Tetovë, 4. 9. 2016: Duke gjurmuar pas shtigjeve të jetës dhe veprimtarisë kombëtare të kolosit shqiptar, atdhetarit të paepur, pashait tetovar, Mehmet Deralla, me shumë grada mbi supe, deri në atë të gjeneralit të ushtrisë perandorake; sigurimit me ushtarë të konferencës së Lidhjes së Prizrenit; qëndrimit në Bagdad, kthimit në Selanik, hedhjes së uniformës osmane, marrjes së postit të ministrit të parë të Luftës në qeverinë e Ismail Qemalit; si dhe peripecive pasuese deri në burgosjen e tij nga forcat serbe-bullgare, me të birin Halimin, e të tjera ngjarje shumë të rëndësishme historike; arritëm tek “rrëfimet” e njërës nga vajzat e Halim Bej Derallës, Emine Deralla, e cila ka dhuruar kujtimet autentike për këto ngjarje ndër vite, si testamentin më të çmuar, nipit të saj Ervin Pilku, i cili aktualisht jeton dhe punon në Nju-Jork.
Një premtim i kahershëm, për t’i zbuluar sheshazi disa “detaje” nga jeta dhe veprimtaria kombëtare e Mehmet Pashë Derallës, që i ka dëgjuar Ervin Pilku gjatë vitesh nga të parët e tij, u sendërtua kohë më parë, në saje të një korrespondence elektronike që vendosëm në linjën Tetovë-Nju Jork. Rastësia deshi që babai i Ervin Pilkut, diplomati në pension Nexhat Pilku, të qëndrojë dy vjet më parë në Tetovë, së bashku me pasardhës të tjerë të familjes Deralla, me rastin e një Konference të mbajtur në Tetovë, në nëntor të vitit 2014, kushtuar jetës dhe veprimtarisë kombëtare të Mehmet Pashë Derallës, në shenjë të shënimit të 102-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Fotografi familjare: e bija e Halim Beut, Emine Deralla-Pilku /në mes/, me të birin Nexhat Pilku, diplomat, nusen Mirvjena, si dhe nipërit, Ervin dhe Alpi.
Gjatë shkëmbimit të korrespondencës mësojmë se familja e Ervin Pilkut me rezervë merr raportimet e disa historianëve të sotëm lidhur me një pjesë të jetës së Mehmet Pashë Derallës. Kjo ka të bëjë sidomos me disa fakte që po shtrembërohen ose u jepet një dimension dramatik. Lëvaret një pakënaqësi për mospërfilljen e trashëgimtarëve të Halim Derallës nga ana e pushtetit, në lidhje me restaurimin e shtëpisë së tij në Tetovë, e cila po kthehet në një Muze dedikuar të atit Mehmet Pashë Deralla, duke mos shfaqur të qartë faktin që kjo shtëpi ishte rezidencë e Halim Bej Derallës, por jo edhe shtëpi e dikurshme e Mehmet Pashë Derallës.
Mehmet Pasha me ushtarë mbrojti pjesëmarrësit e Lidhjes së Prizrenit
Ervin Pilku, duke kujtuar fjalët e gjyshes, thotë se: “në fillim të vitit 1878, si gjeneral i ri i Perandorisë, Mehmet Pashë Deralla shërbente si komandant i garnizonit të Stambollit. Me kërkesën e të atit, Hasan Pasha, u kthye në Prizren, në qershor të po atij viti për të marrë përkohësisht prej të atit detyrën e drejtuesit të garnizonit të Prizrenit. Ky garnizon, në atë kohë drejtohej nga Hasan Pashë Deralla. Pasi që Hasan Pashë Deralla ishte delegat i Tetovës në Lidhjen e Prizrenit, i besoi të birit detyrën e mbrojtjes së delegatëve nga të gjitha viset shqiptare dhe sigurimin e punimeve të Lidhjes.
Mehmet Pashë Deralla, gjeneral i Ushtrisë Perandorake, i ulur majtas, bashkë me disa ushtarë në shërbim të tij
Më pas, Mehmet Pasha u kthye të shërbente përsëri në oborrin mbretëror të Sulltan Hamitit, si komandant i garnizonit të Stambollit. Në vitin 1904 transferohet në Bagdad, si komandant i garnizonit perandorak. Në vitin 1908 jep dorëheqje nga detyra e pashait dhe kthehet në Selanik. Nuk pranon ftesën e xhonturqve për t’u veshur përsëri pasha, por i bashkëngjitet luftës për pavarësi. Vite më pas zgjidhet ministër i Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit, më 1912. Pas dorëheqjes së qeverisë së Vlorës, më 1914 vazhdon luftën kundër pushtimit serb, bashkë me të birin Halimin”.
Gjeneral Mehmet Pashë Deralla – Tetova
Por, kush është në të vërtetë, Ervin Pilku, që na i kujton këto ngjarje të së kaluarës? U lind më 8 qershor 1973, në Tiranë. Ka të gjallë prindërit, nënën Mirvjena Deda-Pilku dhe babanë Nexhat Pilku. Në fëmijëri, ka jetuar me prindërit, gjyshen Emine dhe gjyshin Adem Pilku, në një apartament të vogël në Tiranë, tek zona ku quhej `21 Dhjetori`. Ka mbaruar tetëvjeçaren tek `Alqi Kondi`, dhe pastaj Shkollën e Mesme Elektronike. Ka filluar studimet në vitin 1991 në Universitetin e Tiranës, në Degën e Elektronikës. Në fillim të vitit 1993, i ati i tij, Nexhat Pilku, u dërgua si diplomat në Ankara, në postin e Sekretarit të dytë të Ambasadës së Shqipërisë në kryeqendrën e Turqisë. Ndërkohë, Ervini u transferua në Middle East Technical University në Ankara për degën e elektronikës, ndërsa më 1995 ka shkuar në Nju-Jork. Atje ka diplomuar në Baruch College në vitin 2001 për administrim biznesi me specializimin për kapitalet financiare, në të cilin profil punon që atëherë. Tani është drejtor-manager tek Cantor Fitzgerald dhe drejton tregtimin global për borxhet fikse që quhen CLOs. Është martuar në vitin 2005 me Tracy Elizabeth Dudgeon. Kanë dy djem, Caelan Adam Pilku lindur në NY më 2008 dhe Oliver McKenzie Pilku më 2010.
Adem Pilku, me gruan Emine Deralla-Pilku, e bija e Halim Beut, me anëtarë të familjes, të fotografuar për herë të fundit në prill të vitit 1944, përpara Shtëpisë që edhe sot ekziston në oborrin e Spitalit të Tetovës, disa ditë para nisjes për në Tiranë.
Më tej, Ervin Pilku, duke shpaluar biografinë familjare, thotë: “Gjyshja ime, Emine Derralla, nga e cila kam ruajtur me dashuri disa rrëfime interesante për jetën dhe veprën e Derallajve, lindi më 12 qershor të vitit 1912 në Selanik, dhe ishte vajza e dytë e Halim Bej Derallës. Emineja ishte më e madhe se sa hallat e saj, Haxherja dhe Nigjarja (të bijat e Mehmet Derallës), si dhe pak më e madhe edhe se xhaxhai i saj, Hysen Deralla. Këto të tre fëmijët (Hyseni, Haxherja dhe Nigjarja) të Mehmet Derallës janë nga martesa e fundit me Nadiden (Nenen). Në të vërtetë, Mehmet Pashë Deralla është martuar katër here dhe kishte 9 fëmijë. Pesë nga gruaja e parë dhe katër nga ajo e fundit. Gruaja e dytë dhe e tretë kishin vdekur, pa pasur fëmijë. Me gruan e parë ka pasur këta fëmijë: Halimin, Mynipin dhe tri vajza që u martuan dhe shkuan në Turqi. Me gruan e katërt kishte katër fëmijë të tjerë: Gajurin, Hysenin, Haxheren dhe Nigjaren. Përveç Gajurit, personalisht i kam njohur që të gjithë, si dajën Hysen dhe motrat e tij, Nigjaren dhe Haxheren. Gruaja e katërt (çerkeze) ishte e bija e guvernatorit të Bagdadit, ndërsa jeta me të kap periudhën e fillimit të viteve 1900”, kujton të parët e tij, Ervin Pilku.
Mehmet Pasha dhe Halim beu zihen robër nga ushtarët serbo-bullgarë
Në fillim të vitit 1915, Mehmet Pashë Deralla dhe Halim bej Deralla u zunë robër nga ushtarët serbo-bullgarë. Arsyet e arrestimit dhe të burgosjes kishin lidhje me kundërshtimin e armatosur të tyre ndaj forcave serbe dhe bullgare në Kryengritjen e parë dhe të dytë të Dibrës. Në shtator të 1913-s, Mehmet pasha dërgoi Halimin dhe Mynipin nga Vlora për në Tetovë, për të ndihmuar veprimtarinë e bashkatdhetarëve në Kryengritjen e shtatorit të vitit 1913, që u quajt ndryshe Kryengritja e Parë e Dibrës. Në fillim të vitit 1914, Mehmet Pasha u kthye në rrethinën e Tetovës dhe jetonte si kaçak, duke u endur së bashku me të birin maleve të Sharrit. Ata të dy kapen në fillim të vitit 1915 nga forcat serbo-bullgare dhe dërgohen në burg, në kështjellën e Karllovës në Bullgari, ku dhe dënohen me vdekje.
Më vonë, sipas rrëfimeve të gjyshes së Ervinit, Emine Deralla, një nga oficerët serbë e kishte njohur Halim beun në burg, kështu që ia kishte mundësuar arratisjen. Në atë kohë, Mynipi, vëllai më i vogël i Halimit, ishte në Itali për kurim nga tuberkulozi, por mjerisht aty përfundon jetën. Gjatë arratisjes nga burgu, Mehmet pasha dhe Halim beu kanë qëndruar gjithë natën të zhytur në ujë deri në gjoks, për t’iu shmangur rojeve. Më pas kthehen në Tetovë, ku Mehmet Pasha pas disa vitesh (1918), ndërron jetë”.
“Mehmet pashë Deralla ka shërbyer te Sulltan Hamiti. Ai shërbeu dy herë si komandant i garnizonit të Stambollit. Ishte një ndër gjeneralët e Oborrit dhe drejtonte një pjesë të trupës mbrojtëse të Pallatit Mbretëror në Top Kapi. Dokumentet për këtë janë në arkivat e Stambollit. Ish-historiani shqiptar, Zija Shkodra ka gjetur emrin e tij në fillim të viteve 1870, derisa ishte në Stamboll, me shumë urdhra të lëshuar për gardën, një pjesë e së cilës drejtohej nga Mehmet Deralla. Këtu është fjala për vitet 1877-1978”, thotë Ervin Pilku.
“Mehmet pasha nuk kishte fëmijë me gruan e dytë. Gruaja e tretë ishte nga Shkupi dhe atë e rrëmbeu para se të hynte në Haremin e Sulltan Hamitit. E kaloi në lagjen Fëndëkli të Stambollit dhe e mbajti atje tek një familje tetovare. Katër muaj më pas, Mehmet pasha u martua me Eminen, gruan e tretë, por edhe prej saj nuk kishte fëmijë. Në fund të vitit 1904 transferohet për në Bagdad, ku mori me vete dhe gruan e tretë, Eminen. Ajo vdiq në Bagdad. Mehmet pasha u dërgua atje nga ana e Sulltanit, për të vënë sërish rendin, dhe nuk ishte i internuar, siç thonë disa autorë. Në Bagdad u martua më 1907 me gruan e katërt, Nadiden, e cila ishte vajza e madhe e Guvernatorit (çerkez) të Bagdadit. Fëmija e parë nga ajo martesë ishte Gajuri. Fundi i vitit 1908 shënon përfundimin e karrierës së tij ushtarake për Perandorinë Osmane. Kthehet në Selanik, me gruan Nadide. Gradën e gjeneralit të fituar më 1878 e dorëzoi, për shkak të zhgënjimit nga premtimet e xhonturqve më 1908, duke mbyllur kështu karrierën 30-vjeçare në shërbim të Perandorisë. Sipas fjalëve të Emine Derallës, pas shumë vitesh dhe peripecish jetësore, angazhimesh ushtarake, Mehmet Pashë Deralla ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij të vjetër, në Tetovë”, kujton Ervini fjalët e gjyshes së tij.
Historia shekullore e familjes Deralla
“Shtëpia e vjetër e Mehmet Pashë Derallës në Tetovë, nuk ekziston më. Pjesa e tokave të Mehmet pashës që i përkiste gruas së tij, Nadide dhe fëmijëve nga kjo martesë (Gajurit, Hysenit, Nigjares dhe Haxheres), rreth 15 mijë metra katrorë, u shitë nga Hysen Deralla, në fund të viteve 1920 dhe fillim të viteve 1930. Në tokën ku ishte ajo shtëpi e vjetër, sot është ngritur një ndërtesë e lartë komerciale-banesore, në krahun e majtë të shtëpisë së Halim Beut (përballë rrugës). Mamaja, kështu e thërrisnim gjyshen Emine, thoshte se shtëpia e Mehmet Pashës ishte e njohur si “Selamllëk” (konak), ngase aty priste Mehmet pasha mysafirët e vet, patriotë të shquar të kohës dhe njerëz të tjerë me influencë. Halim beu, djali më i madh i Mehmet Derallës, pas sëmundjes dhe vdekjes së Mynipit, vëllait më të vogël, kishte ndarë trojet e të atit që kishin në Tetovë, në 9 pjesë. Katër sosh për veten dhe tri për motrat nga martesa e parë e Mehmetit, dhe pesë për Nadiden (gruan e fundit të Mehmet pashës), si dhe katër fëmijëve të vegjël.
Halim bej Deralla, i biri i madh i Mehmet Pashë Derallës, i ulur majtas, deputet në Beograd, në krah të tij majtas vëllai i vogël, Mynipi.
Ndërsa Shtëpia në Tetovë, që gjendet edhe sot në kompleksin e Spitalit, është ndërtuar nga Halim beu, në një të nëntën (1/9) pjesë të 30 mijë metrave katrorë pronë e tyre dhe është dokumentuar në vitin 1922. Shtëpia e Halim Beut në Tetove ishte thjesht ndërtesë banimi për Halimin dhe vajzat. Kjo nuk është shtëpia e Mehmet Pashës, ku priteshin krerët e lëvizjes kombëtare për luftën kundër turqve. Shtëpia e Halim Beut ka historikun e saj të veçantë, si nga stili arkitekturor, ashtu dhe nga rëndësia historike, që flet për kohën kur Halim Beu ishte si deputet i Tetovës në parlamentin e Beogradit. Në atë shtëpi, Halim beu ka pritur dhe Ahmet Zogun, para kthimit të tij në Shqipëri, në vitin 1925. Me vendosjen e monarkisë në Shqipëri në vitin 1928, Halim bej Deralla, me gruan e tij Kadrije, vajzat Enise, Emine dhe Meleqe (Melush), e mbyllën shtëpinë dhe lëvizën për në Tiranë. Kjo dyndje ndodhi shkaku i tre përpjekjeve të pasuksesshme për atentat ndaj Halimit, për çka edhe vjen ftesa nga Mbreti Zog për Halim beun dhe familjen e tij, për t’u vendosur në Tiranë. Pas një kohe, Halim beu vdiq në Tiranë, në vitin 1932”, përshkruan Ervin Pilku një pjesë delikate të jetës së kësaj familjeje.
“Dy vajzat e mëdha të Halimit, Enise me dy fëmijët, Ruzhdiun dhe Gencin, si dhe Emineja me bashkëshortin, Adem Pilku, me dy fëmijët, Nexhatin dhe Nazanen, u kthyen në Tetovë, në fund të vitit 1941. Adem Pilku, bashkëshorti i Emine Derallës, u transferua nga Tirana në Tetovë, i emëruar si sekretar i Prefekturës së Tetovës në fund të vitit 1941, gjatë administrimit të Shqipërisë etnike nga qeveria e Tiranës.
Emine Deralla-Pilku, nga e djathta, e bija e Halim beut, e cila ruajti kujtimet për familjen dhe gjyshin Mehmet Pashë Deralla, para shtëpisë së vet në Tetovë, viti 1944
Kur gjyshja Emine arriti në Tetovë, gjermanët e kishin kthyer shtëpinë në qendër komande. Pastaj liruan dhe mobiluan atë, duke ia kthyer gjyshes. Ajo jetoi aty bashkë me motrën Enisen, bashkëshortin Ademin dhe fëmijët e tyre deri në prill të vitit 1944, kur të gjithë për herë të dytë u dyndën për në Tiranë, ku edhe mbetën gjatë periudhës së komunizmit. Gjyshi Adem Pilku u dënua nga regjimi komunist me disa vite burg. Gjyshja dhe familja vuajtën shumë pas burgosjes së gjyshit, pasi që nuk kishin të ardhura për ekzistencë dhe as mbështetje tjetër familjare. Ndërsa i biri i Mehmet pashës nga martesa e fundit, Gajur Deralla, pas dënimit me burg në ish-Jugosllavi, emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hysen Deralla u martua në Shqipëri, por edhe ai u dënua nga regjimi dhe bëri disa vjet burg”, shpreh shqetësimet e tij, Ervin Pilku, për gjithë këto vuajtje të të parëve të familjes Deralla.
***
Këto të dhëna për jetën dhe ecejaket dramatike të anëtarëve të familjes së madhe të Derallajve ndër vite, me rrënjë e trung tetovar, duke filluar nga Hasan Pashë Deralla, pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit (1878), pastaj të birit të tij, Mehmet pashë Deralla, i cili arriti kulmin e karrierës ushtarake-politike në Qeverinë e përkohshme të Ismail Qemalit (1912), duke u zgjedhur ministër i parë i Luftës, të bijve të tij Halimi, Hyseni, Gajuri, e bijave që lënë shumë pasardhës, u ruajtën në sirtarin e mbamendjes së Emine Derallës-Pilku, mbesës së Mehmet pashë Derallës, e cila me mjeshtërinë e rrëfimeve tërheqëse të gjyshes për nipërit, nguliti të gjitha këto në memorien e Ervin Pilkut, i cili këto ngjarje, fakte, emra dhe data i plotësoi pas konsultave me babanë e tij, Nexhat Pilku, diplomat në pension, sikundër edhe me vajzën e tezes së tij, Suzana Verzivolli.
البته این نکته رو نباید فراموش کنیم که
هودی مردانه خیلی هم در فصل سرما به گرم شدن شخص کمک میکنن و جز لباس های گرم به حساب میان به خصوص
اینکه با توجه به کلاهی هم
که هودی ها دارن کاملا مناسب
و آماده این فصول به نظر میرسن.
رویهی داخی این هودی زنانه نیز پنبه است که باعث میشود با پوشیدن آن حس نرم و لطیفی منتقل شود.
When some one searches for his vital thing, therefore he/she
desires to be available that in detail, therefore that thing is maintained over here.
Unquestionably consider that that you said. Your favorite justification appeared to be at
the net the simplest thing to remember of.
I say to you, I definitely get irked at the same
time as other people think about issues that they just do not recognise about.
You managed to hit the nail upon the top as well as outlined out
the whole thing with no need side-effects , folks could take a signal.
Will likely be back to get more. Thanks
We are a gaggle of volunteers and opening a brand new scheme in our community.
Your website offered us with useful information to work
on. You have done an impressive process and our entire group shall be thankful to
you.