SHFHDK: TË ANULOHEN MARRËVESHJET QË DËMTOJNË KOSOVËN!

Prishtinë, 09. 12. 2105: (Reagim i Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit – SHFHDK) • Nga Komisioni Qeveritar për Verifikim edhe kësaj radhe u kërkua që të njihen zyrtarisht dëshmorë të kombit të gjithë të rënët për liri e pavarësi të vendit. Gjaku i derdhur i dëshmorëve të kombit në të gjitha periudhat për çlirim dhe pavarësi të Kosovës na obligon që të reagojmë kundër marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë, sidomos ato për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe si dhe demarkacioni me Malin e Zi. Duke marr parasysh se situata në përgjithësi është shqetësuese, në veçanti ajo socio-ekonomike si dhe duke parë se Serbia jo që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, as nuk ka kërkuar falje për gjenocidin që ka bërë ndaj shqiptarëve, e në veçanti pretendimet e udhëheqjes çetniko-fashiste të Serbisë me kërcënime se një ditë do të kthehen në Kosovë, madje edhe me përdorimin e forcës, atëherë pashmangshëm shtrohet nevoja e ri pozicionimit të faktorit politik shqiptar për të përçuar mesazhin e qartë se është gjaku i derdhur i dëshmorëve në fushën e nderit që na obligon për të sendërtuar në vepër amanetin e tyre për një Kosovë plotësisht të lirë, të pavarur dhe sovrane.

Meqenëse status kuoja është e disfavorshme për popullin tonë në Kosovë, rrjedhimisht duhet ndryshuar dhe gjetur format dhe metodat më adekuate për ta ndryshuar pozitivisht atë, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe shtrirë sovranitetin në tërë territorin e vendit, respektivisht të tërhiqet nënshkrimi i kryeministrit Mustafa në Bruksel për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, ndërsa demarkacioni të jetë i atillë çfarë ka qenë dhe që bazohet në dëshmitë edhe të banorëve shqiptarë të brezit kufitar me Malin e Zi.
Kosova ka prioritete aq të shumta, saqë ndërprerja e bisedimeve me Serbinë është imediate, sepse edhe ashtu Kosova vetëm sa ka humbur në këtë dialog të pakuptimtë. SHFHDK edhe me këtë rast, për të satën herë me radhë, kërkon nga institucionet relevante të Republikës së Kosovës, gjegjësisht nga Komisioni Qeveritar për Verifikim, që urgjentisht të zbatojnë Ligjin për të njohur të gjithë të rënët e paraluftës çlirimtare në forma të ndryshme kundër okupimit serb për liri e pavarësi – dëshmorë të kombit, sepse kështu thotë edhe neni 8 paragrafi 2 i Ligjit në fuqi, – thuhet në informatën e Sekretariatit për Informim të Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (SHFHDK).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura