NJË NGJARJE E RËNDË: VRITEN DY TURISTË ҪEK NË RRETHIN E SHKODRËS! (FOTO+VIDEO)

Pashtriku.org, 04. 07. 2015 – Dy turistët çek, Michal Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe, u vranë barbarisht mbrëmjen e së premtes në fshatin Prekal të Dukagjinit, rreth 35 km larg nga qyteti i Shkodrës. TV – A1 REPORT zbardh skemën se si ndodhi ekzekutimi tragjik i çiftit të turistëve çek. Michael Svatos dhe e dashura e tij Anna Kosinova janë qëlluar për vdekje me kallashnikov nga një person i tretë i cili ndodhej në makinë me ta ndërsa ktheheshin nga Thethi ku kishin eksploruar natyrën drejt Shkodrës. Policia dyshon për një person që ka shërbyer për çekët në rolin e udhërrëfyesit ose që mund t’i jetë bashkuar çiftit në makinë duke bërë “autostop”. Po sipas të njëjtave burime, për motive ende të pazbardhura nga policia, autori i cili ndodhej pasagjer në sediljen e pasme të Nissanit të turistëve me targa çeke 4P8 9798, ka qëlluar nga pas me automatik çiftin e të rinjve duke i sjellë vdekjen e menjëhershme nga plumbat në kokë. Ky fakt u konfirmua edhe nga zëvendës drejtori i Policise se Shtetit per Krimet e Renda Ardian Çipa në një deklaratë për mediat nga Shkodra.
Plumbat e parë janë drejtuar ndaj Michael Svatos ndërsa më tej autori ka qëlluar ndaj Anna Kosinova. E gjithë skena ka ndodhur ndërsa makina ishte në lëvizje dhe po drejtohej nga turisti çek, ndërsa e dashura e tij ndodhej pasagjere në sediljen e parë. Nga ky moment makina ka humbur kontrollin dhe është përmbysur pas përplasjes me bordurën anë rrugës. Burimet sqaruan se autori shqiptar dyshohet se ka mbetur i plagosur edhe vetë nga aksidentimi i makinës, por ka mundur të dalë përmes xhamit të fuoristradës dhe të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ҫifti çek – Michal Svatos dhe Anna Kosinova.

Kur është futur në makinë me shumë mundësi autori kishte fshehur kallashnikovin brenda një çante e cila është gjetur në makinë. Kështu bie hipoteza e parë që autori mund të ishte futur në makinë nën kërcënimin e armës.
Ajo që e vesh historinë me mister, është fakti se pse gjatë udhëtimit ai ka vendosur të nxjerrë kallashnikovin nga çanta dhe të hapë zjarr ndaj dy turistëve.
Pas krimit makabër autori ka lënë në makinë gjithçka që policisë mund t’i shërbejë kundër tij; armën e krimit kallashnikov, çantën dhe gjurmët e gishtërinjve të tij. Në xhamat e pasim ka shenja gjaku që tregojnë se edhe vetë vrasësi është lënduar gjatë aksidentit. Duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes autori nuk ka marrë asgjë nga sendet e tyre që ndodheshin në automjet.
Policia nuk përjashton mundësinë që autorin e kanë ndihmuar bashkëpunëtorë të tjerë për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vijim shikoni dy videomateriale nga “A1 Report”:

FOTOGALERIA E FUNDIT E ҪIFTIT ҪEK!

Dy ditë para vrasjes, Michal Svatos dhe Anna Kosinova kishin publikuar në faqen e tyre në Facebook një album të titulluar “Përshëndetje nga Ballkani”. Për këtë album ata kishin zgjedhur fotot më të bukura nga udhëtimi i tyre turistik në Malësitë e Shkodrës dhe plazhin e Rrjollit. Në fillim, çifti ka udhëtuar drejt plazhit të Rrjollit në Velipojë ku kanë publikuar dhe foto nga bukuritë e kësaj zone. Më pas, ata janë nisur drejt zonës së Vermoshit, për të përfunduar në zonën e Dukagjinit, që për fat të keq rezultoi me udhëtimin e tyre të fundit

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura