DEPUTETI BELG LAURENT LOUIS: SHËRBIMET E SIGURIMIT JANË NË ORIGJINËN ATENTATIT NË BRUKSEL!

 Pashtriku.org, 26. 03. 2016: Më 22 mars 2016, në ditën që ndodhën aktet terroriste në Bruksel, deputeti belg Laurent Louis, në faqen e tij të Facebook-ut, ka deklaruar se, shërbimet e sigurimit janë në origjinën e këtij atentati. Z.Louis, në këtë kontekst thotë, se: “nuk e kam fshehur kurrë mendimin se sulmet e 11 shtatorit 2001 u gatuan nga Qeveria Amerikane, ashtu si shumë sulme të tjera në Europë që jau mveshën ca organizatave terroriste islamike, por që në të vërtetë janë lejuar të ndodhin nga shtetet tona për tu shërbyer interesave politike-ekonomike…”
Më poshtë lexoni deklaratën tij për këtë ngjarje të rëndë:
Në këtë dite zie per Belgjikën, dua të tregojë mbështetjen time dhe ngushëllimet e mia për familjet e viktimave të atentateve të Brukselit. Pas aeroportit kombëtar, edhe metroja e Brukselit është goditur nga sulme vdekjeprurse. Situata është e rëndë dhe është e rëndësishme që qytetarët të mbajnë qetësinë.
Edhe një herë tjetër islamizmin radikal do ta bëjnë përgjegjës për këto atentate të prezantuara si hakmarrje pas arrestimit të Salah Abdeslam fundjavën e kaluar në Molenbeek.
Si mund ta injorojmë përgjegjësinë e shtetit belg në këto veprime të ndyra të ndodhura këtë të marte në kryeqytetin tonë?

– Deputeti belg Laurent Louis – 

Dy janë gjërat, ose shërbimet e sigurimit janë inkompetente dhe të pazota për të mbrojtur vendet e ndjeshme si janë, aeroporti kombëtar dhe metropolitana e Brukselit, ose janë ata në origjinën e këtij atentati.
Duke shikuar situatën aktuale, duke shikuar nivelin e sigurisë, është e pamendueshme që ca individ të jenë në gjendje të hyjnë në metropolitanë dhe në aeroportin kombëtar me ca bomba dhe të arrijnë t’i shpërthejnë ato.
Nuk guxoj të imagjinoj që shërbimet tona sekrete dhe shërbimet mbrojtëse të kenë mangësi deri në atë pikë saqë mos të mbrojnë me efikasitet vendet me rëndësi kaq të madhe.
Siç e dini, nuk e kam fshehur kurrë mendimin se sulmet e 11 shtatorit 2001 u gatuan nga Qeveria Amerikane, ashtu si shumë sulme të tjera në Europë që jau mveshën ca organizatave terroriste islamike, por që në të vërtetë janë lejuar të ndodhin nga shtetet tona për tu shërbyer interesave politike-ekonomike që kanë qëllim destabilizimin e botës arabe, dhe zhvillimin e islamofobisë në botë, konkretizimin e projektit të Izraelit të Madh dhe në fund krijimin e Rendit të Ri Botëror që imponon (detyron) shtetet botërore të limitojnë të drejtat tona dhe liritë themelore me qëllim që të luftojnë terrorizmin e krijuar nga vet ata, që në hije tërheqin fijet e politikës botërore.

(…)
Për më tepër shikoni këtë video dhe dëgjoni me kujdes deklartën e plotë të z.Laurent LOUIS:

Laurent LOUIS s’exprime sur les attentats de Bruxelles

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

Demokracia negative!

Demokracia negative! Kur politika, paraja,padrejtësia, vjedhja, korrupsioni, droga e krimi bëhen bashkë Nga Skënder Sadri Kapiti, 9 Korrik…