(Viti, 21. 02. 2012) – Pranimi që Republika e Kosovës të paraqitet në nismat dhe takimet rajonale me një rezolutë tashmë të “vdekur”, 1244, ka ngjallur pakënaqësi dhe indinjatë mbarëkombëtare në Kosovë, në gjithë hapësirën shqiptare dhe kudo në botë, ku ka shqiptarë… Po të shikohet holl e hollë, edhe në PDK nuk mund të gjesh anëtar “serioz” që do të pranonte kthimin e Kosovës në kuadrin e rezolutës 1244, tashmë të tejkaluar. Mund të ketë ndonjë nga radhët e “prurjeve” ose nga ata anëtarë të PDK-së (si në çdo parti) që “në ballë të popullit dhe të këmbët e tij” shohin privilegjet dhe pasuritë e tyre të “fituara” me shumë mund e djersë…
Ringjallja e kësaj rezolute (1244) pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (shtetit sovran e demokratik), pas afër njëqindë njohjeve të fituara, pas “mendimit” tërësishtë të favorshëm dhe pa ekuivoke të Gjykatës Ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, pas Luftës mbarëkombëtare antipushtuese të UÇK-së do të thotë RINGJALLJE e pakënaqësisë mbarëkombëtare dhe e një “konflikti” të ri krejtësisht të panevojshëm, kësaj here jo vetëm në Kosovë… Kjo do të ishte edhe hyrje ose ringjallje e “antiamerikanizmit” dhe “antievropianizmit” të padëshiruar nga asnjë shqiptar… Partitë politike dhe qytetarët e këtij vendi, shqiptarë e pakica tjera kombëtare dhe etnike (përveç pakicës serbe – 5 %) kërkojnë dhe presin nga Hashim Thaçi, me të drejtë, një “JO” të madhe, të qartë dhe të prerë për këtë çështje jetike për Kosovën dhe për çdo qytetar të saj…
P.S. Po t’i thuhej “JO” krijimit të komunave dhe zonave të mbrojtura serbe, “JO” krijimit të komunës së Kllokotit (e para komunë) pa u zgjidhur “çështja” e Veriut të Kosovës sot të gjithë do ta kishim më lehtë… Prandaj, është rasti dhe koha e fundit që klasa politike në pushtet të mësojë nga “gabimet”…
* ) Autori është anëtar i Kryesisë së PDK-së
Postime të Lidhura
AGIM HAMITI: SHQIPTARË, O GJYNAHQARË TË VETVETES!
Bruksel, 29. 11. 2014 – Investimi më frutdhënës politik që Jugosllavia bëri në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë…
NJERËZIMIT I DUHET UNITETI DHE SOLIDARITETI!
NJERËZIMIT I DUHET UNITETI DHE SOLIDARITETI! Editori, 06 nëntor 2021 Për të kuptuar qartë gjendjen nëpër të cilën…
FATMIR BRAJSHORI: KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE DEPUTETËT
Cyrih, 24. 09. 2016: I ashtuquajturi pluralizëm i partive, të para luftës me zero ndryshime të pas luftës,…
IMUNITETI NATYROR ËSHTË MË I LARTË SE IMUNITETI I VAKSINËS!
IMUNITETI NATYROR ËSHTË MË I LARTË SE IMUNITETI I VAKSINËS! Nga Sheradin Berisha, Facebook 21 janar 2022 Më…