Prishtinë, 12. 01. 2016: (Nuk është turp, përkundrazi shumë e dinjitetshme dhe njerëzore,ta pranojmë pleqërinë me hallet e saja dhe t’ua lëshojmë vendin rinisë sonë ,që me kreativitetin, inteligjencën dhe aftësinë e saj po knaqet Europa!)
…E lam të takoheshim në orët e herëshme të mëngjesit,pasi më lajmëroi se ishte kthyer nga vizita e saj në Holand!U gëzova shumë për takimin tonë,por që në fillim e vërejta se sytë e saj ishin shumë të brengosur për situatën momentale në Kosovë! Ata sytë e saj që jemi mësuar t’i shohim plotë jetë! Shkëlqim, në harmoni me buzëqeshjen e saj ,nga e cila shpalosen dhëmbët që shkëlqejnë të cilët asaj i japin një nur të tillë bukurie,e cila për shumë e shumë gjenerata të Kosovës,janë të njohur shumë mirë dhe janë të paharruar bashkë me zërin e saj që për shumë mote e ka ngrohur shpirtin e njerëzve me atë timbrin e saj të butë e të ngrohët! Po këtë bukuri,po këtë sukses,ajo arriti ta kurorëzonte për dekada të tëra edhe në fushën e saj të Drejtësisë,me vite e vite si një Gjykatëse e cila mbahet mend fortë mirë nga njërëzit, për aftësinë e saj që Drejtësia të shkonte gjithmonë në destinacionin ku i përkiste vendi i saj! Pastaj,vitete ’90 me egzilin e madhë që përfshiu shumicën e intelektualëve, ajo qe e detyruar të largohej nga vendi i saj,në të cilin ajo la gjurmë të ndritur e të paharruar artistike dhe intelektuale! Atje,edhe pse u deshtë që të fillohej gjithçka nga zeroja,ajo me intelektualizmin dhe aftësinë e saj prej një gruaje e nëne të përkushtuar ndaj familjes së saj të ngushtë,u bë një përfaqësuese e denjë e popullit të sajë,duke punuar në mënyrë të dinjitetshme në shtetin që i ra hise të fillonte jetën e re! I rriti e edukoi të katër fëmijët e saj duke pasur gjithmonë parasyshë përgjegjësinë si nënë shqiptare, që tek fëmijët e saj të kultivonte ndjesinë për identitetin e tyre kombëtar,edhe pse ata po rriteshin në një vend ku gjuha dhe edukimi i tyre po bëhej larg vendëlindlindjes së prindërve të tyre!
***
Erdhi lufta dhe miken time e plagosi me 24 plagë,duke i vrarë e masakruar të 24 anëtarët e fisit të saj!U bë e fortë para sfidës që jeta ia solli ashtu dhunshëm dhe pa konsideratë fare!U kthya,ashtu si e kishte edhe synimin e saj ,ashtu si bënë edhe gjithë inetelektualët tjerë,që pavarësisht suksesit të tyre në vendet europiane,u kthyen që të jipnin kontributin mes popullit e njerëzve të vet!
Dhe gjersa sot po më tregonte një copëz historie të peripetive të përjetuar gjatë edukimit të katër fëmijëve, sytë e saj herë pas here përloteshin duke krijuar një vello të mjegulltë në qerpikë, pikat e të cilëve dukeshin sikur ai shkëlqimi i borës,që të mirrte sytë nga vezullimi i rrezeve të diellit që përthyheshin në bardhësinë e saj!
…Ditën kur bija ime kishtë mbrëmjen e maturës, ia dhashë një shumë të majme parashë që ajo mos të ndjehej keq para shoqeve të saja holandeze, por,në rrugë e sipër teksa ajo po kthehej në shtëpi,filloi paknaqësia e saj se nuk e kishte rregulluar mirë flokëtarja dhe ankesat e saj nuk kishin të ndalur gjer në momentin kur i erdhën dy shoqet, duke i ndihmuar që të rregullohej ashtu si ajo donte!
Ishte ky një moment që unë e futa fortë mirë në cepin e memories sime, sepse me atë shumë të hollash,unë i mbaja pjesën tjetër të mbetur në Kosovë që të mbijetonin me to! Dhe në momentin kur ishim kthyer në Kosovë dhe po kalonim midis sheshit në qytezën e vendlindjes sime,i thashë bashkëshortit që të ndalonte makinën dhe dy fëmijët që kisha me vete,njëri prëj të cilëve bija ime e mbrëmjes së Maturës,i urdhërova të zbrisnim dhe të ecnim tek Lapidari i madhë në të cilin janë të skalitur të 24 emrat e Martirëve të fisit tim.Dhe kur bija ime filloi të lexonte emrat me radhë dhe kur u takua me ata ndër të cilët shumë prej tyre ajo kishte kaluar fëmijërine e saj të herëshme,filloi të dëneste me zë!Pasi u qetësua pak,i thashë: ”Bija ime,ky është moment në jetë që duhet vërtetë të mërzitesh dhe të dënesësh me lot! Por jo se të ka rregulluar pak më mirë ose më keq floktarja jote”!Ajo më përqfoi fortë duke më njomur faqet me lotët e hidhur që i rrëshqisnin faqeve si rruza të mëdha!Më vjen keq mami për ty,për kushërinjtë e kusherirat e mia që i gjej sot kështu të skalitur në copa mermeri!Më vjen keq për veten time që kjo histori do të bëhet pjesë e imja përjetë”- thoshte ajo me fjalët e saj të këputura nga dënesja !
Këtë moment ia tregova Janit, të dashurit të saj,këtyre ditëve sa qëndrova atje për vizitë!E mora obligim dhe ndjeva përgjegjësi që si nënë dhe grua shqiptare,ti tregoj atij se vajza ime prapa hirësisë së saj plotë bukuri,elegancë edukatë e intelektualizëm,fshihet kjo botë dhe ajo vjen nga një vend ku tmerri i luftës, ishte si kafshatë që kapërdinte ajo si fëmijë, dhe se prindërit e saj,bijës së tyre për gjithë ata të dashurit e saj moshatarë që tani janë të gurosur në mermer,i flasin shpesh që ajo mos ti harrojë ata,të ketë respekt për vitetet e tyre të njoma që lufta i shkëputi pa dashjen e tyre!
Desha t’i tregoja Janit ,që ti si një djalosh i zgjuar e me edukatë aq të fisme,vjen nga një familje aristokrate ku këtë lloj realiteti ndoshta e ke takuar vetëm në përrallat e gjyshes tënde! Andaj,ta kesh parasyshë se bija ime i takon mu atij realiteti! Por Jani, nuk ishte zbrapsur e as frikësur nga këto histori familjare të së dashurës së tij,përkundrazi, me atë dashurinë e kujdesin e tij të pafundëm ndaj bijës sime,të nesërmen kishte vendosur që të paguante kuzhinier shqiptar që e dashura e tij të kishte ndjesinë se ishte në fëmijërinë e saj në Kosovë!
…Mikja ime e ndërpreu rrëfimin me një ofshamë të thellë duke më shiquar në dritat e syrit dhe duke shtuar:
– ”E sheh moj zonjë e dashur se çka për të na gjetur ne familjeve që fëmijët tanë i rritëm dhe edukuam në Mërgim”?!
-Po i thashë! Nuk ka gjë më brengosëse për momentin se kjo për kombin tonë!Ate që e ruajtëm me mund të madhë e sakrificë të paparë,vetëm e vetëm që të mbijetonim fizikisht si popull,tani në botën e moderuar,do ta humbim duke u bërë një hibrid racash!Sepse,nuk është se vetëm në Mërgatë janë kah ndodhin këto raste,si rasti i qunit të ikur vjet me autobusët e Hungarisë,e që këtyre ditëve do të martohej me një vajzë Polonie,sepse ai pasi i vdiq gjyshi që kujdesej për rritën e edukimin e tyre,nuk kishte asnjë lloj perspektive, që të punësohej diku dhe të përkujdesej për pjesën tjetër të familjes si “kryefamiljar” që kishte mbetur pas vdekjes së babait të tij gjatë luftës! Kështu ai e provoi fatin sikur ata qindra e mijëra të rinjë shqiptar që vitin e kaluar në këtë kohë, po e tmerronin gjithë Europin me egzilin e tyre,sepse ata në vendin e tyre të quajtur Kosovë,nuk kishin asnjë lloj perspektive si djem e vajza të reja me Fakultete e Mastere të kryer!Për ata Institucionet e Kosovës,nuk kishin treguar asnjë interes dhe shpresa e tyre e vetme,ishte ikja nga ky vend i nemur si shpreheshin ata , nga mllefi i krijuar nga peripetitë e daljes së tyre në Gjermani dhe vendet tjera të Europës!Të vetmin interes ndoshta që tregojnë,janë firmat dhe dyqanet private,të cilat punëtorët e tyre i trajtojnë sikur robër,duke u mos dhënë hakun e punës që ata bëjnë pa kurrëfarë të drejte ligjore!E vetmja e “drejtë” e tyre është, mllefosja, ku pas disa muajsh heqin dorë nga ky llojë punësimi që nuk paguhen për muaj të tërë,ose ka paga qesharake në krahasim me fitimin që bëhet në to!
Edhe Arta e Fjolla , kanë marrë për burra djemë të racës gjermane,sepse janë rritur me ta,janë dashuruar dhe në Kosovë nuk mund të kthehen ,sepse me shkollimet e tyre superior, nuk kanë mundësi të gjejnë një vend pune!Sepse,si më pat thënë vet Jeta vitin e kaluar,sikur të gjeja një vend pune në Kosovë që më siguron vetëm 500 euro sa për ti ardhur muajit disi në fund,unë me dëshirën më të madhe do të kthehesha dhe do të jipja kontributin tim në vendin e gjyshërve të mij.Me këtë do të plotësoja edhe dëshirën e dajës sim Dëshmor,por në të gjithë vendet që jam interesuar të gjejë një vend pune, nuk kanë pasur interesim për fushën në të cilën unë kam studiuar,e vlerësuar me sukses mbi normat qe Gjermania i parasheh për një student të ri!
Vlerësuar nga ky realitet, ndër problemet kyqe që Kosova e pasluftës po akumulon, është edhe dëshira e rinisë së saj,që në momentin e parë që i jipet mundësia,të iki nga vendi! Arësyeja kryesore e kësaj,është mos mundësia e punësimit të tyre megjithë shkollat e Fakultetet e kryera!Ndërsa brenga e prindërve sa vjen e rritet nga dy gjëra thelbësore:sepse ata nuk i kanë rritur fëmijët e tyre që të trajtohen si rroktarë nëpër firmat private që të rinjtë e punësuar i trajtojnë kështu,dhe brenga tjetër edhe më shqetësuese është, martesa e fëmijëve të tyre me nacionalitetet tjera në vendet e Perëndimit ku ata studiojnë dhe kanë vendet e tyre të punës.
…Edhe tufat e të rinjëve që sot vërshonin sheshit të kryeqytetit të Kosovës,e të cilët me bukurinë e shtatin e hedhur të tyre,e shndërisnin rrugën që ata hapëronin, bashkë me qëllimin që bartnin në gjokset e tyre djaloshare!Dhe qëllimi i tyre ishte që ushëheqësve të Qeverisë t’ua bënin me dije që nuk jeni në rrugën e duhur të udhëheqjes së Shtetit ku ata po rriteshin e edukoheshin, dhe ku kishin të drejtë për planet e ëndërrat e tyre! Ata me qiltërsinë e tyre të brishtë,me qetësinë e maturinë e tyre prej rinie me energji e vullnet të madhë ,po ia bënin me dije profesorëve dhe ekspertve të Ekonomisë, që ata le të përkujdeseshin për punën që atyre u takonte si profesor të pensionuar, por jo si udhëheqës, sepse për këtë ndoshta e kanë kuptuar që për të qenë i sukseshëm në proceset ndërkombëtare,duhet të jenë njerëzit energjik me shëndet të mirë,me mendje të kthjellët pa hapa e tableta mjekësore, me njohuri gjuhësh e kompjuteri, me njohuri të proceseve bashkëkohore,sepse arkaizmit i ka kaluar koha moti! Dhe se ky vend le të “rrezikon’ njëherë dhe qeverisjen e vendit për katër vjet le t’ua beson të rinjëve të cilët ashtu siç kanë treguar suksese nëpër vendet e perëndimit duke studiuar dhe punuar ,dhe njëkohësisht duke u dalluar si më të mirët e Institucioneve të tyre, ashtu do të dijnë edhe të udhëheqin vendin e tyre! Bashkëpunimi dhe miqësia e tyre institucionale me shumë vende të Europës,do të kishte bërë të mundur edhe një mirëbesim më të madhë të këtyre Institucioneve ndaj nesh si vend edhe për të ndihmuar më shumë në ndërtimin e shtetit tonë! Sepse një gjë ne duhet ta kuptojmë: ne nuk kemi pasur shtet asnjëherë në historinë tonë ,andaj kemi nevojë që përmes njerëzve të aftë , ekspertëve të mirëfilltë të fushave të ndryshme ,të drejtojmë institucionet tona,përkorë standardeve të reja ndërkombëtare!Nuk është turp, përkundrazi është shumë e dinjitetshme dhe njerëzore,ta pranojmë pleqërinë me hallet e saja dhe t’ua lëshojmë vendin rinisë ,që me kreativitetin, inteligjencën dhe aftësinë e saj po knaqet Europa duke i avancuar institucionet e tyre nëpër fusha nga më të ndryshmet si: mjekësinë ku kemi plotë kryemjek shqiptar që udhëheqin Reparte nga më të mëdhat dhe në zë të mjekësisë, pastaj jurist që kanë të kryer studimet edhe në Harvard, ekonomist të aftë që udhëheqin firma nga më të pasurat në shumë vende të Europës,e shumë e shumë kuadro të tjera,të cilat po tu jipet hapësira në vendin e tyre, do të jenë menjëherë të gatshëm të prosperojnë vendin, i cili për dekada të tëra është duke u përpëlitur në zhyllin e injorancës së njerëzve të paaftë !