Prishtinë, 06. 04. 2015 – A e patë se si janë sjellur meshkujt e këqij të Vetëvendosjes me Zonjën e rëndë, Ajnishahe Halimin! E kanë nënçmuar, e kanë marrë në bisedë informative, e kanë quajtur “rrense”, e kanë mohuar, e kanë mërzitur, e kanë shokuar, e kanë shantazhuar dhe në fund e kanë përjashtuar nga pozita e koordinatores. Ka diçka perverse dhe nekrofile, ka diçka mizogjine dhe diskriminuese, diçka raciste dhe të tmerrshme në sjelljen e Dardan Molliqajt dhe rrebelit të tij nga Shqipëria, Bojken Abazi. Ka diçka të prishtë, sadiste dhe poshtëruese në sjelljen e tyre ndaj Ajnishahe Halimit.
Polici i shpirtit, sadisti Dardan Molliqaj nuk lejon që anëtarët e Vetëvendosjes të shprehin mendimet e tyre publikisht, para se t’i licencojnë ato mendime në zyrën për kontrollin dhe redaktimin e ideve dhe opinioneve në Vetëvendosje.
Vetëm për një gjë më erdhi keq, që Znj.Ajnishahe Halimi nuk hoqi dorë nga Vetëvendosja, sepse nuk bindet se Lëvizja tani është në duart e “tjetër kujt”. Ajo Lëvizje po shndërrohet në një sekt të rrezikshëm, në një sekt me sekrete të mëdha, me fshehtësi, me polici shpirtërore, sekt që është “betuar në heshtje”, me do kode të çuditshme.
Ajnishahe Halimi dhe sadistët e Lëvizjes Vetëvendosje,
– Dardan Molliqaj dhe Boiken Abazi! –
Sikur të mbaheshin sivjet zgjedhjet, Vetëvendosja s’do ta kalonte pragun.
Policia e Vetëvendosjes e heshtën edhe Shpend Ahmetin dhe grupin e tij, të cilët prej se është bërë Kryetar Visar Ymeri, nuk dëgjohen për së gjalli. Visari i shërben Albinit për të kryer punët e ndyta për përjashtimin dhe rrënimin e personaliteteve si Ajnishahe Halimi, derisa ëndrrimtari Albin Kurti ia fut gjumë.
S’qe i zoti bre, s’qe i zoti ta ruaj dhe ta kursej nga goditjet e ulta të Dardan Molliqajt, së paku Ajnishahe Halimin.
Çfarë njeriu është Albin Kurti që ia mbylli derën znj.Ajnishahe, dhe i tha se nuk është i thirrur që ta ndihmoj dhe ta kursej nga lufta e ndytë që po bëhet kundër saj, e cila luftë dirigjohet nga vet Albin Kurti.
Ajnishahe Halimi, është një vlerë kombëtare. Ndësa, Albin Kurti i njejtë si fallangat e qeverisë së Ahmet Zogut, e cila i injoroi të gjitha kërkesat e Shote Galicës për ndihmë, dhe e lanë të vdes urie, e braktisur nga shteti shqiptar, në vetmi të thellë.
Edhe sot, në varrin e saj nuk e gjen asnjë trëndafil.
Kështu e kanë zanat shqiptarët, kështu sillen shqiptarët me heroinat e tyre.
Ose i vrasin, ose i lënë të vdesin urie.
Shkoni more….thyeni qafën.
…………………………………….
RROKUM ROLL – Ajnishahe Halimi, VV:
………………………………………………………
Shikoni si ulërijnë trushpërlarësit e PDK’së ndaj Ajnishahe Halimit!
KTV LAJMET – AJNISHAHE HALIMI FISHKELLEHET NE SKENDERAJ 03.01.2014
…………………………………………………..
/Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b/