Prishtinë, 10. 03. 2015 – Dita e zezë nuk vie kur i mbyll sytë, por kur e keni humbur dhe keni shkelur mbi lirinë me paditurinë tuaj! Ata që nuk shohin të ardhmen në politikë nuk janë politikanë të mirëfilltë! – Disa deputet të Republikës së Kosovës në një debatë televiziv thanë: se duhet të themelohet gjykata speciale për krime lufte ‘një gjyq’ që do të heton krimet e luftës të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dhe njëra nga deputetet e potencoj se duhet të pastrohet Kosova, në radhë të parë i bëjmë më dije kësaj deputete që Kosova kurrë nuk ka qenë e njollosur nga një gjë e tillë, dhe kurrë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë kryer krime kundër njerëzimit, dhe të merren me trafikimin e organeve njerëzore, këtë mund të kujtoj më se miri sektori i shëndetësisë {doktorët} se si duhet bërë transplantimi i organeve.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një Organizatë Çlirimtare që u themelua mbi konceptin çlirimtar në zbatimin e konventave ndërkombëtare dhe i respektoj ato. UÇK-ja, përshpejtoj rrugën për liri të vendit, është kontribuesi më i madh i çështjes tonë, për lirinë e atdheut tonë.
Një deputet i Republikës së Kosovës, duke u munduar të largojnë përgjithësinë dhe dobësinë mendore, pa-aftësinë e tyre, duke e quajtur popullin naiv, po harron ky deputet së në parlamentin e Kosovës vie më vota të popullit, nga populli nëse nuk vie me vota të vjedhura, manipuluara. Populli nuk ka faj për tribunalin që do të themelohet në Kosovë, populli ka vetëm një faj që ka duruar këta deputetë naiv të jenë të ulur dhe pjesë e atyre karrigeve të lara nga gjaku po i UÇK-së dhe shumë civilëve që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi.
Tribunali për Republikën e Kosovës a do të fillon me deklaratat e Dik Marti {Dick Marty}, dhe a do të përdoren si dëshmi libri i Karla De Ponte, kjo është një çështje e ndërlikuar në këtë kohë, në këto rrethana për Kosovën. Dhe aq më keq për popullin shqiptarë që jetojmë në Kosovë, ende nuk kemi informata se mbi çfarë ligji do të themelohet ky tribunal, në çfarë përiudhe kohore, për sa vite do të zgjasin hetimet me pjesëtarët e Ish-UÇK-së dhe si ka rrjedh kjo rrugë për t’u themeluar një gjykatë e tillë në Kosovë.
Unë jam shumë i bindur se kjo gjykatë në Kosovë themelohet si dobësi e politikës tonë, si dobësi e zgjedhësve tonë politikë. Dhe tash nga dobësia e tyre dikush duhet paguar atë të cilën kurrë nuk ka ndodh më siguri në as një vend të Evropës. Kjo me një fjalë është imponim, dhe ne pranojmë edhe imponime të servuar nga Evropa e vjetër më maskë të re.
Gjëja më e dhimbshme për popullin e Kosovës është kur shikojnë se Serbia po ec në rrugën për t’u futur në Evropë, por Serbia fare nuk dha njerëz të shtetit të tyre që ishin pjesë e krimeve në Kosovë ndaj popullit të pa-fajshëm shqiptarë, por dorëzoj ca ish-çetnik jugosllav sa për sy e faqe.
Në Serbi nuk u themelua një tribunal që të dënoj kriminelët që kryen krime të luftës në Kosovë. Ai tribunal që është dashur të themelohet në Serbi për Serbinë dhe për shtetin serb, për të dënuar kriminelët që kryen krime në Kosovë ndaj popullit shqiptar, po themelohet në Kosovë për të vrarë edhe njëherë ata që janë të gjallë, dhe për t’u munduar të humbin vlerën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtu më kujtohet libri ‘Koncepti i ri, mbi realitetin e ri’ që kam lexuar në vitin 1999, ku thuhet se Evropa do të ndjek, do të burgos pjesëtarët e UÇK-së, dhe do të mundohet të vie në një përfundim se UÇK-ja, lufta e saj ka qenë e pa nevojshme në Kosovë.
Ndërsa fatkeqësia dhe gabimi historik Evropian, po dëshmohet edhe në kohën që ne po e jetojmë. Në vend se, tribunali special të themelohet në Serbi, për të gjithë atë ‘politikë që është përfshirë në shfarosjen e mbi 12.000 shqiptarëve të pafajshëm, mbi 20.000 gra-vajza të dhunuara, mbi 170.000 shtëpi të djegura dhe mbi 1 milion shqiptarë të dëbuar nga atdheu {vendlindja e tyre}, për të gjitha këto askush nuk jep llogari në Serbi, e fatkeqësisht as dikush nga Bashkimi Evropian.
Ky tribunal që do të themelohet në Republikën e Kosovës, është dashur të themelohet gjithsesi në Serbi, dhe të filloj të dënoj njerëz të Akademisë e Shkencave të Serbisë, të kishës Ortodokse serbe dhe të dënoj partinë politike që ishte udhëhequr nga xhelati dhe kasapi i Ballkanit Sllobodan Milloshoviq. Ai tribunal që është dashur të jetë në Serbi është dashur të dënoj çdo kriminel që vrau shqiptarë të pafajshëm, dhe në atë trubunal të ketë prokuror ndërkombëtar, shqiptar, kroat, slloven, boshnjak, malazez dhe serb.
Kosova në vend se të ec në rrugën për t’ju bashkuar Evropës, populli i Kosovës izolohet në lëvizje të lirë, dhe në Kosovë kërkohet të themelohet Trubunal special për krime lufte. Kjo mjegulli, kjo padrejtësi që po i bëhet popullit të Kosovës, ky imponim që po i imponohet parlamentit të Republikës së Kosovës është padrejtësia e radhës, padrejtësia historike për popullin shqiptarë.
Dallimi në mes të Kosovës dhe Serbisë është: Serbia ec në rrugën drejtë familjes Evropiane, me kokë lartë si e pafajshme, nuk kërkon fare falje për krimet kundër shqiptarëve në Kosovë, dhe Evropa e pranon si të tillë edhe pse fare mirë e di kush është Serbia, por mbi këtë bazë është ngritur Evropa, mbi bazë të padrejtë historike. Kosovës i ndalohet lëvizja e lirë, i kërkohet të themeloj tribunal dhe të qes para këtij tribunali pjesëtarë të UÇK-së, gjoja kanë bërë ‘krime lufte’, ky është turpi i radhës së politikës ndërkombëtare, dhe i paaftësisë sonë politike shqiptare në Kosovë dhe më gjerë.
Disa deputetë thonë: ky tribunal themelohet si paaftësi e jona e gjyqësisë tonë në Kosovë, për të zbatuar ligjin dhe rëndin në Kosovë.
Nuk mund të zbatosh ligjin dhe rendin në Kosovë, të kërkosh një sëmundje në trupin e njeriut, deputet të dashur, kur nuk ekziston sëmundja.
Dhe ky tribunal të dashur deputet /motra/ vëllezër shqiptar, nuk është duke u themeluar për korrupsion, por për ‘krime të luftës’ të kryera kinse nga pjesëtarët e UÇK-së, gjatë luftës. Tribunal që do të bëj hetimet për krime, trafikime të organeve të qenies njerëzore ‘të kryera kinse nga disa pjesëtarë të UÇK-së , me dëshmi të rreme të Dik Martit, Karla De Pontes, dhe të Serbisë me disa shqip-folës tonë, për t’u munduar të njollosin, të nënvlerësojnë UÇK-në dhe pastërtinë e saj.
Disa deputetë të Republikës së Kosovës dëshmojnë se jemi të pafuqishëm për të ndaluar këtë trubinal, disa të tjerë do të kundërshtojnë, ca të tjerë do të votojnë e kështu më radhë. Tani është vonë për të ndaluar, por është herët dhe ka kohë për të refuzuar.
Disa deputetë thonë: nga këto dy të këqija që na kanë ardhur duhet të zgjedhim të keqen më të vogël për Kosovën, pse deputetë të mos refuzoni të dyja, as të keqen e madhe e as të keqen e vogël, pse Serbia nuk po zgjedh një gjë të tillë. A ka një deputet që neve popullit na jep një përgjje, nëse parlamenti i Republikës së Kosovës refuzojnë të dy alternativet, mos të themelohet tribunali për krime lufte, çka do të ndodh me Kosovën??
Pres përgjigjeje nga ju/deputet/analistë politikë/shkrimtarë/publicistë/ dhe lexues të dashur!
UÇK-në populli e përqafoj shpejt, hapi duart drejtë saj, historia e vendosi në faqet më të lavdishme, më të ndritshme në kaptinën e saj. Unë jam shumë i bindur në pafajësinë e UÇK-së.
Po, një gjë do të jetë e çart se Kosova me këtë gjyq do të hyjë në histori më një imazh jo të mirë, do të shkruhet që pas luftës në Kosovë u themelua tribunali për krime lufte, për krime të organeve të qenies njerëzore. Dhe siç e dimë ne nga historia edhe ky tribunal mbi bazë politike mund të burgos dike për çështje politike, të na njollos drejtësinë tonë, pastërtinë tonë, dhe ky tribunal është dhe do të ngritet mbi padrejtësi dhe me një presion politikë e jo gjyqësor.
Zoti e Bekoftë Popullin shqiptar, dritë për ish-pjesëtarët e UÇK-së, respekt për të gjitha ata që sadopak kontribuan për çështjen tonë kombëtare.
I paharruar qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët që ranë në altarin e lirisë!