, 10. 11. 2014 – Historia shqiptare demonstratat e vitit 1981 i ruan në kujtesë si njërën ndër ngjarjet më të guximshme dhe më të bujshme të cilën e jetësuan ndjenjat studentore, pavarësisht se e kishin parasysh që pasojat do kenë ngjyrime tragjike. Studentët nuk ishin vetëm simbol i diturisë së mirëfilltë dhe të vizionit të së ardhmës, por ata mbartën mbi supet e tyre fatin e popullit dhe në emër të tij ranë heroikisht duke i mbushur faqet e historisë së lavdishme. Ja, ky ishte shpirti studentor që shuhej në përkushtim për hir të popullit.
Nga ajo ndodhi heroike kanë kaluar 33 vjet dhe sot shpirtit studentor ju ka shuar fryma revulucionare, është katandisur në një gjendje të mjeruar prej që ka filluar të politizohet dhe ta braktisë popullin i cili ka rënë në një gjendje skllavërie.
Mbi unionet studentore nëpër të gjitha fakultetet e ka shtrirë dorën politika dhe i ka shndërruar në vegla propaganduse ku këtë e dëshmon më së miri heshtja e thellë e tyre në këtë gjendje në të cilën ndodhet populli. Tmerrësisht e dhimbshme kur e kujton se dikur studentët përfaqësonin popullin, ndërsa sot interesat politike.
Sa fillon të thellohesh më shumë mbi gjendjen aktuale, zhgënjimet janë edhe më dëshpruese, gjumi i ariut i ka përfshirë edhe këto kategori në të cilat populli pati shumë besim dhe të cilat dikur vepruan në emër të tij denjësisht siç janë:
– profesorët,
– shkrimtarët,
– poetët,
– gazetarët,
– veprimtarët dhe
– ushtarët.
Historia nuk e amniston askend, sidomos ata që janë ndërgjegjja e popullit.
Gjatë fushatave zgjedhore gjithë andej nëpër parulla u promovuan synime europiane dhe e rikonfirmojnë sa herë të prononcohen para kamerave integrimin europian.
Atëherë ju e dëshironi një popull europian!
Popujt europianë nuk i durojnë padrejtësitë, sa do të vogla që janë, ato i tërbojnë dhe i bëjnë të shpërthejnë në revoltë duke bllokuar qendra të qyteteve, duke djegur dhe duke hedhur plehra pranë institucioneve deri në realizimin e synimeve të veta. Ja kështu veprojnë popujt europianë.
Ndërsa populli ynë pavarësisht se është përdorur, është keqpërdorur, është varfëruar, është njollosur, është përulur dhe është fyer në bazë të interesave të tyre përsëri qëndron kokë ulur. Edhe pse është braktisur nga të gjithë ai duhet ta ketë frymën revoltuse, sidoms sot kur është paralizuar atmosfera institucionale dhe organi përfaqësues, nuk është sendërtuar edhe pse u shpenzuan gjithë ato para për votimin e përfaqsuesit të popullit dhe kjo vetëm për hir të ambicjeve të sëmura të politikanëve. Në bazë të kësaj amullie institucionale Kosova zyrtarisht sistemohet në statusin nënçmues si shtet i pasigurtë, ku përsëri pesha bie mbi supet e popullit.
Fyhreri thotë: “Me teoritë tuaja të parlamentarizmit keni shtyer kombin në humnerë. Ndërsa ne me kurajo dhe me sulm….do ta ngritim kombin tonë në atë shkallë që ai të mundet më në fund të hypë në tempullin e lirisë”. Tërbimi i popullit do të ishte ceremoni varrimi për karrieren e shumë politikanëve.