PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: MOS U ZOTONI ÇKA DO TË BËNI, POR BINDNI VOTUESIT TUAJ SE ÇKA NUK DO TË BËNI!

Tetovë, 3. 12. 2016: Pse subjektet politike të shqiptarëve në Maqedoni shpenzojnë kaq shumë energji, bëjnë harxhime financiare dhe i lodhin votuesit duke premtuar projekte që kanë ndërmend t’i realizojnë, ndoshta me qëllime shumë të mira, por asgjë nuk thonë për atë se, ÇKA NUK DUHET TË BËJNË?! Si për shembull:
– Nuk do të bashkëpunoni me sigurimin e shtetit, as me shërbime të huaja;
– Nuk do të merreni me nepotizëm dhe korrupsion;
– Nuk do të lejoni hakmarrje ndaj anëtarëve dhe simpatizuesve të partive të tjera, nëse e fitojnë mandatin:
– Nuk do t’i përkrahni krimet, qoftë edhe kur ato të kryhen nga organet e pushtetit;
– Nuk do të toleroni me asnjë kusht të helmohen edhe më tej mbi 500 mijë banorë të rajonit të Pollogut nga fabrika ,,Jugohrom”;
– Nuk do ta toleroni kontrabandën me drogë, qenie njerëzore, ilaçe dhe ushqime me afat të skaduar dhe forma të ngjashme;
– Nuk do lejoni nëpërkëmbjen e mëtejme të të drejtave të ligjshme kombëtare të shqiptarëve;
– Nuk do ta toleroni diskriminimin në baza kombëtare, fetare dhe gjuhësore, të asnjë bashkësie etnike pakicë në Maqedoni;
– Nuk do ta toleroni prolongimin e mëtejmë të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike;
– Nuk do të toleroni pasurimin e vetëm një grupi funksionarësh, sidomos të partisë që i takojnë, në kurriz të mirëqenies së banorëve të këtij shteti;

– Nuk do të lejoni plaçkiten e qytetarëve nga ndërmarrjet si ,,EVN”, ,,RTVM”, Përmbaruesit privatë, operatorët e telefonisë, taksambledhësit e ndryshëm, etj.;
– Nuk do të toleroni moszbatimin e ligjeve, sidomos nga ana e gjykatave të vendit në të gjitha nivelet;
– Nuk do ta toleroni ndërhyrjen e forcave policore në vendbanimet dhe familjet e qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, duke montuar dhe inskenuar procese nga vetë këto struktura, përmes mercenarëve të vet;
– Nuk do të toleroni investime dhe zhvillim ekonomik jo proporcional në rajonet e Maqedonisë, në tërë territorin e vendit;
– Nuk do të toleroni vjedhjen dhe keqpërdorimin e buxhetit dhe të pasurisë së përgjithshme të qytetarëve;
– Nuk do t’i keqpërdorni tenderët e miratuar nga Qeveria për të mirën e përgjithshme të qytetarëve;
– Nuk do të merreni me reket të kompanive private dhe biznesmenëve;
– Nuk do të pasuroheni në kurriz të popullit, anëtarësisë dhe votuesve të vet;
– Nuk do të toleroni manipulimin me zgjedhjet dhe falsifikimin e tyre, me asnjë kusht dhe për asnjë interes;
– Nuk do të lejoni investime të pakuptimta si projekti ,,Shkupi 2014”;
– Nuk do të lejoni ndarjen jo të barabartë të Buxhetit të shtetit;
– Nuk do të toleroni diskriminimin kulturor dhe arsimor të shqiptarëve;
– Nuk do të lejoni të dergjen nëpër burgje njerëz të pafajshëm, të dënuar me procese të montuara politike, ndërsa kriminelë ordinerë të qeverisin me institucionet e shtetit;
– Nuk do lejoni edhe më tej të mbeten pa shtetësi mijëra qytetarë të lindur e rritur në Maqedoni, ose që e gëzojnë këtë të drejtë në bazë të ligjit, por nuk u lejohet për shkak të bindjeve politike;
– Nuk do të lejoni që shteti dhe politika të ndërhyjnë në institucionet fetare dhe në jetën fetare të qytetarëve;
– Nuk do të lejoni rrënimin e institucioneve shëndetësore dhe sociale, duke rrezkuar jetën e mijëra qytetarëve;
– Nuk do të lejoni që edhe më tej të mos pastrojmë me të kaluarën komuniste dhe denoncimin e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit që kanë kryer krime gjatë sistemit të kaluar dhe periudhën e tranzicionit;
– Nuk do t’i tradhtoni premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore;
– Nuk do të pajtoheni me asnjë kusht të hyjë në qeverinë e ardhshme subjekti politik që i takoni ju, pa garanci ndërkombëtare për ndryshimin e Kushtetutës, me këtë edhe ndryshimin e statusit juridik-kushtetues dhe politik i shqiptarëve në Maqedoni;
Etj… (2.12.2016)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura