Prishtinë, 04. 10. 2015: Kohë më parë në “ Koha ditore “, lexova fjalën e Kryeministrit Isa Mustafa se si duhet ti kërkoi falje gomarit e jo Kurtit. Që të atakohet kaq rëndë një djalosh i politikës kosovare në mënyrë aq të pakulturuar që nuk i ka hije as një njeriu të rrugës, e lëre më një akademiku, profesor fakulteti dhe një kryetari partije kjo nuk do koment. Unë nuk merrem me politikë por e dijë fort mirë gjuhën e secilës parti dhe mundë të gjykoi se çka flasin dhe çka veprojnë liderët e secilës parti. Lëvizja Vetëvendosja në krye me Albin Kurtin, gjithnjë ka drejtuar gishtin dhe fjalën aty ku duhet. Për mua jo vetëm Kurti por edhe shumica e bashkëveprimtarëve të tij sa i kam dëgjuar, flasin me një gjuhë, gjuhën e arsyes dhe argumentit. janë ata që i kanë lëvizur gurët e rëndë të problemeve që rëndojnë mbi kurriz të Kosovës.
Isa Mustafa një vit më parë, derdhte vnerë në Hashim Thaçin dhe partinë e tij. Në momentin më të ndijshëm të politikës kosovare ia ktheu shpinën aleatëve të deridjeshëm, një pjese të bashkëpartiakve të tij e sidomos atyre që e votuan. Ishte zhgënjim i madh i popullit. Doli fytyra e vërtetë e Isa Mustafës. Tani më tregoni se a është më i mirë gomari ashtu siç e ka falë zoti,apo të jesh si Isa Mustafa i mjerë me të mjerët e tjerë që i ka rreth vedit.
Përkundër krejt kësaj situate të padurueshme ekonomike që e ka pru kjo qeveri popullin përmes korrupsionit aq të madh sa që edhe vet ndërkombëtarët çuditen se si po durojmë, si mundën të lejojnë që në parlamentin tonë, një grusht shovinistësh serbë të dirigjuar nga Serbia, të luajnë aq vrazhdë me Kosovën, sa të themi: EPO KU JEMI?!
Hashim Thaçi, të drejtohem ty. Ti me shokët e tu je gjeneratori kryesor i tërë kësaj të keqe që po i ndodhë Kosovës. Nuk do ta harroj për jetë kjo tokë e përvuajtur për t’kqijat që ia ke bërë. Mos mendo se ndërkombëtarët do t’shpëtojnë nga përgjegjësia që të pret. Herdo kurdo do të përgjigjesh para kësaj toke dhe këtij populli.
Çuditërisht ky popull i di fort mirë të gjitha këto dhe lejon të nëpërkëmbet dinjiteti njerzor i tyre, të nëpërkëmbet ardhmëria e tyre, që të izolohemi kaq vrazhdë nga bota e civilizuar dhe kjo krejt falë kësaj qeverie.
Kosova ka nevojë për njerëz të pastër që frymojnë me masën dhe për t’mirë të shtetit e jo për njerëz të kriminalizuar siç janë sot.
Dhe në fund unë Rexhep Hoxha, autorë i “Lugjet e verdha“, “Verorja “, “E po ku jemi“, “Shpata e Aliut dhe gjuha e Sadiut“ ,”Vargu idhnak“, Moral pa moral “ etj., kërkoi që kjo qeveri të japi dorëheqje sa më parë për të mirë të Kosovës.
Kurse TI o populli im, që aq shumë të dua të drejtohem me këto fjalë: Njeriu mund ta humbë pasurinë por pasuria vjen dhe shkon, njeriu edhe mundë të gaboi dhe të përmirësohet, por nëse e humbë guximin për të reaguar ndaj të keqes, do të humb çdo gjë në këtë jetë. Keni mendjen dhe ngriheni zërin e arsyes.
– Këtë reagim në adresë të portalit pashtriku.org e ka dërguar, Luan Hoxha: [email protected].