SEJDI GEGA: ZËRI I KOSOVËS (I PLOTËSUAR)

Pashtriku.org, 18. 12. 2016: Në 80 vjetorin e lindjes se Nderit të Kombit – Adem Demaçi, veprimtari i Lëvizjes, Sejdi Gega ka botuar librin “Zëri i Kosovës”. Këto ditë shumë veprimtarë të Lëvizjes, pasi e kanë lexuar librin dhe kanë parë se mungojnë disa emra të anëtarëve të redaksisë, autori Sejdi Gega ka bërë plotësimin e librit me emrat e munguar: Haki Morina, Bekim Krasniqi, Mustafë Krasniqi, Fatmir Brajshori dhe Shukri Buja, të cilët në kohë të ndryshme ishin anëtarë të redaksisë, dhe Bajrush Behrami si bashkëpunëtor i ZiK’ut nga Kosova. Gjithashtu në kuadër të falënderimeve për ndihmën e dhënë ‘ZiK’ut’ është shtuar edhe emri i Gafurr Elshanit, Përgjegjës Financiar i LPK-së, Dega jashtë vendit. Autori i librit “Zëri i Kosovës” në versionin e ri, kahas simboleve të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Ҫlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe Ushtisë Ҫlirimtare Kombëtare ka vënë edhe simbolin (logon) e Lëvizjes Popullore të Kosovës. Autori konsideron se këto lëshime janë bërë gjatë procesit të përpunimit të materialit arkivor, dhe me këtë rast i kërkon falje gjithë bashkëveprimtarëve të tij si dhe lexuesve të librit. /sh.b/
LEXONI LIBRIN E PLOTËSUAR “ZËRI I KOSOVES” NË FORMATIN ‘PDF’:
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/sejdi%20gega%20zeri%20i%20kosoves%202016.pdf

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura